Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përshëndetje për Simpoziumin e Poetëve Ndërkombëtar PEGASI-Albania nga sekretari Agron Shele Wps

Shko poshtë

Përshëndetje për Simpoziumin e Poetëve Ndërkombëtar PEGASI-Albania nga sekretari Agron Shele Wps  Empty Përshëndetje për Simpoziumin e Poetëve Ndërkombëtar PEGASI-Albania nga sekretari Agron Shele Wps

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 13, 2011 1:21 pm

Përshëndetje për Simpoziumin e Poetëve Ndërkombëtar PEGASI-Albania nga sekretari Agron Shele Wps  217088_1665742008423_1383477671_1407154_4585112_n

Përshëndetje për Simpoziumin e Poetëve Ndërkombëtar PEGASI-Albania nga sekretari Agron Shele Wps  161264_1383477671_6071159_n
Përshëndetje për Simpoziumin e Poetëve Ndërkombëtar PEGASI-Albania nga sekretari Agron Shele Wps

Lidhja Ndërkombëtare e Poeteve , Shkrimtarëve dhe Artistëve “PEGASI” ALBANIA
The International Association of Poets , Writers and Artists “PEGASI” ALBANIA


Dt 12.04.2011

PERSHENDETJE

I nderuar President i Lidhjes Ndërkombëtare të Poetëve , Shkrimtarëve dhe Artistëve “PEGASI” ALBANIA !
E nderuar Kryesi e Përgjithshme !
Të nderuar Antarë të Lidhjes Ndërkombëtare të Poetëve , Shkrimtarëve dhe Artistëve “PEGASI” ALBANIA !
Të nderuar Antarë të Lidhjes "Pegasi" Kosova!
Të nderuar përfaqësues dhe drejtues të Universitetit "VITRINA"!
Të nderuar organizatorë dhe përfaqësues institucionesh që mundësoni mbarëvajtjen e këtij evenimenti pan letrar!
Të nderuar përfaqësues të medias dhe masmedias!
Të nderuar miq dhe pjesmarrës të këtij Simpoziumi!


Me rastin e zhvillimit të SIMPOZIUMIT IV NDËRKOMBËTAR “MUZA POETIKE PEGASI 2011”,para së gjithash më lejoni që si Sekretar i Përgjithshëm i LNPSHA ”Pegasi” Albania ,t'Ju falenderoj për pjesmarrjen tuaj të nderuar, t'Ju përshëndes dhe t'Ju uroj suksese ne te gjitha sesionet e tij,të cilat fillojnë me qytetin magji Gjirokastër, për të rrugëtuar më pas drejt metropolit shqiptar Tirane, (Universiteti Vitrina) dhe në fund ky eveniment do bëjë konkluzionet nga një tjetër qendër kulturore dhe tregëtare për shqiptarët,nga Kryeqyteti Kosovës, (Prishtina) .
“LIRIZMI NË LETËRSI & RRUGËTIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL”, përbën një tematikë sa të larmishme,po kaq dhe interesante, sepse para së gjithash mundëson :
Shkëmbimin universal të mendimit letrar rreth lirikës sot
Për herë të parë prezanton kreaturat më të spikatura, (Rrugëtim Profilesh) ,të cilët me punën dhe artin e tyre kanë dhënë një kontribut të shquar në mbarë kulturën letrare sot.
Për herë të parë unifikon një veprimtari pankombëtare (Shqipëri dhe Kosovë)
Rikostrukton dhe konsolidon strukturat letrare (Lidhja “Pegasi” Albania dhe Lidhja “Pegasi” Kosova)
Prezanton vlerat kulturore,letrare dhe ekoturistike të mbarë trevave shqiptare në mbarë botën.
Realizon njohjen dhe njehësimin e letersisë shqiptare me Letersinë Botërore (IWA / USA ; WPS/ Evropë ; Poets del Mundo/Amerika Latine; IPTRC/Azi etj ).

Megjithese në këtë eveniment dhe sukses të Letërsisë shqiptare mungoj,ndjej që jam pjesë e Juaja,jam shpirtërisht dhe mendërisht atje,dhe se në takimet e radhës do punohet që ky eveniment të zhvillohet jo vetëm në metrpolet shqiptare (Tiranë, Prishtinë) ,por edhe metroplet evropiane.
Pranojini përshëndjet e mia të sinqerta ,punë të mbarë dhe suksese.

Me respekt!

Sekretari Përgjithshëm
Agron Shele WPS
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi