Nuk është e ndershme që të keqpërdoren emrat e dëshmorëve për falsifikimin e historisë!
Faqja 1 e 1
Nuk është e ndershme që të keqpërdoren emrat e dëshmorëve për falsifikimin e historisë!
Nuk është e ndershme që të keqpërdoren emrat e dëshmorëve për falsifikimin e historisë!
Besnik Prishtina
Gjendja faktike
Historia e demonstratave të 1981 nuk përbehet nga pjatat fluturuese, por nga organizimi i mirëfillte i atyre ngjarjeve që ndryshuan tërë epokën historike. Të kthehemi para 42 dhe para 30 viteve! Dokumentet historike dhe dëshmitë e atyre që morën pjesë në organizimin e tyre flasin se Demonstratat e vitit 1968 dhe të vitit 1981 kane fillua në Prishtine dhe janë organizua nga studentet e shkollaret e Prishtinës. Pastaj janë përhapur në gjitha viset shqiptare nën okupimin e republikave jugosllave nga organizatorë lokal. Merita për organizimin e tyre nuk kanë vetëm organizatoret në Prishtinë dhe qendrat tjera, por edhe të gjithë pjesëmarrësit në këto demonstrata. Nuk thuhet me kot se revolucionet janë vepra të masave, sepse pa masat nuk mund të ketë revolucione. Por, lokomotivat të revolucioneve janë vetëm organizatorët e vërtetë të tyre, sepse pa këto lokomotiva nuk mund të ketë as revolucione!
Këtë e vërtetojnë gjykimet kundër Grupit të Organizatorëve të Demonstratave të vitit 1968 nga Prishtina në krye me Osman Dumoshin dhe këtë vërtetojnë gjykimet kundër Grupit të Organizatorëve të Demonstratave të vitit 1981 nga Prishtina në krye me Rexhep Maqedoncin! Vetëm këto dy grupe ilegale janë marr me organizimin e demonstratave me kërkesën për Republikën e Kosovës. Dokumentet historike flasin se Rexhep Maqedonci para Gjyqit Jugosllav beri diçka që nuk e kishte bërë askush as para as pas ti! Rexhep Maqedonci nuk e mbrojti veten, por me 40 faqe e mbrojti kërkesën për Republikën e Kosovës. Se çka ndodhi pastaj me gjendjet e ti shëndetësore fizike dhe psikike vetëm ai e di! Por, dihet se as tjerët nuk kaluan shumë ma lehtë se ai!
Edhe gjykimet e studentëve, banor në Qendrën e Studentëve në Prishtinë vërtetojnë se ata kanë merita të veçanta për fillimin protestës kundër kushteve të këqija me 11 mars 1981, si dhe nuk mund të mohet as merita Ali Lajqit dhe grupit të studentëve që organizuan protestat studentore të 26 marsit 1981 me kërkesa që të mos burgosen për shkak të pjesëmarrjes në demonstratën e 11 marsit 1981, e cila protestë me ndërhyrjen e grupit të studentëve të PKMLSHJ nga Prishtina u shndërrua në demonstratë me kërkesë për Republikën e Kosovës!
Këtë e vërtetojnë gjykimet e Grupit të Intelektualëve në krye me Mr. Halil Alidemaj, Mr.Ukshin Hoti, Ekrem Kryeziu etj. këtë e vërtetojnë gjykimet e Grupit të prirë nga Vahedin Azemit, këtë e vërtetojnë gjykimet e Grupit të prirë nga Kadrie Gashie e kështu me radhë.
Grupet tjera ilegale deri me demonstratat e vitit 1981, si pas programeve të tyre janë marr me bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Prandaj, të tjerët kanë qenë vetëm pjesëmarrës, në një formë apo në një formë tjetër! Pastaj me zgjerimin e demonstratave janë marr edhe tjerë njerëz dhe grupe tjera!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi