Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Presidentja Jahjaga pritet me nderime nga Garda e nderit e FSK-së

Shko poshtë

Presidentja Jahjaga pritet me nderime nga Garda e nderit e FSK-së Empty Presidentja Jahjaga pritet me nderime nga Garda e nderit e FSK-së

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 09, 2011 8:16 pm


Presidentja Jahjaga pritet me nderime nga Garda e nderit e FSK-së



Presidentja Jahjaga pritet me nderime nga Garda e nderit e FSK-së Presidentja%20ne%20FSKBota sot



Në kuadër të vizitës që presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga po u bën Institucioneve të Repubulikës së Kosovës ajo sot vizitoi sot Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ajo u prit fillimisht nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Sylejman Selimi dhe parakaloi para Gardës Ceremoniale të FSK-së, ndërsa më pas zhvilloi një takim me ministrin e FSK-së, Agim Çeku, gjeneral Selimin dhe udhëheqës të tjerë të kësaj force.

Presidentja Jahjaga, njëkohësisht komandante e përgjithshme e FSK-së, tha se Forca e Sigurisë është një tregim i suksesit në Kosovë, një institucion shumë profesional, në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit.

Presidentja Jahjaga i ofroi ministrit Çeku dhe drejtuesve të FSK-së gjithë përkrahjen për arritjen e Kapaciteteve të Plota Operacionale nga ana e kësaj force, trajnimin dhe profesionalizimin e mëtejmë të pjesëtarëve dhe të oficerëve të FSK-së, anëtarësimin në institucionet rajonale të sigurisë, si dhe realizimin e synimit për anëtarësim në NATO.

Ministri Agim Çeku dhe gjenerallejtënant Sylejman Selimi e njoftuan Presidenten Jahjaga me strukturën dhe zhvillimin e FSK-së, si dhe planet për të ardhmen.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi