Me krijuesit shqiptarë në diasporë: Pjetër Frroku (1)
Faqja 1 e 1

Tigri i gurit mbërrin në Amerikë
Pjetër Frroku realizoi ëndrrën e tij në moshën 31 vjeçare. I lindur në Shkodër në vitin 1967, nga një familje mirditore, Pjetër Frroku (Lala) u “detyrua” nga deshira e babait të tij të studionte në ekonominë ushtarake dhe të punonte disa vite në këtë profesion, por pa e hequr mendjen kurrë nga artet vizuale: piktura, skulptura dhe skicimet e një imagjinate të pasur në kokën e tij. Kishte provuar që në moshën 18 vjeçare të bënte disa punë të vogla, për të cilat nuk i tha askujt, pasi i dinte dëshirat e të atit, i cili nuk donte që i biri të përfundonte në një mjeshtër të rëndomtë, pa nevojën e diplomimit, në ndërmarrjen e atëhershme artistike “Migjeni“, që ishte në Shkodër. Fantazia e Pjetrit kishte mbetur në Mirditë, në Munellë, në Spaç, prej nga e kishte prejardhjen. Ato monumente të gjalla natyrore, që ishin ndërtuar aq bukur dhe në harmoni me objektet përreth, i bënin shumë përshtypje tek mendonte me vete se cila mendje dhe dorë i kishte ndërtuar ato.
Edhe pas akademisë së ekonomisë ushtarake, në të gjitha punët që bëri, mendjen e kishte te guri, te peneli, te arkitektura, pa e ditur ekzakt se kur do t’u vinte radha atyre punimeve, here-herë duke menduar se ndoshta nuk do t’i realizonte kurrë.
Pjetri, një karakter i formuar me një qëndrueshmëri përfekte, nuk ia hiqte mendjen kurrë dhuntisë së tij të natyrshme, për të cilën një ditë do të punonte, edhe pse i dukej i nevojshëm një formim kulturor për një ndërmarrje të tillë. Veç kësaj kërkese, Pjetri ishte dhe është një artist ekspresiv me synime të qarta, që jetojnë jo veç në projekte, por edhe në realitetin krijues.
Mbas vitit të mbrapshtë
Njihet tashmë viti 1997. Pikërisht gjatë këti viti Pjetri u rrek të “thyente” kufirin, të cilin e kishte “ruajtur” prej vitesh në bunkerizimin kombëtar nga bota e kulturuar dhe qytetërimi perëndimor. Përpjekjet e atij viti qenë të pasuskseshme për ëndrra, pasi nuk donte të dilte në botën e panjohur si një emigrant i vetmuar. Tashmë Pjetri kishte krijuar familjen dhe largimin prej saj as që e mendonte. Tentaivat qenë të shumta, derisa pas një viti, kur nëpërmjet një ndërmjetësimi arriti ta lërë Shqipërinë për t’u dhënë krahë ideve në botën helene të mijëra e mijëra veprave të artit, që nga ndërtimet skenike të para Krishtit deri në ndërtimtarinë e sotme moderne. Ne ishim aq larg me helenët, në mos ata ishin raca jonë, saqë Greqia na dukej e paarritshme, mendonte Pjetri në ditët e para të arritjes në Kretë, konkretish në qytetin Rrethimno. Kufizimet ideore tashmë ishin zgjidhur përfundimisht, sa Pjetri mund të mendonte e punonte duke u dhënë udhë energjive në formën që ai donte, si dhe në përmbjatje të kohës për të cilën punonte. Sekretarja e Prefekturës së Kretës, Maria Plutinaqi, do të shkruajë në një gazetë greke në vitin 1999, kur Pjetri u bë i njohur. Pas pjesëmarrjes në një ekspozitë të organizuar nga Bashkia e qytetit, Maria i njihte mirë punët dhe ishte një adhuruese e talentit të tij të spikatur kur shprehej: “ Fantazia e Pjetrit mori udhë tek miku i tij Dhimitër Ljudhaqi, tek kulla në një grykë, Agjia Vasilioti, ku janë përdorur 300 m3 gurë. Puna e tij e fundit është një bust që e mbaroi vetëm për 16 ditë”. Inagurimi u bë në zonën historike Embrozniros Ipokonomi për nderin e dy udhëheqësve të mendjes dhe të penës, Marko Dukaçit dhe Niko Markaçit. Monumeti paraqet një luftëtar trim nga Kreta që shikon të ardhmen.
Maria vazhdon: “Skulptori e punoi gurin në lindje të qytetit, në kulmin e nxehtësisë. E vetmja masë mbrojtëse ishte një çadër plazhi. I mbushur me pluhur të bardhë e djersë, ai ishte shumë i lumtur”.
A nuk është ky një vlerësim me një vërtetësi të pabesueshme. Për 16 ditë një vepër!
Edhe ata që nuk janë artistë e kuptojnë artistin, ndaj Maria do të përfundonte shkrimin e saj: ” … duart dhe trupi i tij levizin vazhdimisht si një ingranazh ore, flet me shpirtin e tij që është një lumë i rrëmbyer ndjenjash, është i gjithi një vezullim në horizont dhe një ditë, sigurisht është shumë e sigurtë që Pjetër Frroku do të shpërthejë lart… aq lart sa do ta shohë dhe njohë gjithë bota.”
Një parandjenjë të tillë kaq të sinqertë dhe miqësore mund ta kenë vetëm ata që besojnë në artin e vërtetë dhe që e njohin artistin, pa pasur nevojë të dinë shumë rreth tij. Kur dhe ku i mori Pjetër Frroku këto vlerësime në atdheun e tij? O Zot, si do t’i dukeshin, po t’ia jepte një mjeshtër shqiptar, pa pasur nevojë të merrte rrugët e botës, veç për të mbijetuar!
Mjeshtër i madh për të huajt, i panjohur për shqiptarët
Nuk e di pse duhet që mjeshtrit shqiptarë t’i vlerësojnë të huajt. Jo se nuk është në nderin tonë, kur talentë si Pjetër Frrokun do ta parashikojë një greke, si një artist që do të ngjitet aq lart sa do ta njohë bota. Por e çuditshme është pse nuk i bëjmë të njohur në Shqipëri, pse duhet të huajt t’i zbulojnë dhe ndihmojnë, duke i krijuar ndjenjën e jetimëve. A e di Instituti i Diasporës dhe a ka shkruar diçka për Pjetër Frrokun? A ia rekomandoi Televizionit Shqiptar një artist si Pjetër Frroku? A i tha shtetit që i shërben se duhen ndihmuar këto talente dhe duhet shteti të bëjë kontrata, qoftë edhe duke fituar, por ama të ndihet dora e shtetit, sepse është qytetar i atij vendi. Ai nuk pranoi nënshtetësinë greke, veç për mburrje kombëtare. Nuk u bë Petros as Petraq, sepse e donte emrin e tij, e donte dhe e don vendin e tij! Për cilën kulturë punon Ministria e Kulturës, kur e ka pasur shansin t’i njohë punimet e tij që në vitin 2001? A nuk kishte apo nuk donin specialistët shqiptarë të kulturës të bënin vlerësimet e duhura për këtë artist? Të ndjehesh në vendin tënd më i dsikriminuar së në vendin ku shqiptarët i nënshtrohen një diskriminimi racor të pashoq?! Sa keq!
Tigri i gurit
Që në vitet e para të punës Pjetër Frroku fiton një thirrje të veçantë Tigri i Gurit, një nofkë kjo që përcakton energjinë e artistit në punët e tij si dhe idetë e realizuara në një kohë rekord. Puna e parë e Pjetrit ishte portreti i Aleksandrit të Madh, realizuar në gur në përmasat 60 x 50 cm, i cili u porosit nga pronari i një hoteli me të njëjtin emër në Kretë. Pjetri, edhe pse konkurronte në kushte jo të barabarta, shumë shpejt u përballë me presione, të cilat priteshin si në çdo specialitet tjetër, kur dikuj, me punën tënde mjeshtërore, i merr edhe punën ose e detyron të gjejë forca dhe mundësi të reja përballjeje, veçanërisht kur je i huaj. Presionet, ndoshta dhe përbuzjet për një njeri, që kushtet ekonomike dhe politika e vendit të tij e detyron të bëhet artist në një vend të huaj. Që në punën e parë, Pjetri do t`i habiste shumë përsonalitete të artit grek. Para Pjetrit trembej dhe guri dhe merrte format e fantazisë së tij, po kurrë të një mjeshtërie amatoreske, edhe pse ishin fillime të vështira. Shpërthimet e rrufeshme dhe në një kohë kaq të shpejtë nuk vijnë krejt vetvetiu, nëse dikur ose diku nuk e ke provuar mendjen dhe dorën. Në zonat ku njihej, dhe ato nuk qenë të pakta, Pjetri tashmë thirrej Tigri i Gurit, edhe pse finesa nuk kishte asgjë më forcën dhe muskujt e tigrit të vërtetë. Të futesh në tregun artistik të artit të njohur grek është shumë e vështirë, pasi grekët janë rritur dhe jetojnë me muzetë, me pikturat dhe punimet artistike të llojeve të ndryshme. Greqia është e tëra një muze, ose një sallë e stërmadhe arti, që nga antikiteti deri në ditët e sotme. Vetëm pas dy vjetësh, Pjetri do të arrinte të çelte ekspozitën personale, i ndihmuar nga Bashkia e Kretës, ndërsa në Shkodrën e kulturës, ku kishte lindur, akoma nuk e njihnin Pjetrin si artist jo vetëm të gurit, por edhe si një piktor me një saktësi dhe mjeshtëri brilante. Për mua vetëm portreti i mirditores e plotëson brilantizmin që në njohjen e ngjyrave deri në përdorimin e detajeve domethënëse në realizmin e portretit, i cili në rastin konkret mbart veçoritë psikologjike, emocionale dhe gjinore të një krahine vitale.
T’u imponohesh artistëve duhet të jesh artist
Në pak vite punët e Pjetrit morën emër. Përveç punëve për të jetuar, gdhendjet artistike që u vlerësuan sidomos në artin monumental, që në vendin helen është në nivlein më të lartë të mundur. Punët e Pjetrit kishin edhe shijen e nevojshme për t’i hapur rrugë vetes. Artisti tregohet jo veç mjeshtër i dorës, por së pari i mendjes, duke zgjedhur ato figura të Greqisë që i duan dhe vlerësojnë grekët. Punët “Poseidoni”, “ Vajza dhe delfini”, “Kali i Trojës”, “ Pusi i Krishtit”, “ Dionisi, mbret i verës”, “ Nusja”, “ Apolloni”, “Delfinët” dhe veçanërisht monumenti kushtuar emigrantëve grekë e shumë punime të tjera, do t’i jepnin gurgdhendësit vlerësimin e merituar dhe pranimin e menjëhershëm në qarqet artistike greke. Në vetëm 6 vjetët e parë të punës ai arrin në vlerësimin më të lartë “Kaliteknis”, që u jepet veç mjeshtërve të mëdhenj të skulpturës.
Një nga punët e tij, siç është “Lapidari i Kretës”, realizuar në gur dhe në lartësinë 4 metra, vendosur në Honia, do të merrte vlerësimet maksimale nga njohës shumë të mire të skulpturës monumentale. Poashtu punët “Harmonia e fëmijëve”, “Kulla” në një lartësi prej 17 metra, “ Shën Gjergji” me përmasat 2 x 1.30 m kanë një guxim të veçantë artistik, duke njohur edhe anatominë deri në përmasat ekzakte të gjymtyrëve dhe realizimin e tyre mjeshtëror, pa qenë i diplomuar në Institute arti, ku studiohen dhe projektohen të gjitha figurat që realizohen për ekspozimin publik të tyre.
Pjetër Jaku

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Me krijuesit shqiptarä nä diasporä: Pjetër Frroku (2)

Ekspozita e parë në atdhe
.“Hingëllima e kuajve”. Ndodhet ne hyrje tä viles “Varuka“, në qytetin Rrethimno
Pas katër vitesh Pjetri do hapë ekspozitën e parë me disa nga punimet e tij në Tiranë. Edhe pse ekspozita u vizitua, pati dhe një mosbesim gati gati në xhelozi nga artistë të tjerë të këtij lloj arti. I vetmi që do jepte vlerësimin më të lartë për punimet e Pjetrit ishte skulptori i njohur Kujtim Buza. Po ky artist ishte i vetmi që do të kërkonte nga kolegu i tij që artin, pasurinë më të madhe që e zotëronte ky talent, ta vinte edhe në funksion të vendit të tij (tonë), edhe pse kushtet nuk do të ishin të njëjta me vendin fqinj, i cili tregon interes të veçantë kur bëhet fjalë për një artist të këtyre përmasave.
A nuk ishin mediat shqiptare të interesuara t’i jepnin krah këtij talenti, edhe pse emri i tij nuk njihej në tokën ku kishte lindur. Fare pak interes! Por Pjetri nuk do të dekurajohej nga ky mosinteresim. Puna e gjithkujt një ditë do të dalë në dritë, ashtu siç doli atje ku nuk njihte qoftë edhe një njeri të vetëm që ta kuptonte, nëse nuk do të fliste puna dhe vepra. Realizimi i më shumë se njëmijë punimeve në vetëm 11 vjet nuk ka nevojë për përkthim. Ato flasin në çdo gjuhë dhe kuptohen nga të gjithë. Në po këtë periudhë 25 shkrime në media prestigjoze nuk janë pak. Të shkruhet në revistën e njohur të artit “Prestige“ është një vlerësim që rrallëkujt i bëhet.
Në këto nivele vlerësuese mund të hysh veç me punë dhe talent. Të fitosh çmimin e parë në 124 firma konkurruese dhe të ngjitesh që në ditën e dytë të panairit nga pavioni 54 në pavionin e tretë të ekspozitës, nuk është pak. Dhe ku? Në një mjedis shumë mbytës për një të huaj. Flitet këtu për Ekspozitën Kombëtare të Firmave Teknologjike, realizuar në Rethimnos nga 31 Maj deri më 8 Qershor 2003, ku Pjetri paraqiti 24 punime. Punët e mjeshtrit në tre-katër vitet e para i kaluan kufijtë e Shqipërisë. Artistit i vijnë porosi, tashmë nga shumë vende të njohura evropiane, të cilat i realizon në një kohë të paparashikuar falë aftësive vetorganizuese dhe njohjes së profesionit. Nuk është e pabesueshme kur mëson se Pjetri i ka kaluar edhe kufijtë e Europës me punën e tij. I ftuar nga një kompani e njohur amerikane, ai tashmë ndodhet në shtetin verior të SHBA-se, në Michigan.
Një thirrje në një ditë të egër dimri, siç janë jo rrallë në Michiganin e bardhë, miku im Albert Arapi do të më ftonte për një kafe të veçantë në Panera Bread, në 16 Milje Rochester Road. Qe vërtet befasia më e këndshme imja në këto vitet e fundit prezantimi me artistin Pjetër Frroku. Në aq sa mund të njihesh në një kafe, Agustin Gjoka, një nga miqtë e Pjetrit, më njohu me qindra punime të fotografuara dhe të ruajtura me kujdes, për të cilat më thotë se janë vetëm disa nga realizimet e tij më të zgjedhura. Mua do më tërhiqte shumë “Portreti i Mirditores”, të cilin edhe ia kërkova ta kem në dosjen time të punimeve të preferuara. Për mua “Portret mirditorje” është motra e “Motres Tone” të Kolë Idromenos. Ishte ende janar dhe një fundjanar i acartë, por me punët dhe idetë e Pjetrit ndiheshim tepër ngrohtë. Ai tashmë do të jetë në Amerikë dhe hapësira e këtij vendi të bekuar gjithsesi do ta ndihmojë të arrijë në cakun që mjeshtri i ka vënë vetes. Skulptori i njohur shqiptar, Kreshnik Xhiku, i cili punon dhe jeton në Washington, do të njihet me punët e tij dhe jam i bindur se parashikimi i Maria Plutinaqit po bëhet realitet në ngjitjet e Pjetrit, i cili përherë mendon shqip dhe që i jep artit të tij, sa të jetë e mundur, vlera shqiptare, edhe pse punon për kombe të tjera. Kjo është ëndrra e tij. Dhe Pjetri i realizon ëndrrat! (Fund)
Pjetär Jaku

Similar topics
» Krijuesit tanë në diasporë: Baki Ymeri
» Me krijuesit e mëdhenj në diasporë: Gjelosh Gjokaj
» Ftesë për krijuesit shqiptarë në mërgatë
» Me krijuesit shqiptarë nëpër botë
» Urime të subjekteve poltike shqiptare në diasporë për festën e Fitër Bajramit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi