Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Faik Krasniqi: Çfarë është sot morali tek shqiptarët dhe politikanët tanë?

Shko poshtë

Faik Krasniqi: Çfarë është sot morali tek shqiptarët dhe politikanët tanë? Empty Faik Krasniqi: Çfarë është sot morali tek shqiptarët dhe politikanët tanë?

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 03, 2011 12:39 am


Faik Krasniqi: Çfarë është sot morali tek shqiptarët dhe politikanët tanë? U1_FaikKrasniqi
Çfarë është sot morali tek shqiptarët dhe politikanët tanë?
Nga Faik Krasniqi
Morali duhet të jetë padyshim një element shumë i rëndësishëm në jetën e njeriut.
Por çfarë është në fakt sot morali?
Morali sot definohet nga kushdo dhe sido. Çdokush i jep definicionin që i pëlqen për t'u treguar i moralshëm! Shumë njerëz e ndjenjë të nevojshme që morali duhet të jetë i rregulluar nga feja? Çka do të ndodhte në qoftes feja nuk do të ekzistonte? Njerëzit do të ishin pa moral fare. Morali nuk është fryt vetëm i fesë, por i shoqërisë dhe ambientit ku jeton. Në qoftes një gjë është e moralshme apo jo, nuk varet nga çka shkruhet në një libër feje apo nga një mesazh që përcillet. Është jeta vet, në gjithë kompleksitetin e saj që rregullon ligjet e kësaj bote. Fjala moral rrjedh prej fjalëve mos-moris dhe ka domethënien e fjalëve zakon dhe karakter ose natyrë.
Meqë pikëpamjet e moralit janë të shumta ato ndahen në: heteronome dhe autonome.
Sipas pikëpamjes heteronome burimi i moralit gjendet diku jashtë njeriut. Një etikë e këtillë heteronome është etika religjioze. Etika autonome thekson se burimi i moralit dhe i veprimit moral gjendet në vetë njeriun. Të flitet për moralin sot, është shumë kundërthënëse, disa e kuptojnë si tejkalim kohe dhe "përshtatje" kohës së re, e disa e ruajnë me xhelozi si diçka të çmuar. Të kesh moral d.m.th të kesh ndërgjegje. Morali është diçka që nuk blihet por shitet, kush do që ta shesë. Morali është dhe respekt i vetvetes, respekt i jetës, respekt i krijesës njerëzore që duhet ta kemi dhe ta mbajmë.
Respekti i vetvetes është edhe respekti i tjerëve, respekti jetës është edhe pranimi i gjitha gjërave që arrijnë në jetë (të këqija apo të mira). Respekti i jetës është qëllimi kryesor për secilin nga ne. Pa moral nuk ka baza dhe themele të shëndetshme për familjen dhe shoqërinë! Morali na mban të shëndetshëm. Morali është urdhri i brendshëm për të vepruar ose mosvepruar në një ose tjetër mënyrë, për t'u sjellur kështu ose ashtu në përputhje me moralin e kohës. Morali urdhëron të mirën ndërsa ndalon të keqën, kërkon të sillemi në mënyrë të njerëzishme e të mos i lejojmë vetes sjellje të panjerëzishme.
Sanksioni moral mund të jetë i brendshëm dhe i jashtëm, i brendshëm është në formë të ndërgjegjes morale, të brejtjes së ndërgjegjes për shkelje eventuale të normës morale, për sjellje imorale. Brejtja e ndërgjegjes është aq e madhe sa më i formuar moralisht, njerëzisht të jetë individi. Morali është produkt shoqëror dhe ka karakter historik.
Morali është një tërësi rregullash të vendosura në një shoqëri me qëllim që të ruajnë ekuilibrat e bashkëjetesës ndërmjet njerëzve. Rregullat e moralit ndryshojnë nga shoqëria në shoqëri. Diçka që është e moralshme për një grup shoqëror mund të jetë e pamoralshme për një tjetër.
A janë të moralshëm politikanët tanë?
Të kthehemi pak tek morali i neve shqiptarëve dhe i politikanëve tanë. Nëse flasim për rregullat e moralit në shoqërinë shqiptare mendoj se ato qëndrojnë diku në mes të konceptit modern perëndimor dhe atij tepër strikt që karakterizon kryesisht vendet arabe. Nëse flasim në nivel personal morali është pjesë e karakterit që formohet kryesisht nga familja ambienti dhe rrethi shoqëror në të cilin jetojmë, pastaj gjithsecili në fund të fundit ka limitet e veta të cilat i vendos me ndërgjegje të plotë dhe e di në çdo rast të zgjedhë në mes të asaj që është e moralshme dhe asaj për të cilën mund të sakrifikojë çdo gjë.
Le të shohim moralin e atyre që na udhëheqin. Politikanët tanë janë njerëzit më të pamoralshëm në shoqërinë shqiptare. Politikanët për shembull për mendimin tim janë njerëz të pamoralshëm për shkak se i afrohen popullit njëherë në katër vjet, kur është koha për të grumbulluar vota! Më pas askush s'kujton për njerëzit më. Të marrin vota, të vjedhin paratë, të përjashtojnë nga puna, të mbyllin televizionet, të bëjnë njëmijë presione në emër të një morali që vet ata e dine se si e kanë definuar dhe ku e destinojnë.
Morali është ajo që unë besoj se është mirë dhe imoraliteti është ajo që unë s'pranoj të bëjë. Por të ruash moralin në këtë kohë, është e arritur e lartë e jetës. Ja kështu pak a shumë definohet morali nga shumica e njerëzve sot.
(Autori është publicist i pavarur nga Prishtina)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi