Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Viktoria Xhako(ZHORZH SAND):VDEKJA E TRENDAFILIT TE KUQ!

Shko poshtë

Viktoria Xhako(ZHORZH SAND):VDEKJA E TRENDAFILIT TE KUQ!  Empty Viktoria Xhako(ZHORZH SAND):VDEKJA E TRENDAFILIT TE KUQ!

Mesazh nga Agim Gashi Mon Apr 04, 2011 10:20 pm

Viktoria Xhako(ZHORZH SAND):VDEKJA E TRENDAFILIT TE KUQ!  174483_100000525636701_7075507_n

TREGIM
Viktoria Xhako(ZHORZH SAND):VDEKJA E TRENDAFILIT TE KUQ!
Viktoria Xhako(ZHORZH SAND):VDEKJA E TRENDAFILIT TE KUQ!  21mz7
Ditët kalonin. Kurora e trëndafilit ulej poshtë e më poshtë. Ngjyrën e kuqe të gjakut ia fshihte rrezeve të diellit. Ato e kërkonin me ngulm çdo ditë. Trëndafili kërrusej çdo ditë. Gati po prekte tokën. Rrezet mbi serrë rrëshqisnin kurrizit të tij.
- Këtë trëndafil të marrim! Portokalli i thellë!Apo këtë tjetrin? Rozë e thellë. Apo atë të bardhin mbushur me gonxhe? – Zëri i djalit është i fortë, gazmor. Kërkonte.
- Eja, eja pak këtu, - u dëgjua një zë i lehtë. –
Trëndafili përpëliti qepallat e përvdekura.
- Oh, sa i brishtë, po vyshket! Sa keq!- Zëri i vajzës u drodh nga ngashërimi.
Trëndafili zgjati veshët.
- Këtë dua, Drit! –
Sa shumë lutje në këtë zë!
Trëndafili ngriti kokën. Drejt diellit. E pa në sy. Me qepalla të hapura fort.
Vajza u ul në gjunjë. E mori në dorë lulen e çelur. E përkëdheli me gishtërinjtë e hollë, të ndjeshëm. Mbështeti në të buzët e kuqe gjak, të kuqe gjak si trëndafili. E puthi.
Trëndafili fërgëlloi nga ëndrra. Jo, nuk është ëndërr. Vajza është aty. Do këtë trëndafil. Po e përkëdhel.
- Këtë dua, Dritan, të lutem! -….
- Poshtë dritares, përballë lindjes së diellit vendose, Driti! Kur të hap dritaren në mëngjes, dielli të na puthë fytyrat. –
Dhe aty e mbolli Dritani trëndafilin. Era e ngrohtë e marsit `97, ia gjelbëroi gjethet, ia skuqi petalet. Dashuria e të rinjve ia përtëriu jetën në damarë.
U dashurua me të rinjtë trëndafili, me dashurinë e tyre, me fjalët pëshpërima të tyre. I skuqeshin petalet nga puthjet e tyre.
Vari kokën një ditë. Dritani do të niset. Me anije. Kurrizit të detit të frikshëm. Pa e njohur bregun matanë.
U drodh nga gjëmimet e krismave. Sytë ia nguli tokës.
- Oh! – rënkoi.
Dritani u kthye. Vetëm emër. Trupi i tij lundron thellësive të frikshme, të zeza të detit. Të zeza si fustani i vajzës.
Trëndafili rënkoi përsëri. Me zemër të gjakosur. Të vrarë nga lotët e vajzës. E vari kokën më shumë. I ra kurora. Iu zverdhën gjethet.
Dielli është larg. Aty pranë janë lotët dhe fustani i zi i vajzës. Dhe emri i Dritanit.
Pragvdekja e trëndafilit e shkundi vajzën nga topitja. Thirri lulishtarin për ndihmë. Thirri agronomin për një ndërhyrje. E kotë. Trëndafili po i dorëzohej vdekjes. Vajza ia pa agoninë.Ia ndjeu fundin. Po trupi i Dritanit lundron thellësive të frikshme, të zeza të detit. Të zeza si fustani i saj.
Ku t`i derdhë lotët për Dritanin? Ku ta mbështesë dorën, si dikur në sup të Dritanit?
Vetëm tek ky trëndafil. Tek ky trëndafil që po largohet dhimbshëm, pa lamtumirë.
- Ta heqim që këtu. Eshtë kufomë para syve të vajzës, - vendosi babai.
Dhe e shkuli.
Në rrënjët e trëndafilit ish ngulur një plumb. Helmi i tij e vrau. Nga cila rrugë vinte? Cila dorë e hodhi aty?
Vajza e mori në duar atë trup të tharë. E përkëdheli me gishtërinjtë e hollë, të pandjeshëm. E puthi me buzët e zbehta, pa gjak. E lagu me lotët e valë të syve.
- Dritan! – pëshpëriti.
Zemra iu përpëlit si shkurtë e plagosur. Kurora e trëndafilit të kuq mbeti e vdekur në duart e saj!
E hënë 4 prill 2011 ora 14:30
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi