Krasniqi priti drejtuesit e subjekteve politike parlamentare
Krasniqi priti drejtuesit e subjekteve politike parlamentare
Krasniqi priti drejtuesit e subjekteve politike parlamentare
Edhe një javë pa president
(I plotësuar) Me qëllim të zgjidhjes së situatës së krijuar politike, Presidenti në Detyrë i Republikës së Kosovës Dr. Jakup Krasniqi sot ka zhvilluar takime konsultuese me përfaqësuesit e këtyre partive parlamentare: Isa Mustafa, Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Glauk Konjufca, përfaqësues i Lëvizjes Vetëvendosje, Blerim Shala, Nënkryetar i parë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Avni Klinaku, Kryetar i Lëvizjes për Bashkim, Sllobodan Petroviç, Kryetar i SLS-së, Mahir Yagcilar, nga 6.
Ndërkaq, Ushtruesi i Detyrës së Kryetarit të Aleancës Kosova e Re, z. Ibrahim Makolli edhe pse e një ditë më parë personalisht i kishte konfirmuar zyrës së Presidentit të Kosovës për pjesëmarrjen në takim, sot në mëngjes zyra e Aleancës Kosova e Re ka njoftuar për anulimin pjesëmarrjes së z. Makolli në takimin e konfirmuar pa dhënë ndonjë sqarim.
Pikëpamjet dhe qëndrimet e shumicës së partive politike konsistonin në faktin se për t’i dhënë rrugëzgjidhje situatës së krijuar do të ishte mirë që të bëhen ndryshimet kushtetuese që përcaktojnë mënyrën e zgjedhjes së presidentit.
Një mendim të diferencuar kishte Lëvizja Vetëvendosje e cila kërkon ndryshime rrënjësore të kushtetutës.
Ndryshimet kushtetuese do të duhej të bëhen në dy faza:
Në fazën e parë duhet të bëhen ndryshime vetëm sa i përket mënyrës së zgjedhjes së presidentit, ndryshime këto që do të përcaktojnë zgjedhjen e presidentit jo nga Kuvendi i Kosovës por drejtpërdrejt nga qytetarët.
Duke pasur parasysh vendimin e gjykatës Kushtetuese, Republika e Kosovës ka Ushtrues Detyre të Presidentit për gjashtë muaj duke filluar nga 31 marsi kohë kjo që mjafton për t’u bërë ndryshimet kushtetuese dhe mbajtjen e zgjedhjeve për zgjedhjen e Presidentit drejtë për drejtë nga qytetarët.
Në fazën e dytë duhet të bëhen ndryshimet kushtetuese dhe reforma zgjedhore të cilat do të hapnin rrugën e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare sipas një marrëveshje që do të arrihej nga partitë politike.
* * * * * *
Krasniqi vazhdon takimet me partitë politike edhe pasdite
Presidenti në detyrë i Kosovës, Jakup Krasniqi ka zhvilluar gjatë ditës takime me Lidhjen Demokratike të Kosovës, Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lëvizjen për Bashkim, ndërkaq pasdite pritet të zhvillojë takime edhe me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe partitë e pakicave. Ai ka thënë se këto janë takime konsultative në përpjekje për të gjetur një konsensus për zgjidhjen e krizës politike.
Krasniqi takoi krerët partiakë, nuk ka marrëveshje
Kryeparlamentari dhe njëherësh U.D. i Presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka përfunduar të mërkurën në mesditë takimet me përfaqësues të partive politike në përpjekje për të tejkaluar situatën e krijuar rreth kandidatit për president të Kosovës.
Krasniqi dhe përfaqësuesit e partive pjesëmarrëse në këto takime, nuk janë deklaruar rreth takimit, ndërkohë, mësohet se brenda në takim është diskutuar rreth kandidatit për president, ndryshimit të nenit të Kushtetutës që ka të bëjë me zgjedhjen e presidentit dhe mundësia e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.
I vetmi që ka folur për media, ka qenë deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca. Ai tha se partia e tij nuk do të përkrahë asnjë president i cili nuk merr parasysh tri kushte të dhëna nga ky subjekt politik - ndërprerja e negociatave me Serbisë, heqja dorë nga Pakoja e Ahtisaarit dhe çështja e privatizimit të ndërmarrjeve të mëdha publike.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Jakup Krasniqi takoi përfaqësuesit e subjekteve politike
» Misteri në financimin e subjekteve politike
» Svarqa përshëndetet më drejtuesit e zyrës ndërlidhëse të KFOR-it amerikan
» Demir Krasniqi: Hiti më i ri i Estradës Politike Kosovare - Amaneti
» Largohen drejtuesit e AK-së: AK ra në duar të pista
» Misteri në financimin e subjekteve politike
» Svarqa përshëndetet më drejtuesit e zyrës ndërlidhëse të KFOR-it amerikan
» Demir Krasniqi: Hiti më i ri i Estradës Politike Kosovare - Amaneti
» Largohen drejtuesit e AK-së: AK ra në duar të pista
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi