Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ilir Taraj:NJE VIT ME PARE ...-ZERI...

Shko poshtë

Ilir Taraj:NJE VIT ME PARE ...-ZERI... Empty Ilir Taraj:NJE VIT ME PARE ...-ZERI...

Mesazh nga Agim Gashi Mon Apr 11, 2011 12:26 am

Ilir Taraj:NJE VIT ME PARE ...-ZERI... 41402_100001560736097_9371_n

Ilir Taraj:NJE VIT ME PARE ...-

Z E R I …

1.
… Tinguj pa fund në ditënatën time,
Brënda dhe jashtë miljonit qytetës,
Ndën gulshe përjetimesh intime,
Miljona, miljona herë ...
… u tretën …
2.
… Humbas e endem pas gjurmësh,
… fshehur …
Në ethe i etur kërkoj vecse njërin,
E ndalem dëgjoj i tëri i ndehur,
Në pritjen e gjatë e gjatë për …
… zërin …
3.
… Rendin e rendin të miljontat zëra,
Përsjellen e shuhen në tulin e asgjësë,
Përshkojnë kontinente kilometra të tëra,
E mua më lënë … gërmadhë …
… në harresë …
4.
… Dhe prej asnjë syresh më nuk pikasem,
Miljona klithma … zëra, pëshpërima,
Sërish unë mbetem i shurdhër …
… i vetëm,
I ndryrë në brazda brengash …
… të hirta …

17 prill, 2010, 22.00 , Ilir TARAJ, Tiranë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi