Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Baki Ymeri:Poradeci me sytë e vizionarit Luan Topçiu

Shko poshtë

Baki Ymeri:Poradeci me sytë e vizionarit Luan Topçiu Empty Baki Ymeri:Poradeci me sytë e vizionarit Luan Topçiu

Mesazh nga Agim Gashi Mon Apr 11, 2011 8:05 pm

Baki Ymeri:Poradeci me sytë e vizionarit Luan Topçiu
Dr.ing. Përparim Demi, Manager Projektesh dhe Programesh
Baki Ymeri:Poradeci me sytë e vizionarit Luan Topçiu Prparim

Takoheshim çdo të djelë paradite në rrugën Dorobanci, zona e elitës së Bukureshtit. Gjatë javës ishim të zënë dhe mezi e prisja këtë moment për të folur shqip dhe për Shqipërinë. Fati e pruri të kishim mes nesh personalitetin e shquar të kulturës shqiptare, dijetarin, diplomatin dhe patriotin Prof.Dr.Luan Topçiu. Bënim biseda të gjata të një niveli që i kapërcente kufijt e një diskutimi mes shokësh. Subjektet e preferuara ishin arti, historia, letërsia, por si zakonisht na pëlqente të projektonim dhe të shihnim të ardhmen shqiptare. Informoheshim për ditë, ndiqnim ngjarjet politike, zhvillimet ekonomike, kulturore, prandaj gjithmon kishim për çfarë të diskutonim, për çfarë të ëndëronim. Entuziazmoheshim për çdo arritje, për çdo rrugë të përuruar. Mos përmënd gëzimin tonë kur pamë inaugurimin e autostradës. Me imagjinatën tonë, filluam të lidhim me autostrada gjithë qytetet e Shqipërisë, gjithë qëndrat shqiptare. Filluam të besojmë, filluam ti shikojmë dhe ndjeheshim krenarë.
Baki Ymeri:Poradeci me sytë e vizionarit Luan Topçiu Luantop
Unë fillova të shkruaj opinione, të cilat i publikoja në gazetat elektronike të diasporës, por më përpara ja dërgoja Luanit, që të më bënte oponencën dhe të djelën e diskutonim. Çështja kombëtare, gjuha shqipe, perspektiva shqiptare në rajon, prosperiteti shqiptar, nuk ishin thjesht tema për të diskutuar sa me kalu kohën, ishin subjekte prokupimi që na jepnin forcë dhe energji. Kërkonim zgjidhje, kërkonim rrugë të reja, gjenim drejtime dhe orientime përzhvillimin e çdo zone, të çdo qyteti. Bënim krahasime me vëndet e tjera ku kemi jetuar dhe punuar dhe shihnim se potenciali ynë ishte më i madh.

Nervozoheshim me qëndrimin apsolutisht negativ të opozitës, e cila mohonte me kokfortësi sukseset e arritura në saj të politikës së drejtë makroekonomike të viteve të fundit, dhe refuzonte të merrte pjes në këtë proçes mbarë kombëtar. Nuk mbulohet dot dielli me shoshë – themi andej nga labëria. Vjet, shkruajta një artikull për këtë temë ”Po ndërtohet Shqipëria”. E diskutuam gjatë me Luanin këtë temë dhe si përherë biseda shëtiste nëpër qytetet e Shqipërisë për të arritur në Pogradec.

Kur binte fjala për qytetin e tij, sytë e Luanit merrnin një shkëlqim të veçant. Ishim dakord që çdo qytet kishte nevojë për intelegjencën e tij, por shihnim dhe mundësitë reale të bashkëpunimit, të thithjes së experiencës nga vëndet e tjera më të përparuara. Në marrdhëniet diplomatike që kishte Luani, në njohjet e tijë me mjedisin akademik apo kulturor, ai shihte konkretisht mundësin reale të kooperimit dhe të bashkëpunimit me shumë vënde europiane. Megjithatë baza duhej të ishte ajo autohtone dhe kërkonim mundësit e tërheqjes së inteligjencës së emigruar, e cila në kushte të përshtatshme do të vinte e ngarkuar me experiencën e përftuar në vëndet e zhvilluara ku jetonte. Për këtë duhej të hartonim një program të veçant, ku të parashikonim faktorët e motivimit dhe të stimulimit për rikthimin e trurit pogradecar, i cili do projektoj dhe do ndërtoj të ardhmen e qytetit.

Luani filloi të dokumentohej, të grumbullonte modele të ndryshme, që kishin dhënë rezultate në vënde të tjera. Filloi një korespondencë të gjatë me miqtë dhe shokët e tij intelektual, që jetojnë në vënde të ndryshme, apo koleg të huaj dashamirës të Shqipërisë. U merrte opinionin dhe mendime për këtë temë të gjërë, duke u kërkuar shpesh dhe mundësin e një bashkëpunimi afatgjatë në të ardhmen. Ai e shihte këtë aktivitet në një plan shumë të gjërë, në shumë fusha, në urbanistikë, arqitekturë, ekonomi, arsim, kulturë, arte, industri turizmi, mjedis, etj. Bënte plane virtuale dhe kërkonte bazat mbi të cilën mund të ngrihej një proçes zhvillimi sustenabil dhe durabil i qytetit të tij. Kjo punë iu kthye nga një hoby në një aktivitet i dytë paralel me punën e përditëshme që kryente.

Shpesh analizonim mundësitë e financimit të projekteve të ardhëshme për ringjalljen e Pogradecit. Me qënëse aktiviteti im të viteve të fundit ishte orientuar në fushën e fondeve europiane pas aderimit të Rumanisë në BE, vëmëndja jonë u përqëndrua në mundësit e shfrytëzimit të këtyre fondeve në fazën e pre-aderimit dhe post-aderimit për qytetin e Pogradecit në fushat e infrastrukturës, kulturës, arsimit, edukimit dhe turizmit. Kishim dy drejtime që na prokuponin. E para, si të minimizohen dëmet e shkaktuara nga investimet pa kriter të cilat kërkonin një studim të veçant mbi gjëndjen e krijuar, duke e ballafaquar me perspektivën e orientuar drejt. E dyta, perspektiva e ngritjes, e shtrirjes, e zgjerimit dhe zhvillimit. Luani vuri disa piketa për objektivat, drejt të cilave duhej orientuar e ardhmja e qytetit. Më habiste për vizionin dhe guximin e tij. Principi i tij ishte të mos kënaqej me pak, të mos pengohej në hapat e vogla, por të ecte me hapa të mëdha dhe me guxim për të fituar kohën e humbur. Fjalët bazë ishin – profesionalizëm, kulturë, guxim, patriotizëm. Ishte partizan i të mirës së përbashkët, i qytetit për të gjithë, i mobilizimit total të energjis dhe burimit njerzor të Pogradecit. Shpesh thoshte se me një lule nuk vjen pranvera, prandaj idea e tij ishte të grumbullonte rreth vetes pogradecarët e ndershëm që do përkrahnin idetë e tija, për të bashkuar forcat për ndërtimin e të ardhmes.

Kur ju kërkua të hidhte kandidaturën për kryetar bashkie në Pogradec, mu krijua bindja se erë e re filloi të fryjë në Shqipëri. Vetë fakti, se forcat politike të majorancës kishin rënë dakord të aktivizojnë në zgjedhjet lokale, intelektualët shqiptarë të nivelit kaq të lartë, siç ishte rasti i Luanit, është një tregues fare i qartë dhe shumë pozitiv për të ardhmen e Shqipërisë. Nga ana tjetër, duke ditur pasionin e tij për qytetin, isha i sigurt se ai do ngihej mbi interesin e tij personal dhe do kapërcente mbi sakrificat që kërkon kjo dhe do pranonte që ëndrat e tij ti kthente në realitet, duke i dedikuar një pjesë të jetës së tij. Renata, graja e tij, një intelektuale e njohur, i dha mbështetjen që i duhej për të marrë vendimin e final. Familja dhe qyteti, puna dhe kultura, patriotizmi dhe ndershmëria, dashuria për njerzit dhe për vëndin, triumfuan.

Sot, lexoja fjalën e Kryeministrit dhe të Ministrit të Jashtëm në hapjen e fushatës, ku prezantimi i Kandidatit Luan Topçiu për qytetin e Pogradecit morri vlerat e tij. Vetvetiu më lindi ideja të shkruaj dhe unë dy fjalë, për të, që pak njerëz e dinë, për mikun tim të rrallë, për atë se çfarë përfaqson qyteti i Pogradecit për Luanin dhe si e ka parë ai perspektivën e tij, për ëndrën e tij, realitetin e mundshëm të arrihet kur udhëhiqet nga njëriu i përshtatshëm, nga biri i denjë i këtij qyteti heroik.
A mund të ketë Pogradeci kryetar më të mirë?


Bukuresht, 11.04.2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi