Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kujtim Stojku:LIBRI I PA SHKRUAR.

Shko poshtë

Kujtim Stojku:LIBRI I PA SHKRUAR. Empty Kujtim Stojku:LIBRI I PA SHKRUAR.

Mesazh nga Agim Gashi Mon Apr 11, 2011 1:40 pm

Kujtim Stojku:LIBRI I PA SHKRUAR. 216134_1633635524406_1342220805_1369380_5399416_n
Kujtim Stojku:LIBRI I PA SHKRUAR. 50098_1342220805_3882957_n
Kujtim Stojku:LIBRI I PA SHKRUAR.

Hedh vështrimin nëpr vitet që lame pas
Një libër i pa shkruar me shumë dhëmbje e gaz
Kështu si të gjithë erdha unë në këtë planet
N’mes brengave dhe halleve stërmunduar për ibret.
Shumë fletë të librit tim i kam grisur fije fije
Ashtu si gjethet në vjeshtë nga pema bien
Pa pike mëshire rrëbeshi m’ka goditur në fytyrë
Sa veten se njihja kur shihesh n’pasqyrë.

Dhe kështu pak nga pak u zhduk libri im
Më mire që u shqye por mbeti në kujtesë
Se brenda kish shumë brenga dhe trishtim
U mundova të fshij çdo orë dhe ditë të zezë.

Pastaj u turra drejt qiellit si i marrë
Të shpërndaja retë t’mos bënin zarar
Drejt hapsirës qiellore kënga më humbi
Por shpesh isha i plogët loti më mundi.

Dhe përsëri retë nuk i shpërndava dot
Ra shi i rrëmbyer që më lagu deri në kockë
Sa shpirtin dhe ëndrrat mi bënë cope cope
Që t’mos i kujtoj kurrë të ligat që pashë në këtë botë.

Fund.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi