Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Presidentja Jahjaga: Jam e gatshme t’i shërbej vendit tim

Shko poshtë

Presidentja Jahjaga: Jam e gatshme t’i shërbej vendit tim Empty Presidentja Jahjaga: Jam e gatshme t’i shërbej vendit tim

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 07, 2011 8:55 pm


Presidentja Jahjaga: Jam e gatshme t’i shërbej vendit tim

Bota sot
Presidentja Jahjaga: Jam e gatshme t’i shërbej vendit tim Atifete-jahjaga-294x300
Thekse nga fjala e Presidentes së Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga


Zgjedhja ime presidente e Kosovës shpreh qëndrimin kocnensual të partive parlamentare për të kapërcyer krizën institucionale duke shënuar kështu fillimin e funksionimit të shtetit të Republikës së Kosovës.

Deri dje nuk kam menduar për të marrë një pozitë të lartë shtetërore. Por ashtu si gjithë qytetarët e Kosovës edhe unë jam e gatshme t’i shërbejë vendit tim. Gjatë këtyre 11 vjetëve i kam shërbyer vendit si pjesëtare e Policisë së Kosovës në pozita deri te zëvendësdrejtoresha e Policisë së Kosovës. Jam krenare që kam kontribuar në ngritjen e institucionit më të nderuar siç është policia e Kosovës.

Kam besim në Kosovën dhe në këtë qeveri dhe në popullin e Kosovës për të ardhmen. Do të mbroj Kushtetutën dhe do të jem garant për të gjithë qytetarët pa dallim feje kombi apo race. Gjatë shërbimit tim në Policinë e Kosovës i kam mbrojtur të drejtat e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Edhe si presidente do të përpiqem që të dëshmojmë se Kosova po i dëshmon vlerat e demokracisë e të Kushtetutës.

Presidentja Jahjga më pas foli edhe për sakrificë e atyre që ranë për lirinë e Kosovës. Në vazhdim ajo foli edhe për dialogun me Serbinë duke shtuar se dialogu do të ketë sukses dhe pas përfundimit të këtij dialogu qytetarët e dy vendeve Serbisë e Kosovës do t’i kthehen rendit e qetësisë. Kosova e pavarur është faktor stabiliteti në rajon që zhvillon fqinjësi të mirë me vendet e rajonit e evropiane. Ne do të rrisim numrin e njohjeve dhe do të zgjerojmë numrin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare me synim që të jemi anëtare të OKB-së.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi