Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sofia Ziri...poezi, KUR TROKITJA HESHT...

Shko poshtë

Sofia Ziri...poezi, KUR TROKITJA HESHT... Empty Sofia Ziri...poezi, KUR TROKITJA HESHT...

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 05, 2011 11:41 am

Sofia Ziri...poezi, KUR TROKITJA HESHT... 174516_100001165007247_6636208_n
Sofia Ziri...poezi, KUR TROKITJA HESHT...

Ajo tashmë, është zgjuar.
Megjithëse gjithë natën me hënën,
folur kishte...

Çarçafët,
kishin ngjyrë të blertë,
qëndismat ishin lulet e vendosura
mbi të.
Nuk kish nevojë për gjethet e njomë.
Degëzat e kontureve jepnin
të njejtën formë.
E ulur mbi shtrat,
priste në qetësi.
N’atë qetësi,
ku zhurmën,
veç ajo e ndjente...
U dëgjua një trokitje e lehtë.
Hapat e saj u shkundën
brenda sallonit të pritjes.

Vallë ai të jetë?
Herët është,
ora, ende nuk ka shënuar kohën.

Por ai,
nuk erdhi dhe
s’mundte të vinte.
Kish harruar të trokiste në portën
e shpirtit të saj...

Më pas, të sajat lotë,
si liqenjë të shkrirë
derdheshin mollëzave
të kuqërremta.

Nuk e kish menduar
humbjen e dashurisë.

Delikatesa e saj
adhurohej nga shumë sy
në rrethin ku jetonte.
Por,
ndjesitë shëtisin në vende
të ndryshme.
E donte me thjeshtësinë e njohjes.
Adhuronte shpirtin e tij,
që mbushur,
diku tjetër ish.

Trokitja tashmë, shumë e largët...

Nuk e mori inat.
Përsëri vazhdoi ta donte,
me atë forcë mendimi,
si në ditën e parë.
Ruajti,
të gjitha puthjet e tij si mbulesë,
për ndjenjën e saj të pafajshme.

Ishte vërtetë e dashuruar...


.............................
zirisofia@gmail.com
Sofia Ziri...poezi, KUR TROKITJA HESHT... 208577_174751062573726_100001165007247_386143_60523_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi