Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Klajd Kapinova: Madhështia e të Lumes Nënë Tereza në tematiken e veprave të skulptorit Vasil Rakaj

Shko poshtë

Klajd Kapinova: Madhështia e të Lumes Nënë Tereza në tematiken e veprave të skulptorit Vasil Rakaj Empty Klajd Kapinova: Madhështia e të Lumes Nënë Tereza në tematiken e veprave të skulptorit Vasil Rakaj

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 03, 2011 12:01 am



Klajd Kapinova: Madhështia e të Lumes Nënë Tereza në tematiken e veprave të skulptorit Vasil Rakaj U1_1

Madhështia e të Lumes Nënë Tereza
në tematiken e veprave të skulptorit Vasil Rakaj


Nga Klajd Kapinova

Skulptori Vasil Rakaj (1954), ka lindur në Petrelë të Tiranës. Ai është me origjinë nga Boga e Malësisë së Madhe. Jeta e tij është interesante që nga fëmijëria. Shkollën fillore e ka mbaruar në Brojë (pranë dajave të tij në Malësi), kurse klasën e pestë në katundin Kastrat (Bratosh) tek tezja e vet, ndërsa klasën e gjashtë dhe shtatë në Milot dhe klasën e tetë e përfundon në Laç të Kurbinit.
Pasioni për skulpturën bën që i riu Rakaj shkollën e mesme ta përfundoj në Tiranë, pranë Liceut Artistik “Jordan Misja” në vitin 1973, ndërsa më 1977 kryen me sukses studimet e larta në Institutin e Arteve të Bukura në kryeqytetin e Shqipërisë.
Skulptori filloj punën si mësues në shkollën “Dan Bajrami” në Gjorm të Kurbinit. Duke qenë mësues, ai njëkohsisht për 8 vjet kryesoj grupin e metodistëve për lëndën e vizatimit deri në vitin 1990. Si skulptor krijues, ka qenë antarë i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë prej 1982 e sot.
Ardhja e demokracisë e gjen skulptorin në aktivitet të lirë artistik, misionin fisnik të cilin e vijon edhe sot në Amerikë (Conneticut). Artisti Rakaj, gjatë jetës së tij krijuese kaloi gëzime dhe meditime plot frymëzime në punën artistike, ku me daltë gdhendi mjeshtërisht në dru e material të ndryshme dhjetra tematika, që i realizonte me pasion dhe dashuri.
Mbi të gjitha temat, më e preferuar e skulptorit është portreti i Të Lumes Nënë Tëreza, me të cilat ka hapur ekspozita në disa shtete të Amerikës.
Puna krijuese e artistit malësor, është e shtrirë me vite deri në ditët tona. Ai ka marrë pjesë pothuaj në të gjithë ekspozitat kombëtare e lokale, ku ka paraqitur punimet e veta. Të tilla mund të përmendim portretet: “Nëna heroinë”, “Fshatarja”, “Malësori”, “Kok Malçi” (figurë e urtësisë popullore, i cili, për atë kohë ishte këshilltar i Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit (punim në gur)), portrete fëmijësh: “Punim me shtiza”, “Kodra e Ksulave” dhe kompozimet: “Gdhendësi popullor krutan” “Puthja”, “Besa”, “Piskama-portret me duar” etj.
Falë punës krijuese në punimin në dru të titulluar: “Loja e fëmijëve” (symbylltas) skulptori gdhendës, Rakaj ka fituar Çmimin e Dytë Kombëtar në Shqipëri në vitin 1984. Kultura dhe tradita e lashtë popullore, kanë qenë dhe mbetën edhe sot temat e preferuara të autorit Rakaj, një pasuri dhe vlerë e pashtërshme në frymëzimet e mëvonshme, që u bënë shkak për krijimin e veprave të reja.
Punime të tjera të gdhendur në dru me dimensione më të mëdha, mbajnë firmën e artistit në kafen popullore krutane, brënda në kështjellën e Krujës.
Skulpturat kushtuar Të Lumes Nënë Terezës në Shqipëri, janë nderuar me çmime nderi. Kështu me veprën “Portret në dru”, në konkursin kombëtar kushtuar humanistës së madhe ndërkombëtare, skulptori duarartë Rakaj është nderuar me Çmimin e Tretë në Tiranë në vitin 1996. Sërisht me “Portret në dru” (2009) në Conneticut të Amerikës fiton Çmim të Parë, në ekspozitën e artit amerikanë.
Ekspozita të rregullta personale skulptori Rakaj ka hapur në 100 - vjetorin e Të Lumes Nënë Tereza, më 20 shtator 2010 në Worcester Mass., në Stamford CT. (28 Shtator 2010), në restorantin “Eastwood Manor” (29 Gusht 2010), Bronx, New York etj.
Ajo që të bie në sy është se tematika e Nënë Terezës, zë një vend të rëndësishëm edhe në monumentet e ngritura në sheshet dhe ambientet e ndryshme në natyrë. Kështu punimet e skulpturit të talentuar Vasil Rakaj, gjenden të vendosura në Tuz, monumenti pranë Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” Hartsdale New York, në Shesin Qendror të Prishtinës, Kishën Katolike “Zoja Pajtore e Shqiptarëve” në Detroit (MI).
Skulpturën shumë të mirënjohur “Nënë Tereza me fëmijë”, autori Rakaj e zvogëloi dhe e përpunoi, duke i dhënë një vlerë të re artistike, të cilën ia bëri dhuratë vëllezërve Gojçaj në vitin 1998, në 1vjetorin e kalimit në amshim të Të Lumes Nënë Tereza. Ata më vonë mundësuan, që nga një kopje të veprës artistike ta kenë si suvenir shumë përsonalitete të botës, si: Papa Gjon Pali II, Bill Clinton, Mbretëresha e Britanisë së Madhe Elisabetha II, George W. Bush, Dr. Ibrahim Rugova, Dr. Sali Berisha etj. Ky i fundit veprën e skulptorit Rakaj, ia dhuroi Fondacionit Kulturor “Nënë Tereza” me qendër në Tiranë.
Në 100-vjetorin e lindjes së figurës së shquar ndërkombëtare Nënë Tereza, skulptori Rakaj, ka marrë pjesë në ekspozitën shëtitëse të hapur nën kujdesin e kryetares së Fondacionit Kulturor “Nënë Tereza” zj. Liri Berisha, pranë Selinë e OKB-së në New York, sikurse më vonë në Washington D.C., dhe Itali, duke u paraqitur me dy punime.
Nga fondi i ekspozitave personale, autori bujar i ka bërë dhuratë disa vepra me portretin e Nënë Terezës meshtarit të nderuar Don Pjetër Popaj, famullitar pranë Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” në New York, biografit të Nënë Terezës Don. Dr. Lush Gjergjit, Katedralës Nënë Tereza në Prishtinë, ish Presidentit Fatmir Sejdiu etj.
Ashtu sikurse quhet Don Dr. Lush Gjergji biografi i Nënë Terezës me shkrime, me plot të drejtë e quajmë artistin e talentuar Vasil Rakaj si skulptori i Nënë Terezës.

Klajd Kapinova: Madhështia e të Lumes Nënë Tereza në tematiken e veprave të skulptorit Vasil Rakaj U1_2

Klajd Kapinova: Madhështia e të Lumes Nënë Tereza në tematiken e veprave të skulptorit Vasil Rakaj U1_3

Klajd Kapinova: Madhështia e të Lumes Nënë Tereza në tematiken e veprave të skulptorit Vasil Rakaj U1_4

Klajd Kapinova: Madhështia e të Lumes Nënë Tereza në tematiken e veprave të skulptorit Vasil Rakaj U1_5

Klajd Kapinova: Madhështia e të Lumes Nënë Tereza në tematiken e veprave të skulptorit Vasil Rakaj U1_6
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi