Baki Ymeri: Kosova dhe prezantime të reja shqiptare në gjuhën rumune
Faqja 1 e 1
Baki Ymeri: Kosova dhe prezantime të reja shqiptare në gjuhën rumune
Bakiu në ballë të marshit të solidaritetit me Kosovën në Bukuresht (31 mars 1999) |
Nga Baki Ymeri (Bukuresht)
Nuk është hera e parë kur vijmë para opinionit shqiptar me të njëjtin titull: „Prezantime të reja shqiptare në gjuhën rumune”, dhe nuk është hera e parë kur revistat rumune i hapin me zemërgjerësi shtyllat e tyre edhe për kulturën shqiptare, duke mos e anashkaluar Kosovën për të cilën Dhimitër Polena theksonte se është „Koka e Shqipërisë”. „I shfletova me kujdes fotografitë e dhembjes së flaktë të vitit 1999, dhe e rikujtova, gjithë helm, atë pranverë të përgjakur, e cila i pati përgjakur edhe ëndrrat e gjithë njerëzve të botës, që, të kapluar nga ankthi, shpërthyen në protesta nëpër meridianet e ndryshme të rruzullit tokësor, duke manifestuar përshpirtjen e tyre për shqiptarët e Kosovës dhe urrejtjen ndaj rregjimit barbar serb. Mënyra dhe përmasa e solidaritetit me shqiptarët e Kosovës dhe forca e përbuzjes kundër makinerisë vrastare bëri që, barbaria serbe të ndalej dhe, Kosovës t’i hapej shtegu i lirisë, që u arrit, në saje të pjesëmarrjes së gjerë botërore, që me forcën e zjarrit të hekurt që u derdh dhe ia ndali turrin bishës së egër karpatike. E theksova këtë fakt, në shenjë të mirënjohjes së përjetshme që ne që ua kemi borxh të gjithë popujve të cilët na u ndodhën pranë, në çastet më të vështira dhe, pse të mos e themi hapur se pa ndihmën e tyre, Kosova nuk do të mund të arrinte këtu ku është sot.”
Fragment botimesh shqiptare në gjuhën rumune |
Në kuadrin e reçensionit „Syri për një lot të madh sa Kosova”, botuar në revistën Impact literar (Nr. 377/2011), Mihai Antonescu nxjerr në pah vlerat lirike të Sadik Krasniqit, poet i Kosovës me banim në Gjermani. Në faqet e së njëjtës revistë, Victor Steromi prezanton antologjinë e përbashkët „Bukuria e bukurive” dhe poezinë „Guri i trollit” (shqip/rumansht) të Sadik Krasniqit. Po kjo revistë, kohë më parë ia pat dhënë publicitet Vilhelme Vranarit dhe Nuri Plakut nga Shqipëri, si dhe vëllimit „Gologota kosovare” të Fehmi Kelmendit nga Zvicra. Radije Hoxha nga Kosova defilon me pesë poezi në revistën Amurg sentimental (Muzgu sentimental, Nr.4/2011), ndërsa Adelina Dokja nga Italia në faqet e revistës Climate literare (Nr. 40/mars/2011) me poezitë „Diamanti i dhembjes”, „Engjëll drite”, „Digjem nga malli” dhe „Natën e mirë”, së bashku me vlerësime eseistike nga Marius Chelarut. Po në këtë numër del edhe artikulli „Anija e fjalëve”, ku Lucian Constantini përshkruan suksesin e përurirmit të Theodor Damianit dhe Xhelku Maksutit në restorantin „Boema 33” të Bukureshtit. Kjo revistë, kohë më parë e prezantoi Monica Mureshanin me librin e saj „Kosova letrare”, ndërsa Revista noua, vargjet e Nexhat Rexhës, Kozeta Zylos, Sabit Rrustemit, Merita Bajraktari McCormack etj. Kaq sa për sot, duke kërkuar falje për të papërmendurit, siç janë Ali Podrimja, Sabri Hamiti, Sali Bashota, Miradije Ramiqi, Sabile Kepmezi-Basha, Basri Çapriqi, Liman Zogaj etj., ngase numri i krijuesve shqiptarë që i fisnikërojnë faqet e revistave rumune (që nga viti 1970 e këndej) është i panumërt.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi