Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adem Zaplluzha:NE MESOHEMI ME VDEKJEN

Shko poshtë

Adem Zaplluzha:NE MESOHEMI ME VDEKJEN Empty Adem Zaplluzha:NE MESOHEMI ME VDEKJEN

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 10, 2011 10:49 pm

Adem Zaplluzha:NE MESOHEMI ME VDEKJEN U1_AdemZaplluzha
Adem Zaplluzha:NE MESOHEMI ME VDEKJEN

Pasi që t’i prenë thonjtë
Mos i kafsho gishtat
Mësohu me dashurinë e atdheut
Kur ai ëndërron
Edhe në krahët e zogjve

Mësohu ta duash fjalën
Dhe gabimet ortografike
Ne edhe ashtu jemi
Gjynahqarët
Më të papërmirësueshë

Sa herë që e kalojmë lumin
Ndalemi në breg
Dhe urinojmë ujin
Na ka ikur frika
Sepse për çdo ditë
I përngjajmë vetvetes

Kur zbret bryma
Nëpër telat elektrike
Ne mësohemi me vdekjen
Si me lindjen tonë

Bëjmë dashuri me lisat
Dhe i tejkalojmë rosat e egra
Kur ikin në atdheun e tyre
Për tu takua me dashurinë


ademzaplluzha@hotmail.com
Nga libri TEJDUKSHMERIA S SHIUT
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi