Mustafa i gatshëm të takohet me Thaçin
Faqja 1 e 1
Mustafa i gatshëm të takohet me Thaçin
Mustafa i gatshëm të takohet me Thaçin
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, tha se situata aktuale në Kosovë mund të zgjidhet më një marrëveshje politike që do të shmangte zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Ai në një intervistë për Zërin e Amerikës, tha se Lidhja Demokratike e Kosovës do të bojkotojë sërish procesin e zgjedhjes së presidentit nëse partitë në pushtet nuk merren vesh me opozitën, por hedh poshtë çdo mundësi të pjesëmarrjes së partisë në pushtet.
“Kushtet elementare do të ishin përgatitjet për zgjedhjet e reja, të cilat do të jenë zgjedhje demokratike me përfaqësim të drejtë. Këto përgatitje nënkuptojnë afatizimin e ndryshimit të ligjit për zgjedhjet dhe sistemit zgjedhor. Afatizimin e ndryshimit të kushtetutës, në mënyrë që të zgjidhet problemi i zgjedhjes së presidentit të Republikës. Dhe pas kësaj, një afat optimal i shkuarjes në zgjedhje të përgjithshme, të cilat do të nënkuptonin pastaj zgjedhje për të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës”, ka thënë Mustafa.
Ai theksoi se nëse kushtet e sipërpërmendura do të plotësoheshin, partia e tij do të merrte pjesë në Kuvend, por jo medoemos ta votonin Behgjet Pacollin, pasi sipas tij, është e drejtë deputetëve që ata të vendosin lidhur me votimin apo mosvotimin.
Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, theksoi se partia e tij është e gatshme të përballet me zgjedhje të jashtëzakonshme, duke i konsideruar ato si zgjedhje demokratike dhe theksoi se nuk është LDK-ja ajo që inicion këtë proces (zgjedhjet) ose që shkakton shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme.
“Janë ata që e kanë shkelë kushtetutën. Kushtetutën e ka shkelë Kuvendi, i cili ka vendosë për zgjedhjen e presidentit në një procedurë kushtetuese dhe ata të cilët nuk po reflektojnë gatishmëri për të gjetur zgjidhjen”, ka theksuar Mustafa, dhe ka shtuar se nuk ndjehet aspak përgjegjës nëse vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Mustafa tha se nuk mërzitet shumë se është akuzuar nga pushteti për shkelje të kushtetutës me mospërmbushje të detyrimeve të deputetëve për të qëndruar në sallë, pasi, sipas tij, “këtë e ka thënë zoti Thaçi, sepse ai e interpreton në mënyrën e vet vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.
“Kjo është gjë e pazakontë, sepse është qartë e thënë se kush e ka shkelë kushtetutën dhe ai i adresohet Kuvendit dhe jo atyre që s’kanë qenë në seancë të Kuvendit. Ndërkaq, unë nuk e shoh fare nevojën që të bëhen apele rreth pjesëmarrjes së deputetëve”, ka thënë ndër të tjera Mustafa, duke iu referuar kërkesës së ndërkombëtarëve që deputetët të mos e lëshojnë sallën.
Ndërkaq, i pyetur që ta vlerësojë situatën në të cilën gjendet Kosova si dhe nëse vendi po shkon drejt zgjedhjeve apo megjithatë, mund të gjendet një zgjidhje brenda kësaj periudhe, kryetari Mustafa është shprehur i bindur se zgjidhja mund të gjendet.
“Nuk është e domosdoshme të shkohet në zgjedhje, sepse, zgjidhja mund të gjendet në një bisedë, në një tryezë me partitë opozitare dhe partitë që janë në pozitë, në mënyrë që të gjendet një interes i përbashkët, në një moment i cili do të jetë optimal për ta tejkaluar këtë situatë dhe që vendi të ketë institucione, edhe qeverinë edhe presidentin e Kosovës dhe për t’u përgatitur për zgjedhjet e ardhshme, sepse këto zgjedhje ashtu si kanë filluar edhe po vazhdojnë”, ka deklaruar Mustafa, duke shtuar se zgjedhjet e fundit “kanë filluar keq dhe të gjitha refleksionet deri më tani kanë qenë të këqija”.
Mirëpo, ai ka mohuar që në këtë zgjidhje të jetë e përfshirë LDK-ja në pushtet.
“Ne nuk kërkojmë pjesë në pushtet. Ne kërkojmë që të bëhen përgatitjet për zgjedhje të ardhshme cilësore, për zgjedhje demokratike, në dobi dhe në përfitim të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, është shprehur Mustafa.
I pari i LDK-së është shprehur i gatshëm që të takohet me kryeministrin Thaçi për t’i diskutuar të gjitha këto çështje,
“...gjithsesi, gjithsesi edhe me zotin Thaçi edhe me të tjerët jam i gatshëm të takohem. Këtë e kemi diskutuar edhe sot. E kam prezantuar këtë gatishmëri edhe më parë dhe unë mendoj se një gjë e tillë, do t’i ndihmonte daljes nga kjo situatë. Dhe jo vetëm takime, por natyrisht edhe gatishmëri që të gjendet zgjidhja e përbashkët”, ka thënë Mustafa.
Duke komentuar krizën e brendshme politike, ai ka thënë se vendi po rrezikon proceset politike përfshirë edhe bisedimet me Serbinë dhe se Kosova gjendet në një udhëkryq nga i cili duhet të dilet.
Ai ka thënë gjithashtu se nëse shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme, dialogu me Serbinë do të ndërpritet sepse, sipas tij, “ata që janë duke zhvilluar dialog nuk do të kenë mandat që ta zhvillojnë këtë më tutje”.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi