Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nehat Jahiu:DO TË IA THOSH KËNGËS...

Shko poshtë

Nehat Jahiu:DO TË IA THOSH KËNGËS... Empty Nehat Jahiu:DO TË IA THOSH KËNGËS...

Mesazh nga Agim Gashi Mon Apr 11, 2011 9:21 pm

Nehat Jahiu:DO TË IA THOSH KËNGËS... 161640_1694779987_53336_n
Nehat Jahiu:DO TË IA THOSH KËNGËS...
,
Eh, sa bukur na këndon ,këndon bilbili
sëbashku me te këndon edhe Agimi,
dridhet fusha e na dridhet mali
kur sharkinë e merr në dorë Agim Gashi.

Buzëqeshë vendlindja si dielli e hëna
gëzohet atdheu e na gëzohet nëna,
kur ia thotë poezisë e këngës ky poet
edhe fëmijët buzëqeshin në djep.

Kur e merr, o mik ti sharkinë në dorë
në maje të bjeshkës shkrihet ajo dëborë,
shpirti yt , o poet po të digjet flakë
vargu i poezisë e kënga ti shërojnë plagtë.
.
Eh, poet seç të dogji malli për atdhe
për vendlindjen tënde të dashur ku ke le,
sytë e tu skuqur nga malli e të përlotur
në vend të huaj si një zog,zog i plagosur.

Eh, poet do të vij, do të vij një ditë
kur ty lotët do të teren nga sytë,
do të ia thosh këngës aty te Molla e Kuqe
kur do bëhet dhëndërr Guri e Zana nuse.

Nehat Jahiu:DO TË IA THOSH KËNGËS... 10Agim%20Gashi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi