Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Riza Halimi: Nëse pakica serbe në Kosovë kërkon të jetë pjesë e delegaconit të Beogradit, Lugina e Preshevës do të jet me Prishtinën

Shko poshtë

Riza Halimi: Nëse pakica serbe në Kosovë kërkon të jetë pjesë e delegaconit të Beogradit, Lugina e Preshevës do të jet me Prishtinën  Empty Riza Halimi: Nëse pakica serbe në Kosovë kërkon të jetë pjesë e delegaconit të Beogradit, Lugina e Preshevës do të jet me Prishtinën

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 13, 2011 1:53 pm

Riza Halimi: Nëse pakica serbe në Kosovë kërkon të jetë pjesë e delegaconit të Beogradit, Lugina e Preshevës do të jet me Prishtinën
Riza Halimi: Nëse pakica serbe në Kosovë kërkon të jetë pjesë e delegaconit të Beogradit, Lugina e Preshevës do të jet me Prishtinën  RizaHalimi2
Preshevë, 13 prill / AIK-Presheva Jonë

Siq kemi njoftuar të premten e kaluar në Prishtinë në kabinetin e kreynegociatores së delegacionit kosovarë në bisedimet me Serbinë znj.Edita Tahiri ka pritur një delegacion të lart të përfaqësuesve shqiparë nga Lugina e Preshevës në përbërje të Riza Halimit shef i delagecioni, pastaj nga Galip Beqiri Kryetar i Këshillit kombëtar shqiptar,Shaip Kamberi Kryetar i Komunës së Bujanocit, Rami Zulfiu Kryetar i Unionit Demokratik shqiptar, Fehmi Beja përfaqësues nga Komuna e Medvegja.


Kryetari i PVD-së dhe deputeti gjithpopullor, Riza Halimi lidhur me takimin me Edita Tahirin ka dhënë disa shpjegime për Agjencinë Informative Kombëtare “Presheva Jonë” duke thkesuar se “përfaqësuesit shqiptarë nga Lugina e Preshevës në fund të javës së kaluar në Prishtinë nga takimi me shefen e delagacinit kosovare në bisdiemet me Serbinë, nuk është kërkuar nga zonja Edita Tahrit që edhe ne të jemi pjesë e delegacionit të Prishtrinës, temë kjo e cila as që është biseduar. Thjesh ky takim me znj.Tahiri ishte një njoftim rreth aktivteteteve të këtij procesi të filluar në Bruksell..”


Se cfarë ishte biseduar konkretisht me zv.kryeministreshën Edita Tahirit në vazhdim lideri i Kosovës Lindore z.Riza Halimi është shprehur se “nga takimi me znj. Edita Tahiri, delegacioni ynë nga Lugina e Preshevës e kanë njoftuam atë për problemet që po ballafqaohen qytetarët tanë, probleme keto që nuk mund të zgjidhen mqe ë shumë se një decenie e më shumë për shkak mungesës së vullnetit të Beogradit dhe Prishtinës për t’u ulur në tavolinën e bisediemve. Dhe ndër këto probleme janë Liria e lëvizjes së lirë, problemi i tabelave të veturave, pastaj mospranimi i diplomave të Universitetit të Prishtinës si dhe dokumentat personale të lëshuara në Kosovë..”


“Për momentin, ne nga Lugina e Preshevës nuk presim që të jemi pjesë e ekipit negociator Kosovar. Këtë e them, sepse edhe nga takimi i javës së kaluar në Prishitnë me shefen e delagacionit kosovarë në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë znj.Edita Tahiri, ajo na shpjegoi dhe ishte shumë e qartës se keto negociata do të jenë vetëm për cështje teknike me s dy shteve dhe jo politike..”, ka pohuar z.Halimi



Po ashtu sipas deputetit gjithpopullor z.Halimi shton se “me zonjën Tahiri kemi këmbyer mendime për bisedimet me Beogradin dhe mundësisht të inicohen edhe problemet tona teknike, që përmedna më lartë rreth temave që janë me rëndësi jetësore për shqiptarët e Luginës së Preshevës…Fundja, problemet e grumbulluara në Preshevë janë probleme që duhet t’i zgjedh Beogradi me partnerin e vetë, pra me autoritet e pushtetit lokal tek ne dhe jo Prishtina. Dhe mu këto dyja duhet t’i zgjedhin keto probleme të shqiptarëve sepse ato jnaë rezultata i politikave tër tyre. Pamvarësisht se Beogradi merr si pretekst vulën e diplomave që mban Republika e Kosovës, kjo bëhet me qëllim vetëm për t’ja hedhur topin e fajit Prishtinës dhe me qëllim të bllokimit të proceseve..?!



Prandaj, sipas deputetit dhe kryetarit të PVD-së z.Halimi, në Prishtinë me shefen e delagacionit kosovarë është diskutuar kryesisht për negociatat teknike të filluara në Bruksell dhe hallet e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe asesi për të qenë pjesë e delegacionit edhe Lugina e Preshevës. Madje sipas z.Halimi “Nuk ishte nevoja që ne t’ia përsërisim znj.Tahiri kërkesat tona, për të cilat sikur zonja Tahiri ashtu edhe Prishtina dhe Begradit dhe komuniteti ndërkombëtar është i njoftuar me platforën tone politike të partive tona shqiptare të janarit të vitit 2006 e dalur nga grupi i kontaktit…Por, por nëse eventualisht do të bisedohej rreth cështje e pakicës serbe në Kosovë apo cështjes shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë..këto bisedime nuk do të ndaleshin me kaq, por sigurisht do të vazhdonin ato edhe me problemet tjera në ballkan, ku vetëm në Serbi sot kemi mbi 20 minoritete, hiq problemin e Luginës së Preshevës, atë të Sanxhakut dhe Vojovodinës…”


Riza Halimi më pastaj për AIK “Presheva Jonë” duke shpjegurar qëndrime e spektrit politik shqiptarë të këtyre trevave ka thënë se “dihen qëndrimet e partive politike shqiptare të Luginës e së Preshevës që nga platforma e vitit 2006, menjëherë pas parimve të grupit të Konaktit, kur pala shqiptare nga Lugina kishte kërkuar zgjidhjen përmes reciprocitetit duke rrespektuar simetrinë e të drejtave dhe statusit mes pakicës serbe në Kosovë me cështjen e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Dhe, atëherë si mund ta kërkojmë që edhe ne të jemi pjesë e delegacionit, aq më tepër kur edhe zonja Edita Tahiri ishte e qartë se këto bisedime do të zhvillohen eksluzivisht teknike dhe jo politike.”


“Por, nëse vërtetë pakica serbe insiston që nesër të jenë pjesë e delegacionit të Beogradit, kerkesa jonë padyshim dihet, se do të jemi me Prishtinën, ketu s ka dilema..” ka deklaruar në fund z.Riza Halimi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi