Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rizgjedhje të presidentit apo zgjedhje të jashtëzakonshme

Shko poshtë

Rizgjedhje të presidentit apo zgjedhje të jashtëzakonshme Empty Rizgjedhje të presidentit apo zgjedhje të jashtëzakonshme

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 02, 2011 10:48 pm


Rizgjedhje të presidentit apo zgjedhje të jashtëzakonshme

Rizgjedhje të presidentit apo zgjedhje të jashtëzakonshme PDK-4848323


Edhe më tej askush nuk e di qartë se cila do të jetë rrjedha e zhvillimeve politike në Kosovë - nëse do të ketë një president të ri apo vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e shpalli jo kushtetuese zgjedhjen e presidentit Behgjet Pacolli dhe detyrën e presidentit tash është duke e kryer kryetari i Parlamentit, Jakup Krasniqi, për të dytën herë brenda gjashtë muajsh.

Opozita paralajmëron bojkotimin e votimit të presidentit, nëse përsëritet kandidatura e Behgjet Pacollit, me çka do të pamundësohej zgjedhja e tij.

Aleanca Kosova e Re (AKR), paralajmëroi mundësinë e shkëputjes së Koalicionit Qeverisës me Partinë Demokratike të kryeministrit Hashim Thaçi, si pasojë e zhvillimeve të fundit politike në vend.

Në Partinë Demokratike të Kosovë (PDK) nuk kanë komentuar këtë qëndrim të Aleancës Kosova e Re ndërsa kanë shfaqur qëndrime të ndryshme për daljen nga gjendja e krijuar në vend. Presidenti në detyrë, Jakup Krasniqi pret hapjen e një debati ndërmjet forcave politike jo vetëm për këtë situatë por edhe për zhvillimet e mëtejme politike.

Ndërkaq, nënkryetari i Partisë Demokratike Hajredin Kuqi, njëherësh zëvendëskryeministër i Kosovës tha se janë partitë e tjera ato që quhet të ofrojnë zgjidhje, derisa nënkryetari tjetër i kësaj partie Fatmir Limaj thotë se çështja është tek partia më e madhe në pushtet.

Opozita ka hedhur poshtë çdo mundësi që të votojë për zotin Pacolli nëse nuk ndryshon qasja e koalicionit qeverisës.

Bojkotimi nga ana e opozitës i seancës së 22 shkurtit në Parlamentin e Kosovës, kur u votua për zotin Pacolli, bëri që Gjykata Kushtetuese ta shpallë vendimin jo kushtetues. Një rivotim, pa opozitën do të ishte i pamundur, meqë koalicioni nuk do të kishte numrin e mjaftueshëm prej të paktën 80 deputetësh në Parlamentin 120 vendesh të Kosovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi