Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fadil Lushi: Rrënohet kështjella e shovinizmit mashkullor

Shko poshtë

Fadil Lushi: Rrënohet kështjella e shovinizmit mashkullor Empty Fadil Lushi: Rrënohet kështjella e shovinizmit mashkullor

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 15, 2011 12:50 am


Fadil Lushi: Rrënohet kështjella e shovinizmit mashkullor U1_FadilLushi
RRËNOHET KËSHTJELLA E SHOVINIZMIT MASHKULLOR
Nga Fadil LUSHI
Të nderuar lexues! Para se ta shtjelloj shkrimin tim të radhës, më duhet t’i referohem (kushedi për satën herë) paragrafit të një shkrimi të Mitro Çellos nga Shqipëria, ku, pos tjerash, thuhet: “Para një ruleti, të kazinosë, qëndrojnë dy mesoburra kumarxhinj. Mbajnë fishat e fundit në dorë. Dilemë. Ku t’i vendosin? I pari parashtron pyetjen: Sa herë në javë bën s..ks me gruan? Katër herë. Tjetri thotë: Unë një herë më pak. Pasi mblodhën numrat, vendosën 7-tën. Zari qëndroi te zeroja. Do të kishim fituar, po të mos kishim gënjyer”! Lëre që kishin gënjyer njëri-tjetrin, po kishin “gënjyer edhe Behgjet Pacollin”! (nënvizim ynë) Në këtë lojë, mesoburrat nuk arritën ta gënjejnë “mbikëqyrësin” e kazinosë politike të Prishtinës, zotin ambasador, Kristofer Dell!
Mbamendja pozitive e historianëve më të njohur shqiptarë vë në pah se prej kohës së Teutës e deri më sot, principatat shqiptare, po edhe shteti i Shqipërisë, nuk kanë pasur një të tillë mbretëreshë a edhe presidente të shtetit të Shqipërisë. Kjo histori, që llafos këtë vaki, do të përfundojë ditë më parë kur në kryeqendrën e Kosovës një femër, një motër a edhe një nënë, do të zgjidhet presidente e Republikës së Kosovës. Duke mos dashur të jem në cilësi të tellallit të partive politike, do të mundohem që me takatin tim mental, kësaj meseleje sadopak t’i bëj një interpretim të vockël sa intelektual, po aq edhe qytetar. Nëse ky interpretim më del provincial, atëherë le të më falin lexuesit e mi të nderuar!? Duhej të kalonin 2000 vjet që kjo vaki të hetohet po në Prishtinë!? Kjo vaki s’është karakteristike vetëm për Kosovën, Gadishullin Ilirik, por edhe më gjerë. Tekefundit, kjo është pjellë ose edhe një përgjigje meritore shovinizmit mashkullor (shqiptar), një përgjigje mendjeve të inatosura, përgjigje xhelozisë mashkullore dhe ndaj tekave të partive politike, të cilat që nga vakti i pavarësimit të Kosovës, në vijimësi do të parashtrojnë pseudo-propozime për kandidat për kryetar shteti. Të gjitha pseudo-propozimet e deritanishme kanë shkuar në “favor të gjinisë mashkullore”! Nëse unë nuk gaboj, do të them se propozimi i Kristofer Dellit që zonja Atifete Jahjaga të marrë postin e presidentes së Kosovës, nuk ishte kurrgjë tjetër pos një përkushtim fanatik dhe i pashembullt (për rrethanat tona politike) i tij, ishte sa logjik, human, emancipues dhe poaq edhe një provokacion politik i radhës ndaj shovinizmit mashkullor kosovar, nga njëra anë dhe një përgjigje meritore pseudo-propozimeve të pseudo-politikanëve të partive politike, nga ana tjetër. Ky lajm shekullor, që llafos zgjedhjen e zonjës Atifete Jahjaga, kryetare shteti, sot e gjithë ditën e Perëndisë, me shumë vështirësi do të kapërdihet dhe zor do të përthithet nga njerëz në veçanti nga ato (femrat) që e kanë të zhvilluar kompleksin e Elektrës të Sigmund Frojdit. Ky propozim paraprak sa i përket kësaj kandidature gjithsesi se ishte i vullnetshëm, përkundër faktit se politikanët kosovarë, në veçanti ata që Fadil Lushi: Rrënohet kështjella e shovinizmit mashkullor U1_AtifeteJahjagagjithmonë kanë simuluar (aktruar) se janë të ditur, të pazëvendësueshëm dhe që kanë prejardhje qytetare e që gjithmonë kanë mëtuar që me çdo kusht të ngjiten dhe të ambientohen në kryeminderet e presidencës, sot do të thonë se kandidatura e zonjës Jahjaga paskësh qenë e hatëruar, e kurdisur dhe e pavullnetshme!?? Andaj pavarësisht si përfundoi kjo vaki historike, po edhe politike, zonja Atifete njëherë e përgjithmonë e rrënoi atë “kështjellën e shovinizmit mashkullor”, atë mitin lidhur me sundimin e “figurave absolute”, atë kështjellën e njerëzve mendjemëdhenj, mendjengushtë, diletantë, njerëzve politikanë miopë a të papërgjegjshëm si dhe atë strofkën e “kusarisë politike” prishtinase dhe tiranase!??
Njerëzit që merren me gazetari hulumtuese do të thonë se çdo politikan i cili do të mëtojë të udhëheq një parti politike, gjithsesi që duhet pasur parasysh se deri ku do të degdisë, duhet të përfytyrojë se me çfarë problemesh do të ballafaqohet e sfida të tjera. Dhe ditë më parë u ballafaquan lidershipët: Isa Mustafa, Hashim Thaçi dhe Behxhet Pacolli. Ndoshta ishte një takim që u organizua me “porosi” të ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kristofer Dell. Së fundi kjo “porosi” polli një marrëveshje a dialog fisnik ndërpartiak, një marrëveshje që deri dje konsiderohej si “utopi politike” së paku për rrethanat shoqërore dhe politike! Kjo u doli e suksesshme pasi që në fillim u përjashtuan egoizmat politike a edhe profesionale, zërat e egër, sherret, pikëpamjet a edhe qëndrimet e ngurta politike.
Se kjo marrëveshje ishte e “kurdisur” a edhe e imponuar ka pak rëndësi. E rëndësishme ishte se ajo u bë për mirëqenien e vatanit. Në instancë të fundit, ishte një ogur i mbarë po dhe një shembull i qartë, sidomos për politikanët shqiptarë të Shqipërisë dhe të Maqedonisë, të cilët kur ndërtojnë të tillë “marrëveshje”, paralelisht dhe në vijimësi do ta dredhojnë, shtrembërojnë dhe së fundi duke u “pishmanuar” nga ajo fare pak që është bërë, toptan do ta zhvlerësojnë dhe do ta çnatyrojnë!?
Megjithatë shqiptarët, këtej Maqedonisë dhe andej Shqipërisë, do të duhet të “nënshkruajnë” një marrëveshje të tillë. (dhëntë Zoti që kjo marrëveshje të kryhet pa ndërmjetësinë e dikujt, sepse nuk jemi “njerëz aq të vështirë” sa të mos merremi vesh me njëri-tjetrin). Kjo duhet të bëhet që sot, kur çerdhet e tyre (e partive politike) lëre që janë të mbipopulluara nga “tifozë të sëmurë partiakë a edhe të divorcuar politikë”, por dita-ditës edhe u ngushtohen hapësirat e të vepruarit politik, sidomos në vigjilje të zgjedhjeve vendore në Shqipëri, si dhe ato të parakohshme parlamentare në Maqedoni. Në ato çerdhe, sot nuk dëgjohet më zëri i arsyes pos zhurmës shurdhuese dhe demagogjike të politikanëve (aktivistëve) të vjetër të cilët përpiqen (padrejtësisht) me të gjitha forcat të marrin vend në listën e gjatë (të kandidatëve) për përfaqësues të popullit në Kuvendin Republikan. Ata pa fije turpi do të thonë: “Nëse do të mund që edhe për së dyti a edhe për së treti të bëhem deputet. Pse jo. Unë kam emër të shquar edhe historik. Kam edhe nofkë. Unë nuk meritoj përbuzjen. Tani më ngel që ta bind liderin e partisë edhe për një amin të tij të radhës”!? Të gjithë ata kanë emra të “njëtrajtshëm” emra që vazhdimisht përsëriten (përjashto deputetët e “VETËVENDOSJES”). Dhe ky “ish-politikan” që pretendon të zërë një vend në listën e të përzgjedhurve, harron se ajo çerdhe ka padronin e saj me tapi (fishin) në dorë. Të tjerët zor se mund të akomodohen, sepse aq e kanë “takatin politik”!? Të gjithë ata që do të mëtojnë të ambientohen në këto çerdhe, fillimisht do të duhet t’i njohin marifetet e të bërit politikë, marifetet e hierarkisë së partisë veçmas të lidershipit. Ndryshe nuk bën. Dhe nëse bën, atëherë do të duhet të pajtohesh të të zhveshin si mbretin mes pazarit, siç do të thotë babagjyshi i mëhallës sonë.
Ndërkaq sot aktivistët e mpakur të partive politike janë në pritje e sipër sa i përket shpalosjes së kandidaturave për deputet, madje nëse “fitohen” zgjedhjet qofshin ato vendore a qendrore, do të kërkojnë të marrin postin e ministrit, atë të sekretarit shtetëror, ambasadorit, konsullit, një drejtori të ndërmarrjes, mësuesit a pedagogut universitar dhe kushedi çfarë vendi tjetër pune!? (mos ndofta ky i mpakur do të kërkojë të bëjë punën e urologut a edhe kryeshefit të gjinekologjisë?, jo “inshallah”!) Unë lutem që ky grusht njeri a edhe zullumqar, me këto kërkesa të tij, të mos e katandisë kryeparin e partisë.
Dikur lartmadhëria e tij, padishahu, kishte angazhuar dy qatipë për të bërë ca punë. I pari: kishte pasur për detyrë që në hapësirat ku kishte sunduar (padishahu) të “shpërndajë rrena”, i dyti qatip: të shohë se sa i pari (nuk) gënjen!? Së fundi, me gjithë “inatin tonë mashkullor” më duhet edhe njëherë të përsëris se ditë më parë në Prishtinë, e nderuara zonja Atifete, u zgjodh presidente e Republikës së Kosovës. Gjithsesi, ky haber nuk ishte jallan. Jallane ishin llafet e kumarxhinjve të “kazinosë politike” të Prishtinës!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi