KRISTAQ F. SHABANI:RRUGETIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL-KRIJUESI DHE KENGETARI I MADH AGIM GASHI,PJESEMARRES NE SIMPOZIUMIN NDERKOMBETAR PEGASI 2011-TIRANE – PRISHTINE 15-18 PRILL
Faqja 1 e 1

“KENGA E TIJ DO TE DEGJOHET NE SALLEN E SIMPOZIUMIT NDERKOMBETAR NE PRISHTINE… ME ZI PRESIM TA DEGJOJ BALLEPERBALLE KENGEN E HIMNIT GASHIAN, TE TAKOHEMI ME AGIM GASHIN.
KY DO TE JETE NJE PRIVILEGJ IMI DHE I ANETAREVE TE TJERE TE LNPSHA “PEGASI” ALBANIA …”
KRISTAQ F. SHABANI, JORGO TELO
RRUGETIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL
KRIJUESI DHE KENGETARI I MADH AGIM GASHI
PJESEMARRES NE SIMPOZIUMIN NDERKOMBETAR PEGASI 2011
TIRANE – PRISHTINE 15-18 PRILL
KENGETARI I LARTIMIT TE KENGES SHQIPE ,
KENGETARI DHE KRIJUESI I VARGUT TE APELIMIT MEMEDHETAR
NGA KRISTAQ F. SHABANI
Njeriu artist që këndoi dhe ne prangim, ne ganxhim dhe kenga e tij apelonte …
Njeriu, të cilin nuk ia pranguan dot këngën kreshnike… Njeriu këngëtar dhe krijues që zgjodhi dashurinë pertej dashurive…KËNGËN per të vajtur i mirëseardhur ne shpirtrat dhe zemrat e njerezve e duke ngritur atje “ pushtetin e këngës”.
Kenga është me e mbijetuara, sepse ajo mbijeton në kujtesen e vet atij që e krijon…
Një kënge e madhe e kënduar nga këngetari i talentuar…..”Kthimi i Skënderbeut në Krujë“,
Mbeshtëtesi i artit të krijuar në shekuj…
Kënga e bukur e kënduar nga një shpirt i bukur dhe një zë i bukur..
Dhe kendoi këngën : “Shqiptarët donë liri“!
Dhe Shqiptarët fituan liri, luftoi me kengë dhe ai, Agim Gashi, dhe AI fitoi, por edhe u persekutua…, POR EDHE TRIUMFOI…
Ndaj sot është në ALTARIT E NDERIMIT TONE…. Ai me emër Agimi (AGMI) dhe me mbiemër të një krahinë kënge dhe trimërie…
Albume … te Agim Gashit pushtojne ‘KOMBIN” ..
Rapsod dhe kengetar..
Folklori dritë mbi historine…
Ta mbrojme dhe të bëjmë muzikë shqipe… dhe ta kendoje ai AGIM GASHI (GAZMENDI I SHPIRTIT DHE I ZEMRAVE SHQIPTARE….. DHE AGIMGASHIANET E TJERE …
Sentence e bukur ilustrimi
“ Gashi: Edhe në burg kam kënduar. U këndoja shokëve të dhomës, këndoja edhe në qeli të vetmuar. Më kanë zënë disa herë, por vetëm njëherë me pasoja. Por, për disa të rëna shpinës nuk ndahesha dot nga të kënduarit. Disa këngë i kam krijuar në burg siç është „Kënga e të burgosurve“. Unë si këngëtar dhe rapsod, jam munduar të këndoj vlera historike. Në të gjitha ato vende ku kam kënduar, në oda burrash, ndeja, kremte kombëtare e kudo tjetër, jam munduar ta ushtroj zanatin tim prej këngëtari, jo vetëm në ruajtjen e kujtimeve të shtrenjta nga historia jonë e lavdishme, por edhe në edukimin e ndjenjës sonë patriotike të pastër tek rinia dhe popullata jonë. Kënga më ka mbajtur të pathyeshëm edhe kur më kanë rrahë, edhe kur më kanë burgosur, kur më kanë nënçmuar duke më futë revole e shkopinj gome në gojën time, por edhe kur më shtinin të i ha albumet e mia. Këtë e kam përjetuar nga serbët por edhe nga gjaku ynë, he mos qoftë i yni.”
Jetimi i këngës i pushtetshëm në Kosovë, nëpërmjet Kendimi te këngës…
Përshëndetje nga Gjirokastra, i nderuar, mik!
NGA JORGO S. TELO
Duke shprehur këto paksa mendime per nje mik si Agim Gashi përbën një privilegj, mbasi të kesh miq të tillë shumëvlerësh e me hapësira të pambarimta shpirtërore e intelektuale plus talentit e dhuntive, është fatmirësi. Ka kohë që me rapsodin e këngëtarin nga Okllapi afër Javenjës jam miqësuar dhe çuditërisht kur Agimi është inicioatori i kësaj miqësie internetike… më pas edhe përmes facobookut… Na e ka forcuar miqësinë e vëllezërinë kontributi i spikatur si bashkëkëngëtorë përmes fjalës tingëlluese shqipe, ku krijohet një si gërshetim imagjinar midis të notave që qesin telat e çifteslisë nën gishtërinjtë lodërtarë e të palodhur të Agim Gashit me notat e tingujve të shpirtit të Zagorisë e Gjirokastrës trevatë tokës amë…
I madhi i këngës kosovare në Diasporë, nuk resht e shter së kënduari për brengat e vendlindjes para Pavarësisë e më pas, nuk ndalet së kënduari për martirët e UÇK-së së lavdishme; nuk përton së ndihmuari e reklamuari miqtë e këdo që i shërben kombit nëpërmjet forumit të vet prestigjioz internetik Okllapi siç vepron për Lidhjen N PSHA “PEGASI”…ALBANIA
Qofsh i nderuar përhershmërisht, miku ynë, Agim Gashi!
Agim Gashi interviste per zemrashqiptare -Jeton Kelmendi
Nov 3, '07 3:52 PM
Ekskluzive: Intervistë me rapsodin e mirënjohur Agim Gashi
E shtune, 03-11-2007,
Folklori të mbanë më afër me atdheun
Në këtë kohë të tranzicionit kombëtar, kudo që të shkosh s’ke për të dëgjuar më këngë të bukura të Nexhmije Pagarushës e Naile Hoxhës, të Qamilit të Vogël e të Jusuf Myzyrit, të Rizah Bllacës e Dervish Shaqes. Për dhjetë vjet këndova në ato vende ku Dr. Rugova shkonte ta përsëriste vargun kolosal „Shqiptarët donë liri“! Edhe në burg kam kënduar. Ti kthehemi të mbarës, traditës e kulturës sonë kombëtare, ta duam këngën e mirëfilltë shqipe.
Intervistoi: Jeton Kelmendi - Ekskluzive per Zemra Shqiptare
Zemra Shqiptare: Çka e lidhe Agim Gashin dhe muzikën folklorike?
Gashi: Kur isha i vogël, në odat tona flitej edhe për Skënderbeun, lexohej „Lahuta e Malcisë“ dëgjoheshin këngë kreshnike dhe ato historike. Natyrisht se sa folklori që të mbjell dashuri për atdheun dhe popullin , nuk ma merr mendja se mund të ketë diçka tjetër si zëvendësim. Kur piqet nuk hiqet thonë të moçmit tanë. Edhe mua mu poq kjo dashuri, më hyri në shpirt për të mos u ndarë kurrë. Folklori është shkencë. Shkenca folklorike shqiptare ka vërtetuar se në saje edhe të Barletit, italianit Antonio Sebelikës, që ishin bashkëkohës të Skënderbeut, apostolikut të Romës M. Bicit, pastaj Frano Bardhit, ditarit francez Ami Buos e të tjerëve, se populli ynë pat krijuar shumë këngë për Skënderbeun dhe bashkëluftëtarëve të tij. E ceka mu këtë sepse këngët e krijuara u kënduan në etapa të ndryshme kohore, në të gjitha periudhat e historisë sonë që pasuan, edhepse gjurmoheshin nga armiqtë turq e më vonë edhe serb, çka do të thotë se shumë këngë të folklorit tonë i breu koha. Por shumë nga to i mbijetuan kohërat e vështira dhe akoma këndohen. Një këngë për Skënderbeun u bë shkaktare që unë mos ti ndahem folklorit që nga ditët e rinisë së hershme, dhe ajo këngë ishte „Kthimi i Skënderbeut në Krujë“, që edhe sot e këndoj me ëndje. Këngëtari popullor shqiptar, vlerësuar edhe sipas këngëve që na u lanë trashëgim, e ka për detyrë që ti përcjell hap pas hapi të gjitha ndodhitë, të mëdha e të vogla, ato individuale e kolektive sepse me këtë, ai i këndon historisë sonë të lavdishme. Jam munduar që edhe unë ta përcjell këtë rrugë, ti këndoj lëvizjeve tona çlirimtare, ndodhive, si dhe vërsuljeve të huajve mbi popullin tonë.
Zemra Shqiptare: Ku ka mbetur sot folklori dhe cili është primati në artin muzikore shqiptare në përgjithësi?
Agim Gashi me vajzën Azalenë
Gashi: Nuk ka gjë më të rëndë se sa zbrazësia në jetën kolektive. Por është edhe më trishtuese kur ajo sundon pa dëshirën tonë. Në kolektivitetin tonë ka dikush që dëshiron të bëhet yll brenda natës. Ky është aksident gjithë popullor në të gjitha poret e jetës, pra edhe të këngës në përgjithësi. Muzikën tonë e ka kapluar një e keqe me përmasa të mëdha. Kjo shkakton dridhmë dhe ankth tek ata të cilët kulturës shqiptare iu kanë përveshur me përkushtim. Dhe s’ka se si mos të te përkujtohet thënia e Faik Konicës „Shqipërinë shpëtoje, Zot, nga shqiptarët“! Pse e përkujtoj këtë thënie? Sepse, shqiptarët me vetë dëshirë kopjuan muzikën e huaj dhe ia servojnë masave të gjëra si diçka origjinale. Vazhdimisht duke e dëgjuar këtë muzikë, njeriu ynë mësohet dhe patjetër se është i detyruar të ndahet nga origjinalja shqiptare e cila sipas mendimit tim është më e bukura, më e larmishmja dhe më besnikja në botë. Kur mendoj se një popull i tërë u hipte tankeve serbe duke shpalosur flamurin kombëtar, kur flijoheshin familje të tëra me gra e fëmijë, kur djem e vasha i suleshin armikut në istikame, sot na dalin njerëz që kërkojnë famë të karkalecit duke ndjell kaos në kulturën shqiptare. Mos të mendojnë se po bëjnë burrëri, përndryshe veprimet e tilla janë të barabarta me tradhtinë. Nuk shitet pasuria kombëtare për para. Le ta dinë të gjithë ata se nuk jam idhëtar i konfrontimit, e as materialist i degjeneruar, por nuk dëshiroj që guximi intelektual të më mbetet në periferi siç i u është mbetur disave. Këta njerëz , me zell janë duke e shfrytëzuar kaosin e dhimbshëm të kombit në të gjitha trojet etnike, duke u bërë kujdestarë të pseudovlerave dhe të pseudopatriotizmit. Në këtë kohë të tranzicionit kombëtar ma kudo që të shkosh s’ke për të dëgjuar më këngë të bukura të Nexhmije Pagarushës e Naile Hoxhës, të Qamilit të Vogël e të Jusuf Myzyrit, të Rizah Bllacës e Dervish Shages, por ke për të dëgjuar zëra insonant e të pa artikuluar të një muzike të huaj që as dreqi si bie në fije, thua se je në një vend të fosileve antiqytetruese, apo edhe në qytetet e atyre që në shekuj na i bënë shumë të këqija. Kam shpresë se pa kaluar kohë e gjatë, pa u bërë tepër vonë, do të këndellemi si kolektiv dhe do të mendojmë ndryshe , pra të mendojmë kombëtarisht.
Zemra Shqiptare: Ju keni filluar me një tjetër zhanër, pse tani merreni me folklor, madje duket se jeni prej te rrallëve qe ruani folklorin e pastër?
Gashi: Unë kam filluar pothuajse në të dy zhanret paralel. Si i vogël imitoja Rizah Bllacën e Dervish Shaqën, njëkohësisht këndoja këngë edhe të Qamilit të Vogël e Ibrahim Tukiqit. Këndoja kështu sepse në familjen tonë, atëbotë në fshatin Okllap, pothuajse këndohej çdo natë. Babi im ndjesë pastë, e ka dashur këngën dhe ka kënduar së bashku me familjarët në ndeja e dolli të fshatit e diku edhe ndër miq e të njohur. Vegla popullore kishim me bollëk sepse axha im Sabiti i bënte me një mjeshtëri të rrallë. Çiftelinë e lidhte me bilbila druri që kur lozte në atë instrument, loznin edhe bilbilat thua se janë të gjallë. Kishte diçka domethënëse ajo kohë e ahengut dhe e të kënduarit shqip dhe vetëm shqip. Ndjellte një të ardhme më të mire duke përgatitur gjenerata të shëndosha që do të jenë në shërbim të çështjes kombëtare. Pas shkollimit fillor regjistrohem në shkollën normale në Prishtinë. Aty hasi një kulture më ndryshe , por edhe me një jetë të pasur kulturore. Në klasë kisha edhe një dashamir të këngës që më vonë do të jetë një këngëtar i mirëfilltë i të dy këtyre zhanreve. Ishte ai Rizah Bytyqi, me të cilin për pesë vite ishim pothuaj të pandarë në mësim, këngë dhe shoqëri të ndryshme kulturo artistike. Një detal të jetës si nxënë do e veçoj me respekt të madh: e tërë klasa ime ishim pjesëmarrës të demonstratave të vitit 1968. Më pas u pranova edhe si këngëtar i RTP-së ku fillova të regjistroj këngë të ndryshme popullore. Të gjitha tekstet dhe muzikën ua bëja vete. Nga incizimet e mia në RTP, vetëm kënga pjesëmarrëse e “Akordeve të Kosovës ´76” e Sabah Bytyqit “Ditët që kaluan”,është këngë që ka autorë tjetër, tjerat janë këngë të shkruara, përpunuara e komponuara nga unë. Aso kohe kishim një orkestër fenomenale nën udhëheqjen e Isak Muqollit, ku anëtarët e kësaj orkestre ishin edhe kompozitore me fame. Në anën tjetër, krahas si punëtorë arsimi, këndoja edhe në dasma dhe krahas këngës popullore që e këndonim me këngëtarin e ndjerë Feim Jupen, gjithnjë kisha sharkinë time për ti kënduar këngët e reja e të shkruara pas çdo ngjarje të rëndësishme. Robërimin nga zgjedha sllave e përjetoja rëndë, andaj edhe nuk mund të isha indiferent edhe në veprimtarinë politike. Kështuqë si shumë vasha e djelmosha shqiptarë, edhe unë burgosem në vitin mars të vitit 1986. Me këtë u “përshëndeta” edhe me këngën, me RTP-në por edhe me dasmat dhe veprimtarinë time. Në vitin 1981 veq isha larguar nga proqesi arsimor si i pa pershatshem politikisht. Pas daljes nga burgu në fundin e vitit 1989 i bashkëngjitëm Lëvizjes gjithë popullore të Ibrahim Rugovës dhe aksionit për pajtimin e gjaqeve. Këndoja përsëri por jo më në RTP, sepse pos ndalesës së këngëve të mia, isha ndaluar edhe si person të hy në lokalet e RTP-së. Tani këndoja me sharki, në pajtimet e gjaqeve, ku fushat dhe logjet ku faleshin gjaqet për liri e për flamur, merrnin emra “Fushat e Pajtimi”. Pas kësaj periudhe jam ndeshë me shumë vështirësi të jetës ndër të cilat veqoj më të rënden: kurbetin.
Zemra Shqiptare: Një këngë që i kushtohet ish-presidentit të Dardanisë Ilire e këndoni ju, a mund të na flisni më në detaj rreth kësaj kënge?
Gashi: Këtë këngë e kam shkruar në vitin 1992 në Vjenë të Austrisë. E kisha filluar në Slloveni, e përpunova në Kroaci për ta kënduar të plotë në Metropolet e Evropës, në ato vende ku Dr. Rugova shkonte ta përsëriste vargun kolosal „Shqiptarët donë liri“! Punën që e nisi Dr. Rugova, isha i bindur se mund ta niste vetëm njeriu që vërtetë e do atdheun, popullin e lirinë. Këtë këngë e këndova plot një dekadë e gjysmë, me gëzim e krenari, në koncerte humanitare, në përvjetorë e përkujtime, por edhe shumë herë me frikë nga njerëzit tanë. Fatkeqësisht kishte, por ka akoma pjesëtar të popullit tim që i trishton kjo këngë, i trishton suksesi kombëtar i Dr. Rugovës sepse e dinë fare mirë se Ai e ka fituar pavdekësinë. Me vdekjen fizike të Presidentit tonë të parë, këtë këngë e përpunova në tekst dhe me muzikën e njëjtë e shëndrrova në Elegji. Mendoj që s’ka më mirë se një këngë e burrërisë dhe veprimtarisë së një pësoni ti shëndrrohet në Elegji. Kjo donë me thënë se Ai ishte i madh me vepër të madhe, e që lum ky popull që e pat.
Zemra Shqiptare: Ju këndoni, por tekstet nga i merrni dhe kryesisht çfarë tekstesh këndoni?
Gashi: Zakonisht tekstet i shkruaj vet. Por, kam tekste edhe nga dy miqtë e mi të mirë. Nga poeti ynë me renome botërore Ali Podrimja dhe nga poeti ynë dhe gazetari Faruk Tasholli. Faruku me ka shkruar dhjetëra tekste te cilat i kam renditur ne albumet e mia te deritashme. Por unë si rapsod dhe këngëtar ia kam dhënë vetës obligim që të përcjell ngjarjet tona, duke pasur si burim të pasqyruarit e realitetit, në ushtimën e drejtpërdrejtë të ngjarjeve, duke i poetizuar me parë ato e më pas duke i kënduar. Vargjet e mia janë tetërrokëshe me theksin ritmik në të tretën dhe të shtatën. Por kam edhe vargje tjera si janë dhjete e dymbdhjetë rrokshe, por ka edhe katermbedhjeterrokshe. Jam munduar që të jem shumë afër me dëgjuesin sepse kënga ime i mundëson përcjellje të ngadalshme të rrëfimit, si dhe të thellimit dhe përjetimit të ngjarjes së pasqyrimit.
Zemra Shqiptare: A mendoni se po dëmtohet folklori nga disa qe po e përziejnë folklor me instrumente tjera, gjithë kjo në emër të modernitetit?
Gashi: Po si. Folklori veç është dëmtuar. Folklori në breza ka luajtur rolin e krahut të fortë të historisë, traditës, kulturës, gjuhës dhe gjakut shqiptar. Të rebelohesh kundër dhunës dhe armikut është jo vetëm detyrë kombëtare por edhe krenari, por të rebelohesh kundër kulturë dhe traditës, është tradhti dhe poshtërsi. Sot të paktë janë ata që mund të quhen rapsod të mirëfilltë. Këndohen heronjtë, dëshmorët, liria, pavarësia me vegla të çoroditura. Merret kënga greke apo sllave, turke apo rome, i përshtaten tekste të pa përmbajte, grumbullohen buzuka e sinta, tarabuka e vegla tjera, bëhet hallakamë me zërime tej masës së lejuar, dhe, bëjnë muzikë „shqip“! E si ti quajmë ndryshe ata pos xhelatë të muzikës shqiptare!?
Zemra Shqiptare: Nga e shkuara juaj, dihet se keni qenë i përkushtuar në shërbim të këngës dhe atdheut, a janë këto motive që mbajnë njëra tjetrën tek ju?
Gashi: Edhe në burg kam kënduar. U këndoja shokëve të dhomës, këndoja edhe në qeli të vetmuar. Më kanë zënë disa herë, por vetëm njëherë me pasoja. Por, për disa të rëna shpinës nuk ndahesha dot nga të kënduarit. Disa këngë i kam krijuar në burg siç është „Kënga e të burgosurve“. Unë si këngëtar dhe rapsod, jam munduar të këndoj vlera historike. Në të gjitha ato vende ku kam kënduar, në oda burrash, ndeja, kremte kombëtare e kudo tjetër, jam munduar ta ushtroj zanatin tim prej këngëtari, jo vetëm në ruajtjen e kujtimeve të shtrenjta nga historia jonë e lavdishme, por edhe në edukimin e ndjenjës sonë patriotike të pastër tek rinia dhe popullata jonë. Kënga më ka mbajtur të pathyeshëm edhe kur më kanë rrahë, edhe kur më kanë burgosur, kur më kanë nënçmuar duke më futë revole e shkopinj gome në gojën time, por edhe kur më shtinin të i ha albumet e mia. Këtë e kam përjetuar nga serbët por edhe nga gjaku ynë, he mos qoftë i yni.
Zemra Shqiptare: Si jetohet me muzikën folklorike sot, kur ka marshuar shundi e kiçi, të cilat janë të paguara majmë?
Agim Gashi me vajzën Azalenë në ishullin Borkum te Detit të Veriut
Gashi: Në Kosovë kam jetuar nga kënga popullore dhe nga ajo folklorike. Paguhej pak në ato kohëra por ishin mjaft sa për të jetuar. Por me ardhjen time në kurbetin e mallkuar, më nuk merrja para për vete. Të pakta ishin ato para që në ndonjë aheng më shpërblenin shokët e mi. Por në kurbet kam kënduar shumë më shumë se që kam kënduar tërë jetën time. Fotografitë rrëqethëse që vinin nga Kosova ime më bënin të fortë që të ipja çdo gjë nga vetja . Unë s’kisha gjë tjetër ti dhuroja popullit dhe vendit tim pos këngës. Organizonim koncerte humanitare në mbarë Evropën. Mblidheshin para të shumta, por a shkonin në vendin për ku dedikoheshin, nuk kisha qasje kontrolli. Pastaj këndoja edhe për popujt tjerë dhe me këtë doja ti dëshmoja Evropës se Kosova gjithmonë ishte vendi i shqiptarëve dhe se ky popull ka jetuar në harmoni të plotët deri me ardhjen e rodit serb, dhe se ky rod i keq e shëndrroi Kosovën Dardane në një mit të rrejshëm edhe për vetë serbët. Kënga e mire qan male, bashkon zemra por edhe demanton dhe çrrënjos gënjeshtrën. Për këtë unë sot jam njeri I varfër, pa shtëpi, pa veturë e pa biçikletë. I varfër por shpirtërisht I pastër. Për asnjë moment dhe për asgjë nuk më vret ndërgjegjja. Sot me muzikë jetojnë mire dhe fitojnë mire ata që këndojnë tallave, që përkthejnë tekste nga serbishtja, bullgarishtja, greqishtja, turqishtja e gjuha rome, që i këndojnë dëshmorëve me muzikë të armikut, që i këndojnë dashurisë së përçudshme etj. etj. Sot nuk dëgjohet kënga për Shote Galicën apo Norën e Kelmendit, për Haxhi Zekën apo Dedë Gjo Lulin. Historia po harrohet për qëllime ogurzeza. Për disa historia shqiptare ka filluar në dhjetëvjetëshin e fundit. Nuk i këndohet më Skënderbeut dhe bashkëluftëtarëve të tij, as këngët e Bushatlive të Shkodrës, as këngët e Ali Pashës, as periudhës së Tanzimatit, as ato kundër nizamisë, këngë kaçakësh e kapedanësh, pastaj janë harruar këngët e Rilindjes Kombëtare, këngë të shtypjes dhe shfrytëzimeve shoqrore etj. Sot edhe dashurisë i këndohet prapë. S’ka më stane, lama e livadhe. Ska më bishtaleca dhe as nga shpatijet më nuk i shikojnë të dashurat e tyre. Nuk ka më as aso vasha që shkojnë te krojet të mbushin bucelat, por s’ka as baresha të mira që shkojnë me vjeta e dele. Tani mund ti këndohet ndonjë vashe që punësohet në KFOR, që shkon në kafiteri apo edhe për ato që kanë vathë në kërthiza e buzë. Muzika e mirëfilltë më nuk ka bereqet. Shpesh edhe unë e pyes veten dhe të tjerët:deri kur?
Zemra Shqiptare: Çka do të ju thoje lexuesve dhe dëgjuesve tu në këtë interviste për Zemra Shqiptare?
Gashi: Kisha dërguar porosinë shqiptarëve, të mbledhim mendjen, sepse është momenti dhe shansi ynë historik të jemi të bashkuar e të besatuar, duke i lënë anash ideologjitë e huaja, duke lënë hasmëritë nder veti, sepse shqiptarët janë ata që dinë të fjalosen por dinë edhe të bëhen tok kur e lypë nevoja. Ti kthehemi të mbarës, traditës e kulturës sonë kombëtare, ta duam këngën e mirëfilltë shqipe. Shqiptari di të bëjë edhe vepra të mira. Dhe krejt në fund ju them se ju dua të gjithëve, edhe ata që më donë por edhe ata që më urrejnë. Unë nuk kam shqiptar të hidhi në anët tjera. Edhe po ti hidhnim, po na i kthejnë mbrapa sepse askush s’po na donë. E mbasi është ashtu, ta duam vetveten pra. Ta duam njëri tjetrin që ta bëjmë Shqipërinë-Shqipëri
ME GRYKË PUSHKE
KËNDON KOSOVA
Korba t`zi po bijnë prej qiellit
E kanë zanë rrezen e diellit,
Korba t`zi tash njiqind vjet
Mësy Kosovën për me djegë.
Po vjen rrfija prej Serbisë
Me ia pre rritën fëmisë,
Me ia k`put gjinin e nanës
N`hije t`natës për dritë t`hanës.
Për me shky fusha t`bleru`me
Për me tha gurra t`lumnu`me
Për me djeg lisa,shtëpia
Vijnë bajlozat nga Serbia.
II
Ooo-hooo-hej-heeeej!
Qyqavicës o n`ato male,
Zbret ushtria çlirimtare
Zbret ushtria e fortë si guri,
Djem Kosove zemër burri.
A e dini ju bij t`krajlicës
Se kjo ashtë tokë e Drenicës,
Midis jetës e midis vdekjes
K`tu flet vorri i Azem Bejtës.
E-hej,
N`Drenicë trima lind prapë Shqipnia
Kamer Losha, Ahmet Delia
Lindin trimat te grykë e pushkës
Që m`i ngjajnë Shaban Polluzhës.
Lind shqiponja me krah prej zajrri
Me dy djem Shaban Jashari,
Me dy djem mbesa e nipa
Që m`i dalin hasmit në gryka.
Çohen trimat e Prekazit
Me ja u rujt shtëpive pragun,
Kosov´s f´tyrën me ja zbardh
Edhe botës me i qu´ fjalë.
Për liri e për atdhe
Gjakun trimat derdhin rrke,
Po n`këtë luftë kush asht ma i pari
Kryetrimi Adem Jashari.
III.
Se kush ashtë o ai zog shqiptari
Trim mbi trimat Adem Jashari
Kush u ngjit o n`majë t`Qyqavicës
Adem Jashari djalë i Drenicës.
Kush po i shkel o malet e borës
Adem Jashari burrë i Kosovës
Kush ja shtiu o tmerrin Shkinisë
Adem Jashari trim i Shqipnisë.
N`hije t`lisit te Kroni i Akullit
Hije i paska o pushka krahut
Hije i paska plisi mbi sy
Tuj ba luftë o për Shqipni.
Kush po i bien o në mal lahutës
Adem burri me krisma t`pushkës,
Kush ja u qarti bjalozav` ballin
Adem trimi me Hamzë Jasharin.
Oo-hoo-u
Lum Kosova e lum Shqipnia
Me ksi djem o me shumë bija,
Që kur thrret o zani Atdheut
Marrin forcën e Skënderbeut.
IV.
E-heeej,
Ç`po trazohet keq Beligradi
Ma ka shkelë fytin Prekazi,
Njiqind vjet o dridhet krajlica
S`po ma nal pushkën Drenica.
As Drenica as Karadaku
Asht çudi s`ju dhimset gjaku,
Njiqind vjet mbi djep fëmije
Rrinë tuj knue kangë trimnie.
Klysht e krajlit janë nërsye
Drejt Drenicës ia kanë mësye,
Po i bijnë me ag të ditës
Me ngulfatë zanin e shqipes.
V.
Oi-Oii-Iiiii,
Ç`na u kall pragu i derës
Mu kur çel sy i pranverës,
T`mos lulëzojë lule tërfili
T`mos këndojë në degë bylbyli.
Me u djeg bjeshka e vrrija
N´bark të nanës me vdekë fmija.
Bjen kulçedra e djeg rrufeja
Tuj vra djem e vasha t`reja.
Nga Karpatet këtu ke mbrii
N`tokë shqiptari për me hy,
Me ja nal lulzimin fushës
E kullosën delë kallushës,
Me ja shkull rranjët e strallit,
Me ja ndal gufimin malit,
Me ia prish emnin Perëndisë
Edhe pamjen nanë Arbnisë.
Me na ba popull të mjerë
Me na zhdukë besë e nderë
Me i ndrru dhe stinët e motit
Me zjarr topash e flakë t`barotit.
Me prish grunin me prish arën
Me na e shkel dhe abetaren,
Me i shkel shkronjat e dijes
Edhe gazin n`buzë t`fëmijës.
Rrezet diellit tuj ja zanë
E me lanë natën pa hanë,
Për me ça kupën e qiellit
Me e shpu zemrën e dheut,
Tuj ja shtu dhimbjet Arbnisë
Me vaj t`nanave n`sy t`fëmisë.
VI.
Po ngadalë more derzi
S`asht kollaj me na hy n`shpi,
S`asht kollaj me shkel këtë tokë
Qe tash prit flakë e barot.
Se Kosova ka djem për pushkë
Që t`i ngul plumbat në gushë.
Pushkët tona janë t`hjekne keq
Janë untue me shpraz fyshekë,
S`derdhim lot po derdhim gjak
Jemi gati t`marrim hak,
Për martirët e lirisë
Që i vrave n`derë t`shtëpisë.
Për ato nana q`u veshën n`zi
E për nuset kthye n`gjini,
ku shkel shka ti flliqet bari
S`ta harron jo kosovari.
S`ta harrojmë jo as Tivarin
As Drenicën e as Sharrin,
S`ta harrojmë kurrë Prapashticën
As Lebanën jo as Toplicën.
VII.
More shka more kaurr
N`Kosovë çel lulja bozhur,
Këtu kem bi e këtu jemi
T`kuqe lulet simbol i kemi.
Se s`ka mal as fushë as arë
Që s`ke vra n`prita shqiptarë,
Na ke shtu derte e halle
Ara kopshte mbjell me varre,
Edhe tash sikur çdo herë
Na sulmove në pranverë,
Porse dije ore barbar
Se kur veshet fusha me bar,
Se këtu kur dushkon mali
S`din të ndalet n´luftë shqiptari.
UÇK-ja ka dalë n`dritë
Tuj u shtu e tuj u rrit,
UÇK mori kreshnike
Na i ban bashkë trojet etnike,
Do t`na bash bashkë Arbëninë
Do ta sjellësh n`tokë lirinë,
Që me shekuj ky troll ka prit
Për me pa të bardhën dritë.
VIII.
Se nga vorr i Skënderbeut
Amanetet po na vijnë,
Çonju djem e rrokni armët
Arbënia lshon kushtrim.
Çonju djem e vasha t`reja
Se pranvera na ka mbrri,
Si kem ra n`luftë si përhera
Bini sot ju për liri.
Mos t`ju dhimbset gjak as jeta
Sulnju hasmit n`istikam,
Kur të soset djalë baruti
Gjuju n`shpinë haje me dhamb.
Se ma t`flliqun e barbar
S`ka se shkau nga Karpati,
Ku të shkel kamba e tij
Digjet jeta e prishet fati.
I përngjan ai çdo lugati
Gjak njeriu veç din me pi,
Sa shumë kobe e fatkeqsina
I ka sjell në Dardani
Qysh se moti edhe tash
Tuj na e narrë çdo gja ngapak
Tuj na lanë gjerdekt´pa dhandërr
Tuj naj ba dasmat me gjak.
Vaji i f´misë në kupë të qiellit
As n´bark t´nanës s´gjen qetësi,
Po edhe varret e martirëve
Janë ngrit n´kambë kërkojnë liri.
Liri-liri, thërret shqiptari
Dhe fitoren pranë e kemi-
Të betuar për flamur
Për armikun zjarr do t´jemi.
IX.
Bukuritë që ka Kosova
Nuk i gjen në vise tjera,
T`pushon syni t`rritet jeta
Kur i çel lulet pranvera.
Mbushen degët plot qershia
Fushat arat me blegtorë,
rrjedhin gurrat këndojnë bylbylat
Sharr i bukur plot me borë.
Fshatrat tona si yj t`qiellit
E konaqet plot mirësi,
Të pret plaku pranë oxhakut
Me bukë,zemër e bujari.
Vashat tona si sorkadhe
E djelmoshat si t`bimë prej dheu,
Plot guxim e urti burri
Janë stërnipa Skënderbeu.
Me dhanë besën veç shqiptarqe
Trashëgim na e la i pari,
Tuj ra n`luftë si me le
Vdekje t`ambël ban shqiptari.
E dom jetën e dom lirinë
Porsi zogu që e do qiellin,
I dom trojet fushat arata,
Sikur bima që kërkon diellin.
E dom malin bjeshkt e nalta
Sikur nana që don fëminë
I dom bletët zogjtë e qiellit
Si i don motra vllazninë.
Por këtë gaz e gjallni jete
Qe sa mote je tuj e nxi,
Se kur çeli synin pranvera
U çu shqiptari për liri.
Shtrihen duert sa mirë bashkohen
Sulen trimat e lirisë,
Për grykë t`pushkës flet Drenica
Tue vdekë për tokë t`Arbnisë.
Me trimni e shpirt bujare
Si e kem traditë që moti
Tuj i ba luftat burrnisht
Si dikur Gjergj Kastrioti.
X.
Mos u tremb botë mos u tut
Se n`Kosovë po bahet luftë,
E ban luftën shqiptaria
Shumë e shtrenjtë na asht liria.
E Drenica mbjell me vorre
Dukagjinit po i çon fjalë,
Qëndro vëlla si ke qëndrue
Nëpër shekuj flakë e gjallë.
Krisma shpejt n`Drenicë mbërrini
Jo s`përkulet Dukagjini,
I kem thanë shkaut të zi
Kallim veten e t`farojmë ty.
Nuk i lshojmë troje e prag
Pa u mbush Drini me gjak,
Pa u ba krej Sharri hi
Kurrë Kosova s`bahet Serbi.
XI.
Dorë e zezë plagon Arbninë
Karavanet sapo mbrrinë,
Me t`plagosun gra e fmi
E kanë msy nanën Shqipni.
Dalin shqipet n`kufi t`Atdheut
Që asht ba midis Shqipnisë,
Presin zemrat e plagosuna
N`sofra t`shtrueme t`bujarisë.
Eni vllazën eni motra
Se nuk jeni ju të huej,
Bukë e kryp e zemër t`bardhë
Qet Tropoja n`sofrën tuej.
Ah, Tropojë, Tropojë e vjetër
Prite, prite gjakun tim
Ç´po më pret me atë fllad bjeshke
M´i merr plagët n´ledhatim.
Vij pushoj në prehnin tand
Pak cigares ja dredh tymin,
I ngjesh armët marshoj malit
Krah i bahem Dukagjinit.
Me atë frymë të Mic Sokolit
Me atë za të Smajl Hysenit,
Më jep gjak me ujë t´Valbonës
Më jep forcë me gur t´Shkëlzenit.
Se kjo luftë që po djeg tokën
Ku bie gjaku për liri,
Asht nji luftë e shenjtë kombtare
Për me ba shqipninë - SHQIPNI.
Se nga Toplica e n`Çamëri
Asht nji popull gjithmonë nji,
E kah flitet gjuha shqipe
Asht nji tokë i thonë Arbni.
Çonju vasha e djelmosha
Me i rrokë armët shqiptare
Me ju dal zot këtyne trojeve
Prin ushtria çlirimtare.
Ka ardhë koha me u bashkue
Me gjithë hovin e djelmnisë,
Me e ba këtë luftë të shenjtë
Me ja shpëtu trungun Arbënisë.
Me u lidh me u besatue
Si në Lezhë njaj Kastrioti,
Kur t`na shoh dhe zot i madh
Sjell buzëqeshje ndrrohet moti.
Rrjedhin Drinat i Bardhë e i Zi
Lulëbozhuret çelin prore,
Bahet bashkë nana Shqipni,
Hidhet n`valle toka arbnore
XII.
Ka njimijë e disa vjet
Janë mundu´që t´na dëbojnë,
Porse rranjët këtu i kishim
T´l´shume thellë në tokën tonë.
Na dëbu´n n´shtete anmike
Në Rusi e Anadoll,
Porse shkjau nga Karpati
Nuk e di se kur asht boll.
Shumë herë djegë e kanë këtë tokë
Siç po djegin sot shpi e prag,
N´hi e zjarr prapë mbinin lulet
Se ujiteshin me gjak.
Prapë shtëpitë tona ndëtonim
Mbillnim pemë e mbillnim ara,
Mbi çati dridhej flamuri
Mbinte prapë e shqipes fara.
Do t´vijë prapë pranverë shqiptare
Porse duhet t´jem´unik,
Tuj i lanë hasmitë ndërvete
Bahmi t´fortë porsi çelik.
Sot kur thërret za i shqiptarit
Kush i l´shon k´to rrugë t´lirisë,
Ka me namë nana shqiptare
Që n´Altar ra vetë e dytë.
Jemi shkep në t`katër anët
Ja kem kthy o shninën nanës,
S`po cicrrojmë si dallëndyshet
N`çerdhe tonat vajtojnë qyqet.
Jo nuk kemi tjetër atdhe
Veç Kosovën ku kem le,
Kthehuni burra për liri
Në njat copë Dardani.
Kthehuni burra ju thrret Shqipnia
Ju thrret Tetova,Ju thrret Gucia
Ju thrret Presheva e Toplica
Dukagjini edhe Drenica.
Kthehuni burra për atdhe
N`ato troje ku kem le,
Kthehuni burra me gjithë fmi
Mos m`u mbush me shapkali.
S`kemi kohë jo të mbarohemi
Ka ardhë koha të vetëmbrohemi,
T`kapim pushkët për atdhe
Se s`ka kush me i kap për ne.
XIII.
Thërret Kosova moj nanë Shqipni
A ma ndin moj zanin ti?
Tue t`thirrë nanë kam mbetë mjetun
Me za t`dhembshëm me za t`çjerrun.
Qyshse kur prej teje m`ndanë
Vajin kurrë nuk e kam nalë,
Tuj të thirrë Oj nanë Shqipni
Sa shumë gjak kam derdh për ty.
Ah moj nanë nana Shqipni
Shumë herë n`zjarr kam ra për ty,
Pa dëshirë na kanë coptue
Por unë ty nuk t`kam harrue.
Ah moj nanë nana Shqipni
Sa shumë plagë kam marrë për ty,
Po më dhemin kam mbet mekun
Asi gjallë asi i vdekun.
Ah moj nanë lule dukate
A e sheh si jam bonjake,
Përmbi kam shtrigën Serbi
Don me m`ba shkrum e hi.
Ma ka kallë zemrën e shkretë
Shumë e djem syrgjyn kanë tretë.
Tjetërkush na hini n`shpi
Lujnë me gra e lujnë me fmi.
N`vaj e kuje gati jam tretë
Loti lotin s`po ma pret,
Merre nanë nji faculetë
Edhe fshimi kta lot të shkretë.
A mban mend kir ne bashkë ishim
Krenarinë në qiell e kishim,
Me vasha t`bukura e djem të rrallë
Ndalnim krajla e pashallarë.
Sot qan Sharri e qan Tomorri
Kjo e keqe si na ndodhi,
Qajnë dy Drinat i bardhë e i zi,
Si rrinë ndamas nanë e bijë.
Ngrite ballin oj nanë Shqipni
A po e sheh se kam ra n`zi,
Ngrite kokën nanë njiherë
Edhe çilma me nji derë.

Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Sun May 29, 2011 10:01 pm, edituar 1 herë gjithsej
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi