Ismet Hebibi:KATER POEZI
Faqja 1 e 1
Ismet Hebibi:KATER POEZI
Ismet Hebibi:KATER POEZI
“TE DEUM LAUDEAMUS“
Shën Nikite Dardanit
hyjnori Himn:”Te Deum...”
shlyen kufijt Artificial
n’ kohën Paraapokaliptike
kosova thirrej: D a r d a n i a
kishte pronar e kishte Zot,...
ishte triherë më e Madhe se sot!!!
të errtit magjistarë Marshuan
t’ lashtat Troje zaptuan
hocus pocus Komedianë
e alkimistë Abrakadabra
i shëmtuari Kor i bretkosave
kuisnin tërënatën pa Nota
si n’ tragjeditë e Eskilit
pjelli komikja Tragjeditë
mijëra Ditëzeza u ngrysën
uluritësemjera zërat pa Bekim
të çalët e t’ Braktisurit gërvishtnin
n’Nervozë t’shurdhmëmecëvet
barkun ia Plasën qiellit
ai u ça cope e m'cope si bokall Kristali
shiratkonop rrafshuan Moçalet
bubullimat vetëtimat i Ringjallën
belholla e bekuar Kosova
rikëndon: “Te Deum...” hyjnorin Himn!...
SHUMË LOT, ...
shumë Lot plot helm
derdhen për Dashurinë,...
Lot dënesjedëshprues
t’dhembshëm si Mortja
oksidojnë Makthet
lyrën e Orfeut
Euridikat pa dashuri
rrugët gjarperore Përpijnë
humbin Stacioneve
eterike të Shpresës!!!
mjafton Vetëm një lot
për ta fshirë Dashurinë
shumë Lot plot helm
e vrajnë Dashurinë,...
DASHURIMADHJA E HAZDISUR
Dashuria e jetës është ilaç për Zemra
Fluromë ylberore e Shpirtit bardhë
të Gjithë sikur të ishin t’ Dashuruar
Ëndërr s’ kishte mbetur pa u Realizuar!
Lumturi njëmijëpërqind engjejt Garantojnë
shkruan n’Shpirtrat e njerzëvet t’Mëdhenjë
ah Jetë cinike!përse Mbijetesa na detyron
t’ Harrojmë zemrën që aq shumë na Dashuron!...
shkruhen Kujtimet saherë na bien Ndërmend
Djegin si mallëngjimi e kobëzeza Vetmi
Kafshojnë qartqejfas qent e Tërbuar për hënë
epshi Zhelan s’ di t’sosur as Mllefosja e mjerë!!!
një Kronikë fatale shkruhet: keq e Shpejt
historia më e Dhembshme mbetet e Pashkruar?...
dashuritë Zulmëmëdha gëzojnë Emërin e keq
Ashikqare janë pa kurrnjë t’metë t'Kulluara
s’ jetohet pa Ujë as s’ gjallërohet pa Bukë
jo se jo pa Dashuri :s’ mund të Jetohet dot,….
Liria e Dashuria janë motra binjake
Binjake dëshirash që Kurrë nuk plaken
gjithkush që Dashuron: jetës iu ka Kthye
sot Dashuro!se nesër bëhet Vonë,... e si dihet!!!..
RREGULLAT E REJA
Zotit Hans Magnus Erzenberger,
që mbrojti me Dinjitetin e Tij:
Luftën dhe Ekzistencën Liridashëse të K O S O V Ë S.
...
i vërtet është Zoti : mbi tokë e n’ Qiell
i Respektuar për zemërgjerësi e Dituri
s’ Adhuron as përkdhel mendjet Gjysmake!!!
teoritë e Vjetra s`pijnë më t’ Turbulltin ujë
teoremat e Reja janë të rënda me Aksioma
mijëra Vite s’jetohet n’ kallypet Mondane
nxënësit Mbesin gjithmonë:Nxënës
studiuesit Zelli si tund por friga i Lëkund
Vlerat s`duhet ti përcaktojë : Gj i th k u sh i!…
Injorimi Vjen nga injorantët Shovenista
fetishizohet edhe Zoti bashk me Engëjt
kush iu ka faj:pse kan lindur budallenjë- Defetistat!!!
me Shkrua dhe latua:Bukurinë e vërtetë
është me Vështirë:se me farkua shkëndija nga tehe Yjesh
t’ Rilindësh me glazurë artistike Brilantet e historisë!
si n’ çdo Kohë: sundojnë Marrëzitë e vjetëra
ata që më së Shumti e duan këtë Zanat të ri
Shërbyesit e ngratë besnik t’ Sunduesve t’ babëzitur!!!
e kotë të Flasësh n’ kohë të reja për Mbivlera
nga Tradita nektar finok e Bukuri fisnike bleva
Gjitha i kam t' lindura:i rriti me dashuri Zoti!
pyetja më e trishtueshme: çka Ndodhur?!
si Ndodhi!!!Përse ???ishte dashur t' mos ndodhte…
ah të Kishja qëlluar aty s’do ta lejoja Kurrë !!!???
e të tjera Dërdëllisje t’ kësillojshme Arkaike!!!
që shkaktojnë Huti ke t' sinqertët Babaxhanëmëdhenjë
vështirsojnë Humaniznim dhe sfidojnë Përballjet
aq shumë gënjeshta Gallaktike përhapin parreshtur Hipoktritët
me Ndihmen e injorantëve ziliqar: kokave Gjytryme
bojkotojnë Gjenitë e çojnë rrëke bujanash n' mullinjë Armiqësh
si Ishte e djeshma tani të gjithë e Kuptuam -por kot,...
si është e Sotmja edhe fëmija po e shohin:por mos t' bëhet Vonë,...
kurajo: çfarë mund të Pjellë e nesërmja!?…
jo t' Presim por t'diftojmë e parandalojmë t' Papriturat
verbi : Poezia! Jeta! Shkenca!fshehtësia e Zotit dhe Muzave
idilë e Imagjinatë . Harmoni e përkryer mes njerzëvet dhe natyrës!
Eruditura art-jete-bukuri pa kallype të ngurta pa Rregulla të buta!…
kush krijoi Veprën:ai din ta Krijojë edhe jetën
me Rregulla t' reja duke i Çliruar nga mykësirat e vjetrat!
Dhjetor 1998.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi