Alfred Papuçiu: 7 vjetori i vdekjes së Akademikut, Prof. Bedri Dedja
Faqja 1 e 1
Alfred Papuçiu: 7 vjetori i vdekjes së Akademikut, Prof. Bedri Dedja
Me rastin e 7 vjetorit të vdekjes së Akademikut, Prof. Bedri Dedja :"Më i lumtur nga të gjithë do të jetë ai popull, i cili më mirë se çdo gjë tjetër do të mësojë fëmijët e vet, do të dijë të pasurojë mendimin dhe t'u japë drejtimin ndjenjave të tyre”
Nga Alfred Papuçiu
U mbushën shtatë vjet që kur Akademiku Bedri Dedja u largua mëngjezin e datës 13 prill 2004, pa e parashikuar dikush ikjen e tij të dhimshme, në moshën 74 vjeçare.
Profesor Bedriu u lind në Korçë më 20 Nëntor 1930. Në kujtimet e tij , „ xhaxhi Bedriu“, siç e thërrisnim ne, tregonte se më 31 mars 1931, kur do të varrosej Mihal Grameno, në Korçë ra një tërmet i fuqishëm. Një nënë maqedonase (shule), një plakë komshije, kishte ardhur dhe e kishte nderur trupin e saj mbi djepin e Bedriut të vogël që t'i shpëtonte jetën nga të rënat e çatisë. Atij gjithmonë i vinte keq që nuk e dinte varrin e asaj plake zemërmadhe dhe as shtëpinë ku kish lindur që të vinte dy buqeta me lule, një në shtëpi dhe një në varr. Për të jatin kishte dëgjuar se kishte qënë djali më i mënçur dhe më trim i fshatit dhe që vdiq kur i biri ishte vetëm 1 vjeç. Nga kujtimet e së jëmës dhe të shokëve kishte mësuar se ai ishte i guximshëm, patriot dhe lexonte dhe në gjuhë të huaj. Nëna e Bedriut ishte nga një familje e thjeshtë durrsake me prejardhje ulqinake.
Shkollën fillore Bedri Dedja e ndoqi në Shkodër, ndërsa shkollën e mesme e ka kryer në Gjimnazin «16 Shtatori» të qytetit të Durrësit. Më 1949 u dërgua me bursë shteti për studime të larta në Moskë, ku më 1953 e mori diplomën e arsimit të lartë në dy degë paralele: të psikologjisë dhe të pedagogjisë si dhe të letërsisë për fëmijë. Ka punuar dyzet vjet si pedagogë i psikologjisë në shkollat e larta të Republikës së Shqipërisë.
Shqiptarët gjithmonë kanë patur njerëz të shquar, njeriun e thjeshtë dhe të respektuar botërisht « Nënë Terezën » si shtetase , Skënderbeun, një papë, guvernatorë, perandorë dhe vizirë të mëdhenj. Figurat e ndritura të Kombit tonë që nga Skënderbeu, Nënë Tereza, Fan Noli, Ismail Qemali, Ibrahim Rugova, studjuesit dhe shkrimtarët prof. Eqrem Cabej, prof. Mahir Domi, Lasgush Poradeci, Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Alfred Uçi, e sa e sa figura të tjera janë krenari e kombit tonë. Një i tillë është edhe akademiku Bedri Dedja. Gazeta zvicerane « Le quotidien Jurassien » e Zvicrës e cilësoi Bedri Deden si personalitet shqiptar me zë.
Më kujtohen ato ditë nëntori të vitit 1959, kur im atë i paharruar, Tuni Papuçiu, duke patur mbështetjen e shkrimtarit Bedri Dedja, dhe shumë shkrimtarëve dhe piktorëve të tjerë, përfshirë dhe piktorin e shquar Agim Faja, Safo Markon, Petro Markon, Dritëro Agollin, Nasho Jorgaqin, Xhevat Beqaraj e shumë të tjerë, punonte deri natën vonë, me devotshmëri, mbi bocat e revistës "Fatosi" për ta nxjerrë numrin e saj të parë. Akademiku Bedri Dedja, i qëndronte pranë...
Një njeri fjalëpakë, ndoshta edhe i lodhur pak nga jeta, i njohur botërisht në fushën e pedagogjisë dhe psikologjisë, i cili megjithë moshën e tij mbi 70 vjeçare nuk rreshti pa shkruar për Kosovën dhe Shqipërinë, edhe nga Nëshateli apo Gjeneva e Zvicrës, ku vinte herë pas here, për vocërakët dhe rininë shqiptare që ta mbajnë gjallë gjuhën amtare dhe dashurinë për vendin e tyre. Romani i tij që titullohet "Sikuriada, ose Kalamajtë e pallatit tim-3", i redaktuar në mënyrë të përkryer nga bashkëshortja e tij, e ndjera Pandora Dedja, i drejtohet siç thotë vetë autori "popullit të kalamajve, jo vetëm me ngjarje të vërteta e përralla, por edhe me një program se si ata do ta shndërrojnë e përparojnë atdheun e tyre të dashur, kur të rriten e të bëhen gra e burra, deputetë, ministra e kryeministra, presidentë, prefektë, kryetarë bashkie, drejtorë, inxhinjerë e artistë”.
Ai përgatiste një roman tjetër për nipat dhe mbesën e tij, Kriosin, Danjën, Arbrin, Noelin, një roman që e ka zanafillën aty në Nëshatel dhe që gjeti së fundi rrugën e botimit në Kosovë, në sajë të punës së palodhur të bashkëshortes së tij të mirë, të urtë dhe të dashur, Pandorës që i qëndronte gjithmonë afër me këshillat e saj dhe që kujdesej që ai të mos lodhej shumë. S’ka shumë kohë që u botua në Prishtinë nga shtëpia botuese „Faik Konica“, libri i fundit i shkrimtarit Bedri Dedja, „Presidenti i Planetit të Kuq“, i cili është cilësuar nga kritika si "Testamenti letrar e shpirtëror i autorit". Botimi ka 45 ilustrime, punuar nga Piktori i Merituar, Agim Faja. „Xhaxhi Bedriu“ e përfundoi veprën e tij të fundit, dy ditë përpara se të vdiste . Ky ishte romani i ri fantastiko- shkencor për fëmijë "Presidenti i Planeti të Kuq", në të cilin trajton në mënyrë të mrekullueshme të gjitha problemet akute me të cilat ndeshemi sot në botë, në luftë e në paqe. Aty gjejmë edhe bashkëjetesën në Europë, por edhe ç'është në të vërtetë globalizimi. Bota e bukur dhe e pastër e fëmijëve paraqitet me të gjitha karakteristikat e saj të moshës, si edhe mesazhi për ne të gjithë, se brezi i ri është pasuria më e madhe kombëtare, të cilën duhet ta ruajmë e ta kultivojmë, mbasi kjo do të jetë e vetmja pasaportë e jona për të ardhmen e Kombit.
E njoha akademikun dhe profesorin Bedri Dedja qysh prej afro 60 vitesh. Mbaj mend se kur isha në moshë të vogël më solli si kujtim nga një udhëtim i tij në Moskë, një album me pulla të rralla ruse të shekullit të kaluar dhe të viteve të mëtejme, pasi e dinte se unë isha një filatelist i pasionuar..Një album që e mbaja si gjë të rrallë dhe që u bë shkak që unë të kisha këmbime letrash me filatelistë nga e gjithë bota. Një ditë të marsit 2002, një frymëzim më bëri që t'i them vetes, pas leximit të atyre letrave të Ligës Botërore të Shkencave Psikologjike : ajo që të tregoj çaste të jetës së tij, si dhe të botoj në frëngjisht një pjesë të perlave të tij, si një nga shkrimtarët më me zë shqiptarë për fëmijë dhe adoleshentë, vepra e të cilit është përkthyer në dhjetra gjuhë të botës. Mbi këtë mundësi nuk i thashë atij asgjë, sepse e dija se ai nuk do të ishte dakord, me modestinë që e ka karakterizuar gjithë jetën e tij. Megjithatë, ai do të më kuptonte edhe po të ishte akoma gjallë se nuk e bëj vetëm për të, por që brezat tanë të ardhëshëm të krenohen me figurat tona të nderuara të Kombit tonë. Prandaj edhe fillova të përkthej dhe të botoj në frëngjisht, fillimisht « Rrëfenjat e Zvicrës », të cilat tashmë lexohen edhe nga vocërakët zviceranë apo shqiptarë. Në dorë kishim edhe botimin e tij për jetën e Pestalozzit, këtij edukatori të shquar zviceran, por Bedriu ynë u largua nga kjo jetë, pa mundur ta përfundojë atë. Prof. Bedri Dedja e kishte gati projektin dhe do ta realizonim shpejt me titull “Pestalozzi dhe Shqipëria”. Unë i kisha premtuar se do ta përktheja në frëngjisht. Libri do të ishte një homazh për pedagogun e dëgjuar zviceran që për vite të tëra mendoi për njerëzit e thjeshtë, për t’i mësuar ata të ndjekin një rrugë të mbarë: atë të dashurisë dhe respektit ndaj njeri tjetrit, ndaj bashkëkombasit dhe të huajit. Ky libër do të ishte një mesazh i miqësisë midis Zvicrës dhe Shqipërisë dhe do të shërbente si një udhërrëfyes për brezat e rinj në Shqipëri, Kosovë e Diasporë që do të mësonin më tepër për jetën dhe ravat e jetës së pedagogut dhe humanistit të shquar zviceran, Pestalozzi.
E kam bërë të flasë gjatë profesor Bedriun, në Nëshatel apo Gjenevë, përpara një gote uji të kristaltë, nga burimet e Zvicrës, sepse e di se miqtë tanë mjekë ja kishin ndaluar që të pijë edhe një gotë të vogël rakie apo një gotë vere. Megjithatë, sëbashku edhe e pinim disi fshehurazi, një gotë të vogël. Mendoja dhe bëja shaka me të se akoma edhe 10-20 vite ka për të na treguar për udhën e tij si « Nëpër ravat e jetës » por më gjerë, të na shkruajë dhe të na japë këshilla pedagogjike dhe të një psikologu që është me emër në psikologjinë botërore. Por vdekja e mori me vete. Megjithëse ai ishte optimist dhe nuk thoshte asnjëherë « e di se çfarë « më prêt », « do të përgatitem » ; përkundrazi pena e tij punonte dhe unë për ta lehtësuar punën e tij i kisha dhënë së fundi një ordinator, në vend të makinës së tij të shkrimit që zhurmonte atje në apartamentin e tij të rrugën e Kavajës. Kaçurelat gjysëm të thunjura i jepnin një pamje tjetër portretit të tij, por që ende i a fshihnin moshën e vërtetë.
Njerëzit e mëdhenj të çdo kombi qofshin karakterizohen nga thjeshtësia dhe janë tepër komunikues me njerëzit e çdo moshe dhe kategorie shoqërore. Unë kam pasur fatin gjatë jetës sime të kem pranë figura të tilla të shquara të gjuhësisë, profesor Mahir Domi i cili shihte shkrimet e mija të para dhe më ndihmonte me zemërgjerësinë dhe thjeshtësinë që e karakterizonte, si edhe tim atë, për të ecur në rrugën e gjatë dhe të vështirë të publiçistikës dhe letërsisë. I tillë ishte edhe « xhaxhi » Bedriu për mua që herë pas here shihte shkrimet e mija para se t'i botoja. Ai më dha kurajo gjatë jetës sime, sidomos pas vdekjes së tim eti ; me fjalët e tij të urta të një psikologu e pedagogu të shquar, më shtynte të shkruaja, si një terapi e mirë pas lodhjes së ditës, më dërgonte herë pas here letra, më telefononte apo më vinte dhe i shkoja për vizitë, si edhe para vdekjes së tij, për të botuar në një vëllim refleksionet e mija, tek të cilat ai nuk donte të vinte asnjë presje. Vitin e Ri të fundit 2004, para vdekjes së tij, e kaluam sëbashku familjarisht në Nëshatel të Zvicrës, ku banon e bija. Kujtuam të kaluarën se sa ka bërë ai dhe e shoqja për të ndihmuar nipër e mbesa, si dhe fëmijë të tjerë të talentuar që të merrnin sidomos rrugën e artit, Lidën, Glejdin, Raqin, Jetën, Marcelën etj.
Në këto shënime për prof. Bedri Deden, sjell edhe kujtimin e bukur të një pjesë të miqve të mij që jo vetëm e njihnin personalisht por edhe nëpërmjet « Rrëfenjave të Zvicrës », botim dygjuhësh i « Toenës » që unë pata fatin ta përkthej në frëngjisht për të. Librat e tij ndodhen në duart e vocërakëve shqiptarë në Shqipëri, Zvicër e kudo në botë ku ato janë përkthyer. Ato do mbeten kujtimi më i mirë që ka lënë shkrimtari i shquar për ta. Në vitin 1998 ai botoi librin “Sekreti i talentit”, në të cilin nuk ka përgjigje të prera, si në formulat matematike të Galuanit (1811-1832). „Ky libër, shprehet Bedri Dedja, pavarësisht se është i imi dhe nuk është e hijshme të lavdërosh veten, ka një të mirë se mund të quhet libri i dyerve dhe dritareve të hapura, nga të cilat mund të dalësh, ose mund të shikosh për ta zgjidhur vetë me forcat e tua se cili është “sekreti” i talentit“.
Akademiku Bedri Dedja më vonë nga 1992-1997 u muarr intensivisht me shkrime politike për çështjen kombëtare shqiptare, kryesisht në disa gazeta të Shqipërisë, por edhe në të përkohshmen “Zëri i Kosovës”, që botohej në Gjenevë dhe gazetën zvicerane “Ekspres”. Më se njëherë, kam patur fatin t’i përkthej në frëngjisht shkrimet e tija tepër domethënëse. Në ditët e fundit të jetës së tij, Akademiku, i ndihmuar si gjithnjë nga bashkëshortja e tij, Pandora, përgatiti vëllimin me shkrime publicistike e shkencore me dy tituj “Mikroenciklopedi shqiptare” ose “Pedagogjia në Fokus”. Vëllimi përmban një larmi shkrimesh me një spekter të gjerë e dritëpamje të qartë pedagogjike, shkencore, kulturore e shoqërore. Bedri Dedja ka hartuar një numër të madh tekstesh universitare. Ai është autor dhe bashkautor në fushat e psikologjisë, pedagogjisë, historisë së mendimit pedagogjik dhe historisë së arsimit kombëtar. Shkrimtari Dritëro Agolli dhe miku i tij i pandarë, është shprehur për Bedriun ndër të tjera:”...Ne kemi shembuj edhe në letërsinë për fëmijë që tregojnë për gjithanshmërinë e shkrimtarit dhe të kësaj krijimtarie. Kështu Bedri Dedja nuk është mbyllur vetëm në muret e kësaj letërsie: është edhe studjues, edhe kritik, edhe krijues në fushën më të gjerë letrare. Prandaj edhe romanet e tij për fëmijë kanë kulturë letrare e cilësi artistike”
Fjalët e mira të miqve dhe të dashamirësve e lumtëronin dhe e mallëngjenin shkrimtarin, duke e nxitur të jepte vepra të reja. Ja si shkruan ai ndër të tjera tek libri me kujtime: “Nëpër ravat e jetës”: “Xhevahiri i vargut të xhevahirtë (siç shprehet Pandora- e shoqja, shënimi im) më tha para disa ditësh se i kishin pëlqyer shumë vjershat e mia për fëmijë të ciklit “Vallja e ditëve tona”, të botuara në “Drita” më 4 qershor 2000, të cilat i kam shkruar në fillim të këtij shekulli. Nuk mund të mos përlotem, pasi jam njeri me ndjenja tani në prag të pleqërisë, kur ai në dedikimin e librit me vjersha “Zogj të kaltër”, më 10 Nëntor 1999, më shkruan: “Profesor Bedri Dedes, që u thinj për të mbetur i pathinjur ardhmëria jonë. Nderim punës sate fort të çmuar dhe themelvënëse, i dashur miku im dhe miku i të gjithë familjeve shqiptare! Me zemër, Xhevahir Spahiu”
“Dhe unë them, shkruan profesor Bedriu, se kam plane të tjera krijuese që i mbështes në aftësitë e mia...Në këtë pasuri të madhe janë vlerësimet dhe inkurajimi i madh i njerëzve, lexuesve dhe krijuesve. Ky inkurajim më është dhënë që në moshën tetëmbëdhjetë vjeçare nga Aleks Caçi, Luan Qafëzezi, Vedat Kokona e Lirak Dodbiba”
Disa muaj përpara se të ndahej nga jeta, Profesor Bedri Dedja la për Institutin e Integrimit të Jetimëve të Shqipërisë një program që, me zhvillimin e këtij institucioni të ri, të sfidonte vrazhdësinë e së tashmes ndaj kësaj shtrese të shoqërisë sonë dhe padyshim, për të dhënë frute sa më të shëndetshme për të ardhmen. Siç kujton shkrimtari Ferhat Cakaj, “Bedriu Ynë i bën thirrje shtetit shqiptar, gjithë shoqërisë se kjo “…shtresë duhet të na ngjajë me qerpikët e syve të shoqërisë…” Ky zë, zëri i Profesorit të Madh ngrihet si flakërimë në ditët që kalojmë. Çdo njeri me mëndje të kthjellët duhet të mirëkuptojë e të mbështesë zërin e Profesor Bedriut. Nuk ka integrim në Europë, pa integrimin e kësaj shtrese në jetën e shoqërisë sonë. As që mendohet një e ardhme pa mjegulla e atdheut, pa fëmijët, pa dritën e syve të asaj të ardhmeje”.
Një nga ish studentet e tij në Institutin e Lartë Pedagogjik të Elbasanit, Kozeta (Këze) Zylo që jeton tashmë në SHBA kujton në një letër dërguar të bijës së profesorit të nderuar: »Unë kam qënë me fat që kam patur një profesor, akademik, shkrimtar nga më të shquarit, ku me punën e tij kolosale, ka bërë emër në fondin e figurave të intelektualëve të shquar në botë. Kurrë, kurrë, nuk do ta harroj Profesorin tim të respektuar në vitin 1975-1977, kur jepte leksione në Universitetin e Elbasanit, i cili në atë kohë kishte ardhur me « dënim » nga lart. Oh, sa e vuante Profesori im atë dënim, e bashkë me të dhe ne studentët e tij, por që ai kurrë nuk e shprehte…edhe pse ne e psikologjisnim në leskionet e tij ! Ai kishte një seriozitet dhe një ndershmëri të rrallë, dhe ne studentët e atij brezi mezi e prisnim orën e tij, sepse elokuenca e tij, dashamirësia e tij, dinte të prekte zemrat e mijëra studentëve që ai mësoi dhe edukoi. Personalisht e kam proesorin më të shtrenjtë, një mik ndër më të mirët, jo vetëm pse na jepte vlerësimin që meritonim, por mësova shumë prej figurës së tij madhore ».
Gjithashtu, nuk mund të harroj shënimet për Bedri Deden, të Tunit, tim ati të paharruar, që një ditë të vitit 1959 filloi me të botimin e revistës së parë për fëmijët dhe fatosat pas çlirimit « Fatosin ». Ai shkruante me dashuri për shkrimtarin që nuk i vinte ndoresh aspak për punët e shtëpisë apo për të blerë diçka në treg por që e kishte penën e artë, qëndronte mbi libra dhe kudo që shkonte e fliste, fjalët e tij i mbanin të heshtur dhe të menduar ata që e dëgjonin. Kishte një filozofi të veçantë, të një krijuesi brilant që sidomos dha një ndihmesë të madhe për ecjen përpara të letërsisë shqipe për fëmijë. Për dekada të tëra, ajo revistë « Fatosi »u lexua nga çiliminj disa vitesh dhe baballarë dhe gjyshër të moshuar. Dhe gjatë disa dhjetëvjeçarëve, « xhaxhi Bedriu » siç ishim mësuar ta quanim, ka shkruar mrekullira për fëmijët, mijra rrëfenja, poezi, poema, pjesë teatrale,, romane, për të vegjëlit tre vjeçarë dhe të moshuarit 100 vjeçarë. Ai është një nga autorët më me zë në Shqipëri, por edhe jashtë kufinjve shqiptare.
Vështrimi i tij i qartë dhe gjallëria e tij prej një psikologu të shquar dhe një pedagogu të pashembullt, kanë qënë një kartë e fortë për prof. Bedri Dedja për të paraqitur në një mënyrë të thjeshtë dhe shumë karakteristike mendimet e tij në librat dhe studimet e shumta për fëmijët dhe të rriturit. « Nëpër ravat e jetës », kujtimet e tij, janë një mesazh optimist për jetën dhe për njerëzit që ai i donte dhe për të cilët nuk rreshti asnjë ditë së shkruari, apo medituari.
Librat e prof. Bedri Dedes « Letërsia për fëmijë për shkollat pedagogjike », « Traditat dhe problemet e letërsisë shqiptare për fëmijët », « Shkrime për letërsinë për fèmijët », disa qindra artikuj të tij përdoren në shkollat dhe institutet kërkimore dhe janë aktuale. Ai ka përkthyer e botuar tridhjetë vepra të letërsisë klasike botërore dhe ruse për fëmjë, në prozë dhe poezi.
Përmbledhja « Rrëfenjat e Zvicrës » që është një botim dygjuhësh : shqip dhe frëngjisht, është një pjesë e kujtimeve dhe rrëfenjave që prof. Bedri Dedja ka shkruar për këtë vend të vogël, tërheqës, të njerëzve punëtorë, mikpritës, si Zvicra. Në Zvicër ai ka ardhur herë pas here dhe e ndjente veten të qetë për të shkruar, për të mbajtur konferenca, sidomos për të rinjtë shqiptarë nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe viset, që e kanë zgjedhur këtë vend isi atdheun e tyre të dytë. Ai u nguliste atyre në mendje, me elokuencën e tij të pashembullt, se duhet të respektojnë ligjet dhe zakonet e Zvicrës, si edhe zviceranët respektojnë traditat dhe gjuhën shqipe dhe të popujve të tjerë, duke u dhënë atyre mundësi të mësojnë dhe të flasin në gjuhën e tyre amtare. Bedri Dedja jo më kot shprehej: "Më i lumtur nga të gjithë do të jetë ai popull, i cili më mirë se çdo gjë tjetër do të mësojë fëmijët e vet, do të dijë të pasurojë mendimin dhe t'u japë drejtimin ndjenjave të tyre". Edlira Dedja, e bija e konsideron këtë thënie një amanet të madh të cilin dëshiron ta çojë më tej.
Prof. Bedri Dedja ka dhënë mësim pedagogjinë dhe psikologjinë në shumë Universitete dhe institucione kërkimore shqiptare, ka dhënë një ndihmesë për shkollën dhe historikun e saj, për arsimin dhe edukatën, për psikologjinë shoqërore.Ai ka mbajtur konferenca jashtë shtetit, në dy kongrese evropiane të psikologjisë dhe ka qënë ftuar në kongreset e XXIV, XXV, XXVI dhe XXVII botërorë të psikologjisë. Ai kishte marrë letra dhe ftesa për veprimtari shkencore ndërkombëtare nga Danimarka, Irlanda, Suedia, Afrika e Jugut, Kolumbia, Belgjika, Spanja, Kanadaja, Amerika, Meksika, Portugalia, Holanda, Rusia etj, etj. Prof. Bedri Dedes i janë botuar studime të veçanta të karakterit pedagogjik e psikologjik, si dhe vepra letrare në Amerikë, Francë, Zvicër, Greqi, Rumani, Kinë, Rusi e gjetiu. Njëzet e katër vepra pedagogjike, psikologjike dhe histori-pedagogjike mbajnë autorësinë e tij. Është bashkautor në njëzetë e shtatë vepra të këtyre profileve. Dhe kur e pyesnin miqtë dhe dashamirët e shumtë, ish-studentët e tij : « Si e sheh të ardhmen ? », prof. Bedriu me atë pamjen e tij fisnike përgjigjej : « Të bukur, të trazuar, të hijshme, të trishtuar : është koha e dhimbjeve dhe gëzimeve më të mëdha për rilindjen e Shqipërisë ! »
Dhe megjithëse nuk jeton më, ai vazhdon të ecë nëpër rava, me mendimin dhe këshillat e tij, duke lënë si mesazh besimin se Shqipëria dhe shqiptarët do të ecin në rrugë të mbarë, solidarë, të përkushtuar për kombin dhe brezat e ardhëshëm të një vendi të vogël, por me njerëz punëtorë, fisnikë dhe fqinjë të denjë e të respektuar.
"Xhaxhi" Bedriu iku, por na la pas kujtimin e njeriut të mirë, të urtë, të dashur për fëmijët e tij dhe vocërakët kudo, për njerëzit që e donin dhe i donte në Shqipëri, Kosovë, Toronto, Montreal, Sunio, Gjenevë, Nëshatel, Fier, Durrës, Berat, Korçë e kudo.Ai më la kujtimin e bukur te « Rravat e jetës » me botimin e letrave të mija që i kisha dërguar në prill 1978 dhe korrik 1979, me kujtimet e tij për tim atë dhe me shënimin kuptimplotë : «Fredit, Rozës, Gentit dhe Nausikës, një tabllo për jetën tonë, me shumë dashuri ». Më tej vjen firma e tij karakteristike që nuk do ta shoh më të hidhet në letër. (11.06.2001). Vepra poliedrike, shkencore dhe letrare e Bedri Dedes, do të jetojë për brezat e ardhshëm si një vlerë e madhe e kulturës sonë Kombëtare.
Do të dëshironin të ishin sot mes nesh me tufa lulesh në duar dhe të përuleshin para kujtimit të shkrimtarit, publiçistit, pedagogut, profesorit, akademikut Bedri Dedja edhe dhjetëra miq nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Diaspora: ish studentë, mësues e pedagogë, shkrimtarë për fëmijë e të rritur. Madhështia e tij duket edhe nga një numër i vogël shkrimesh të tij dhe të bashkëbiseduesve të tij, që do t’u japim më poshtë. Ato janë shumë pak në morinë e 130 veprave dhe qindra e qindra artikujve që ka hartuar Bedri Dedja gjatë viteve...
I përjetshëm qoftë kujtimi i Akademikut Bedri Dedja !
***
EDHE NJE HERE PËR SEKRETIN E TALENTIT
Prof . Akademik Bedri Dedja
1. Si nisi projekti i një bisedë të pazhvilluar me gjimnazistë të Fierit për problemin e talentit
Isha ftuar për të zhvilluar një bisedë me gjimnazistët e shkollës së mesme jo publike “Dertliu” të Fierit për problemet e talentit. Unë nisa të përgatitesha, por papritur më erdhi lajmi se shkolla nuk kishte mundësi të më merrte nga Tirana me makinën e vet .
Gjer në momentin që më lajmëruan për të mos u nisur, kisha hedhur këto shënime, të cilat nuk dëshiroj t’i lë jashtë këtij trajtimit tim, të titulluar “Edhe një herë për sekretin e talentit” në vazhdim të librit tim “Sekreti i talentit” të botuar në vitin 1998, me shpresë se ky punim do të lexohet, sidomos nga gjimnazistët përmes revistës tuaj të sukseshme dhe hipnotizuese.
Ftesa e shkollës “Dertliu” ishte një nga ftesat, që unë kam pranuar më me kënaqësi gjatë jetës dhe veprimtarisë sime si psikolog . Këtë e them për dy arsye.
E para, sepse mosha e gjimnazistit është mosha që duhet respektuar më shumë në këtë botë, mosha e resurseve intelektuale dhe e shpërthimit të talenteve. Unë nuk e harroj kurrë atë, që thoshte mësuesja ime e kimisë Famioni Avrami, kur isha vetë gjimnazist në vitet 1945-1949: “Jetojeni dhe shpaloseni moshën e gjimnazistit! Ajo ështe mosha më e bukur dhe më potenciale në jetën e njeriut!”
E dyta, sepse qytetin e Fierit unë e njoha pak më vonë në moshën njëzetetrevjeçare, atëherë kur këtij qyteti i “rrëmbeva” për grua një vajzë që quhej Pandora Papuçiu. Pas kësaj historie, unë vija shpesh në Fier . Një herë, në një takim me lexuesit e vegjël fierakë e nxora veten edhe pakëz fierak. Si ndodhi kjo? Ata më pyetën: “Nga jeni ju, xhaxhi Bedri, me origjinë?”
U zura ngushtë, por përgjigjen e sajova shpejt e shpejt kështu: “Jam gati-gati me origjinë mbarëshqiptare! Jam, si të thuash, jo katër, por pesëçerekësh. Një çerek korçar, pasi kam lindur në Korçë. Një çerek elbasanas, sepse origjinën e babait e kam nga malësitë e Shpatit, siç duket edhe nga mbiemri. Jam një çerek shkodran, pasi atje mbarova shkollën fillore. Jam një çerek durrsak, sepse kisha nënën durrsake dhe sepse në Durrës kam mbaruar shkollën unike dhe gjimnazin. Po jam edhe një çerek fierak, sepse kur të pyesin, thua jam nga fshati i gruas!” Sigurisht kjo nuk ishte kryesorja. Për mua kryesorja ka qenë se Fierin e kam njohur si një bahçe pjellore myzeqare të talentëve të fuqishëm. Mund të përmend me këtë rast disa, të cilët në numër zor se i përfshin edhe amza e një shkolle, pasi ata janë shumë e në shumë fusha në zonën Fier-Mallakastër.
Unë po kufizohem vetëm në dy fusha, si ajo e artit dhe e shkencës. Të tillë kanë qenë Jakov Xoxa e Miço Kallamata, Tuni Papuçiu e Nasho Jorgaqi, Kasem Trebeshina, Tashko Lako e Kristaq Shtëmbari, Leonidha Prifti, Xhevat Beqaraj e Xhevdet Shehu, Aristotel Miçi e Arqile Daulle, ndonjë e re si Erdis Prifti që doli me vëllim poetik që në bangat e shkollës. Në fushën e muzikës mund të përmendim shumë, të cilët kanë përfaqësuar me sukses muzikën tonë edhe jashtë shtetit, si Timo Lule e Pandora Papuçiu, Gjystin Papuçiu e Lindita Sota, Raqi Kuko e Mirela Sapiqoti e Miti Nushi, nga të cilët ky i fundit është bërë i pazëvendësueshëm në gëzimet familjare të fierakëve me orkestrën e tij mbresëlënëse. Të mirënjohur janë ata të skenës, si Kadri Roshi e Mevlan Shanaj, Luftar Pajo, Fuat Boçi e Marika Kallamata. Nga Fieri është balerina, Artiste e Popullit Zoica Haxho. Nuk mund të harrohen artistët e penelit si Janaq Kilica, të cilit ia preu veprimtarinë plumbi i armikut, por atë e vazhdoi i vëllai, Artisti i Popullit Vilson Kilica; një nga veprat e tij madhore, në ballë të Muzeut Kombëtar Historik ne e përshëndesim çdo mëngjes në Tiranë. Në krijimtarinë shkencore janë shquar i madhi Jakov Milaj me talent të shumanshëm, matematicieni Edmond Lule, Hysen Emiri studiuesi i traditës arsimore, Iljaz Gogaj etj.
Po këta janë vetëm ata që kam njohur unë personalisht. Sa të tjerë janë që nuk kam njohur. I mbani mend këta emra, ju gjimnazistë! Qëmtoni në jetën dhe në veprën e tyre! Vetëm kështu do të pasuroni shpirtin tuaj dhe do të përvetesoni teknikën e zhvillimit të talentit tuaj! E them këtë, sepse në konceptin tim, çdo gjimnazist është një talent potencial i Myzeqesë së begatë dhe gjithë Shqipërisë.
Ja, tani vimë përballë problemit!
Siç shënova më lart, në vitin 1998 unë botova librin “Sekreti i talentit”, në të cilin nuk ka përgjigje të prera, si në formulat matematike të Galuanit (1811-1832).[1] Po ky libër, pavarësisht se është i imi dhe nuk është e hijshme të lavdërosh veten, ka një të mirë se mund të quhet libri i dyerve dhe dritareve të hapura, nga të cilat mund të dalësh, ose mund të shikosh për ta zgjidhur vetë me forcat e tua se cili është “sekreti” i talentit.
Për mua, megjithëse nuk është shkruar pak nga psikologët për këtë problem, madje me dhjetra e qindra libra, - talenti mbetet ende mister për shkencën. A do ta zbërthejmë ndonjëherë plotësisht këtë mister? Kam besim se po. Sigurisht, në rast se unë dhe të tjerë i bashkojmë forcat me ju, gjimnazistët .
Duke u përgatitur për këtë bisedë, më shkoi mendja te disa hipoteza, që duhen diskutuar e që dëshiroj t’i shtroj para jush.
Ka jo pak njerëz që ende ngulin këmbë se talenti është i lindur, madje thonë se është dhuratë e perëndisë, e frymës së shenjtë, e rastësisë. Këtë pohim unë e marr në konsideratë dhe në llogari. Por nga kjo palë, krahu që thotë se talent kanë vetëm të pasurit me shumë para dhe se atë e trashëgojnë vetëm fëmijët e pasanikëve, se talenti profetizohet nga një ëndërr e gjumit etj., unë nuk e vë fare në llogari, pasi kjo i çorodit njerëzit dhe është shprehje e injorancës në shkencë .
Për shembull, një shkrimtar na përrallis kështu: “Natyrisht që talenti është dhuratë, që ta jep Zoti, por janë edhe disa këmbë ku mbështetesh”. Po t’i besosh këtij shkrimtari, rezulton se “Një bletë në ëndrrën time (në gjumë, shënimi im – B.D.) prej fëmije profetizoi fatin tim si shkrimtar”. Pra, talenti është dhuratë, atë e mëkon farefisnia, bleta në ëndërr dhe bejtexhinjtë.[2] Problemi i trajtuar në këtë mënyrë është krejt i thjeshtëzuar dhe i pabesueshëm. Po të ishte kështu, të gjithë do t’i ruanim me vigjilencë ëndrrat e gjumit, ose do të vraponim tek plaku i Vitit të Ri për të siguruar talentin përmes dhuratave .
Une jam partizan i formulimit të hipotezave të reja, por të besueshme. Jam i tillë sepse, i besoj objektivitetit të gjigandit frances të letrave Gi dë Mopasan, i cili në tregimin “Im ungji Sosteni” na thotë: “Sa më shumë zgjerohet mendimi, aq më shumë ngushtohet e panjohura dhe aq më shumë tempuj shemben”.[3]
Pra, në radhë të parë duhet shtruar hipoteza se është relativisht e pranueshme teoria se talenti trashëgohet …
Këtu mbaron fillimi i bisedës së pazhvilluar me gjimnazistët e Fierit për të vazhduar arsyetimet me “Univers” .
Po si duhet kuptuar roli i trashgimisë dhe ndikimi i saj në zhvillimin e talentit?
2. Kapriçot e trashgimisë
Që në fillim vihemi përballë dy rasteve të kundërta .
Tek muzikantët e mëdhenj, Shtrausët kemi tre kate të trashëgimisë së talentit: Gjyshi, biri, nipi. Tek Isyf Myzyri, gjeniu i këngës elbasanase të Shqipërisë së mesme, gjer te stërgjyshërit e tij dhe prej tij te stërnipërit, gjer më sot nuk njohim asnjë muzikant tjetër. Pra, tek Shtrausët trashëgmia ndikon, po të ishte e mundur të shpreheshim kështu, tek tre breza te familjes dhe pastaj shohim stop; kurse tek Myzyrët talenti shfaqet papritur te një individ pa trashëgimi as përpara as prapa. Si do të mund t’i shpjegonim këto dukuri?
Duke u mbështetur në raste si këta si dhe në raste të tjera të ngjashme, të lind një farë e drejte për të shtruar këtë hipotezë:
Talenti mund të lindë edhe jashtë trashëgimisë, pa predispozita të lindura, pa gene të trashëguara me paraprogram dhe kod, si shtrat favorizues i tij. Në raste të tilla talenti është një shpërthim i paparashikuar i individit të veçantë në rrethana të veçanta të jetës, të natyrës, të prirjeve jetësore, karakterit të individit etj. Bazë për këtë lloj talenti mund të jenë, sidomos prirjet që ushqehen nga rrethanat në të cilat jeton ky individ.
Në favor të kësaj hipoteze le t`u referohemi disa shembujve .
Isuf Myzyri, i cili, siç kemi thënë, nuk pati as përpara dhe as prapa në trungun e tij gjeanologjik muzikantë të mëdhenj si vetja. Atëherë ç`mund të thuhet për rrethanat jetësore që bënë të mundur shpërthimin e talentit të tij?
Biografi më serioz i tij na jep disa të dhëna, që duhen analizuar në lidhje me këtë dukuri.[4] Isuf Myzyri ishte i frenuar në shoqëri “nga pjekuria e parakohshme“, “Isufi i vogël … dëgjonte me vemendje. I mendueshëm paraqitej çdo ditë … Jo si fëmijët e tjerë të hedhur … Dëgjonte, mendonte, vështronte ... U largohej bisedave të kota”. Megjithëse ishte analfabet, Isyf Myzyri, si krijues i madh thoshte: “Mundohem shumë … lodhem … Është një punë e gjatë për krijimin e një kënge … Më ka ndihmuar shumë kënga e popullit … Kur më vjen “ashku” (frymëzimi, shenimi im-B.D.) krijoj vjershën strofa-strofa. Punoj me mend ditë e natë, deri sa e mësoj ezber ... Kur shikoja që kisha mbaruar punë, thërrisja ndonjë njeri me kalem ... dhe pastaj e fusja në tefter … e krijonte melodinë me mend, pastaj me zë e më vonë me tekst … Nuk lodhej duke korigjuar”. Biografi i tij Thanas Meksi, në librin e vet na kumton: “Isuf Myzyri kishte shumë nipër e pak mbesa, e shumë stërnipër … Të mirë e puntorë ke Zoti … Po ç’e do, asnjë prej tyre nuk doli muzikant apo këngëtar”. Pra, po të shprehemi në gjuhën e shkencës, si muzikant i madh ai nuk trasmetoi as trashëgiminë e vet sociale, arritjet si kompozitor e poet. Se ç`mund të ndodhë pas dhjetë brezash, kjo është tjetër gjë, po në rastin e talentit të Isyf Myzyrit dhe paraardhësve dhe pasardhësve të tij, kemi të bëjmë me një dukuri jashtë trashëgimisë nga poshtë dhe nga lart.
Atëherë ç`duhet të thuhet për premisat jashtëtrashëgimore, sociale, që favorizuan talentin e tij? Ato, do të thosha unë, kanë qenë katër: shfaqja e interesit për këngën popullore që në fëmijëri (e para), maturia dhe aftësia e tij për të dëgjuar me shumë vëmendje (e dyta), natyra medituese (punonte me mend, e u largohej bisedave të kota) (e treta) dhe vullneti i madh për punë e për të krijuar (e katërta), pa nënvleftësuar shprehitë e tij instrumentale si violinist (pasi në këto të fundit tek ai nuk spikat ndonjë talent i veçantë).
Një shembull tjetër i lindjes së talentit, madje gjenisë jashtëtrashëgimore ka qenë Juri Gagarini. Ai, si njeriu i parë që flutoroi në kozmos, mund të quhet pa hezitim gjeni. Gjenitë janë ata që krijojnë epokë dhe ai krijoi epokë, sepse hapi dyert e pushtimit të kozmosit nga njeriu.
Në librin e tij Gagarini ka shkruar: “Im atë dhe nëna, ashtu si edhe gjyshet e stërgjyshet, - janë fshatarë. Shpërtheu gazi kur mora vesh që jashtë shtetit dikush kishte hapur fjalë gjoja sikur unë rrjedh nga një familje e njohur princërore e Gagarinëve, të cilët para revolucionit (fjala është për Revolucionin e Tetorit 1917, shënimi im – B.D.) kishin patur pallate dhe fshatarë bujkrobër …”.[5]
Në këtë libër jepet bukur shkallë-shkallë se si u formua dhe u zhvillua gjenia e Gagarinit, pa trashëgimi në talent, aq më shumë në një fushë krejt të re për njerëzimin, përmes punës dhe studimit, po edhe përmes premisave të tjera sociale. Juri Gagarini mban mend se për babanë e tij në fshat thuhej: “Aleksej Gagarini i ka duart e arta”, ai ishte zdrukthtar, murator, bujk dhe mekanik. Këto zanate ia mësoi edhe të birit, kozmonautit të ardhshëm. I ati lexonte shumë. Kur Juri ishte me studime fitoi zanatin e shkrirësit për reparte fonderie në një shkollë të rezervave të punës, më tej në teknikumin industrial të saratovit. Me këtë shkollë lidhet, siç shprehet ai, “shfaqja e sëmundjes sime, që në mjeksi nuk ka emër, tërheqja e papërmbajtshme drejt hapësirave qiellore, pasioni për të fluturuar me avion”. Në këtë shkollë në rrethin e fizikës, Juri përgatiti një referat me temën “K. Ciollkovski dhe studimet e tij mbi motorët e raketave dhe udhëtimet ndërplanetare”. Që dymbëdhjetëvjeç ai lexonte shume letërsi fantastiko-shkencore, sidomos veprat e Zhyl Vernit, Xhek Londonit dhe Aleksandër Baljajevit; “nga referati për punimet e Ciollkovskit, – shprehet Gagarini, – nis edhe biografia ime “kozmike”. Pastaj u regjistrua në një aeroklub, nisi hedhjet me parashutë, vazhdoi studimet në shkollën e mesme ushtarake të aviacionit në Orenburg. Nisi të skicojë anije kozmike, t`ia kushtojë gjithë kohën e lirë leximeve, sidomos tregimeve e romaneve nga jeta e aviatorëve.
Pra, cilat qenë premisat sociale jashtëtrashëgimore të gjenisë së Juri Gagarinit? Përvetësimi i shumë zanateve që në fëmijëri, horizonti i gjerë në veprimtari, interesi i jashtëzakonshëm për fluturimet në qiell, studimi i pandërprerë e me pasion i çdo letërsie që lidhej me kozmosin dhe veç këtyre (ajo që autori nuk e thotë në librin e vet) guximi mbinjerëzor për t’u hedhur në hapësira, çfarë në fillim u konkretizua me hedhjet me parashutë.
Duke u nisur nga të gjitha këto arsyetime, unë bashkohem plotësisht me mendimet e kolegut tim kosovar, Prof. Dr. Riza Brada, i cili ka thënë: “Nxënësit e zgjuar dhe talentë do të zhvillohen dhe afirmohen si të tillë, në mënyrë intensive dhe adekuate, atëherë kur qenia e tyre në zhvillim pranon impulse psiko-sociale pozitive nga të gjithë faktorët edukativë … në mënyrë të posaçme nga prindërit dhe edukatorët e tjerë të grupit social, të cilit i përkasin dhe nga ndikimet dhe veprimet e të cilit mund të lirohen lehtë dhe pa pasoja në zhvillimin e mëtejmë. Nga faktorët e tërthortë edukativë, që mund të ushtrojnë ndikim të fuqishëm pozitiv në zhvillimin dhe afirmimin e nxënësve të zgjuar dhe talentë duhet patur parasysh mjetet e mediumit masiv si dhe shoqatat kulturore-artistike, fjala vjen, ato muzikore, teatrale, klubet e ndryshme, sidomos teknike etj.”[6]
3. Si duhet kuptuar koncepti “Punë Titanike”
Një nga faktorët socialë jashtëtrashëgimorë për zhvillimin e talentit dhe gjenisë është puna titanike, që kryen njeriu mbi vetveten dhe objektin e krijimtarisë, forca morale në drejtim të veprimtarisë, që ai ka zgjedhur si kredo të jetës. Në këtë drejtim na vlen si një shembull fanar jeta dhe vepra e gjeniut shqiptar Aleksandër Moisiut. Për të është shkruar shumë, por mua më kanë tërhequr vëmendjen, sidomos arsyetimet e mjekut të famshëm shqiptar Jani Basho, i cili e pat njohur personalisht në Vjenë dhe ka shkruar për të: A. Moisiut “iu desh një fuqi morale e lartë që të mos dëshpërohej edhe të mund t’i kapërcejë pengimet per t`arrirë qëllimin e vet”.[7]
Aleksandër Moisiu, gjeniu i skenës së teatrit, me origjinë nga Kavaja nuk pati në fisin e vet, as më parë dhe as me pas ndonjë pinjoll që të shquhej e të shkëlqente si aktor. Pra, edhe ai qe një dukuri jashtëtrashëgimore. Jo vetëm kaq, por atij iu desh një punë shumë e madhe për të arritur në majat më të larta të skenës evropiane dhe botërore, pasi në fillimet e veta atë e lanë jashtë shkollës artistike si të pa talentuar. Kurse një drejtor teatri në Vienë, kur e dëgjoi Moisiun për herë të parë në një shfaqje, qe shprehur në mënyrë përbuzëse: “Cili ishte ai këlysh i ri që lihte aq ashpër?”
Me tej Dr. Jani Basho e quan Aleksandër Moisiun “Një nga gjenitë e zgjedhur të popullit tonë … talent perëndor”, në kuptimin “talent nga perendia”, po i cili çdo gjë e arriti me punë, pra pa trashgimi, pa pasuri, pa akademira teatrale burokratike .
Ne teoritë psikologjike për talentin shpesh janë dhënë edhe konsiderata amatoreske, duke i quajtur talentin dhe frymëzimin, si dhunti, që jepen nga një forcë e mbinatyrshme, si një rastësi hyjnore e individëve të caktuar e me fat etj.
Në realitet, çdo shpërthim individual i talentit dhe i frymezimit vjen si rezultat i punës së madhe e kembëngulëse, i intensitetit dhe veprimtarisë së të menduarit, i vullnetit titanik, që është në gjendje të mposhtë e të shtyjë gjer edhe vdekjen, i aftësië së jashtëzakonshme për të vëzhguar në thellësi dukuritë e natyrës dhe dukuritë shoqërore, për të parë në jetë atë që nuk e sheh një sy i zakonshëm.
Nuk është e vështirë të bindesh për këto konkluzione teorike, po të thellohesh në qëmtimin e biografive të njerëzve të mëdhenj, në studimin e përvojës së tyre.
Kështu, për shembull, për Budën (shekulli VI – V para erës sonë) themeluesin e njërës prej feve më të përhapura në botë, i cili emrin e vërtetë e kishte Sidharta , është thënë se ai filloi të merret me vetmi fuqimisht me problemet e ndjenjave njerëzore. Kur po rrinte një mbrëmje nën një fik të madh, papritur i tërë mozaiku i mendimeve të tij u sistemua si vetvetiu. Tërë natën Sidharta e kaloi në mendime të thella. Të nesërmen në mëngjes kishte arritur në bindjen e plotë se ai ishte Buda, dmth shenjtori.[8]
Po ky moment kulmor i gjenisë së tij nuk erdhi rastësisht, nuk qe rezultat një ndriçimi momental të mendjes së tij, por pasojë e një pune të madhe përmes meditimeve, përpjekjeve për të njohur jetën e të gjitha shtresave shoqërore si dhe dëshirave të flakta për t’i nxjerrë njerëzit nga varfëria. Buda qe i pakënaqur gjatë gjithë jetës së vet, sepse njerëzit vuanin, prandaj iu kushtua krejtësisht kërkimit të së vërtetës. Ai nuk u pajtua asnjëherë me mësuesit e tij, që nuk u jepnin zgjidhje halleve njerëzore, prandaj u bë endacak e asket, duke i rënë kryq e tërthor Indisë veriore.
Kështu ka ndodhur me kimistin gjenial rus Mendelejevin, që zbuloi tabelën e periodizmit të elementëve kimikë. Punoi një jetë të tërë, u lodh shumë gjatë viteve të fundit duke studiuar e medituar për ta harruar tabelën e vet famëmadhe me vlera të pallogaritshme për shkencën dhe nuk arriti asnjë rezultat në zhgjëndërr. Një natë ai ra për të fjetur shumë i lodhur pa arritur asgjë. Sapo e zuri gjumi, në ëndërr iu shfaq tabela e periodizmit me të gjitha detajet. U zgjua shumë i gëzuar dhe menjëherë e skicoi në letër. A mos ky zbulim gjenial qe një rastësi, një frymëzim i papritur, që erdhi nga fryma e shenjtë? Jo, ky zbulim qe rezultat i gjithë punës së tij shkencore të kryer gjatë një jete prej shkencëtari, zbuluesi dhe shpikësi.
Jashtë trashëgimisë, madje edhe jashtë kujdesit të prindërve, ka shembuj të tjerë interesantë të shpërthimit të talenteve dhe gjenive, që kanë bërë emër të madh në historinë e shkencës botërore.
Isak Njutoni (1642-1727) është quajtur shkencëtari më i madh i të gjitha kohërave, njeriu që nxorri nga errësira ligjet e natyrës, gjeniu më i madh që ka patur bota. Po ç`trashgimi pati Njutoni? Lindi në familjen e një fermeri jo të pasur dhe as prindërve nuk u ra në sy se në femijëri atij i pëlqente të ndërtonte lodra mekanike, modele makinash, ore diellore me ujë si dhe balona. Megjitheëe ishte fëmijë i zgjuar, në shkollë nuk la ndonjë përshtypje të veçantë, ishte i pavëmendshëm në mësime. Kur u rrit pak, e ëma u përpoq ta hiqte nga shkolla, me synimin që ai të merrej me bujqësi si ati. Nëna mendonte se si bujk ai do të ishte me i sukseshëm në krahasim me shkollën, në një kohë që ai zgjidhte problema të nderlikuara matematike. Të afërmit u interesuan ta fusin në Universitetin e Kembrixhit, ku në moshën 25- vjeçare fitoi titullin e magjistrit, mjeshtrit të arteve. Pjesën më të madhe të zbulimeve ai i bëri në moshën 27 vjeçare. Pra, Njutoni shpërtheu si gjeni pa trashëgimi të drejtpërdrejtë.
Lui Pastëri, kimisti dhe biologu i madh (1822-1895) shpërtheu si talent në moshën 26-vjeçare. Kur qe student nuk u shqua si talent, madje njëri nga profesorët e tij nuk e vlerësoi fare si duhej.
Pa trashëgimi predispozitash qe shkencëtari i madh Majkëll Faredej (1792-1867), pa shkollë të rregullt. Në marrjen e kulturës n pjesën më të madhe qe autodidakt. Kur ishte katërmbëdhjetë vjeç punoi si çirak në një repart të libralidhjes. Gjatë kësaj kohë lexoi shumë, në 20 vjeç dëgjoi ligjëratat e shkencëtarit Hamfri Dejvit, shpejt u bë ndihmës i tij dhe 29 vjeç kreu zbulimin e parë në fushën e elektricitetit. Edhe shkrimtari gjenial Shekspiri u rrit në varfëri dhe disa thonë pa u shkolluar si duhet, ose me shkollim të njëanshëm.
Xhon Daltoni, i cili krijoi hipotezën e parë për atomin në kimi, vazhdoi formalisht një shkollë gjër në moshën njëmbëdhjetë vjeç, kulturën e plotësoi si autodidakt; në dymbëdhjetë vjeç punoi si mësues; në një njezët e një vjeç nisi të interesohej për meteorologjinë, në njëzeteshtatë vjeç shkroi librin e parë për këtë temë dhe në tridhjetëetetë vjeç formuloi teorinë për atomin, që u konsiderua një zbulim i madh.
Tomas Edisoni, shpikës i gjithanshëm (1847-1931) në shkollë mesoi vetëm tre muaj, sepse drejtori i shkollës e vlerësoi si oligofren.[9] Ai u karakterizua nga një dashuri e jashtëzakonshme për punën dhe punoi si titan. Shpikjen e pare, aparatin për regjistrimin e zërave e kreu në moshën njëzet e një vjeç. Atij i takon thënia monumentale se talenti është një përqind aftësi dhe nëntëdhjetë e nëntë përqind punë.
Bonaventura Kavaljeri (1598-1647), të cilin Galileo Galilei e ka quajtur “Arkimedi i dytë” dhe “gjeni vërtetë të mrekullueshëm”, gjithashtu, lindi në familje të varfëruar. Matematicieni, astronomi dhe fizikanti shumë i shquar Fridrih Gauss (1777-1855) qe bir kopshtari dhe pati sukses në matematikë që në moshën nëntë vjeç.
Norbert Viner (1894-1964), siç kumtohet në librin “Befasitë e matematikës”,[10] së fundi, jashtë trashëgimisë prindërore u bë një nga matematikanët më të mëdhenj dhe krijues i kibernetikës, një fushe të re shkencash me vlera të mëdha për njerëzimin. Ç`është më interesante, babai i tij qe profesor i gjuhëve sllave në Universitetin e Harvardit. Pati një mjedis të shkëlqyer familjar dhe, megjithëse shëndetlig dhe miop, mësoi shumë mirë në shkollë. Po si shpjegohet faktori i kryqëzuar i trashëgimisë nga shkencat humanitare në ato matematike? Mos gjuhët e mërzitshme sllave e hodhën atë në polin e kundërt? Aftësitë e tij të jashtëzakonshme matematike u shfaqën shumë herët, prandaj në tetëmbëdhjetë vjeç arriti të marrë gradën e doktorit të filozofisë në Universitetin e Harvardit.
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Alfred Papuçiu: 7 vjetori i vdekjes së Akademikut, Prof. Bedri Dedja
4. Ka vend për hipoteza e arsyetime të reja
Të gjithë shembujt e përzgjedhur, të shtyjnë drejt arsyetimeve të reja dhe hipotezave të reja në lidhje më çështjen e talentit dhe të gjenisë.
E para: Trashëgimia, predispozitat e lindura dhe kodi gjenetik janë një nga faktorët vendimtarë për lindjen dhe zhvillimin e talentit në një veprimtari, që përputhet ose është e njëjtë me veprimtarinë e paraardhësve (prindërve, gjyshërve e, disa thonë, kjo trashëgimi mund të vijë gjer në dhjetë breza më parë). Kështu ka ngjarë me Shtrausët. Kështu ka ngjarë me Johan Sebastian Bahun (1685-1750).
Për këtë të fundit, Mishel Hart[11] është shprehur: “Është me të vërtetë fat të lindësh në një mjedis, ku adhurohet muzika dhe ku nxiten arritjet e reja muzikore. Familja Bah ka qenë e njohur në fushën e muzikës shumë kohë para lindjes së Johan Sebastjanit. I ati ka qenë violinist shumë i mirë, dy nga xhaxhallarët e tij kompozitorë të talentuar, ndërsa disa nga pasardhësit, nipër e mbesa të vlerësuar lart si muzikantë ( nënvizimi është i imi, B.D.).
Siç duket, veç trashëgimisë, siç e thekson me të drejtë Harti, faktor tjetër vendimtar, ndoshta dhjetëfish më i fuqishëm, ka qenë ai, të cilin ky autor e quan “është fat të lindësh në një mjedis”. Për arsyen se, pavarësisht që lindi me predispozita të trashëguara për t’u bërë muzikant i madh, po të ndodhte çudia që pas lindjes Johani të çohej në një familje barinjsh, atëherë nuk do të ishte bërë e shumta veçse një bari fyelltar. Pra, është më se evidente se potenciali trashëgimor shuhet, zbehet ose trasformohet në një mjedis të pafavorshëm, ose në një mjedis që të favorizon në një drejtim tjetër. Është më se evidente së i rritur në një mjedis barinjsh Bahu nuk do të ishte bërë kurrsesi kompozitori Johan Sebastjani që njohim, për shkak se mjedisi nuk do ta favorizonte trashëgiminë. Është më se evidente se Norbert Viner, i rritur në një mjedis të favorshëm të familjes së profesorit të gjuhëve sllave në Universitet nuk u bë edhe ai profesor sllavist, për çka i ka patur me siguri predispozitat e lindura, pasi mjedisi i kulturuar në familje e favorizoi në një kah tjetë, jo aq të mërzitshëm sa sllavistika, por tërheqës e interesant, siç qe matematika e me pas matematika llogaritëse.
Hipoteza jonë në këtë rast është se trashëgimia për talentin është aqë sa potente, kur e favorizojnë mjedisi dhe faktorë të tjerë socialë, por po aq impotente kur mungojnë mjedisi dhe faktorët e tjerë socialë.
Mjedisi dhe faktorët e tjerë socialë duhen kuptuar si një kompleks me shtrirje të gjerë. Po t’u besojmë psikologëve të njohur F. Ignatev, M. Gromov dhe N. Llukin,[12] sipas veprës së tyre, ndër këta faktorë hyjnë një seri ndikimesh sociale: bota e pasur shpirtërore e personalitetit të njeriut, niveli i njohurive të fituara, shprehitë dhe shkathtësitë, të mësuarit sistematik dhe marrja me veprimtarinë përkatëse në mënyrë këmbëngulëse, aftësia e madhe punuese, të cilat shkallë-shkallë shtrihen në një njësi me predispozitat. Sidomos aftësia e madhe punuese është gjeneratori kryesor i zhvillimit të talentit.
Çajkovski shprehej se në krijimtarinë artistike duhet punë, punë dhe punë. Lev Tolstoi punën e shkrimtarit e quante “punë të tmerrshme”. Fiziologu gjenial Ivan Pavllov qe shprehur një herë në një letër drejtuar të rinjve se “Duhet të ngulisni në mendje se shkenca kërkon nga njeriu gjithë jetën e tij. Në rast se ju do të kishit dy jetë, edhe ato nuk do t’ju mjaftonin. Shkenca kërkon nga njeriu tension të madh dhe pasion të madh. Jini pra të pasionuar në punën tuaj dhe në kërkimet tuaja”.[13]
Nga të gjitha këto nuk është e vështirë të kuptohet se pikëpamja që e quan talentin të lindur është një pikpamje sempliste, e cila nuk ka asgjë të përbashkët me shkencën. Talenti, si një harmonizim aftësish dhe gjenia, si shkalla më e lartë e talentit, janë dukuri psikologjike-sociale të fituara gjatë jetës, të cilat të japin mundësi përmes punës krijuese të prodhosh vepra me vlera të larta në fushën e shkencës, teknikës, artit, politikës, organizimit, sportit, mësuesisë etj.
Po në ç`raport janë talenti dhe gjenia me trashgiminë?
Hipoteza tjetër e jona do të mund të formulohëj në këtë mënyrë:
Në rast se do t’i besonim dialektikës së Hegelit, të Kantit apo të Marksit dhe nuk ka asnjë arsye që të mos i besojmë, - atëherë midis trashëgimisë, nga njëra anë, dhe talentit e gjinisë nga ana tjetër, duhet të pranojmë po atë raport, që ekziston midis shkakut e pasojës. Sipas dialektikës, çdo dukuri në natyrë dhe në shoqëri mund të prodhojë një dukuri tjetër. Ajo që prodhon quhet shkak, kurse ajo që prodhohet quhet pasojë. Rryma elektrike është shkak, ndërsa ndezja e llampës pasojë. Në rast se shkaku fle, nuk ka pasojë. Në rast se shkaku vepron, atëhere ka pasojë. Trashëgimia është shkak, talenti dhe gjenia janë pasojë. Në rast se trashëgimia lihet të flejë, nuk ka as talent dhe as gjeni. Në rast se trashëgimia zgjohet, kultivohet, nxitet, ajo mund të prodhojë si pasojë talentin dhe gjeninë.
Sipas pikëpamjes sime, shkaku, trashëgimia është një potencë e përgjithshme, universale e çdo njeriu, një mundësi për zhvillimin e aftësive dhe talenteve, që nuk varet as nga shtresa shoqërore, as nga niveli arsimor dhe edukata dhe as nga mjedisi. Çdo njeri në këtë botë lind me të gjitha mundësitë dhe predispozitat për të zhvilluar aftësitë dhe talentet në çdo fushë e në çdo veprimtari. Zhvillohen apo nuk zhvillohen mundësitë dhe predispozitat, kjo varet nga kushtet objektive shoqërore; zhvillohen në këtë fushë apo në atë fushë, kjo varet nga mjedisi, arsimi, edukata, kërkesat dhe prirjet e familjes, kërkesat e shoqërisë dhe vendi i punës, tendencat dhe interesat e vet individit etj. Ka mundësi maksimale për t’u bërë muzikant, po të rritesh e të edukohesh në mjedis muzikantësh. Bëhesh Viner, sepse interesi të tërheq te matematika interesante dhe larg sllavistikës së mërzitshme. Bëhesh Njuton se të pëlqejnë shpikjet që në moshë të vogël, pavarësisht së nëna nuk kishte besim dhe donte ta bënte bujk. Bëhesh Kovaljevskaja, sepse të tërhoqi rastësia. Ajo ishte bijë gjenerali, po nuk u bë gjeneraleshë. Kur muret e dhomës së saj po visheshin me letra, ajo rastësisht pa se ishin faqe nga libri i Akademikut Ostrogradski. Ajo filloi të rrijë me orë duke lexuar formulat misterioze dhe kështu që në moshën 15 vjeç nisi të mësojë njehsimin diferencial dhe integral. Po sikur të mos kishin qenë këto faqe libri? Po sikur asaj t’i kishin vënë një piano në dhomën e gjumit? Me siguri, nuk do të ishte bërë matematiciene e madhe, por pianiste e madhe. Pra, kudo ka shkak dhe pasojë. Duhet pranuar se letrat e akademikut për të veshur muret, të cilat përmbanin formula misterioze matematike e çuan Kovaljevskajan tek matematika, nënkuptohet përveç mjedisit të kulturuar familjar, arsimit intensiv dhe punës këmbëngulëse.
Për të gjitha këto arsye, çdo njeri në teorinë e edukatës duhet konsideruar, si krijesë me potencial të gjithanshëm të aftësive dhe të talentit. Talenti dhe aftësitë pastaj zhvillohen në vartësi të kushteve, mjedisit, prirjeve, interesave individuale, rastësisë etj.
Shënime bibliografike :
[1] Befasitë e matematikës, përzgjedhur nga Prof. Aleko Minga, Shtëpia Botuese “Mësonjtorja e parë”, Tiranë 2001.
[2] Gazeta “Albania”, 28 mars 2002.
[3] Gi de Mopasan , Porti , Shtëpia Botuese “Elena Gjika”, faqe 157, Tiranë 2000.
[4] Thanas Meksi, Mjeshtri i këngës popullore, Botim i SHKA “Elba-Folk”, Elbasan 2001.
[5] Juri Gagarin, Vështroj tokën, përkthyer nga Petrit Koçiaj, SH.B. “Onufri”, Tiranë 1999.
[6] Dr. Riza Brada , Nxënësit e zgjuar dhe talentë, botim i dytë i plotësuar, Biblioteka Pedagogjike, Recensentë Prof. Bajazit Nushi, Prof. Abdullah Vokrri, e botoi autori, faqe 160, Pejë 1997.
[7] Andrea Gudha, Jetë tjetër, Artistë, mjekë (Antologji), Neraida, Tiranë 2001.
[8] Michael H. Hart, 100 personalitetet më të shquara në histori, shqipëruar nga Ilinden Spasse, Sh.B “Mësonjtorja e parë”, faqe 20, 2001.
[9] Oligofreni - I prapambetur në zhvillimin e përgjithshëm psikik dhe veçanërisht mendor.
[10] Shih burimin Nr. 1, faqe 395-396.
[11] Shih burimin Nr. 8, faqe 238.
[12] Psikologjia, Izdatelstvo “Prosveshenie”, Moskva 1965.
[13] I.P. Pavllov, Pollnoje sobranie soçinenij, M-L, Izdatelstvo Akademii Nauk SSSR, V. I, faqe 23, Moskva 1951
Dy fjalë si hyrje dhe disa pjesë tek libri “Nëpër ravat e jetës”- Kujtime
Prof. Bedri Dedja, Akademik
Të dy pjesët „Mikroantologji biografike“ dhe „Shtojcë e Mikroantologjisë biografike“ janë hartuar nga bashkëshortja ime, Pandora Dedja, pas një pune të mundimshme me dosjet e shumta të arkivit tim. Autori i shpreh mirënjohjen e thellë për këmbënguljen stoike“.
“Nëpër ravat e jetës. Kështu më është dukur me e arsyeshme që ta titulloj librin tim të kujtimeve. Sipas „Fjalorit të gjuhës shqipe“ (të K.Cipos, E. Cabejt, M.Domit, A.Krajnit dhe O.Myderizit, faqe 457, si dhe „Fjalorit drejtshkrimor të gjuhës shqipe t“1976, faqe 546, fjala ravë ka kuptimin e rrugëve të dhive në mal, ose të gjurmëve në dëborë. Më është dukur se rrugët e mia të jetës ngjasojnë më shumë me ravat“
„..Për shkodranët ndonjëherë disa njerëzve u rrëshqasin nga goja shprehje anekdotike nga njëfarë mëndjelehtësie. Nuk duhet gjykuar asnjëherë në sipërfaqe; duhet të hysh thellë në shpirtin e njerëzve dhe të zbulosh thesaret e fshehura. Shkodra nuk është vetëm humori dhe muzika, megjithëse për këto duhet t’u pish dollinë! Simboli i Shkodrës nuk është shprehja fluide „boll me kenë shkodranë“! Diku kam lexuar te Sami Frashëri, në „Kamus-ul alam“, një vlerësim shumë të lartë për shkodranët, afërsisht të tillë: ata, shkodranët qenë heronjtë e pamposhtur shekullorë të të gjitha dyndjeve që erdhën nga veriu, kuptohet, sëbashku me malësorët e Mbishkodrës“.
„Në klasën e parë të shkollës fillore „Parrucë“, një nga shkollat e para laike të Shkodrës (në mos e para), e hapur para shpalljes së Pavarësisë, hyra në shtator të vitit 1935 dhe e mbarova më 1940. Ishte një shkollë shëmbëllore me një drejtor shumë të mirë, Gani Dizdarin, të cilin e para edhe mësues në dy klasë, në të tretën dhe në të pestën. Në tri klasat e tjera patëm mësues Ismet Shaqirin, gjakovar…Për Ismet Shaqirin dua të shkruaj diçka më shumë, jo vetëm sepse ai më kishte favoritin e klasës, por edhe se më nxiti i pari ndjenjën e krijimtarisë letrare“.
„Gjatë viteve të shkollës nisa të mbaj ditarin tim të parë, të cilin për fat të keq e kam humbur. C’fatkeqësi! Si është e mundur të humbasë një „perlë“ e tillë e jetës sime?
Do të më interesonin shumë shënimet e këtij ditari për të marrë vesh se si, në një familje letrare, cila qe ajo forcë magjike që më shtyu të mbaj ditar? Për mua, mbajtja e ditarit është një nga shenjat e para që tregon se ai që e mban, si kronikan letrar, mund të bëhet shkrimtar…“
“Mësuesja që më ka lënë më shumë mbresa në atë kohë ka qënë Xhema Tirana, italiane, grua shumë e bukur me fytyrën e Shën Mërisë. Më kanë mbetur në mendje jakat e saj të bardha dhe shamitë dëborë. Në shkollë vishej shumë thjeshtë, ishte serioze. Kishte pushtet absolute mbi nxënësit. Qe martuar me një pasanik durrsak, Xhevdet Tiranën dhe na jepte në shkollën tregtare mësimin e gjuhës italiane.
C’grua e mençur, e ekuilibruar, një ëngjëll i vërtetë! Nuk na fliste gjysmë fjale për Duçen dhe fashizmin. E kam kuptuar më vonë se në thelb ajo ishte antifashiste dhe këtë do ta plotësoj e vertetoj me kujtimet e mëvonshme”.
“I kam vlerësuar dhe i vlerësoj edhe sot studimet e larta të kryera në Institutin “Lenin” në Moskë. Jo vetëm për specialitetet që fitova, si mësues i pedagogjisë, psikologjisë dhe letërsisë për fëmijë në bazë të emërtimit të diplomave. Mbi të gjitha kam patur përshtypjen se ky institute më dha një kyç në dorë, i cili më shërbeu për t’iu future rrugës së punës krijuese në disa fusha. Dhe çelsi nuk qe as prej plumbi dhe as prej alumini. Qe një çelës i gatitur nga metal i çmuar ».
« Duhet çimentuar me shkrim se nuk ka punë më të vështirë se sa të shkruash kujtimet… Vetja vihet në kandarin e farmacisë. Kujtesa në Kandarin e Zeusit. Arsyetimi dhe vlerësimi individual i kujtimeve vihet në kandarin e atij, që unë mund ta quaja Roja e Purgatorit të Dantes. Të jep, apo nuk jep leje për të hyrë në Parajsë?! »
„Në dhjetor 1973 shkova në Kosovë me avion për në Beograd bashkë me Koli Xoxin dhe Iljaz Gogajn, sepse rrugët në veri të Shqipërisë ishin bllokuar nga akulli që nga Laçi. Dimri qe shumë i ashpër. Nga Beogradi udhëtuam me tren për në Prishtinë. Në mungesë të Jashar Rexhepagiqit, në stacionin e trenit na pritën Fehmi Agani, Ismet Dermaku dhe dy shokë të tjerë…Në Kosovë gjatë gjithë kohës më shoqëruan Jashar Rexhepagiqi, profesor dhe akademik i nderuar, shef i katedrës së pedagogjisë në UP si dhe bashkëpunëtorët e tij…Shumë mallëngjyese ka qënë ndarja para largimit nga Prishtina më 30 dhjetor 1973. Dy orë para nisjes, ishte bërë zakon nga intelektualët kosovarë që të përcillnin miqtë në sallën e madhe të „Bozhurit“. Atë ditë u mblodhën mbi tridhjetë veta. Midis tyre ishte Idriz Ajeti, Rexhep Qosja, Fehmi Agani, Rexhep Zogaj, Ismet Dermaku, Azem Shkreli, Rrahman Dedaj, Agim Deva, Vehbi Kikaj, Ali Sutaj, Ismail Bajra, Maksut Shehu, Mehmet Gjevori, Nazmi Rrahmani, Nesip Vala, Rexhep Hoxha. Nuk ma merrte mendja kurrë se do të më përcillnin me kaq nderime. Ishte shprehja e dashurisë dhe respektit për Shqipërinë, për shtetin-amë, siç i thoshnin, dhe jo për mua. Në ato momente m’u duk vetja si një kodër para një vargu malesh, por i bindur se pas kurrizit tim kundronte një varg tjetër malesh“.
„Gjithnjë kam patur përshtypjen se vepra ime letrare dhe shkencore është vlerësuar më mirë në Kosovë nga kritika kosovare, pa dorashka, pa rezerva dhe me sinqeritet të plotë. Kritika shqiptare ka bërë vlerësime, por me „gramaturë“, sipas kërkesave „të kohës“ dhe, siç kam shkruar, dy herë më ka baltosur pa e merituar. E them këtë, pasi ne kemi, se ç’të mësojmë nga kritikët kosovarë për dashurinë e tyre ndaj veprës shqiptare, për objektivitetin dhe kompetencën shkencore“.
Gjatë dy e pak viteve që punova në Akademinë e Shkencave, një „ishull thesari“ ka qenë për mua miqësia me profesorin e madh Eqerem Cabej. Ishim afruar ca më parë, kur ai bashkëpunonte me revistën që drejtoja „Arsimi popullor“. E afrova edhe më shumë, kur e bëmë anëtar të Këshillit Shkencor të Institutit të Studimeve dhe Botimeve Shkollore. Ishte shumë serioz në diskutime, shumë gojëtar! Nuk më harrohet kurrë, kur me argumentat e tij, që ngjisnin dhe ishin të pashqitshme në trurin e çdo dëgjuesi, në mbledhjen e parë të Këshillit Shkencor na bindi se Instituti ynë duhej të kishte si emër titulllin: „Instituti i Studimeve Shkollore“. Botimet janë frute që i pjek ai, studimet janë ato që përcaktojnë profilin, synimin, qënësinë, karakterin e punës dhe përmbajtjen. Kur rrije me Cabejnë pranë në krah, të dukej vetja se ishe në errësirë dhe ai të ndriçonte mjedisin e rrugën përpara si një prozhektor“.
„Në korrik 1975 erdhi shkresa në Akademi e firmosur nga Hysni Kapo se largohesha për efekte qarkullimi. Isha projektuar në fillim që të shkoja në Shkodër drejtor i Institutit të Lartë Pedagogjik për të zëvëndësuar Mihal Priftin, ose duke përdorur shprehjen e të ndjerit, Mihal Shokun. Më 3 qershor në Shkodër kishte ndodhur vdekja e papritur e Tuni Papuçiut, vëllait të vetëm të Pandorës. Kjo qe një goditje shumë e rëndë, pasi Tunin nuk e kisha patur vetëm kunat, por edhe shok, edhe bashkëpunëtor në revistën „Fatosi“. Tuni ishte një njeri që meritonte të qahej me kujë, ishte një figurë me reputacion të madh, një flori me shpirt njeriu, që mbaroi në duart e miqve tanë të dashur, Lajde Staku e Xhevat Beqaraj. Pas vdekjes së Tunit, kur mori vesh për trasferimin tim në Shkodër, Pandora më tha prerazi:“unë jam gati të vij me ty në majë të malit, por në Shkodër nuk kam zemër të shkoj…“ Në rrethana të tilla, megjithëse Shkodra për mua ishte e shtrenjtë, pasi atje kisha kaluar fëmijërinë e hershme, nuk mund të mos i respektoja ndjenjat e bashkëshortes. Kështu, ne zgjodhëm Elbasanin ku kishte edhe shkollë të mesme muzike për fëmijët. Këtë kërkesë ia parashtrova Kahreman Yllit dhe dëshira ime u plotësua menjëherë. Atëhere mora vesh se dikush e kishte kundërshtuar në sferat më të larta qarkullimin tim, pasi nuk kisha mbushur mandatin katërvjeçar, si sekretar shkencor i zgjedhur në Asamble, po atij ia kishin mbyllur gojën me argumentin se qarkullimin e kisha kërkuar vetë me këmbëngulje“.
„Gjatë viteve të punës dhe të jetës në Elbasan kam kuptuar mirë edhe diçka tjetër. Për njeriun ka shumë rëndësi që të „investojë“ ndershmërisht në shoqëri me sinqeritet, me ndjenja, mendime, afërsi, përkrahje morale, mirësjellje, ndihmë të pakursyer e të arsyeshme“.
„Unë tani po ec nëpër ravat më të larta të shpatit „të malit“ drejt majës imagjinare dhe reale, që mban emrin tim. Dhe do të ec me energjinë rinore që mund të ketë një njeri, I cili së shpejti mbush shtatëdhjetë vjeç, dhe sipas periodizimit modern të moshave në shkencën psikologjike, kalon pragun për të hyrë në moshën e pleqërisë (jo sipas koncepteve popullore, por shkencore, 70-90 vjeç pleqëria, 90 vjeç e pas mosha e jetëgjatësisë)“.
Disa nga veprat e Akademikut Bedri Dedja
Një udhëtim i rrezikshëm (botuar në shumë gjuhë)
Tregimet e Gjyshe pastërtores,
Përralla popullore mbi kafshët,
Përralla e tre vëllezërve,
Heroizmat e Fatbardh Pikaloshit,
Bariu i vogël në Mal të Thatë,
Përrallëmadhja,
Vera, Genti e Driloni,
Shoku i braktisur,
Shkolla e pyllit,
Përralla e shpatave të arta,
Kapiteni i shtrëngatës,
Met partizani,
Patoku në plazh,
Përralla e lepurit dhe breshkës,
Kërcënimi i thonjve kozmikë (novelë fantastike),
Nëpër korridoret e thella të Jonit (roman fantastik),
Gjyqi i maçokut (pjesë teatrale),
Bariu i vogël në Mal të Thatë,
Alarmet e qytetit Sdikushit,
Kacamisri rreth globit,
Si u bënë katër çiliminj biznesmenë,
Kryengritja në pallat (pjesë tetrale),
Përralla njëmbëdhjetëshe,
Qyteti me tri kështjella,
Kalamajtë e pallatit tim (roman në dy vëllime),
Artan Burizani dhe çeta e tij (poema),
Gjashtë poema për kalamaj,
Beni shkon në malësi me familje e shtëpi,
Përmbledhjet poetike Garda partizane,
Poezi të zgjedhura për fëmijë,
Numrat
Republika e 1100 çudirave,
Sikuriada, ose Kalamajtë e pallatit tim-3,
Përralla e Zvicrës (dy gjuhësh shqip dhe frëngjisht: përkthyer në gjuhën frënge nga Alfred Papuçiu),
Letërsia për fëmijë,
Poezi të zgjedhura për fëmijë,
Tradita dhe probleme të letërsisë shqipe për fëmijë (monografi),
Shkrime për letërsinë për fëmijë,
Historia e mendimit publiçistik shqiptar,
Bisedë me pionierët,
Duke ecur kontinenteve (përshtypje udhëtimesh),
Presidenti i Planetit të kuq (botuar pas vdekjes),
Nëpër rravat e jetës (kujtime).
Studime dhe vepra shkencore : Edukimi i marrëdhënieve të drejta midis djemve dhe vajzave në familje (1956) ; Psikologjia për shkollat e mesme (1959) ; Letërsia për fëmijë (1961, 1964, 1966, 1975, 1983) ; Psikologjia për shkollat e larta (bashkëautor 1965, 1985, 1987) ; Mbi rrugët e perfeksionimit të sistemit të sotëm të edukatës familjare (1966) ; Politika dhe Pedagogjia (1967) ; Tradita dhe probleme të letërsisë shqipe për fëmijë (1971) ; Shënime mbi historinë e mendimit pedagogjik shqiptar (1972) ; Burimet e letërsisë shqipe për fëmijë (1978) ; Shkrime mbi letërsinë për fëmijë (1978) ; Studime mbi problemin e metodave të të mësuarit në shkollë (1978) ; Didaktika (bashkëautor 1986) ; Drejt enigmave të psikikës së njeriut (1989) ; Psikologjia Sociale (1990) ; Sekreti i talentit (1998).
Përkthime nga gjuha ruse : L. Tolstoi - Tregime dhe përralla për fëmijë (1954) ; Robi i Kaukazit (1959) ; V.Majakovski - Për fëmijët (1954) ; Lexo, shëtit e fluturo (1958) ; C'është mirë e ç'është keq (1966) ; N.Nosov - Tregime (1954) ; Aventurat e Dinpakut dhe shokëve të tij (1957) ; M.Tuein - Aventurat e Tom Sojerit (1955) ; A.S.Pushkin - Përralla e peshkatarit dhe e peshkut (1956) ; H.K.Andersen - Përralla (1956) ; M.Gorki - Jashka,Samovari (1957) ; Sh.Péro - Maçoku me çizme (1958) ; Përralla ruse (1998, përshtatje e shqipërime nga 18 autorë) ;
Jeta dhe historia e jetimëve
YJE NË QIEJT’ E KOMBEVE
Shkruan: Bedri DEDJA *
Jeta dhe historia e jetimëve, kudo në rruzullin tokësor, ka frymëzuar personalitetet më të shquara. Atyre u janë kushtuar vargje brilante poetike nga poetët. Përralla popullore dhe përralla e lëvruar letrare e shkrimtarëve kanë hymnizuar të ardhmen e tyre. Bamirësit e shekujve kanë krijuar institucione për t’i shpëtuar ata nga jeta e zezë e për t’i mbledhur në vatra të ngrohta, që t’i ngjanin sado pak familjeve të tyre imagjinare. Pavarësisht se në botën e sotme shumë fëmijë e, sidomos jetimë, vuajnë nga uria, nga mungesa e banesës dhe e shkollës ; pavarësisht se ata ngrysen e gëdhihen në qoshka të braktisura, nëpër shkallë pallatesh e nën anët e urave të qyteteve të mëdha, në xhungla e me punë të rënda për duart e tyre të njoma, me orë të zgjatura, nëpër miniera, - bota dhe shtetet demokratike po bëjnë çmos që t’ua bëjnë jetën të lumtur nëpër Jetimore dhe me ndihma sociale humanitare.
Kështu ka ndodhur edhe në vëndin tonë, sidomos gjatë shekullit të kaluar dhe kështu po ndodh edhe sot, në fillimet e shekullit të ri.
Pse ngjet kështu ?
Popujt kanë përpunuar një filozofi për jetimët e të ardhmen e tyre, që është një filozofi thellësisht popullore dhe humane. Në këtë filozofi është përgjithësuar figura e lartë e jetimëve, si njerëz të thjeshtë e kokulur, njerëz të punës e të sakrificave, përfaqësues të moralit të pastër, ndershmërisë dhe patriotizmit, si humanistë nga më të shquarit, të cilët, vuajtjet dhe dhimbjet e tyre ashtu si edhe ëndrat për një botë më humane, për një jetë më të lumtur, jashtë së përditshmes së trishtuar të jetës se tyre të vështirë, i kthyen në aspirata për një jetë më të mirë, për lumturinë e njerëzimit, për begatinë e së ardhmes.
Në këtë filozofi popullore është pasqyruar edhe ideali më i pastër i shoqërisë njerëzore, ai që kërkon lumturinë dhe vetëm lumturinë për jetimët.
Mos të harrojmë kurrë Hirushen dhe Borëbardhën, ato vajza të shenjta, simbole të pastërtisë morale dhe të punës së ndershme, të jetës së thjeshtë. Ato ishin të dyja jetime, fëmijë të rritur para kohe mes vuajtjeve e mundimeve e pa provuar kurrë dashurinë e shtrenjtë të nënës, pa provuar kurrë fjalët e ngrohta, ledhatimet e kujdesin e saj. Fantazia krijuese u dha atyre dy princa që këtë begati të tyre, këtë devotshmëri e moral të kulluar ta kthente në lumturi për to. Ky është një mesazh historik që na vjen nga shekujt e kaluar, nga populli e shkrimtarët e mëdhenj për fëmijë.
Të mos harrojmë Kozetën dhe Gavroshin e gjeniut Viktor Hygo, e para, heroinë e punës e guximit dhe e virtytit dhe i dyti, hero i revolucionit, me një mëndje aq të ndritur, që e fali jetën e tij për ideale më të larta, për lumturinë dhe të ardhmen e Francës. Edhe këta të dy ishin jetimë. Morali i tyre ishte si maja e Mont-Blanc (Malit të Bardhë) me dëborë të pastër, në një kohë që morali i armiqve të Revolucionit, i shfrytëzuesve të popullit, i ngjante kënetës me ujë të ndenjur.
Kam patur fatin të jem bashkëmoshatar me jetimin durrsak, partizanin dhe Heroin e Popullit Met Hasa. Çfarë e shtyu atë djalë gjashëmbëdhjetëvjeçar, që në nëntorin e vitit 1944 të hidhej dhe të mbulonte me gjoksin e tij grykën e mitralozit Shars nazist, për tu hapur rrugën shokëve të tij partizanë drejt çlirimit të Shqipërisë? Përgjigja është shumë e thjeshtë: dashuria për atdheun dhe dëshira e zjarrtë që fëmijët e Shqipërisë të bënin një jetë më të mire se ai, të jetonin në paqe e begati. Kështu, Met Hasa, jetimi-hero u kthye në një legjendë të pavdekshme. Mbasi edhe gjermanët, kur e gjetën Metin të nesërmen të përvëluar nga plumbat në gjoksin e tij të njomë, ashtu të mbështetur mbi mitralozin e tyre, edhe pse ishin pushtues, armiq dhe luftonin kundër Metit e shokëve të tij, - e varrosën trimin tonë të vogël me nderimet ushtarake dhe me batare pushkësh. Ushtarët “e pathyeshëm” gjermanë nderuan trimin gjashtëmbëdhjetëvjeçar shqiptar, u thyen përpara guximit e trimërisë së këtij fëmije-hero!
Kjo histori e pashlyeshme në kujtesën time më shtyu që t’i kushtoj një roman të tërë heroit tonë jetim, me titullin “Met Partizani”.
E sa legjenda të tjera kanë shkruar me trimërinë e tyre jetimët heronj. Legjenda të tilla janë me qindra e me mijra. Për t’i shkruar ato, do të duheshin aq shumë libra, sa të mbushej një bibliotekë të tërë.
Por mua nuk do të më shlyhet kurrë nga mendja historia e pesë jetimëve kosovarë gjatë luftës së fundit shfarosëse të serbomëdhenjve, të cilën rastësisht e lexova në një nga gazetat e atyre ditëve.
Duke vrapuar të dëshpëruar nëpër kodrën që i ndante nga fshati i tyre, për të mos parë tymin e flakët që kthenin në gërmadhë shtëpinë, në të cilën digjeshin nëna e babai që paramilitarët serbë masakruan aq mizorisht përpara syve të tyre të njomë e të pafajshëm, ata donin të zhdukeshin mes pemëve, për të mos rënë edhe një here në duart mizore të kriminelëve serbë. Ata qëndruan disa ditë e net në mes të pyllit, duke u dridhur nga të ftohtët, uria e dhimbja e tyre e pamasë që gërryente gjokset e tyre të vegjël. E kur dëgjuan sërishmi krisma e britma ushtarësh, duke mos dashur të binin edhe një herë të gjallë në dorën e armikut, si nipër të Azem e Shote Galicës, këta kosovarë të vegjël trima përgatitën litarin për tu vetëvarur, si simbol sakrifice për botën e qytetëruar e në emër të fëmijërisë së tyre të këputur në mes. Por fatmirësisht, kur 5-vjeçari Dren po vinte lakun rreth qafës dhe po i lutej vëllait të tij më të madh t’ia shtrëngonte më fort, mbritën njësitet e UÇK-së dhe të pesë jetimët-heronj kosovarë shpëtuan nga vdekja.
Ku jeni sot ju, o trimat e mi, pesë jetimët-legjendë kosovarë?
Me siguri, me libra në duar, nëpër shkolla, ku si gjithë jetimët e tjerë në mbarë botën, përkëdhelni vetëm një ideal: lumturinë e ardhshme të gjithë njerëzimit!
Unë përulem me respekt të thellë përpara jush si dhe përpara të gjithë jetimëve në mbarë botën! Jeta juaj qoftë përherë e praruar nga rrezet e diellit! Ju mbeteni yje në qiejt e njerëzimit.
Bedri Dedja , Neuchâtel (Zvicer) shkurt 2004
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Alfred Papuçiu: 7 vjetori i vdekjes së Akademikut, Prof. Bedri Dedja
. S - Këtë essé, me rastin e fundvitit - kushtuar jetimëve, i madhi Bedri Dedja e ka shkruar dy muaj përpara se të vdiste, ndërsa vetëm dy ditë përpara se të vdiste ai përfundoi edhe romanin e ri fantastiko- shkencor për fëmijë "Presidenti i Planetit të Kuq".
----------------------------
KOLOSI I LETËRSISË SHQIPTARE PËR FËMIJË
(Rreth librit “Bedri Dedja, në kujtesën tonë”, përgatitur nga Prof.Murat Gecaj)
Nga: Bashkim Saliasi
arsimtar e shkrimtar-Tiranë
Më është bërë zakon, që pas çdo libri, kur e lexoj, të hedh shënimet e mija në letër. Muaj janar 2011 ishte i bukur për mua, si një lexues i rregullt i librave, që po botohen në këtë fillim shekulli. Rasti e solli që, pas dhuratës së çmuar që më bëri miku im Viron Kona, me librin “Blerimi i një fushe me krijime të bukura”, të njihem me arsimtarin dhe studiuesin Ibrahim Hadërmataj, që e kishte përgatitur atë. Nuk kaloi java dhe u njoha me mikun tjetër, po nga Tropoja, Murat Gecaj. Ky, me shumë dashamirësi, më dhuroi veprën e përgatitur prej tij, “Dedri Dedja, në kujtesën tonë…”, me shënimin: “Mikut e kolegut Bashkim Saliasi, me urimet më të mira e me dashamirësi. Nga Murat Gecaj.Tiranë, 20 nëntor 2010”. “Po e vendosi autografin në ditën e përurimit të të librit”,-shtoi Prof. Murati,- me atë të folurën e ëmbël, që mua më bëri për vete, që në çastin e parë të takimit tonë të paharruar për mua.
I lexova të dy librat e mësipërm brenda javës dhe nuk i ndava nga dora, deri sa mora dhe hodha refleksionet e mija për këta dy shkrimtarë të letërsisë për fëmijë. Me kënaqësi vërej se rrugën e vëllimeve me romane, tregime, përralla etj. për fëmijë, të shkruar nga kolosi Prof.Dedri Dedja-Akademik, po e vazhdon me mjaft dinjitet miku im, Viron Kona.
Me anë të këtij botimi, Prof. Murat Gecaj u ka dhuruar lexuesve shqiptarë thesarin, që shpalos rrugën e krijimtarisë së këtij shkrimtari e shkencëtari të nderuar e respektuar, në Shqipëri, Kosovë dhe në mbarë trojet shqiptare.
Parë në tërsi, libri i ri “Bedri Dedja, në kujtesën tonë…”, sjell një informacion mjaft të gjerë dhe të gjithanshëm, që na mundëson njohjen e jetës dhe veprës shumëplanshe të tij. Është meritë e Prof. M.Gecaj, që me punën e tij ka mundur të mbledhë shkrimet e botuara dhe ato të pabotuara, që flasin për njohjet e lidhjet e Akademikut me shumë miq e shokë. Në të gjitha shkrimet del qartë në pah vitaliteti i veprës së Prof. Bedri Dedjes, i cili i deshi aq shumë fëmijët, miqtë e shokët.
Prof. Bedri Dedja ishte një nga shkrimtarët shqiptarë, që iu përkushtua aq shumë letërsisë për fëmijë dhe u la trashëgim brezave vepra me vlera kolosale. Kjo del qartë edhe në shkrimet e publikuara në këtë libër, nga autorët: Murat Gecaj (hyrja), Agim Deva, Aleko Likaj, Alfred Papuçiu, Alfred Uçi, Alma Mile, Astrit Bishqemi, Bardhyl Xhama, Elvira Dollomaja, Fatmir Terziu, Ferhat Cakaj, Hajrullah Koliqi, Halil Haxhosaj, Hamit Beqja, Hamit Boriçi, Hektor Veshi, Hysen Sinani, Ibrahim Hadarmataj, Ilinden Spasse, Ilir Çumani, Isa Halilaj, Klara Kodra, Kolë Tahiri, Kopi Kyçyku, Kozeta Zylo, Marash Hajati, Mark Vuji, Muharrem Dardha, Murat Gecaj, Mustafë Xhemajli, Nuri Abdiu, Pajazit Nushi, Pajtim Bejtja, Pandora Dedja, Qazim Kashari, Riza Sheqiri, Skënder Hasko, Skënder Zogaj, Shpresa Vreto, Xheladin Mjeku, Xhevat Beqaraj, Xhevat Syla, Viron Kona, Yllka Beçi, Altin Stafa, Katerina Xukaro, Edlira Dedja, Bedri Dedja(Ditari i babës). Të gjitha ato janë mesazhe nderimi dhe vlerësimi për jetën dhe veprat e Prof. Bedri Dedjes, spikat ndjenja e mirënjohjes dhe e respektit për këtë kolos të thesareve shumë të çmuara në arkivin e popullit, jo vetëm për Shqipërinë e Kosovën, por dhe më gjerë.
Në të gjitha shkrimet e botuara spikat ndjenja e njeriut të përkushtuar për Atdheun, ku, secili me mënyrën e vet, sjell vlerat e gjithanshme të Prof.Dedjes, që për 50 vjet nuk rreshti së shkruari e punuari, duke dhënë mesazhe për arsimin,diturinë e shkencën, për paqen dhe vëllazërimin e popullit të vet. Unë po shënoj vetëm disa nga mendimet, që kanë lënë gjurmë në kujtesën time, ku ndërmjet tyre autorët shprehin fjalët e shpirtit, për këtë kolos të letërsisë shqiptare të shekullit XX.
A.Deva, shkrimtar -Prishtinë, shkruan se: “Bedri Dedjen do ta nderojmë për kohë të gjatë, sepse puna e tij shënon një epokë kthesash të mëdha: është baba i modernitetit në letërsinë tonë për fëmijë. Prej tij kemi mësuar se letërsia mund të shkruhet edhe ndryshe, se edhe të vegjëlit janë të detyruar të na kuptojnë edhe atëherë qartë e drejtë”.
Piktori A.Faja, në kujtimet e tij, i sjell lexuesit fjalët e zëmrës dhe tregon, që ka patur fatin e madh të punojë dhe të ndiejë në çdo hap të jetës së tij bashkëpunimin me autorë të shquar shqiptarë. E, midis tyre, dallohej çifti i mrekullueshëm, Pandora dhe Bedri Dedja. Ndërsa A.Likaj, midis të tjerash, shkruan për atë: “I donte shumë fëmijët. Madje, ata që i njihte me emra, i përkëdhelte vazhdimisht. Kishte shumë miq ndërmjet tyre dhe bisedonte i barabartë”. Po aty, flet për taktin, që përdorte Prof. Dedja, si një mjeshtër i madh i psikologjisë dhe pedagogjisë, ku skaliteshin karaktere dhe nxiteshin talentet. Në kujtimet e tij, Alfred Papuçiu shkruan edhe këto fjalë: “Të them të drejtën, m’u ka bërë zemra mal, që figura të tilla, si ai, nderojnë Shqipërinë në botë”.
Prof.Alfred Uçi, në vlerësimet e larta për Prof. Bedriun, nënvizon:”Dhe askush nuk mund të mohojë se Bedri Dedja, edhe në kushtet më të vështira të diktaturës, bëri një punë të shkëlqyer, të shumanshme, për të shmangur veprimet e paarsyeshme të direktivave e urdhërave absurdë të burokratizmit, për të zgjeruar frymëmarrjen demokratike të drejtimit, nivelin shkencor e kulturor të tij…për të ngushtuar ndikimet negative, duke shpëtuar disa vlera pozitive të arsimit, shkencës e kulturës sonë kombëtare”. Ndërsa Alma Mile shkruan se B.Dedja njihet dhe si bashkpunëtor, pranë Universitetit të Kembrixhit, për hartimin e biografive të njerëzve të shquar.
Sa kuptimplotë është mesazhi i dhënë nga Prof. Bedri Dedja, në bisedën me Prof. A.Bishqemin, ku ai shprehej: “Jemi mësuar ta shikojmë bardh e zi jetën, Astrit. Madje, kështu po e shkruajmë edhe letërsinë tonë. Por, e vërteta, është ca ndryshe. A e di ti se Met Hasën, dëshmorin për të cilin kam shkruar unë, gjerëmanët e morën dhe e varrosën mbi shtrat topi e me fanarë, duke e kaluar përmes qytetit?”
B.Xhama, “Mësues i Merituar” , midis të tjerash, kujton: “Edhe sot e kësaj dite, e ruaj si një “dekument arkivor” atë letër të thjeshtë, të shkruar me laps dhe me shkrimin e tij karakteristik… Në suksesin e këtij libri tim të parë, të ribotuar disa herë edhe në vitet e fundit, është dhe mendja dhe dora e mikut tim, Akademikut dhe Profesorit të nderuar, B.Dedja”. Po kështu, E.Dollomaja shkruan: “Duke shfletuar faqet e librit, kuptojmë qartë se Akademiku Bedri Dedja ishte një dashamirës i madh i shkencës, zhvillimit dhe përparimit të njerëzimit”.
Ndërsa Fatmir Terziu, publicist dhe studiues shqiptar në Londër, thekson se Dedja shihet si një objekt interesant studimi, mbetet përherë e më shumë gërshetimi krijues i kohërave për tërë fushën krijuese për fëmijë, në të cilën, vetë Profesor Bedri Dedja mbetet një përmendore letrare. Më tej, Prof. Kolë Tahiri shkruan: “Ky personalitet i arsimit shqiptar, mbi të gjitha, ka qenë njeri me integritet e personalitet të spikatur. Njeri me aftësi krijuese të ndryshme, i përkushtuar e me piksynime të qarta, këmbëngulës në arritjen e qëllimeve të veta, i paepur në punë e përpjekje.Ai rrezatonte mirësi, energji positive dhe optimizëm. Me shëmbullin e tij të mençur, u jepte drejtim punëve, ngjallte besim e shpresa te të tjerët dhe i mobilizonte në punë”.
Ndërsa bashkëshortja e bashkëpunëtorja e tij, Pandora Dedja, kujtonte: “Jam e qetë shpirtërisht, që i qendrova pranë gjithë jetën atij, duke u bërë mbështetje e madhe e punës së tij krijuese. Dhe ai shpesh më thoshte, madje edhe një natë përpara se të ndahej nga jeta: “Të sakrifikova gjithë jetën!” dhe unë i përgjigjesha: “Jo, përkundrazi, unë jam krenare që ti ke besim te dora ime” . Mjaft emocionuese janë dhe fjalët, që i drejton tani të jatit e bija, Edlira Dedja (Bytyçi): “Është një emocion i madh për mua, përzierë me mall, dashuri e dhimbje, admirim dhe respekt, të ulem e t’i shkruaj këto radhë për Ty, ati im i shtrenjtë Bedri Dedja!...”
Por nuk mund t’i përmendim këtu të gjitha mendimet e shprehura nga autorët e këtij libri, me shumë interes për njohjen e jetës dhe veprimtarisë së begatë: atdhetare, arsimore, kulturore, shkencore e publicistike të Prof. B.Dedjes. Rreth këtyre janë me interes dhe ato të autorëve kosovarë: Prof.H.Koliqi, Akademik P.Nushi, shkrimtarëve e poetëve S.Zogaj, H.Haxhosaj, M.Xhemajli, Xh.Mjeku e Xh.Syla.
Në përfundim të këtij libri është publikuar një pjesë nga studimi ose traktati pikologjik e pedagogjik i Prof. B.Dedjes, që ka titullin domethënës “Ditari i Babës”. Janë shënime të mbajtura që nga lindja e së bijës, Edlirës dhe në vitet e para të jetës së saj.
Libri me kujtime për Prof. Bedri Dedjen mbyllet me propozimin e Shoqatës së Arsimtaëve të Shqipërisë për titullin “Mirënjohja e Qytetit të Durrësit”, që iu dha atij në 80-vjetorin e lindjes. Po aty është dhe recensioni i shkrimtarit e publicistit Viron Kona, i cili shkruan: “Njëri nga mesazhet, që marrim nga ky botim i ri, i rrallë në llojin e vet, është se Shqipërisë nuk i kanë munguar asnjëherë njerëzit e mëdhenj, të penës dhe mendjes, personalitete që imponohen me fjalën e mençur dhe të ëmbël dhe, sidomos, me veprën e tyre shumëplanëshe. Prof. Bedri Dedja mbetet një prej këtyre personaliteteve…”.
Tiranë, 28 janar 2011
Mendime për Bedri Dedjen dhe veprën e tij
…Bedri Dedja ishte njëri nga përfaqësuesit më të denjë të kulturës shqiptare, Akademisë së shkencave, studiuesve në fushën e psikologjisë e pedagogjisë, Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë, themeluesi i letërsisë shqiptare për fëmijë, Miku i Madh i fëmijëve, Humanisti shumëdimensional, i cili deri në ditët e fundit nuk reshti pa dhënë kontributin e çmuar për të sotmen e për të ardhmen e tyre.Vepra e tij poliedrike, shkencore dhe letrare do të jetojë për brezat e ardhshëm si një vlerë e madhe e kulturës sonë Kombëtare.
Dritëro Agolli, Prof.Dr.Ylli Popa, Prof. Dr. Farudin Hoxha,Prof. Dr. Luan Omari, Prof. Dr. Anesti Kondili, Dr. Moikom Zeqo, Dr. Makbule Çeço, Adelina Mamaqi, Valentina Leskaj, Prof.Edmond Dragoti, As.Prof. Rubena Moisiu, Diana Çuli, Sadije Agolli, Ilir Çumani, Ferhat Cakaj, Ema Qazimi, Evanthi Ciko, Violeta Manushi, etj.
…Bedri Dedja (1930-2004) është kolosi, themeluesi dhe babai i modernitetit në letërsinë tone për fëmijë, të cilin do ta nderojmë për një kohë të gjatë, sepse puna e tij shënon një epokë kthesash të mëdha. Prej tij kemi mësuar se letërsia shkruhet edhe ndryshe…
Agim Deva, shkrimtar Kosovë
…Bedri Dedja u bë prijëtar në pavarësimin e shkencës psikologjike shqiptare. Krijues si ai janë njëkohësisht edhe dëshmitarë të asaj pikëpamjeje, sipas së cilës, të menduarit krijues në shkencë dhe në art kanë pikëtakim dhe, në kushte të veçanta, shfaqen si në njërin, ashtu edhe në lëmin tjetër krijues.
Akademik Pajazit Nushi, Kosovë
…Akademiku Bedri Dedja ka qënë një nga themeluesit dhe shtyllat e letërsisë për fëmijë të pasçlirimit. Ishte një personalitet shumëplanësh: poet e prozator, përrallëtar e tregimtar, dramaturg, novelist e romancier, përkthyes e kritik, studiues e teoricien i letërsisë shqiptare për fëmijë. Fitues i shumë çmimeve letrare, mbajtës i “Çmimit të Republikës” dhe titullit “Mjeshtër i Madh i Punës”, bedri dedja është vlerësuar gjithashtu nga Qëndra Ndërkombëtare e Biografive në Kembrixh, duke zënë një vend nderi në vëllimin XVI të biografive, si një nga autorët më të shquar të shekullit XX.
Astrit Bishqemi
…Me punën e tij të gjithanshme drejtuese e krijuese, ai ishte shëmbulli i një njeriu virtuoz, me një kapacitet të jashtëzakonshëm intelektual. Në çdo çast ai punonte, edhe kur pinte kafe, edhe kur shëtiste ; mëndja e tij për shkollën, për arsimin, për edukimin e fëmijëve e të brezit të ri, do të mendonte. Dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe, kur tashmë, në laboratorin e punës së tij krijuese numërojmë mbi 70 vepra pedagogjike, të dala nga dora e tij e që kanë luajtur një rol të madh në zhvillimin e arsimit tonë kombëtar ; mbi 60 vepra për letërsinë për fëmijë dhe po aq përkthime nga klasikët botërorë. Nga duart e tij kanë dalë me qindra artikuj publicistikë, të shpërndara në shtypin e kohës e që mbushin bibliografinë e tij me një numër prej 2000 zërash. E kjo është vetëm pjesa e dukshme e krijimtarisë, ndërsa ajo e padukshmja, si korrespondencat, reçensat, studimet, raportet, etj. mund të kapin edhe aq vëllime sa janë botuar…
Prof.Dr. Ilinden Spase
…Kultura e gjërë poliedrike e Prof. Bedri Dedes ishte rezultat i një pune skrupuloze, sistematike, e cila filloi që kur u ul në bankën e shkollës, si nxënës dhe deri sa mbylli sytë. Gjithë jetën në libër, pranë librave, penës, fjalës dhe miqve. Kaq shumë kulturë kishte, saqë ishte njëri nga njerëzit, tek i cili personaliteti i tij autoritar dhe kultura ishin bërë një dhe të pandarë. Ishte vështirë të dalloje te Profesor bedri dedja, se ku fillonte kultura e akumuluar nga të tjerët dhe ku fillonte kultura që buronte prej personaliteti të tij. E gjithë qënia e tij rrezatonte kulturë. . . Prof. bedri dedja nuk ishte vetëm letrar, shkencëtar dhe akademik : ai njëherësh ka qënë qytetar me vlera dhe i spikatur. . Ai ishte njeriu me dinjitet, i fortë përballë dallgëve, burrëror dhe konstant në vlerat si qytetar. Tek ai ishin bashkuar bukur dimensioni i shkencëtarit me qytetarin, pa asnjë sforcim. Kjo ka qënë mbase edhe vlera më e madhe e tij si njeri i dijes, i inteligjencës, i popullit…
Gëzim Tushi
…Tani, ne kemi në dorë veprën pesëdhjetë-vjeçare të Prof. Beri Dedes, krenarinë që Ai do të rrojë mes nesh si model i Njeriut të Mirë, studiuesit e shkrimtarit, pedagogut, luftëtarit të paepur për progres, me vështrim përherë tek e ardhmja e shoqërisë dhe e atdheut tonë të dashur.
Ferhat Cakaj.
…Një shkrimtar i madh e i talentuar shqiptar… e sidomos e madhe është puna e Bedri Dedes në fushën e letërsisë për fëmijë dhe problemeve të ndryshme të rinisë…
Llambro Mallamas, kritik letrar grek
…Membre de l’Académie des Sciences à Tirana, Prof. Bedri Dedja a su représenter brillamment et avec distinction le génie albanais au travers de sa féconde activité littéraire qui réserve une place spéciale aux besoins de l’enfance. Fin connaisseur et ami de la Suisse, il a apporté sa contribution au renforcement des liens d’amitié entre nos deux pays par le biais de ses écrits.
Francis Cousin Ambasador, Ministria e Jashtme, Zvicër.
…Bedri Dedjen nuk e kemi më midis nesh, por e ndjejmë përherë pranë nëpërmjet librave të tij të mrekullueshëm. Ndodh si me yjet, që ndonëse ndodhen miliarda kilometra larg nesh, edhe kur shuhen, vazhdojnë të na dërgojnë dritën e tyre. bedri dedja mbetet një yll i pashuar i letërsisë për fëmijë. Ai vazhdon të përhapë dhe të dërgojë dritë vezulluese, ngrohtësi, mirësi dhe dashuri njërëzore, mesazhe paqeje dhe humanizmi, veçanërisht te lexuesit e vegjël, që ai i donte aq shumë dhe që u kushtoi pjesën më të madhe të jetës dhe të energjisë krijuese.
Viron Kona
…Sivjet xhaxhi Bedriu do të mbushte 74 vjet. Por u nda nga jeta kaq papritur. Ai mbetet i gjallë mes librave të tij. Po, lexues të vegjël, është aty, mes fletëve, si një personazh i gjallë dhe me zërin e tij atëror u thotë ngadalë: “Na ishte njëherë”. . . Po, ja se kush…Një njeri i mirë, i dashur, një mësues dhe mik besnik i fëmijëve: bedri dedja.
Shpresa Vreto
…Të gjithë ata të rritur, që dikur harroheshin pas aventurave të Fatbardh Pikaloshit, me fyej magjikë e katallanë, dje janë ndjerë nga pak jetimë…Babai i letërsisë për fëmijë dhe akademiku Bedri Dedja është ndarë nga jeta…
Alma Mile
Sa shumë punoi e dha, shkroi e botoi në një gjysmë shekulli veprimtari aktive në shoqërinë shqiptare dhe për të! Ai la një trashëgimi të pasur të botuar në më shumë se 200 libra shkencorë e letrarë. Akademiku Bedri Dedja ishte dhe mbetet një nga dijetarët shqiptarë shumëdimesionalë. Ai punoi me përkushtim në disa fusha: në psikologji, pedagogji, sociologji dhe në letërsinë për fëmijë.
Krijimtaria letrare, kryesisht për fëmijë është një nga evokimet e brendshme të Bedri Dedes shkrimtar, me rrënjë që në fëmijëri. Si dëshmitar okular unë sjell në kujtesë atë orë mësimi kur Bedriu, nxënës i klasës së dytë fillore që rrinte në një bankë para meje, kur mësuesi pyeti: kush nga ju ka lexuar ndonjë libër? Bedriu ngriti dorën dhe mësues Ismeti e ftoi të dalë përpara nesh me librin në dorë. Dhe, pasi lexoi një fragment nga romani “Djemt e rrugës Pal” të shkrimtarit hungarez Ferenc Molnar, tregoi ngjarjet që shtjelloheshin në roman. Këtë episod ia kujtova Bedriut kur ai shkroi e botoi romanin e parë “Heroizmat e fatbardh Pikaloshit” dhe më pas “Kalajmajt e pallatit tim”. Fillimet e krijimtarisë letrare për fëmijë të këtij autori i gjejmë kur ai ende nuk i kishte mbushur të pesëmbëdhjetat. Ishin disa kallëzime, përralla dhe skeçe të botuar në “Flamurtari i vogël”, që e drejtonte pionieri durrësak bedri dedja. Ai do të shkruante në librin “Nepër ravat e jetës” – kujtime (2001): “Durrësi përkundi ëndrrat atdhetare dhe ëndrrat letrare” (37) dhe se motivin e përrallës “Dy rosat dhe breshka”, botuar në faqet e gazetës së pionierëve “Flamurtari i vogël”, do ta rimerrte më vonë për romanin “Një udhëtim i rrezikshëm”. Vepra e tij letrare për fëmijë e mishëruar në shumë e shumë libra që nga “Heroizmat e Fatnardh Pikaloshit” (1954) te “Përrallat e Zvicrës” (2002) , përmbyllur me romanin “Skuriada” (2004), dëshmon për talentin e shkrimtarit për fëmijë bedri dedja, poet prozator, tregimtar, dramturg, romacier.
Prof. Dr. Hamit Boriçi
Sekreti i suksesit të Profesor Bedriut në auditor dhe jashtë tij, mund të përmblidhet në këto rradhë: “me nxënësit -koleg, një gurrë e dijes dhe e përvojës që ua jepte në mënyrë frymëzuese secilit dhe të gjithëve”, “demokrat në auditor dhe në jetë, gjuhën e elitarit nuk e bëri të veten kurrë, sepse bënte jetën e njeriut të thjeshtë”.
***
Sami Xhango
Testamenti letrar i Bedri Dedjes
Klara KODRA Vepra e fundit e Bedri Dedjes, si testament shpirëtror që ai u kushton fëmijëve dhe që botohet pas vdekjes, është një kryqëzim origjinal midis romanit përrallë dhe romanit fantastiko/shkencor. Në të ndërthuren probleme të mprehta aktuale si diktatura dhe demokracia, lufta dhe paqja, terrorizmi dhe Evropa e bashkuar, roli i shkencës dhe i informacionit bashkëkohor në edukimin e drejtë të fëmijëve të sotëm, që do të marrin stafetën e drejtimit të shoqërisë së ardhme shqiptare. Këtë mesazh, bedri dedja e jep përmes një fantazie të harlisur, gjetjeve të këndëshme dhe sidomos humorit, që është një nga çelësat e rëndësishëm të botës së fëmijëve, që çelet si lule në diellin e vogël dhe të ndritshëm të tij. Tek “Presidenti i Planetit të Kuq”, autori e ka dhuntinë e komunikimit me fëmijët më të gjallë se kurrë. Romani shënon një hap të mëtejshëm në krijmtarinë për fëmijë të Bedri Dedjes dhe njëkohësisht ruan vetitë më të mira të romaneve të tij të mëparshëm. Ai është, në një farë mënyre, një sintezë e veprës letrare të shkrimtarit, mbasi këtu rikthehen personazhe nga kryeveprat e tij “Një udhëtim i rrezikshëm" e "Heroizmat e Fatbardh Pikaloshit", çka provon se ai ka ditur të krijojë një gjithësi në miniaturë me krijesa - personazhe të gjalla, që dinë t'u flasin fëmijëve. Një gjetje e bukur e tij është vënia në qendër të veprës e fëmijëve shkencëtarë. Midis tyre është Fatbardh Pikaloshi si edhe Kokëfirifiu i «Udhëtimit të Rrezikshëm», që rikthehet në këtë vepër me emrin “Shpëtim”, duke ruajtur diçka nga çapkënllëku i dikurshëm. Romani zhvillohet si një zinzhir të papriturash. Në të kanë zënë vend edhe elemente të romanit të aventurave si edhe atij të spiunazhit. Lexuesi fëmijë qëndron tërë kohën në tension, duke ndjekur zhvillimin e subjektit, në bazë të të cilit qëndron edhe konflikti i fuqishëm i fëmijëve shkencëtarë me mafien kozmike. Shkencëtarët e vegjël ballafaqohen trimërisht e me zgjuarsi me kriminelë dhe diktatorë të rrezikshëm si Ladenbenisadus (aluzion i goditur me terroristin Bin Laden), Usta Ipaudhin e Lartmadhërinë e Tij Këmbëlepurin e Parë (personazhe të njohur nga "Një udhëtim i rrezikshëm") si edhe me "Shtatëpëllëmbë-Mjekrën e Trepëllëmbë Trupin" e “Heroizmave të Fatbardh Pikaloshit”, që duken sikur kanë dalë drejt e nga përrallat popullore. Fëmijët pra, luftojnë për paqen në tërë sistemin diellor që rrezikohet nga mafia kozmike, një hiperbolë e goditur kjo për luftërat dhe terrorrizmin në Tokën tone. Shpesh, edhe tabllotë origjinale të peisazheve kozmike që krijon shkrimtari, mund të krahasohen lehtë me ato tokësore. E megjithëse ky roman flet për të ardhmen, unë do të thoja me bindje se i ka rrënjët thellë në traditë.
***
Bedri Dedja Akademiku dhe njeriu me zemër të madhe
Shkëputur nga revista “INTEGRIM” e shoqatës së jetimëve shqiptarë...
Nga Ferhat CAKAJ
Mbresa
Përse shkuam pikërisht tek prof. Bedriu? Në shtator të 1954 nisa studimet e larta në Institutin Pedagogjik. Atëherë, auditoret dhe konviktin i kishim te Fakulteti i Shkencave, përpara maternitetit, në Tiranë. Në mëngjes rrinim turmë në boulevard, në trotuar dhe tek shkallët e hyrjes. Shikonim pedagogët që vinin një e nga një mes atij koridori të gjatë studentësh. Mes tyre, një djalosh me flokët kaçurrela, veshur thjesht e pastër, gjithnjë me të njëjtin kostum, hidhte vështrimin sa andej këtej, buzëqeshte lehtë e na dukej sikur thoshte: “Po ju, ç’bëni kështu? Çjemi ne? Jemi tuajt… » Ishte pedagogu i psikologjisë dhe i letërsisë për fëmijë, bedri dedja. Ndodhi që fillimi i shtatorit të ishte tepër i rëndë për studentët që vinin nga shtëpitë e fëmijës.
Të tillë nuk ishin pak, por mbi dyzet vetë. Drejtoria e konviktit nuk i pajisi me tollonët e ushqimit ; priste vërtetimet nga shtëpitë e fëmijës në Shkodër, Vlorë, Sarandë, Elbasan, Gjirokastër, etj. Por ata nuk kishin « kryq leku » që të shkonin nëpër rrethe.Një grup i tillë, që vinin nga Shkodra (e me shaka e thërrisnin njëri-tjetrin « zhele-zhele »), mbijetonin ato ditë shtatori në sajë të një oficeri. Në drekë dhe në darkë ata ushqeheshin me franxholla dhe me domate në treg. Gjëndja ishte vërtet shqetësuese. Por në të kundërt, asnjeri prej tyre nuk e la shkollën. I gjithë grupi ishte i rregullt në leksione, seminare e kolokiume.
Javën e dytë, një ditë prej ditësh, oficeri nuk u duk më. Grupi rrinte te parmakët e monumentit. Heshtnin të gjithë. Ishte mesditë, koha e drekës. Njëri ngriti kokën dhe tha: “O baba, ç’të bëjmë?!” Të gjithë vështruam me sy të zbehtë monumentin e ngrirë, të heshtur e mospërfillës. Qeshëm dhe u përpoqëm të harronim se ishte koha e drekës. -Dëgjoni, - tha njëri prej nesh. – Do të shkojmë, kështu siç jemi, tek profesori i psikologjisë. U ngritëm. Pas disa minutash kishim zënë rrugën e hyrjes në konviktin pranë kishës. Atëhere, Bedriu jetonte aty, në një dhomë. E pamë që po afrohej ngadalë, i qetë, me vështrimin hetues dhe buzagazin karakteristik. E ndaluam dhe i treguam.
- Çfarë ?! - tha i papërmbajtur. – Çfarë ?! Ju keni dymbëdhjetë ditë pa ngrënë në mencën e studentëve! U prish në fytyrë, u nxi, pastaj u skuq e një re e zbehtë ia mbuloi ballin. - Ejani! – tha menjëherë. U kthye nga ne pa hyrë në dhomë, duke e harruar drekën e tij dhe u nisëm tok për në drejtorinë e konvikteve. Asnjëherë, gjatë pesëdhjetë vjetëve që e njoh, nuk e kam pare atë njeri të dashur aq të revoltuar, nuk kam dëgjuar zërin e tij shpërthyes si atë ditë. Gjithë grupi që vinte nga shtëpitë e fëmijëve u pais menjëherë me tollonët e ushqimeve. E që nga ajo ditë, Bedriu mes nesh quhej “Yni”. Dhe ishte me të vërtetë yni: pak më shumë se profesori, si një vëlla i madh. Dy muaj më vonë, kur nisën shirat dhe cikmat e vjeshtës tiranase, ne të dyzetët e jetimoreve e ndjemë përsëri dorën e tij të ngrohtë.
E kuptuam që ishte vepra e tij pajisja jonë me kostume të mira prej stofi hungarez dhe me pallto prej stofi të leshtë. Asnjëri prej nesh nuk e morri vesh se nga u gjendën fondet, si u arrit një gjë e tillë, por një gjë e kishim të sigurtë. E ndjenim dhe më pas e morrëm vesh. Mbi kokat tona ishte një dorë vëllazërore që kishte lëvizur ingranazhet e shtetit, ishte dora e « vëllait të madh », mikut tonë, e Profesor Bedri Dedjes. Tek figura e tij, për herë të parë morri kuptim përpara nesh nocioni i shtetit, zbatimi i drejtë i ligjit, morali, humanizmi, dinjiteti i shoqërisë. Ata të dy Në vitet ’50, veç nesh që vinim nga shtëpitë e fëmijës, kishte edhe studentë të tjerë pa të ardhura. Njëri nga këta ishte shoku ynë T., një djalë i urtë, fjalëmbël, tepër i zgjuar, por i varfër. Në pushimet mes leksioneve ai nuk dilte nga salla. Qëndronte në karrige dhe diç katranoste vazhdimisht nëpër fletoret e shënimeve. Arsyeja e vërtetë ishte se me gjithë arrnimet, të vetmet pantallona ishin ngrënë në të dy gjunjët dhe s’mbanin më. I vinte turp të dilte mes shokësh dhe kishte gjetur mënyrën e tij për të marrë leksionet rregullisht.
Por aty ishte edhe një sy vëzhgues që kishte kuptuar gjithçka - Pandora, nusja e re e Prof. Bedriut. Ajo, e tronditur kishte marrë leje dhe kishte shkuar te profesori për të marrë një palë pantallona të tij.Në pushimet mes leksioneve, ndërsa salla u boshatis, atje ndodhej vetëm T. Pandora kishte hyrë dhe ia kishte lënë dhuratën mbi fletoret e shënimeve. « I ke dhuratë nga Bedriu » - i kishte thënë. « Vishi që tani… » dhe ishte larguar pa u vënë re. E gjithë kjo histori erdhi tek ne në formën e një theshethemnaje. Askush asnjëherë, as Profesorit, as Pandorës, as shokut tonë T. nuk ia zumë në gojë një gjë të tillë, për ta mësuar në detaje të vërtetën. Por pantallonat ne i njihnim mirë. Atë kohë Shqipëria ishte vërtet shumë e varfër dhe veç atyre të shtëpisë së fëmijës, kishte mijëra të tjerë, tepër të varfër që ndiqnin studimet dhe ndjenin pranë shpirtin e madh dhe dashurinë njerëzore të Bedriut dhe Pandorës. Edhe gjatë punës me ne Në vitet ’60-të, bedri dedja punonte në Ministrinë e Arsimit dhe të Kulturës. Kisha dëgjuar se kishte themeluar dhe ishte kryeredaktor i gazetës “Mësuesi”.
Më vonë u bë edhe zëvëndësminister, por për ne, brezat e mësuesve të rinj, mbeti thjesht Profesor Bedriu, njeriu i drejtë, modest dhe i ndershëm.
Prandaj, ngado që të vinim, nga të gjithë cepat e Shqipërisë, derën e tij e gjenim gjithnjë të hapur, kohë e pa kohë. Ato vite, me tensione politike tronditëse, nëpër shkollat e mesme bujuan tipa karrieristësh, intrigantësh e meskinësh, që e turbulluan klimën e mire, me të cilën breza mësuesish e pedagogësh të rinj ishin brumosur nga Profesor Bedriu e shokët e tij. Sidomos në Kukës, këto gjëra u trashën keqas dhe vinin era fis, taraf, myk. Kishte raste masash të paargumentuara ndaj mësuesve me arsim përkatës dhe zëvëndësimi i tyre me maturantë. Më pare i kisha shkruar një letër Profesorit mbi trajtimin e arsimtarëve në gjimnaz e gjetkë. I ngrita këto probleme edhe në kryesi të komitetit ekzekutiv si edhe tek sekretari i pare, përpara se të nisesha për Tiranë. Në Ministrinë e Arsimit dhe të Kulturës takova Profesor Bedri Dedjen. I tregova se ç’po ndodhte dhe ku e kishin burimin. Më dëgjoi me qetësi. “Dëgjo”, - më porositi.
– Nisu menjëherë për në Kukës. Nesër do të jem në Shkodër për një shkollë në kufi dhe pasnesër do të vij atje, së bashku me ministrin.” Pas dy ditësh, Prof. Bedriu erdhi vërtet në Kukës, së bashku me ministrin e arsimit dhe kulturës së asaj periudhe, Thoma Delianën. Gjëndja u qetësua si me magji. Masat u morrën të forta në dobi të shkollës dhe të mësuesve të përgatitur në shkollat e larta. Dukuritë e shëmtuara morrën një përgjigje në kohën e duhur dhe jeta në shkollë morri përsëri rrjedhën e zakonshme. Po ato ditë, bedri dedja ia kishte aritur qëllimit që të hapej shkolla fillore në një zonë të largët të Malsisë së Madhe, duke mposhtur pengesat administrative burokratike. Shkolla nisi të funksionojë menjëherë dhe nuk dihej kush gëzonte më shumë, vocërrakët e Malsisë së Madhe apo vetë bedri dedja.
Një gjë është e sigurtë ; vocërrakët nuk e dinin që hapja e shkollës së tyre erdhi vetëm me këmbënguljen e Bedriut, i cili kishte parimin moral « bëje një të mirë dhe mos prit të të falenderojnë ». ( I shkrova këto fjalë, ashtu siç na ka thënë Bedriu i dashur, dikur në leksionin e psikologjisë, duke folur mbi karakterin e njeriut.) Programi i Bedri Dedjes për Institutin e Integrimit të Jetimëve të Shqipërisë Profesor Bedriu na la mbi dyqind vepra shkencore e letrare të fushave më të ndryshme të mendimit, si ato psikologjike, pedagogjike, letërsi artistike në poezi e në prozë, përkthime nga lulet e letërsisë botërore për fëmijë. Është fryti i punës së tij të palodhshme pesëdhjetëvjeçare.
Jo larg, por disa muaj përpara se të ndahej nga jeta, Profesor bedri dedja na la për institutin e Integrimit të Jetimëve të Shqipërisë një program që, me zhvillimin e këtij institucioni të ri, të sfidonte vrazhdësinë e së tashmes ndaj kësaj shtrese të shoqërisë sonë dhe padyshim, për të dhënë frute sa më të shëndetshme për të ardhmen. Ky program, ashtu si edhe vetë Instituti i Integrimit, është sfidues ndaj diferencimit të skajshëm shoqëror që u bëhet fëmijëve në përgjithësi e sidomos fëmijëve jetimë në veçanti, ndaj frymës së përjashtimit të shtresave të varfëra e të pambrojtura. Ky program është për shtetin, për institucionet e tij dhe njëkohësisht për të gjithë shoqërinë. Këtu nuk është fjala për shqetësimin ndaj 200 apo 2000 fëmijëve, të 12.000 fëmijëve që janë hedhur në rrugët e Greqisë apo Italisë, mbi të cilët dhembin plagë të rënda si analfabetizmi, injoranca, ngujimi brënda katër mureve, uria, prostitucioni, trafiku i organeve, rritja pa dinjitet, vdekja… Por edhe më gjërë.
Bedriu Ynë i bën thirrje shtetit shqiptar, gjithë shoqërisë se kjo “…shtresë duhet të na ngjajë me qerpikët e syve të shoqërisë…” Ky zë, zëri i Profesorit të Madh ngrihet si flakërimë në ditët që kalojmë. Çdo njeri me mëndje të kthjellët duhet të mirëkuptojë e të mbështesë zërin e Profesor Bedriut. Nuk ka integrim në Europë, pa integrimin e kësaj shtrese në jetën e shoqërisë sonë. As që mendohet një e ardhme pa mjegulla e atdheut, pa fëmijët, pa dritën e syve të asaj të ardhmeje. Integrim do të thotë - jetë në Shqipëri, ligj, zbatim i padiskutueshëm i tyre; do të thotë arsim, punë. Integrimi i kësaj shtrese nuk mund të vijë me demagogji hipokrite, lëmoshë, mëshirë por me të drejtën ligjore të qytetarit, të njeriut.
E Profesor Bedriu shkruan në programin e tij: “…e detyrat në këtë fushë janë të shumta: a. Jo vetëm trajtimi psikologjik e social i jetimëve, por edhe diagnostikimi i aftësive dhe prirjeve të tyre për jetën, edukimi i talenteve, që janë aq të rëndësishëm për të ardhmen e vëndit. b. Krijimi i departamentit specific mjekësor. c. Veç revistës “Integrim”, edhe krijimi i bibliotekës së literatures psikologjike e pedagogjike që i kushtohet këtij problemi, për të cilin është interesuar e gjithë shoqëria jonë”. Këto rradhë janë shkruar vetëm disa muaj përpara se të ndahej nga ne Profesor bedri dedja.
Në një vështrim, ai kërkon zhvillimin e këtij institucioni, angazhimin e drejtpërdrejt të shtetit dhe institucioneve të tij, kulturë, shërbim mjekësor, libër dhe kualifikim të kujdestarëve dhe edukatorëve. Më shumë veprim ligjor të organizuar e të menduar mire, më shumë të drejtë ligjore, morale dhe dinjitet qytetar tek kjo shtresë jo e vogël e fëmijëve tanë. Këto mund të bëhen, mund të vihen në jetë dhe vëndi ynë mund të ketë më shumë dritë për fëmijët e vet. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë e një nëne ndaj tyre. Se Shqipëria nuk është e varfër për të rritur e edukuar fëmijët e saj. S’ka qënë e varfër Shqipëria as kur mbajti me bukë 72.000 partizanë, që e kishin prapavijën në shtëpizat e fshatrave dhe qytezave tona; s’ka qënë e varfër për të mbajtur me bukë mbi 40.000 ushtarë italianë më 1943-1944.
Jo! Jo, nuk ishte e varfër edhe kur hapi dyert e kufijve dhe shtëpive, duke dhënë gjithshka për vëllezërit kosovarë më 1999-ën, kur regjimi i egër i Millosheviçit nisi spastrimin më të madh etnik në këtë vend të martirizuar. Këto janë shprehje e një shpirti të madh human, që ka populli ynë. Kjo është fytyra e vërtetë e asaj Nëne të Madhe që kanë jetimët e Shqipërisë, qofshin ata të braktisur, qofshin në shtëpitë e fëmijëve, qofshin të ngujuar nga gryka e pushkës vrastare, qofshin fëmijë policësh të rënë në mbrojtje të rendit e sigurisë, qofshin si “emigrantë” rrugëve të Greqisë dhe Italisë. Të gjithë janë fëmijët tanë, janë drita e syve të popullit e të kombit tone, të gjithë kanë një Nënë të Madhe: Shqipërinë. Për ta shkruan edhe Profesor Bedriu ynë, për të ardhmen e tyre e të shoqërisë sonë ...
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi