Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jahjaga-presidente e Kosovës, Dell vlerëson Pacollin si lider serioz

Shko poshtë

Jahjaga-presidente e Kosovës, Dell vlerëson Pacollin si lider serioz Empty Jahjaga-presidente e Kosovës, Dell vlerëson Pacollin si lider serioz

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 07, 2011 2:53 pm


Jahjaga-presidente e Kosovës, Dell vlerëson Pacollin si lider serioz



Jahjaga-presidente e Kosovës, Dell vlerëson Pacollin si lider serioz 9Atifete-JahjagaBota sot
Nga konferenca e përbashkët e tre liderëve të Kosovës dhe e ambasadorit amerikan Kristofer Dell


(I plotësuar) Nga konferenca e përbashkët e tre liderëve të Kosovës dhe e ambasadorit amerikan Kristofer Dell.

Rreth orës 21 e 30 minuta të mbrëmjes tre liderët e Kosovës, Behgjet Pacolli, Hashim Thaçi e Isa Mustafa në prani të ambasadorit amerikan Kristofer Dell mbajtën një konferencë për shtyp në të cilën shpalosën detaje të marrëveshjes së arritur për kapërcimin e krizës politike e institucionale të Kosovës.

Në fillim të konferencës që u mbajt në selinë e kryeministrisë së Kosovës, fjalën e mori Hashim Thaçi i cili tha se sot së bashku si lider të partive politike në mbështetje të ambasadorit amerikan Kristofer Dell kemi arritur marrëveshjen për Kosovën e reformave, për Kosovën evropiane. Ajo që dje dukej e pamundshme sot u arrit në marrëveshje. Ne sot kemi arritur të

Jahjaga-presidente e Kosovës, Dell vlerëson Pacollin si lider serioz Pacolli-060411_x1

Pacolli: Nuk kam pasë presion për t’u tërhequr nga kandidatura e presidentit

Me pas fjalën e mori Behjget Pacolli i cili tha se unë isha president i Kosovës për 35 ditë. Fillova në mënyrë të ndershme, ia fillova mirë, u arritën suksese, bëra një plan të veprimit. Erdhi vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe unë e pranova këtë vendim prandaj u dasht që të shkoj prej pozicionit të presidentit të Kosovës. Ky sukses imi është kurorëzuar edhe me një sukses të sotëm që u arritëm marrëveshje falë ndihmës së madhe të mikut të madh të Kosovës, ambasadorit amerikan Kristofer Dell. Unë i falënderoj liderët e dy partive të mëdha z.Thaçi dhe z.Mustafa që arritën të bëjnë këtë marrëveshje. E në veçanti do të falënderoj z.Pacolli i cili tregoi një përgatitje të lartë për bashkëpunim.

Unë jam tërhequr nga kandidatura për president të Kosovës. Unë nuk kam pasë asnjë presion as nga kryeministri, as nga z.Dell e as nga faktori ndërkombëtar. Un ë e kam vlerësuar se do të ishte gabim im fatal që ta qoj vendin në zgjedhje të parakohshme. Unë jam tërhequr jo si humbës por si fitues i sinqertë. Jam tërhequr sepse kam konsideruar se qytetari i Kosovës është në vend të parë. Unë do të jem aty ku thërret Kosova dhe do të jap ndihmën time. Koalicioni qeverisë do të vazhdojë punën dhe ne do të kemi nj qeveri edhe më të fortë që do t’u bëjë ballë sfidave.

Unë e falënderoj kryetarin e LDK-së, parti kjo e vlerave demokratike e cila pa hezitim u ul dhe kontribuoi me energji pozitive në zgjidhjen e këtij problemi. Do të kemi qeveri e jo zgjedhje, tha në fund Pacolli.

Jahjaga-presidente e Kosovës, Dell vlerëson Pacollin si lider serioz Isa-mustafa-060411_x1

Edhe Isa Mustafa fillimisht falënderoi z.Pacolli për kontributin e tij për krijimin kushteve për këtë marrëveshje ashtu siç e falënderoj edhe ambasadorin Kristofer Dell për krijimin e kushteve për marrëveshje. Mustafa falënderoi edhe Hashim Thaçin për arritjen e marrëveshjes për tejkalimin e krizës në vend.

Ne kemi arritur që të merremi vesh për një kandidat koncensual për president të Kosovës për një periudhë të caktuar kohore. Unë e respektoj plotësisht këtë marrëveshje dhe besoj në arritjen e kësaj marrëveshje.

Jahjaga-presidente e Kosovës, Dell vlerëson Pacollin si lider serioz Dell-060411_x

Dell: Pacolli është një lider që duhet të rrespektohet

Ndërkaq edhe ambasadori amerikan Kristofer Dell tha se Kosova ka kaluar një periudhë të rëndësishme. Liderët e juaj janë treguar të gatshme që t’i vendosin interesat e tyre shtetërore mbi ato partiake. Unë jam këtu me liderët tuaj dhe kjo flet se udhëheqësit e Kosovës mund të punojnë se bashku për një të arritur të mirë për Kosovën. Në një demokraci ka vend për të gjithë por edhe për respekt. Behgjet Pacolli është një person që duhet respektuar. Ai nuk ka bërë asnjë gabim por ai ka paguar çmimin e rëndë. Ai ka treguar veten se është një lider serioz dhe ka vënë interesin e shteti mbi interesin e tij personal dhe ai duhet të respektohet. Atifete Jahjaga është zgjuar sot në mëngjes pa dijeninë se do të merr këtë përgjegjësi. Ajo është një prej oficierëve më të mira në Kosovë dhe ajo tash si presidente e Kosovës do ta mbroj Kushtetutën dhe institucionet e saj. Jahjaga do të jetë një simbol i rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës. SHBA-të kanë punuar me Jahjagën dhe me Jahjagën është takuar edhe sekretarja Klinton dhe ajo është person i duhur për Kosovën. Unë ftoj që t’i ofrojmë asaj ndihmën në sfidën e saj si presidente e Kosovës.

I pyetur se kush do të jetë garantues i kësaj marrëveshje.

Ne kemi instaluar mirë praktikën e debatit pozitë dhe opozitë për interesa të shtetit. Implementues do të jemi të gjithë ne. Të pyetur se a shkilet Kushtetuta për shkak të caktimit të afatit të presidentit koncensual, edhe Mustfa edhe Thaçi thanë se kjo është marrëveshje dhe nuk ka shkelje të Kushtetutës.

Isa Mustafa shtoi se LDK-ja do të mbetet në opozitë por do të respektojë këtë marrëveshje për reformë zgjedhore dhe për zgjidhje të kësaj situate.



Jahjaga-presidente e Kosovës, Dell vlerëson Pacollin si lider serioz 606.04.2011-ZKM-03vvv

Fjala e plotë e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në konferencën e përbashkët për media me z.Behgjet Pacolli, kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa dhe ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Dell



Mirë mbrëma të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Ne tash jemi së bashku me tri liderët e partive politike, me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli, me mbështetje për krijimin e hapësirës për krijimin e marrëveshjes së përbashkët që kemi arritur me ambasadorin e SHBA-ve, z. Christopher Dell. Falënderoj që të tretë që sot gjinden këtu.

Ne që të tre liderë të tri partive tona të AKR-së, LDK-së dhe PDK-së kemi arritur një marrëveshje për Kosovën e reformave, për Kosovën evropiane.

Ajo që dje dukej e paarritshme sot ne e kemi arritur, prandaj, falënderoj për mirëkuptimin, durimin, fleksibilitetin dhe mbi gjitha secili kemi dalë mbi interesat partiake për t’i kontribuar interesit të përgjithshëm, pra interesit të vendit.

Në vazhdim, unë dëshiroj pra të lexoj tekstin e memorandumit të marrëveshjes.

E falënderoj edhe një herë zotin Behgjet Pacolli, i cili është prej më meritorëve për arritjen e këtij memorandumi me sjelljet dhe veprimet e tij prej një burrështetasi.

Atëherë, më lejoni që të lexoj me tekstin e marrëveshjes me arritur mes z. Behgjet Pacolli, z. Isa Mustafa dhe z.Hashim Thaçi.

Ne udhëheqësit e AKR-së, LDK-së dhe PDK-së:

1. Nominojmë Atifete Jahjagën, si kandidate tonë për Presidente të Kosovës dhe shprehim përkrahjen e plotë të partive tona respektive për kandidaturën e saj. Jemi të përkushtuar ta vejmë interesin e vendit mbi atë tonin.

2. Ne pajtohemi që menjëherë të formojmë një komision për reformën e zgjedhjeve presidenciale që do të hartojë amendamentet e nevojshme kushtetuese dhe çfarëdo legjislacioni të ndërlidhur të nevojshëm për të amandamentuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës, në mënyrë që presidenti të zgjidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga populli.

Komisioni do të synojë të përfundojë punën e vet brenda 6 deri në 9 muaj nga data e themelimit të tij. Një anëtar i Kuvendit i identifikuar nga koalicioni qeverisës do të udhëheqë komisionin e themeluar për këtë qëllim.

Ne pajtohemi që zgjedhjet e para presidenciale në Republikën e Kosovës do të mbahen jo më vonë se 6 muaj nga data në të cilën ndryshimet e nevojshme kushtetuese dhe legjislative hyjnë në fuqi.

3. Ne pajtohemi që menjëherë të formojmë një komision për reformën e ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, i cili mes dispozitave tjera do të përkrahë krijimin e më shumë distrikteve zgjedhore në Kosovë dhe do të hartojë ndryshimet e nevojshme legjislative dhe kushtetuese për të arritur këtë qëllim. Komisioni do të synojë të përfundojë punën brenda 8 deri në 12 muaj nga data e themelimit të tij. Një anëtar i kuvendit i identifikuar nga partitë opozitare do të udhëheqë komisionin e themeluar për këtë qëllim.

4. Ne pajtohemi se Ligji i reformuar për zgjedhje të përgjithshme do të përfshijë një dispozitë që thotë se zgjedhjet e para të përgjithshme, sipas ligjit të amandamentuar do të mbahen jo më vonë se 18 muaj nga data në të cilën ligji i reformuar për zgjedhjet e përgjithshme dhe amandamentet e ndërlidhura kushtetuese hyjnë në fuqi.

5. Ne poashtu pajtohemi se si pjesë e kësaj marrëveshjeje do të paraqesim ndryshimet e përmendura në paragrafët 2, 3, 4 në mbledhjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në të cilën zgjidhet presidenti i Kosovës.

Nënshkruar nga:

Behgjet Pacolli, AKR;

Isa Mustafa, LDK

Hashim Thaçi, PDK

Edhe njëherë dëshiroj të falënderoj ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Dell për krijimin e hapësirës së nevojshme dhe të përshtatshme për arritjen e këtij memorandumi.

Falënderoj kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për të arritur këtë qëllim, që kemi diskutuar bashkërisht të gjithë për zgjidhje të përbashkët, por edhe për fillimin e reformave të nevojshme dhe të domosdoshme për procesin elektoral, si parakusht i domosdoshëm për stabilitetin dhe funksionimin normal të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Pyetje për kryeministrin: Kush do të jetë garantues i implementimit të kësaj marrëveshjeje?

Kryeministri Thaçi: Me rëndësi është që ne kemi instaluar logjikën dhe praktikën e debatit pozitë-opozitë për interesa të përbashkëta të të gjithë qytetarëve të vendit dhe shtetit tonë. Secili kemi vënë interesat e shtetit mbi ato partiake dhe interesat tjera, për çka dëshiroj t’i falënderoj që të dy liderët që janë këtu me mua, z.Mustafa dhe z.Pacolli. Natyrisht, që implementues jemi bashkërisht, sepse është marrëveshje e përbashkët, është kandidaturë e përbashkët, janë zotime për reforma të përbashkëta dhe do t’a implementojmë bashkërisht pa dallime partiake. Në favor të reformave janë të gjithë qytetarët e Kosovës dhe të gjitha partitë politike, por edhe mbështetësit ndërkombëtarë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi