Fritz Radovani:SHQIPNIA NANË SI NATA PA HANË..!
Faqja 1 e 1
Fritz Radovani:SHQIPNIA NANË SI NATA PA HANË..!
SHQIPNIA NANË SI NATA PA HANË..!
Nga Fritz Radovani
Ndryshimet demokratike në Europë dashje ose padashje na detyruen me ba disa ndryshime edhe ne të “përkushtuemve” të parimeve të botës marksiste anadollake, që me vendosmeni të “pathyeshme” i qendronte besnik trashigimtari i fronit Ramiz Alia. Kur gjithë Bota kishte sjellë sytë nga qielli dhe falnderonte Zotin për ndryshimet paqsore dhe pagjakderdhje në krejt Europen Lindore, në Shqipni filluen me u ndigjue krisma armësh, e viktimat e para të tyne ishin disa fshatarë të mashtruem nga spijunët e sigurimit që posa kishin fillue me zbatue porositë “sekrete” të dhanuna nga naltë, ishin “direktivat” që po ua shpërndante partia komuniste elementave të vet, si gjithmonë në kohë të vështira.
Ishin disa“malësorë” që nuk kishin harrue gjaqet e vjetra! Edhe pse asnjeni nuk e njihte “Kanunin e Lekë Dukagjinit”, të cilin vetë Ramiz Alia në “Revolucionin Kultural” të vitit 1967 e kishte“djegë me zjarrin” e partisë, ua kujtoj në vitin 1991, për me fillue një gjakderdhje të re dhe me largue mendjen e njerzve nga vrasësit e kriminelët që pafarë frike i organizonin këto“gjakmarrje”. Ishin pikërisht ata që e meritonin plumbin të parët!
Në Shqipni gjithshka fillon alaturka, edhe “demokracia” filloi ashtu!
Errësina filloi me u përhapë në gjithë vendin edhe pse hidrocentralet punonin ditë e natë pa pushue asnjë minut. Filloi papunsia në masë. Mungesa e dritave solli pasoja e paknaqsi të mëdha në popull. Aty këtu u dogj ndonjë shkollë dhe sigurisht prindët ishin të paknaqun nga ndryshimet që po baheshin se fëmijët tue mos pasë shkolla silleshin gjithë ditën rrugash ...Me ba një shkollë të re nuk mjafton ndertesa, po duhen sa e sa banka e paisje tjera...Rinia filloi me mendue me kerkue rrugën e “Lirisë”drejtë piramidave! Edhe asaj Ramiz Alia ia plotsoi dëshirën:“Kapni të gjallë, pushkatoni të mbështetur për murë, lidhni me tela të kufirit në hunjë dhe ashtu të çvishur duke ua parë plagët e armëve, i lini të qelben... ashtu të mbuluem me miza i shetisni ndër qytete...e, kush të dojë le të ndjekin rrugën e tyre!”... E tirani...sot asht i lirë...shetitë edhe Europen dhe Ameriken, e kur do me folë për “t’ ardhmen” e Popullit Shqiptar, pritet edhe në Prishtinë nga “shokët” e vjeter të tarikatit vet...madje, jep edhe “leksione” për demokracinë!
Askush nuk e sheh “fëtyren” e tij...të vërtetë! As vetë Presidenti i Republikës së Shqipnisë Bamir Topi, që paturpsisht pranon me u ulë në një tavolinë me te. Nuk e sheh as Kryetari i Kuvendit Popullor...as deputetet “bashkpunëtorë” të tij, as “mjekët”që ua kanë mjekue smundjet veseve të rinisë, tue i shoqnue në spitalet e Frances me shishet e urines së tyne ndër xhepat e pasaportave diplomatike, e sot, si shpërblim drejtojnë edhe shtetin ...Nuk ua shohin surratin e tyne as ata që ditë e natë punojnë për pasunimin e tyne, madje edhe ua sigurojnë kapitalet e tyne në miljona e miljona euro ndër bankat Perëndimore...as ata, që dikur...u torturonin e u masakronin nga këta terroristë gjahilë e kriminelë, e sot u shkojnë mbrapa me gjetë rrugës ndonjë “cent” që u bie nga xhepat kur nxjerrin shamijat e flliquna tue fshi jargun e drogës që i kullon nga turinjtë e tyne të palamë e të parruem të mjekrrave të pista“moderne”...të cilat, kombinojnë me veshjet e grave e vajzave të tyne të “qytetnueme” që po sjellin nga Arabia...e bota e jashtme... në gradaçelet e pallatet ma luksoze të Tiranës dhe të Shqipnisë së “re”...Kuku... për “ne”...
E kush nga“ata” guxon me dalë në Rinas...me pritë një prift që luftoi turqit, e prap ma vonë Esad Pashën tonë, e që për Flamurin e Gjergj Kastriotit nuk pranoi me u rikthye në besimin e nanës së vet, po luftoi edhe kundër Haxhi Qamilit..?
E prap një tjetër Malësor i “pabindun” ndaj sulltanit tonë,“kur na bashkë me te” dhe, besoj e keni lexue fjalën e kryeministrit tonë, “kemi pushtue botën...dikur!!”, u çue edhe ky me disa “kaurra” të Hotit e vuni atje në Maje të Deçiçit Flamurin me “sorren” e Atij “tradhëtarit” të Stambollit, tue dashtë me na nxjerrë nga haremet tona e “me na çue në hamamxhikët modern të Krajl Nikollës së Malit të Zi”!...
E çka nuk po ndigjojmë me veshë...deri ate që as turqit vetë nuk e kanë ditë deri tashti se: “Kemi ndrrue Fenë e jemi ba musliman për mos me u sllavizue!”...e kjo botohet ndër gazetat e kryeqytetit Tirana!!
Atëherë, si do të marrin pjesë qeveritarët tonë në Festen e 100 vjetorit të ngritjes së Flamurit nga Dedë Gjo’ Luli në Deçiç..?
Pse, si mendoni ju, do të këpusin “mijra e mijra fije që na lidhin qeverinë tonë me qeverinë turke”, për hirë të një Malësori“kryethyem” që nuk iu bind sulltanit “tonë”?...
Jo, kurrë...Po a e dini sesa humbim “ne” nga bankat islamike që kemi në Tiranë, me shkue në Festa të tilla që në fund të fundit “këta njerëz” nuk janë as të “besimit” tonë?
Cili nga Gjaku i Dedë Gjo’ Lulit ishte deri dje komunist? – Asnjeni ! Mirë se nuk deshtën me hy në partinë që formuen serbet në Shqipni, të punonin me sigurimin “tonë”, apo edhe ai u krijue nga UDB – ja e Titos...E si të shkojmë “na me teserat e PPSh”ndër xhepa, në Tuz, kur ata toka ua dhame vetë Jugosllavisë që në Mukje, pikërisht atëherë kur formueme këte parti që sivjet edhe do ti festojmë 70 vjetorin e themelimit të saj, atëherë kur shokët komunistë nuk donin me u “sllavizue”...por me mbetë anadollakë!! Pse, si kujtoni ju se padashjen tonë e lame me u shkrrye për tokë atë copë “zhele” në Tiranë, me 21 janar 2011, jo, jo, Ai ishte Flamuri i Gjergj Kastriotit, për të cilin Dedë Gjo’ Luli dha jeten bashkë me dy djelmët e vet...e sa tjerë deri tek Prekë Cali e Gjelosh Luli me shokë! Nuk mund të shkelim mbi “idealet e partisë sonë”?...Kaq e ma shumë nuk ka! “Europa po desht duhet të na pranojnë kështu si jemi!” ka thanë Nexhmije Hoxha... “Të gjitha ata miljona që kemi ne në bankat e saja i kemi!!..Për këte ne kemi dhanë edhe prova të tjera: “Çka u kemi ba na katolikëve, nuk ua ka ba as turku as shkjau!”
Kjo asht e vertetë...
“Shqipnia Nanë, si nata pa hanë!”
Melbourne, 13 Prill 2011.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi