Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Konferencë për shtyp e Kryeministrit Berisha

Shko poshtë

Konferencë për shtyp e Kryeministrit Berisha Empty Konferencë për shtyp e Kryeministrit Berisha

Mesazh nga Agim Gashi Mon Mar 23, 2009 2:28 pm

Konferencë për shtyp e Kryeministrit Berisha

Të dashur Qytetare dhe Qytetarë shqiptarë,
Konferencë për shtyp e Kryeministrit Berisha Sh_b
22 Marsi i vitit 1992, është dita e parë e demokracisë në Shqipëri. Si sot 17 vjet më parë ne, burrat dhe gratë, të rinjtë dhe të rejat, studentët, intelektualët, punëtorët, fshatarët e këtij vendi, qytetarët më të shtypur të kontinentit, përmbysëm me votën tonë të lirë regjimin barbar të Enver Hoxhës, të cilin Bashkimi Demokratik Europian në deklaratën e Parisit të vitit 1991, do ta cilësonte si Hitleri i pas Luftës në Europë. Regjimi i Hoxhës për 45 vjet me radhë vendosi në Shqipëri monizmin më ekstrem, totalitarizmin më total që Europa ka njohur në tërë historinë e saj, ekzekutoi me gjyqe dhe pa gjyqe, në burgje apo kampe përqendrimi, apo vrau me uri, sëmundje, mungesë ilaçesh, në kooperativa dhe ferma bujqësore, dhjetëra e dhjetëra mijëra qytetarë shqiptarë, nga të sapolindur gjer në pleqëri të thellë. Të gjitha këto do t’i bënte në barbari, do t’i realizonte nëpërmjet luftës së klasave dhe hiperkolektivizimit total. Ai ju ndaloi shqiptarëve me ligj mendimin ndryshe dhe lëvizjen e lirë, iu konfiskoi dhe kolektivizoi pronat, iu imponoi ateizmin dhe i shndërroi nga qenie shoqërore në qenie skllevër shtetërorë.

Prandaj edhe unë sot, në këtë ditë nderimi të thellë për sakrificën, mençurinë e njëri-tjetrit, dua të përshëndes ata 1.7 milion shqiptarë që më 22 Mars të vitit 1992, me votën e tyre, hapën dyert e mbyllura të lirisë, tregut të lirë dhe integrimit euro-atlantik, për veten dhe fëmijët e tyre, për Shqipërinë. Dua të shpreh nderimin tim më të thellë për gjithsecilin prej jush, që me votën tuaj, më 22 Mars të vitit 1992, bëtë të mundur që së bashku të nisim udhëtimin e lirisë, ndërtimin e demokracisë dhe tregut të lire, si dhe bëtë të mundur që çështja shqiptare të paraqitet dhe mbrohet në të gjitha kancelaritë dhe samitet e mëdha të botës.

Një mirënjohje të thellë për diasporën shqiptare, kontributin e saj historik në fitoren e 22 Marsit. Sot është rasti të shpreh mirënjohjen më të thellë Qeverisë së SHBA, Presidentit J. Bush, partive simotra në Gjermani, Francë, Itali, Austri dhe vendeve të tjera për ndihmën e jashtëzakonshme që i dhanë Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj në fitoren historike plebishitare të 22 Marsit. Konferencë për shtyp e Kryeministrit Berisha +++berishaa%20tx

Zonja dhe Zotërinj,

Fitorja e 22 marsit ishte historike edhe për faktin se ne, me votën tonë, nuk lejuam që Shqipëria të mbetej nën diktaturë, si Serbia. Nuk lejuam që Ramiz Alia të zëvendësonte pluralizmin politik që themeluam në vitin ’90 me pluralizimin burokratik. Ramiz Alia dhe Sllobodan Milosheviçi ripërtërinë qindra dhe mijëra lidhje për të sunduar në të dy vendet, por ky skenar u përmbys njëherë e përgjithmonë më 22 Mars të vitit 1992 me votën plebishitare të qytetarëve shqiptarë.

Sot, ne kemi një mijë arsye të falënderojmë dhe nderojmë njëri-tjetrin për 22 Marsin e vitit 1992. Por, njëra është arsyeja e të gjitha arsyeve, sepse ajo është dita në të cilën ne fituam dinjitetin tonë, dita në të cilën ne vendosëm të jetojmë të lirë dhe ne, njerëzit më të varfër të Europës dhe ndër më të varfrit e planetit, vendosëm të ju lëmë fëmijëve tanë si trashëgimi, pasurinë më të madhe të njerëzimit, lirinë për të cilën ne, ish-zgjedhësit e 22 Marsit, kishim vuajtur aq shumë.


Fitorja e 22 Marsit, Shqipërinë e sapo dalë nga diktatura hoxhiste, e gjente vendin më të varfër të Europës dhe një nga tre vendet më të varfëra të botës, me të ardhura për frymë vetëm 204 dollarë, me rreth 60% të popullatës në mjerim të thellë, me ekonomi tërësisht të falimentuar, me papunësi rreth 80%, vendi ishte jashtë çdo imagjinate njerëzore.

Theksoj edhe njëherë se, ne erdhëm në agimin e lirisë në kushtet më të vështira ekonomike, sociale dhe politike. Por, ne bashkërisht me shpejtësi ia dolëm të shndërrojmë vullnetin e 22 Marsit në Shqipërinë e lirive dhe të drejtave njerëzore, në vendin e hapjes me shpejtësi drejt Europës dhe botës, në Shqipërinë e reformave të thella të liberalizimit dhe privatizimit të ekonomisë, në avokaten e palëkundur të çështjes së shqiptarëve në Kosovë dhe më gjerë. Ne, me punën, besimin tonë ia dolëm, me një shpejtësi të paparashikuar që dëshpërimin, skamjen, mjerimin t’i zëvendësojmë me shpresën dhe optimizmin në rritje, kolapsi i plotë ekonomik dhe fiskal, triskat dhe tallonat t’i zëvendësojmë me prosperitetin në rritje; inflacionin galopant 3-shifror, rënien e thellë dhe kolapsin ekonomik t’i zëvendësojmë me inflacionin një-shifror dhe rritjen ekonomike dy-shifrore, privatizuam tokën dhe banesat, krijuam mbi 460 mijë pronarë toke në fshat dhe mbi 220 mijë pronarë banesash në qytet.

Shqipërinë e izolimit më të thellë, brenda një kohe të shkurtër, e anëtarësuam në KE, vendi firmosi marrëveshjen tregtare me BE dhe ishte në prag të hapjes së negociatave për Marrëveshjen e Asociimit me BE. Ajo vendosi një partneritet të shkëlqyer me NATO, vendet anëtare të saj dhe veçanërisht me SHBA. Kjo ishte Shqipëria e 22 Marsit, Shqipëria e viteve ’92-’96, vendi që u vizitua nga Papa Vojtila, Presidenti i Gjermanisë, Sekretari i Përgjtihshëm i NATO-s, Sekretari në detyrë Igellberger, Sekretari Cohen dhe shumë e shumë Kryeministra, Presidentë dhe Ministra dhe Europa, SHBA dhe vende të tjera mike në botë. Ne jemi dhe do të mbetemi për jetë krenarë për Shqipërinë e 22 Marsit. Ajo është vepra jonë më e madhe, trashëgimia jonë më e shkëlqyer.

Zonja dhe Zotërinj,

Në Shqipëri, mafia e lidhur me regjimin, mbolli në vitin 1991, skemat piramidale dhe fondet piramidale. Për shkak të mungesës së plotë të njohurive për to, mungesës së ligjeve për ndalimin apo kontrollin e tyre, mungesës së institucioneve rregullatore të tregut financiar jo bankar, mungesës së paralajmërimeve gjer në vitin ’96 për to, tolerancës së tyre nga qeveria, këto skema zhytën vendin në krizën më të rëndë financiare në historinë e tij. Opozita, së bashku me Malavitën dhe mafien e tyre, organizuan, pas bllokimit të tyre nga Qeveria, rebelimin komunist dhe i vunë zjarrin institucioneve të shtetit demokratik, sollën në pushtet Çaushët e krimit dhe adhamudhët e piramidave, kurse ne, populli i ’92, duke marrë përgjegjësitë tona, dolëm në opozitë, ndërtuam në Shqipëri në kushtet e terrorit më të egër, vrasjeve, torturave, burgosjeve, akuzave për krime kundër njerëzimit, opozitën e pamposhtur demokratike, mbrojtësen e vlerave tona themelore. Ndërkohë që regjimi që doli nga rebelimi komunist, ndërtoi me shpejtësi sistemin kleptokratik në Shqipëri, shndërroi qytetet dhe rrethe të tëra të vendit në protektorat të krimit të organizuar, ngriti me shpejtësi murin e krimit dhe korrupsionit, të cilët krahas dhunimit sistematik të zgjedhjeve, do të bllokonin pothuaj tërësisht, për tetë vite me radhë, procesin e integrimit të vendit në NATO dhe BE.

Kurse ne, populli i ’92, vërtet humbëm një betejë në vitin 1997 dhe e bëmë atë për të shmangur një konflikt civil, që organizatorët e rebelimit të kuq dhe sponsorët e tyre e donin me çdo çmim, nuk humbëm luftën, por ne vazhduam atë dhe ata që erdhën në pushtet me dhunë, djegie dhe plaçkitje, i larguam sërish prej tij, me votën tonë të lirë, më 3 Korrik të vitit 2005.

Sot, pas më pak se katër vjet të mandatit tonë të dytë ne, qytetarët, që me votën tonë dhe nën moton “E duam Shqipërinë si Europa”, përmbysëm diktaturën më barbare në Europë, kremtojmë 17 vjetorin e 22 Marsit, ditës që ndau historinë, më krenarë, më dinjitozë, më të lirë, më optimistë se kurrë në historinë tonë. Sot, ne kremtojmë ditën e agimit të demokracisë, me realizimin e plotë të projektit më madhështor të historisë sonë kombëtare, pas pavarësisë së Shqipërisë, anëtarësimin e saj në NATO. Ne festojmë sot 17-vjetorin e 22 Marsit, kur na ndajnë vetëm 12 ditë nga dita që ne, populli i 22 Marsit do firmosim së bashku në Strasburg, anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në NATO dhe fill më pas, po së bashku çelim siparin e procesit të Statusit të kandidatit të vendit për anëtar të BE. Pra, vetëm për 12 ditë, ne firmosim rikthimin përfundimtar të vendit tonë në familjen e kombeve që ju takon, firmosim Shqipërinë Zonjë në Europë dhe fundin e tranzicionit me të cilin Shqipëria kaloi nga vendi i diktaturës orvelliane në vendin anëtar të Aleancës më të madhe dhe më të fuqishme të lirisë së të gjitha kohërave.

Zonja dhe Zotërinj,
Sot, ju në media thellësisht të kontrolluara nga politikanë dhe tellallë të tyre, dëgjoni çdo ditë refrenin e doktrinës politike fundamentaliste apo nihiliste, të mallkimit dhe mohimit të 17 viteve të fundit madje 18 viteve të fundit, si dhe thirrjet e bashkimit përtej të majtës dhe të djathtës.

Unë jam i bindur se, për ju, është e qartë se prapa nihilizmit jo të 17 po 18 viteve më të mira , më të suksesshme, më të mëdha të jetës të gjithsecilit prej nesh fshihet qëllimi djallëzor dhe ogurzi i mohimit të veprës suaj të ndritur, themelimit të pluralizmit politik, përmbysjes me votën e lirë të diktaturës komuniste më 22 Mars, i garantimit të lirive dhe të drejtave njerëzore, zhvillimin e shpejtë ekonomik të vendit, anëtarësimin tuaj në KE, anëtarësimin tuaj në NATO, kandidimin tuaj dhe vendit tuaj për Statusin e vendit anëtar në BE.

Ata që paraqesin si “tokë të djegur” Shqipërinë e 18 viteve të saja në liri, 18 vitet e sakrificave tuaja dhe arritjeve tuaja të mëdha, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, ata në mënyrë tinëzare kërkojnë të mbrojnë të shkuarën tonë të hidhur diktatoriale, të jeni të sigurt se ata ofrojnë si të ardhme të shkuarën tonë të para 18 viteve, por me këtë le t`i deklarojmë donkishotë të historisë.

Nuk ju kërkoj këtu të ndalemi në rezolutat e tyre në parlament kundër partneritetit të Shqipërisë në NATO, as në votën e tyre kundër anëtarësimit të Shqipërisë në Europë, as në rebelimin e ’97, vuajtjet, burgosjet, ekzekutimet dhe torturat e opozitës gjatë tetë viteve të qeverisjes së tyre, dhunimin e zgjedhjeve të lira, por të rikujtojmë vetëm qëndrimet e tyre katër vitet e fundit.

A nuk ishin ata që, kur ne firmosnim së bashku Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit në Luksemburg, ata ju bien borive, bilbilave dhe brirëve në parlamentin e Shqipërisë si askund tjetër në ndonjë parlament në botë për të penguar këtë proces?

Ata që ju mohojnë juve sot 18 vitet e kontributit tuaj historik, vetëm një ditë para firmosjes sonë të përbashkët të ftesës për anëtarësim në NATO, në Bukuresht, do t’ju deklaronin se Shqipëria nuk merr ftesën. Këtë gjë do ta raportonin dhe nga Bukureshti me mediat e tyre, pikërisht në minutën kur Shqipëria mori ftesën dhe në dështim total do të organizonin në verbëri politik, me 4 Prill 2008, protestën ndaj meje për fajin e vetëm se po kthehesha me ftesë nga Bukureshtui, do të mbushnin Tiranën me portretin e Enver Hoxhës.
Vëllezër dhe Motra,
Ata që sot ofrojnë bashkimin përtej të majtës dhe të djathtës, sërish me këtë apel, dëshmojnë së pari, se ata, të bindur se për ju majtas, do të thotë kthim mbrapa, kërkojnë që juve t’ju mohojnë kontributin tuaj si qendër e djathtë. Prandaj në emër tuaj, le t’ju themi sot atyre se ju mund të turpëroheni nga majtizmi juaj, nga rezolutat tuaja anti-Nato në parlament, mund të skuqeni nga rebelimi komunist, nga bilbilat, mitingjet, kleptokracia që ndërtuat. Këto janë puna juaj, kurse ne, qendra e djathtë, duke mos pretenduar asnjëherë të përsosurën,duke ditur se asnjëherë nuk dalim jashtë teorisë së gabimit, jemi burrat dhe gratë, rinjtë dhe të rejat që 20 vitet e fundit, shkruam librin e lirisë së këtij vendi.

Ne nuk jemi të përsosur, bëjmë dhe kemi bërë dhe gabime, por ne shënuam fitoren e 22 Marsit dhe jemi krenarë me programin dhe bindjet tona të qendrës së djathtë, jemi krenarë se me këtë program shndërruam Shqipërinë e kolapsit më të thellë ekonomik, në vendin e rritjes dyshifrore, e anëtarësuam atë në KE, ekonominë hiperkolektiviste e shndërruam në ekonominë më private në Europë. Ju mund të turpëroheni me trashëgiminë dhe majtizmin tuaj. Kjo është puna juaj. Ndërsa ne jemi krenarë me djathtizmin tonë. Ora e djathtë është ora e historisë. Me ardhjen tonë të dytë në pushtet, me programin e qendrës së djathtë, ne shembëm me shpejtësi murin e krimit dhe korrupsionit që e majta ndërtoi, ndezëm motorët e reformave të thella ekonomike, politike, ndezëm motorët e integrimit, firmosëm Marrëveshjen Stabilizim Asociimit. Me reformat tona fituam votëbesimin e 27 vendeve anëtare të BE, morëm ftesën për anëtarësimin në NATO dhe në një kohë rekord, prej 8 muajsh, me reformat tona ne bindëm 26 vendet anëtare të NATO-s, të ratifikojnë në një kohë rekord, protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe bëmë që vendi ynë të shkojë në Samitin e ardhshëm si vend anëtar i Aleancës politike-ushtarake më të fuqishme që kohërat kanë njohur ndonjëherë.

vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Konferencë për shtyp e Kryeministrit Berisha Empty Re: Konferencë për shtyp e Kryeministrit Berisha

Mesazh nga Agim Gashi Mon Mar 23, 2009 2:29 pm

Zonja dhe Zotërinj,
Pas Luftës së Dytë Botërore gjer sot, Europën e Bashkuar, NATO-n, botën e lirë e kanë ndërtuar Qendra e Djathtë dhe Qendra e Majtë. Ata që ju ftojnë ju përtej të majtës dhe përtej të djathtës, ju ofrojnë ju hapësira përtej Europës, përtej NATO-s, mirëpo ne shqiptarët, më dhimbshëm se kushdo tjetër, i kemi provuar se cila është hapësira përtej NATO-s përtej Europës dhe kurrë nuk do të kthehemi më në atë hapësirë.
Në këto katër vite, me orientimin tonë të djathtë, ne Shqipërinë e shndërruam nga protektorat krimi në një vend që vitin e kaluar e vizituan 2.7 milion turistë, duke mos regjistruar as edhe incidentin më të vogël, pra e shndërruam në njërin nga vendet më të sigurta në Europë; në këto katër vite Shqipërinë që ishte ndër 24 vendet më të korruptuara të planetit e shndërruam në vendin e parë në rajon, në qeverinë e vendit kampion për luftën kundër korrupsionit, duke lënë mbrapa 95 vende të botës.
Ju mund të turpëroheni me majtizmin tuaj me sistemin kleptokratik që ndërtuat, ne krenohemi me shembjen e këtij sistemi, me luftën eficcente që i kemi bërë dhe i bëjmë korrupsionit.
Në katër vjet ne ia dolëm që me reformat tona që Shqipërinë nga vendi më i papreferuar për investimet e huaja, vendi nga i cili u larguan me mijëra investitorë ta shndërrojmë në vendin e dytë në botë vitin që kaloi për suksesin e reformave të biznesit, vendin që në tre vjet inkasoi në arkën e shtetit rreth 4 miliardë dollar më shumë se sa në qeverisjen e atyre që turpërohen nga majtizmi i tyre.
Ju që thërrisni përtej të majtës dhe të djathtës mund të turpëroheni me majtizmin tuaj, kurse ne krenohemi që me reformat e qendrës së djathtë e shndërruam Shqipërinë në një nga ekonomitë më solide në kohën e krizës më të madhe që bota ka njohur së paku 80 vitet e fundit. Ju që turpëroheni nga majtizmi juaj njëlloj sicc u ratë borive dhe bilbilave në parlament po u bini me mediat që kontrolloni borive të krizës, ferrit që nuk ekziston. Por janë jo një por pesë institucionet më serioze ndërkombëtare, të cilat kanë shpallur se këtë vit Shqipëria do të jetë në krye të vendeve të Europës për rritjen ekonomike dhe që vetëm tre ditë më parë gazeta më prestigjioze e planetit për çështjet ekonomike Financial Times do të informonte qytetarët e Europës dhe të botës se ekonomitë më të forta për vitin 2009 parashikoheshin ekonomia shqiptare dhe ekonomia e Azerbajxhanit një vendi që noton në naftë dhe në gaz, kurse ky vend noton mbi parime të shëndetshme ekonomike, parimet programit të kësaj qeverisje të qendrës së djathtë.
Në katër vjet, ne së bashku, ia dolëm që Shqipërinë ta shndërrojmë në vendin më tërheqës të investimeve në rajon. Vetëm në muajt Dhjetor-Janar, 2008-2009 janë firmosur 3.5 miliard Euro kontrata në fusha të ndryshme.

Në orën tonë të djathtë me orën e historisë, ne shndërruam vendin në një kantier ndërtimi. Ne po ndërtojmë akset më të mëdha rrugore të vendit, po lidhim me rrugë të asfaltuara të gjitha komunat e vendit, kemi ndërtuar dhe rikonstruktuar apo janë në ndërtim apo rikonstruktim mbi 960 shkolla, kemi dyfishuar numrin e studentëve dhe shtuar kabinetet e informatikës në çdo shkollë të vendit. Nga fundi i këtij muaji të gjithë shkollat e Shqipërisë do të kenë internet.

Me orën tonë të djathtë, orën e të ardhmes dhe të historisë, ne kemi rritur rrogat dhe pensionet dhe kemi tejkaluar me 30% rrogat dhe pensionet në disa vende anëtare të BE-së. Ne në orën tonë të djathtë, nena dolëm të mbajë premtimet më të vështira dhe njëri prej tyre ishte furnizimi pa ndërprerje me energji elektrike. Ata që turpërohen nga majtizmi i tyre le t`i fikin sa të duan dritat në sallat ku flasin për të akuzuar qeverinë se po pret dritat, por unë ju jap fjalën shqiptarëve sëe sa të jem në pushtet nuk do të ketë ndërprerje të energjisë dhe këtë ua kam faktuar në një vit të vështirë në vitin 2008, duke importuar energji elektrike 4 herë më shumë se qeveritë e tyre që turpërohen nga majtizmi i tyre në vitet 2004 dhe 2005 të marra së bashku. Këtë mandat ne kemi hedhur themelet më të fuqishme të shndërrimit të Shqipërisë, realisht në një superfuqi të vërtetë energjetike rajonale. Kemi firmosur mbi 50 kontrata në fushën e energjisë, ndër të cilat projektin më të madh në Europë kaskadën e Devollit dhe rreth mbi 40 hidrocetrale të tjera parqe ere termocentrale. Nga një vend që vuante prej 30 vitesh krizën e thellë energjetike, Shqipëria e këtij projekti do të shndërrohet së shpejti në vitet që vijnë në një eksportues të fuqishëm të energjisë elektrike.
Zonja dhe zotërinj!
Të dashur qytetare dhe qytetarë që më 22 mars së bashku përmbysëm diktaturën më të egër dhe nisëm rrugën tonë drejt lirisë drejt botës së lirë, këto 17 vite nuk kanë qenë të lehta, nuk kanë qenë për ne një bulevard me lule, kanë qenë vite vështirësish reale dhe serioze, por kanë qenë vite në ngjitje të pandërprerë. Ata që turpërohen nga vetja e tyre, ata nuk ngjiten dot. Ata këna vetëm një alternativë: kthimin prapa. Kurse ne do të ngjitemi ccdo ditë, ccdo javë, ccdo muaj dhe më lart sepse ne vetëm ngjitje meritojmë.
Zoti i bekoftë shqiptarët !
Pyetje: Zoti Berisha në vitin 2005 kur erdhët në pushtet kthimi dhe kompensimi i pronave ishte një nga premtimet tuaja. Sa mund të thoni se është realizuar ky premtim.
Kryeministri Berisha: Këtu në vija të përgjithshme bëra një bilanc të 17 viteve, prandaj më duhte të theksoj se jemi krenarë dhe të lumtur për mundësinë që patëm që shqiptarët qenie shtetërore t`i shndërrojmë në pronarë si asnjë forcë tjetër politike. I nderuar zotëri, në një hark kohor prej 1 vite e gjysëm ne krijuam 460 mijë ferma të vogla private në Shqipëri. Pra në rast se kanë mbetur një përqindje e problemeve të pronësisë pa zgjidhur mos harro se mbi 500 mijë ha tokë bujqësore është shndërruar në pronë të qytetarëve shqiptarë. Krahas kësaj ne privatizuam dhe shndërruam në pronarë të apartamenteve të tyre 220 mijë familje shqiptare, sikundër vetëm në një vit ne kemi privatizuar 1o6 mijë sipërmarrje të vogla e të mesme dhe objekte shtetërore. Pra se cili ishte qëndrimi ynë ndaj shqiptarit pronar e tregon më mirë se çdo gjë tjetër origjina e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Në vitin `96, mbi 82% e tij vinte nga sektori privat. A ka probleme të tjera për t`u zgjidhur. Po . Shumë e vërtetë është. Por çfarë ishin tetë vitet. Tetë vitet ishin vitet e ndërtimit të “Dajtit” të falsifikimit, por s`dua ta përdor Dajtin se është një mal që e dua shumë, pra e një mali dokumentesh falsifikimi. Ata që ndërtuan skemat piramidale ata ndërtuan fabrikat e falsifikimit në Shqipëri, që kjo qeveri po përpiqet dhe do ta çmontojë një nga një. Kjo qeveri ka vullnet të hekurt për t`i dhënë përgjigje përfundimtare këtij problemi dhe mandati i dytë do të jetë mandati i zgjidhjes përfundimtare të problemit të pronësisë.
Pyetje: Zoti Kryeministër, ju dje firmosët një marrëveshje me Partinë Republikanë, sa mendoni se është kosto e kësaj në zgjedhjet e 28 qershorit duke patur parasysh edhe Gërdecin në këtë mes?
Kryeministri Berisha: I nderuar zotëri, edhe njëherë shumë njerëzisht do të kërkojë të jeni të kujdesshëm në opinion e njerëzve të mos bëheni zëdhënës të paautorizuar të tyre, të mos harroni se njeriu i thjeshtë pavarësisht se nuk ka informacionin që disponon kryeministri, ministri, kryetari i partisë, drejtori i mediave, etj, në atë informacion që ai arrin të mbledhë shpesh del në konkluzione po aq të drejta dhe më të drejta se ata. Ju e dini se cc`bëri media juaj me një media simotër një muaj rresht në Gërdec duke shpërndarë dhe para për t`i nxjerrë burrat dhe gratë fisnikë të Gërdecit në protesta dhe se si ata u thanë në mënyrë të përsëritur na lini në fatkeqësinë tonë, mos manipuloni me shpirtrat e njerëzve tanë. Ju e dini se Kashari, komuna ngjitur, e cila pësoi një pjesë të dëmeve, e cila pas Marqinetit, Gërdecit ka derdhur më shumë lot për shkak të lidhjeve të gjakut, familjare me zonën e dëmtuar në testin elektoral që ju nuk e përfillni, që nuk doni ta lexoni e nxori të katërtën kollagjerin apo kollagjerët hipokritë të Gërdecit. Pra nuk mund të vlerësoni një zhvillim apo një ngjarje mbi bazën e e manipulimit. Në të gjitha format e manipulimit më i shëmtuari, më çnjerëzori, më ciniku është manipulimi me të vdekurit. Mos harroni se një i vdekur vërtet është një trup i ftohtë, por njerëzit e qytetëruar e kanë mbuluar atë me një respekt ekstrem, me një respekt të plotë të palëkundur, mbi një kod të hekurt. çfarë nuk bënë disa nga të ashtuquajturës politikë të re për të nxjerrë në miting familjarët e ndjerit Kosta Trebicka. Ju e dini vetë, i keni të regjistruara, vajtën e derdhën lot krokodili, por ata nuk mund të pajtoheshin me manipulimin e njeriut të tyre të dashur ndaj dhe ju ftoj si media të ruheni nga militantizmi i partive. Militantizmi ju duhet partive, ai është një faktor shumë i rëndësishëm për partitë politike, ai është një faktor toksik për pavarësinë e mediave të nderuar gazetarë. Ndaj kjo është përgjigja ime përsa i përket pyetjes suaj.
Pyejte: Zoti Berisha, duke parë që LSI po shkojnë drejt një koalicioni. A mendoni se kjo i bën ata më favorit për fitoren në zgjedhje?
Kryeministri Berisha: Pikëpamja ime ka qenë dhe mbetet se ato dy forca janë gjysmat simetrike të mollës së kalbur. Që të dyja të bindura në humbjen e tyre të sigurtë lëshojnë thirrje dhe apele të nëndheshme e mbidheshme për koalicion, por kur të shohin veshin e tyre pa pasqyrë, atëherë do të bëjnë koalicion me forcën fitimtare në zgjedhje që është Partia Demokratike. Do të rrinë dhe ca vite në opozitë. Çfarë është koalicioni që ata shpallin? Është koalicion në humbje, bashkim në humbje, le të bashkohen, cc`punë kam unë me ta, Duan që përgjegjësinë e humbjes ta ndajnë njëri me tjetrin. Prandaj qëndrimi im ndaj tyre është ky që thashë. Absolutisht.

vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Konferencë për shtyp e Kryeministrit Berisha Empty Re: Konferencë për shtyp e Kryeministrit Berisha

Mesazh nga Agim Gashi Mon Mar 23, 2009 2:30 pm

Pyetje: Shqiptarët do të votojnë si anëtarë të NATO-s në një kohë kur opozita ka pretendime. Ju si qeveri a siguroni zgjedhje të lira?
Kryeministri Berisha: Shqiptarët do të votojnë, qytetarë të lirë të NATO-s dhe të Europës dhe unë sot ju kam bërë edhe njëherë thirrje, ju bëj edhe tani thirrje , të marrin dokumentet e identifikimit, sepse janë dokumente me të cilat , çdo qytetar shqiptar duhet të krenohet, sepse të tilla dokumente prodhohen vetëm në dy ose tre vende të Europës, sepse të tjerët i kanë të standardeve më të dobëta se sa këto që po prodhojmë ne. Me këto dokumente fillimisht me pasaporta, por pastaj vetëm me karta, ata do të mund t`i bien kryq e tërthor Europës. Absolutisht në tërë historinë e familjes së tyre dhe të tyre nuk kanë futur dokument më të vlefshëm identifikimi dhe më dinjitoz se sa letërnjoftimet dhe pasaportat që po prodhohen tani, U bëj thirrje të gjithë forcave politike të inkurajojnë mbështetësit e tyre për të marrë letërnjoftimet. E ftoj kryetarin e Partisë Socialiste të bashkërendojmë kohën, në të cilën të marrim këto dokumente, meqenëse nuk jemi të gjendjeve civile të njëjta sepse ai është në Pezë, por ai nga gjendja civile e Pezës dhe unë nga e lagjes sime në të njëjtën kohë të shkojmë të lëshojmë të njëjtin apel ndaj shqiptarëve për t`u pajisur me këto karta. Zgjedhjet, kjo qeveri ka faktuar se nuk ka ndërhyrë dhe nuk do të ndërhyjë dhe nuk do të bëjë gjë tjetër veçse çdo përpjekje për zgjedhje të lira e të ndershme.
Pyetje: Zoti Kryeministër duke patur parasysh se edhe në këto raste që flasim ka një ndjeshmëri të shqiptarëve për të marrë kartat e identitetit. Në qoftë se nuk pajisen të gjithë me karta a ka gjasa që zgjedhjet e qershorit t`i cilësoni të manipuluara? Pyetja tjetër është se do të ishte luks i tepërt për shqiptarët për të folur për qeverisje të suksesshme qoftë kjo majtas apo djathtas. Në këto 17 vjet që nga 22 marsi 1992, a ka një vendim tuajin, të qeverisë tuaj të cilin ju do donit ta korrigjoni dhe do donit t`i kërkonit të falur shqiptarëve ?
Kryeministri Berisha: E nderuar zonjë, krahasove të pakrahasueshmen. Sot në ekspozenë time nga fillimi deri në fund shpreha vlerësimin tim, shpreha mirënjohjen time, shpreha krenarinë time, bëra avokatinë time për qendrën e djathtë që përfaqësoj. Për të majtën shko pyet ata që turpërohen prej saj, prandaj t`i ndajmë gjërat. Më bëre një pyetje tjetër. Po të kthehemi 30 vite para një nga gjërat që unë kam përçmuar më shumë në ato kohëra ishte paraqitja e liderëve si të pagabueshëm në një kohë kur unë kisha bindjen më të thellë aq sa jemi vdekatarë aq jemi dhe të gabueshëm. Por frymëzimi im i pashtershëm vjen nga Niçe, i cili të frymëzon çdo ditë që ti ta njohësh veten tënde. Do të thotë të gjesh forcë dhe kurajë për gabimet që bën, për të kapur horizont tjetër për të shkuar më tutje, përndryshe nuk do të mund të ecësh. Kështu që absolutisht nuk e kam nxjerrë dhe nuk e nxjerrë kurrë veten time jashtë teorisë së gabimit, por ama në mënyrë konstante të vazhdueshme në rishqyrtimin e veprimtarisë sime. Unë kam qenë kërkues shkencor, kam bërë studime eksperimentale nga më të rëndësishmet disa prej tyre të botuara si origjinale në të gjithë mediat e botës. Ju e dini se në kërkime një nga gjërat më kryesore dhe më të rëndësishme për qëndrimin ose mosqëndrimin e tyre është përllogaritja e gabimit. Në qoftë se gabon aty ti mund të ecësh muaj dhe vite dhe ta gjesh veten tërësisht të dështuar. Pra unë jam njeri që qëmtoj gabimet e mia dhe ky është një nga shkaqet që keni përpara atë person që në dhjetor të vitit `90 do të kërkonte anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe që në prill të vitit 2009 ulet si kryeministër i një vendi anëtar i NATO-s.
Pyetje: Zoti Kryeministër ju dje gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit duke folur për akuzat që prokuroria ka ngritur ndaj zotit Mediu keni deklaruar po ju citoj “ai që ka kthyer prokurorinë në parti politike”, kë keni parasysh për këtë. Pyetje e dytë është se kundërshtari juaj politik dje ka qenë në Tropojë, ju kur do ta vizitoni këtë qytet?
Kryeministri Berisha: Së pari në qoftë se ju kërkoni që çdo gjë ta merrni do të përdor një shprehje popullore “do ta them tullë”kjo do të ishte një fyerje për ju. Sepse nuk do të gjeni ndonjëherë një politikan që shprehet më haptazi se unë .Prandaj kjo është përgjigja për të parën. Së dyti kisha shumë kënaqësi që zoti Rama shkoi në Tropojë por prisja që ai të kërkonte të falur, t`i kërkonte të falur Tropojës, prisja që ai të shkonte në Tropojë të kishte marrë disa njohuri për atë rreth dhe po të kishte patur vullnetin më minimal do të gjente një gjë se nga fillimi i shekullit të shkuar deri në vitin 1997 përfshi dhe luftën në të cilën për hir të së vërtetës ata kanë marrë pjesë shumë aktive numri i të vrarëve në Tropojë është as ¼ e atyre që janë vrarë në Tropojë gjatë viteve që Rama ka qenë ministër, dhe u vranë nga uniformat e njerëzve të Ramës. Rama nuk ka qenë në ato pozicione, por Rama duhet të kërkonte të falur atyre nënave, atyre familjeve për varret që hapën bandat me grada dhe uniforma policie, do ta bënte këtë. Çdo rreth në këtë vend ka historinë e vet, por ai rreth ka 1001 arsye për të qenë krenar me historinë e tij në të gjitha luftërat dhe përpjekjet absolutisht nuk ka qenë vetëm se në vend të parë. Tjetër çështje që sot nuk ka shumë interes për historinë ndaj dhe e ndoqa me shumë interes vizitën e Ramës, prita të kërkonte të falur e them me sinqeritet këtë. Kurse unë i bindur të jesh që jam atje çdo ditë , çdo javë , çdo muaj po rindërtohet ai rreth tërësisht. Ka qenë një rreth që përveç varreve të hapura nga regjimi që shkoi ka përjetuar edhe bombardime shumë të egra gjatë luftës në Kosovë. Ky rreth ishte lënë në fatin e vet, kurse tani ai rreth është në rindërtim të plotë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Konferencë për shtyp e Kryeministrit Berisha Empty Re: Konferencë për shtyp e Kryeministrit Berisha

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi