Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dibran Demaku: Tregimi për vëllezërit dhe livadhin

Shko poshtë

Dibran Demaku: Tregimi për vëllezërit dhe livadhin Empty Dibran Demaku: Tregimi për vëllezërit dhe livadhin

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 08, 2011 11:51 pm


Dibran Demaku: Tregimi për vëllezërit dhe livadhin U1_DibranDemaku
Dibran Demaku
TREGIMI PËR VËLLEZËRIT DHE LIVADHIN
Në një tregim popullor thuhet: Na ishin njëherë dy vëllezër që kishin jetuar bashkë dhe në harmoni.Por,me kalimin e viteve kishin zënë të grindeshin.Dhe në një mbrëmje të vonë kishin vendosur që të mos jetonin më bashkë.Kishin vendosur që të ndanin pasurinë që kishin dhe secili të jetonte jetën e vet.
E tërë pasuria e tyre përbëhej nga një shtëpi dhe një livadh.Dhe në atë mbrëmje ata kishin vendosur që tërë pasurinë ta ndanin në dysh.Por,siç ndodh shpeshëherë në jetë,në mendjet e tyre para arsyes kishte zënë vend interesi.Dhe siç është e ditur se aty ku dominon interesi vështirë se mund të arrihet marrëveshje e drejtë.Edhe të dy vëllëzërit e tregimit popullor ishin përfshirë nga ethet e intereseve personale.Dhe asesi të arrinin që të ndanin pasurinë e tyre.Sepse secili nga vëllezërit kërkonte që livadhi t`i mbetej atij.-„Ndaje si të duash,por livadhin lërma mua!“-i thonin njëri tjetrit.Dhe tregimi popullor përfundon kështu pa sqaruar se si shkoi më tej fati i atyre dy vëllezërve…
Ndërkaq në tregimin tonë bëhet fjalë për më shumë vëllezër.Edhe vëllezërit e tregimit tonë kishin vendosur një ditë që të ndanin pasurinë e tyre.Meqë ishin më shumë vëllezër se në tregimin popullor,disa nga vëllezërit kishin lidhur një besëlidhje të fshehtë.Vëllai i madh kishte lidhur besë me vëllanë e vogël.Kishin bërë besëlidhje të fshehtë me qëllim që të fitonin tërë livadhin,ndërkaq vëllezërit tjerë t`i linin me gishta në gojë.Vëllezërit tjerë nuk dinin për besëlidhjen e fshehtë në mes të vëllait të madh me të voglin.Ata besonin se vëllai i madh,si më i madhi në familje duhej të ishte edhe më i drejti.Andaj çdo gjë e kishin lënë në dorë të vëllait të madh.Dhe një ditë vëllai i madh dhe vëllai i vogël ftuan të parët e fisit që të merrnin pjesë në ndarjen e pasurisë.Kur u mblodhën të gjithë të parët e fisit,vëllai i madh u tregoi atyre dhe vëllezërve të tjerë se ai kishte bërë besëlidhje me vëllanë e vogël,andaj konform asaj besëlidhjeje atyre edhe u takonte i tërë livadhi.Vëllezërit e tjerë ishin ndjerë të trathruar nga besëlidhja e vëllait të madh mje të voglin dhe në mënyrë demonstrative e kishin lëshuar kuvendin e burrave.Vëllait të madh dhe vëllait të vogël nuk u kishte bërë fare përshtypje ikja e vëllezërve të tjerë nga kuvendi.Ata e kishin ndarë mendjen që ta merrnin për vete livadhin dhe ikja e vëllezërve të tjerë vetëm sa ua lehtësonte më shumë punën drejt synimeve të tyre.Përveq të parëve të fisit në odën ku mbahej kuvendi ishin edhe ca mysafirë.Dhe meqë mysafirët e ndodhur aty në njëfarë mënyre plotësonin vendet e vëllezërve të ikur nga kuvendi,vëllai i madh dhe vëllai i vogël kishin propozuar që të vazhdonte kuvendi për ndarjen e livadhit.Të përkrahur nga të parët e fisit dhe nga mysafirët,vëllai i madh dhe vëllai i vogël kishin arritur që të merrnin për vete tërë livadhin!
Vëllezërit e ikur nga takimi,nën ndjenjen e trathtisë së vëllait të madh dhe vëllait të vogël,kishin filluar të pyesnin dhe të ankoheshin tek pleqtë e fisit më të afërm.Pleqtë e fisit tjetër ishin tubuar dhe kishin analizuar kërkesat dhe ankesat e vëllezërve të trathtuar.Dhe kishin ardhur në përfundim se vëllai i madh dhe vëllai i vogël e kishin fituar livadhin në mënyrë të padrejtë.Në këtë mënyrë ankesa e vëllezërve të trathtuar nga pleqë e fisit tjetër ishte treguar si e arsyeshme dhe vëllai i madh dhe vëllai i vogël e kishin humbur livadhin e fituar.Sipas mendimit të pleqëve të fisit tjetër,të gjithë vëllezërit duhej të uleshin dhe të besedonin për rindarjen e livadhit.
Por,pas mendimit këshilldhënës të pleqëve të fisit tjetër kishte ngritur krye problemi në mes të vëllait të madh dhe të vogëlit.Vëllai i vogël ishte ndjerë i trathtuar nga vëllai i madh.Dhe kishte menduar që të prishte besëlidhjen me të.Ai edhe mëtutje e kishte kërkuar livadhin për vete,përndryshe kishte kërcënuar se do të prishte besëlidhjen e mëparshme!Në anën tjetër thënë të drejtën edhe vëllai i madh nuk dëshironte që të ulej sërish dhe të bisedonte me të gjithë vëllëzërit për rindarjen e livadhit,por këshilla e pleqëve të fisit tjetër e obligonte atë,përndryshe livadhi i fituar më parë vetëm në prani të të parëve të fisit të vetë dhe mysafirëve,quhej e paqenë!
Vëllai i madh ishte gjendur në mes të dy zjarreve:Në mes të kërkesës së mendimit këshillëdhënës të pleqëve të fisit tjetër se duhej ulur dhe biseduar edhe njëherë me të gjithë vëllëzërit për ndarjen e livadhit dhe kërcënimit refuzues të vëllati të vogël.
Vëllai i vogël tashmë e ka ndarë mendjen se ose do ta fitojë livadhin siç i ka premtuar në fillim vëllai i madh ose do ta prishë besëlidhjen.E nëse prishet besëlidhja në mes të vëllait të madh dhe vëllait të vogël,atëherë duhet të ulen sërish të gjithë vëllezërit dhe të bisedojnë për ndarje të re të pasurisë.Vetëm pas bisedave të reja mund të ndodhë që vëllai i madh ta humbë pozitën e të parit.Dhe atëherë pjesa më e madhe e livadhit mund t`u takojë vëllezërve të tjerë.Në atë rast mund të ndodhë që vëllai i madh dhe vëllai i vogël të mbesin pa livadh.Dhe po e humbën livadhin ku do të kullosin pastaj?!...
(Çdo ngjashmëri me politikën dhe partitë politike në Kosovën e sotme është e qëllimshme...)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi