Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zhorzh Sand:ZEMRAT E MIRA KUDO RRAHIN NJELLOJ

Shko poshtë

Zhorzh Sand:ZEMRAT E MIRA KUDO RRAHIN NJELLOJ Empty Zhorzh Sand:ZEMRAT E MIRA KUDO RRAHIN NJELLOJ

Mesazh nga Agim Gashi Mon Apr 11, 2011 5:40 pm

Zhorzh Sand:ZEMRAT E MIRA KUDO RRAHIN NJELLOJ 174483_100000525636701_7075507_n
Zhorzh Sand:ZEMRAT E MIRA KUDO RRAHIN NJELLOJ

Zhorzh Sand:ZEMRAT E MIRA KUDO RRAHIN NJELLOJ Oookst

Kthehej e ngarkuar nga supermarketi. Ecte ngadalë. Ishte e lodhur.Shtëpinë e kishte pak larg.Bileta e autobuzit kushtonte një euro. Ajo mendonte të kursente edhe centin. Kishte pesë vjet e larguar nga familja. Më në fund gjeti punë pranë një zonje shumë të vjetër. Shërbëtore do të ishte, por punë tjetër nuk kish gjetur. Me rrogën e saj do të ndihmonte babanë e sëmurë dhe nënën e vjetër. Asgjë për vete.
Ecte dhe kalonte çantën nga njera dorë në tjetrën. Duhej të nxitonte pak.
Nga sheshi atje larg vinin zëra të çjerrë, thirrje, britma, duartrokitje. Me siguri ndonjë miting i ndonjë partie. Ishte koha e fushatës elektorale.
Por ajo shihte punën e saj. Shkonte tek zonja dy herë në ditë për shërbim personal. Pastaj edhe ndonjë gatim të vogël. Pastaj edhe pak pastrim. Edhe pak pazar. Por ajo jo vetëm që nuk ankohej, po ishte e gëzuar. Do të merrte të holla për të ndihmuar babanë e sëmurë dhe nënën e vjetër.
Po vonohej. Zonja e priste. Kishte nevojë për punën e saj.Nuk kishte familje. Jetonte vetëm prej shumë vjetësh që nga vdekja e të shoqit. Nuk kishin fëmijë. Ai nuk donte.
- Nuk janë fëmijët për këtë kohë, - thosh.
Por ai vdiq dhe zonja mbeti vetëm. Sa ishte mirë me shëndet, kujdesej për lulet. Kopshti i saj ishte plot me trëndafila. Nga të gjitha llojet. Me te gjitha ngjyrat. Tani është shumë e vjetër dhe e sëmurë. E gjeti këtë grua të huaj dhe e pëlqeu. Pëlqeu pastërtinë e saj, buzëqeshjen e saj, zërin e saj të ëmbël. U lidh pas shërbëtores. Përpiqej të mos e bezdiste. Nuk tregohej tekanjoze, siç janë zakonisht të sëmurat në moshë të vjetër. Kur gruaja mbaronte punët, ulej pranë zonjës dhe thurte me grep. Zonjës nuk i duheshin tantellat, por e miratonte punën e shërbëtores dhe ia paguante. E kish kuptuar hallin e saj, që kish një baba të sëmurë dhe një nënë të vjetër. Gruaja i fliste për prindërit pleq në vendin e saj përtej detit, zonja i tregonte ngjarje nga jeta e vet. I fliste për lulet, sikur t`i përkëdhelte. Gruaja e quajti „Zonja e luleve“. Gruaja mori përsipër edhe kujdesin për lulet. Në fund të fundit nuk i duhej kohë e lirë më tepër se për nevojat e saj personale. Kohën tjetër e kishte të paguar.Kishin kaluar plot muaj dhe gruaja kish çuar të hollat e para në familje. Por vetë nuk kish mundur të shkonte t`i shihte prindërit. Kishte shumë mall, por duhej të punonte e t`u siguronte diçka.
La çantën në tavolinë. U bë gati për të dalë. E ktheu zilja e telefonit. Ishte nëna. I dha lajmin e hidhur të vdekjes së babait. Vdiq papritmas. Vërtet ishte i sëmurë, po vdekja i erdhi befasisht. Prandaj dhe nuk kish lajmëruar më parë.Nuk i tha gjë tjetër.
Gruaja uli dorezën e telefonit dhe qau. Qau si fëmijë. Babai vdiq. Do të futej në tokën e ftohtë dhe ajo nuk do ta shihte më. Mendimi i parë që i erdhi në kokë ishte të nisej. Po ç`dobi do të kish nga kjo? Kur të arrinte ajo, ceremonia do të kish mbaruar, njerëzit do të ishin larguar. Dhe babanë nuk do ta shihte. Tani ai nuk kish më nevojë për të, nuk kish nevojë më për gjë. Kurse zonja është shumë e vjetër dhe e pret. Pret duart e saj, pret ndihmën e saj. Prandaj duhet të nxitojë tek ajo.
Mbylli derën. Ecte me nxitim dhe qante. Qante për babanë e vdekur, qante që nuk iu gjet pranë.Nxitonte. Ishte vonuar. Befas shtangu. Në murin e shtëpisë së zonjës, me gërma të mëdha, të zeza, lexoi:
- Nuk dua të të shoh duke kaluar para dritares sime! –
Ngriu.
Babai vdiq dhe ajo nuk mori pjesë në funeralin e tij. Mendoi që zonja e vjeter, e sëmurë ka nevojë për të. Fërkoi sytë.I hapi. Gërmat ishin po ato. Aty. Të zeza, të ftohta.
Rënkoi. U kthye mbrapsht. Të ikte, të ikte sa më parë. Të shpëtonte edhe nga ato thirrje të çmendura që vinin nga sheshi. Eci me nxitim drejt shtëpisë, pa i ndalur lotët. As hapat. U plas në karrige dhe qau me zë.
Zilja e telefonit vazhdonte të binte. Tani ajo e dinte ç`duhej të bënte. Ngriti dorezën dhe hapi gojën……
Por nga ana tjetër e telefonit nuk ishte nëna.Ishte zëri i dobët i zonjës. Ajo e pyeste për shëndetin. A ishte mirë? Pse po vonohej kaq? A mund të vinte?
Gruaja u trondit. Nuk po kuptonte gjë. Zonja kish mundur të ngrihej nga shtrati? Ishte zvarritur gjer tek telefoni? Po e pyet? Po e kërkon? Po ato gërma të zeza në murin e saj? U perpoq te mblidhte veten. Të mblidhte mendimet që i fluturonin si zogj të verbër. Foli qetë.I tregoi për atë të shkruar në mur. Por dënesa e tradhtoi. U vesh e doli. Nuk nxitoi. Duhej të kuptonte se ç`kish ndodhur.
Kur arriti në shtëpinë e zonjës, ia dha ulërimës. Jashtë, në fasadë, ishte zonja. Si ish zvarritur nëpër shtëpi? Si kish gjetur bojë të zezë dhe penel? Si kish arritur gjer aty? Kish nisur të nxinte me të zezë ato gërma turpi. Nuk kish mundur ta mbulonte atë turp. Peneli ishte i holle, ajo ish tepër e vjetër dhe e sëmurë. Atëhere, kish futur duart në bojën e zezë dhe me pëllëmbë po mbulonte turpin e vendit të saj. E pafuqishme ish plandosur në tokë duke lënë një gjurmë të gjatë, të zezë në mur, si një pikëpyetje PSE?
Zemra e saj e mirë rrihte njëlloj me zemrën e gruas nga vendi i largët.

E shtune 9 prill 2011 ora 22:00
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)

Dërgoi për botim:Shpresa Besa
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi