Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jorgo Telo:SHERR I PASHQITUR (Akuzë & Mbrojtje)Poemth

Shko poshtë

Jorgo Telo:SHERR I PASHQITUR (Akuzë & Mbrojtje)Poemth Empty Jorgo Telo:SHERR I PASHQITUR (Akuzë & Mbrojtje)Poemth

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 05, 2011 11:31 pm

Jorgo Telo:SHERR I PASHQITUR (Akuzë & Mbrojtje)Poemth 161505_1630998071_1359506_n

Jorgo Telo:SHERR I PASHQITUR

(Akuzë & Mbrojtje)
Poemth

Mbijetoj në katër stinë
Ç’doni prej meje, të shkretën?
Kam Mikeshë dashurinë.
Veç ajo e bleron jetën…

I –
Asokohe…
Nuk isha i ri
As i plakëruar,
Ti më erdhe pa kuptuar.
As i njomë dhe as i rritur
Ti më hyre pa trokitur.
Ku e gjete atë guxim,
teksa hyre n’trupin tim?
Kush të qe ai “Kalë Troje”,
kur i rrija vetes roje?
Ç’djall të shtyjti, moj shejtankë,
që m’u ngjite porsi zamkë?
E pabesë, me të vërtetë.
Më kaplove qetë – qetë.
Fillimisht m’erdhe si hije,
Isha n’kulme gjallërie.
M’erdhe heshtas, dredhërisht,
S’di si hyre tinëzisht,
Dhe nuk hyre drejt në “temë”;
Dhelpërisht
vure hilenë…
Erdhe si kunadhe,
Erdhe si butake.
Shikimin ma mpake.
Më pas dhe dëgjimit
M’i dhe rrënimin…

II -

Desh m’i more frymë e gojë.
Unë kujtova se qe lojë.
Unë ecja,
Ti pas meje
Si një bishë të më mbërtheje.
Rrija heshtur gjithsesi.
O ç’gjëmim
e ç’tërbim ti…!i -
Në shpirt, në veshët e mi!
Kur mbi nxënës hidhja sytë
S’shihja qartë, shihja zymtë
Kur unë lypja pak qetësi,
Ti më sillje sëkëlldi.
Ç’të kujtoj më parë
për ty, moj gërmadhë?

III -

Oh, sëmundje e nxirosur
M’erdhe me neps të pasosur?
Kancer…tumor…
Ç’emra të nëmur!
Mbi Universin bleror
Si janë gjendur…?
Ooo, sëmundje shtrigë,
Rivale e ligë!
Ëndrrat krejt m’i arratise.
Shkuan në të tjera vise…
Ah, që rrugën dot s’ta preva.
Më mashtrove me hilera.
S’e kuptova,
Ç’ish kjo punë?
Dhe syçelët
Dhe për lumë…!

Mbijetoj në katër stinë
Ç’doje prej meje, të shkretën?
Kam Mikeshë dashurinë.
Veç ajo e bleron jetën…

Moj djallickë e djallosur,
Ç’maskë paskëshe vendosur
Si s’të njoha dot?

Më je qepur vite radhë
Pran’ mban vdekjen me hanxhar.
Jeni kthyer bosh.

Në kët’ bot’ të përçudnuar
Ku do kisha përfunduar?
Doemos në mort…

Mos, vallë, rrekeshit për mua
Të më merrnit pa u munduar
Qysh të parën herë?

Emri juaj ka ndalur rrotën
Emri juaj ka trembur botën
Nuk u hapet derë.

Qofshi me brirë apo me bisht
Depërtoki tinëzisht.
Na drobitni jetën.

Kurrë s’u thashë: “Të më vini!”
Se kam tru
Jo dhjamë e mish
Sa u shoh,
Më kap trishtimi…
Ma shtoni stresin
Disafish…

Mbijetoj në katër stinë
Ç’doni prej meje, të shkretën?
Kam Mikeshë dashurinë.
Veç ajo e bleron jetën…

Ah, sëmundje, moj kodoshe,
Sa hyn, strukesh n’ndonjë qoshe.
E kafshon si egërsirë…
Tyt, e pafytyrë!

IV -

Kot më ndiqni,
Kot m’u qepët
Kur respekt ruaj për jetën.
Dot s’më merrni osh.
Disa herë më ke shtrirë
Kam provuar bisturinë
Po kaq here do kisha vdekur.
E tani do isha tretur…
Eh, sa njerëz në vendlindje
Më kanë “fshirë” me pëshpëritje.
Dhe teksa më shohin gjallë,
Fshijnë sy edhe qepallë…
S’u besohet… kuvendojnë:
“Ende – gjallë?” – për mua thonë.
xxx
Shporru, mortje, s’ke dert fare!
Peshkaqen që nuk fle gjumë.
Tuk! - në derë,
Tuk! - n’dritare.
Troket ti, po s’tundem unë.

Tuk-tuk - tuk! Po kush të qas?
Shko e merr intrigën.
Ndoshta të vjen pas…

Sërish nis sinjale
Mynxyra dhëmbëgozhdë.
Tuk – tuk! – dera s’hapet
Smbrapset si lëvozhgë…

Të flas me patëkeq:
“Hiqmu qafe, o dreq!
S’e sheh që kam punë?
Të vdes, nuk kam nge.
Jo, nuk të hap udhë!
Kohën mos ma vre!

Vijon me sulm sinjalesh.
Troket, o Antijetë.
Tërhiqesh, por nuk ndalesh.
Leshrat t’shkojn’ përpjetë…

Smbrapsesh turpmbuluar,
Hidhesh në revansh…
Jeta shtrëngon duart
Mbi “timon unë - zgjuar
Shtoj “gas”…ndërroj “marrsh”…

V -
Ju këmbëngulni verbërisht,
Të më shpini në “finish”.
T’mos u lë pa pjesë,
U them: “Shkoni, merrni egoizmin!
Rrëmbeni dhe mashtrimin!
Mbytni mosmirënjohjen!
Vrisni babëzinë!
Kafshoni pabesinë…!

Ah, o sëmundje mizore
Prej shumë gjërash më privove
Shtrigë e pabesë.
S’më grin dot të tërin.
Më vret… pjesë – pjesë…

Kur ti fle,
unë rri zgjuar
Jam rojtar i vetes.
Me këmbën time te plogët
Qenke miqësuar,
S’ke turp me kë merresh?!

Përgjon rast, kur jam qetuar
E më hedh në shesh.
S’ndenjke dot pa m’kërcënuar
Unë rënkoj, ti qesh…

Edhe hekur sikur t’isha,
Ç’të duroj ende?
Shpirt e trup mjaft i gërvisha.
Ti edhe vdekja shtrigane
Më shihni si pre…

VI –

Nuk vetëquhem pre e saj.
E lë n’ëndërrime…
Me gajret jetën e mbaj
Brenda qenies sime.

Hiqmu sysh,
o ndjellakeqe!
Mos më shto më plagë!
Përfton nga plogështi e pleqve.
Shkenca më merr shpagë…

Veç te Zoti
Brenda vetes
Kam rritur besimin.
Te kuruesit
e më së keqes,
Ngaherë gjej shpëtimin…

Jo rrallë, mortje, me shtje frikën.
Ti je frika vetë…
Ruan rast kur Kaçua ikën
E s’me lë të qetë…

Tutje, mortje, moj mynxyrë
Shko te kriminelët!
Me ata ke një fytyrë.
Të flas zemërçelët…

Ti mikeshë ke sëmundjen.
Përligjet ky sherr me ty.
Kur t’mos shkruaj,
Më kthe në mumje.
S’ka pajtim
Për ne të dy…!

Ti ke mike pabesinë,
Ndaj derën s’e mbyll.
Jetës i fal miqësinë
Si të artin yll.

Sa kam sytë çelë,
Po flas të vërtetën:
Mendja t’më shohë thellë…
Ta meritoj jetën…!

Shporruni sëmundje,
Shkoni vdisni vetë!
Privimet janë humbje.
Boll ma vratë jetën!
Boll ma vratë jetën!
Për të thënë kam shumë
Më lini te qetë!
Brenda varrit s’flitet kurrë,
Për çka ndodh në jetë…

Disa herë më kini “marrë”.
Ringjallem si Krishti.
Kur t’mos mundem
të shpreh fjalë
Dilni
e më prisni…

Është e ditur:
Do vijë çasti t’i mbyll sytë
E të shkoj ku duhet shkuar…
Qoftë natë apo ditë
Amshimit i shkoj në duar…

Të nëmura sëmundje e ti, vdekje,
O i nëmuri harrim,
Nuk më shtini dot në kthetra…!
Do jem e do jetoj në lulëzim.
Gjersa të mos më zhduken
Emri dhe vepra…
Unë jetoj
Nuk kam harrim.

Mbijetoj në katër stinë
Ç’doni prej meje,
Të shkretën?
Kam Mikeshë dashurinë.
Veç ajo e bleron jetën…

E nëmura përgjimtare
Pareshtur troket e babëzitur.
Fundja, o miqtë e mi
Vetëm ky ligj s’ka përjashtim;
Ndaj s’dihet se kur dhe si…
Do Zoti e mbeten
këto kërcënime
si të jenë tërsëllima kalimtare.

Dhe unë jam i vdekshëm.
Nuk jam kurrsesi
As gjysmëperëndi
As PERËNDI…!
Po shpall tëfundit fjalë tani:
Kur të ik, iksha me njëfarë “çmimi”:
Distancuar prej çdo harrimi
Prehur në paqe e Përjetësi…

C'kënaqësi!
Të sodisësh
perëndim hëne e lindje dielli
në gjithësi...!

Jorgo S. TELO
Prill – 5 qershor 2009
Jorgo Telo:SHERR I PASHQITUR (Akuzë & Mbrojtje)Poemth 208012_1773670114809_1630998071_1653530_6486953_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi