Sami Islami:KUR I MBUSHA GJASHTË MUAJ(Tregim)
Faqja 1 e 1
Sami Islami:KUR I MBUSHA GJASHTË MUAJ(Tregim)
Sami Islami:KUR I MBUSHA GJASHTË MUAJ(Tregim)
Unë jam Klea. E shihni sa jam rritë!? Unë sot po i mbushi gjashtë muaj! Pra sot po e festoj gjysëmvjetorin e lindjes sime! Ndoshta nuk ju ka ra të dëgjoni se dikush ka festu gjashtëmujorin e lindjes para meje! Ju, sigurisht, jeni mësu që fëmijët ta festojnë njëvjetorin e lindjes, dyvjetorin, e kështu me radhë, po gjysëmvjetorin nuk besoj! Qe pra keni rastin të mësoni edhe këtë risi! Prej sot e tutje, propozoj që të futet si festë edhe gjashtëmujori! ! Pse jo? Qe unë u bana e para! Gjyshja dhe gjyshi ma propozuan kur erdhën një ditë në shtëpinë time dhe unë e prita me dëshirë! I vërejta se as mami edhe as babi nuk ishin kundër. Pastaj për të festu kurrë nuk asht tepër, apo jo?
Unë nuk jam ajo Klea e para gjashtë muajve! Unë tani nuk pi vetëm qumësht, si në fillim të jetës sime! Unë tani di të ha edhe ushqim me lugë! Në fillim kur nisi mami të më ushqente me kësi lloj ushqimi, nuk më hahej edhe aq! S’di as vetë se si m’u duk kur më ushqeu për herë të parë ! Por ma vonë m’u shtu apetiti! Tash mezi pres të më ushqen mami ose gjyshja! Bile, kam dëgju që gjyshja shpesh i thotë mamit, përveç këtij ushqimi, të më përgatit edhe ushqim me fruta. Sepse ajo po thotë se jam rritë dhe se frutat tani më bajnë mirë!
Nejse. Sot i mbusha gjashtë muaj, po ende s’u mësova me folë! U sa e vështirë qenka kjo gjuha shqipe! Me sa po shoh, po m’u dashkan edhe nja dy-tri vjet për me mësu me folë! Krejt çka kam mësu deri tani janë disa “fjalë” si “de de, ge-ge”, që kur unë po i shqiptoj krejt rreth meje po qeshin! Sido që të jetë, unë sa herë që kam dëshirë të “flas” me këdo kështu them! Nuk di ndryshe! Sa të çuditshëm janë këta të rriturit! Më duket se harrojnë që edhe ata një herë kanë qenë si unë sot!
Edhe diçka tjetër! Në qoftë se nuk e dini, po ju tregoj se unë gjithnjë kam pasë deshirë të lahem! Edhe kur kam qenë e vogël, por edhe tani! Atëherë babi ma pat ble një koritë, e cila ishte e vogël! Mezi më zinte mbrenda!
Po një ditë, sa isha te gjyshi e te gjyshja, erdhi gjyshi me një bazen prej plastike shumë më të madh, se korita që ma kishte ble babi në fillim! Unë u gëzova se tani do të mundem me u la pa u frigu se, gjatë lëvizjeve të mia mund të lëndohem në skajet e tij. Atë mbramje e dëgjova gjyshin dhe gjyshen që i thanë mamit: “Ne do ta lajmë sot Klejen!” Dhe, vërtetë, më morën dhe më futën në “bazen” . Mami m’i kishte ble tri pata (lodra) dhe m’i hodhi në ujë. Unë doja t’i zija patat nëpër ujë të ngrohtë dhe i mëshoja ujit me të dy duart e mija sa mundja, sa gjyshen dhe gjyshin i bana qull duke i stërpikë! Ndoshta nuk bana mirë, po ata nuk më thoshin asgja. Ata vetëm qeshnin me mu, kurse unë kujtoja se po baja mirë. Për mu e randësishme ishte se u kënaqa duke u la në “bazenin” tim të preferuar!
Edhe unë si jam kështu!? U zgjanova shumë me këto historitë e mia! Gati e harrova festën time të ditëlindjes! Ah po! Atë ditë kur po i mbushja gjashtë muaj, unë, babi e mami; të tre, shkuam tek gjyshi e tek gjyshja për me festu. Shkuam atje se shtëpia e gjyshit ishte ma e madhe dhe do të kishte vend për të gjithë!
Nejse. Në këtë ditë të randësishme për mu mezi po prisja të shkoja atje e ta shihja gjyshin gjyshen dajen Korab, dajën Labeat! Doja ta shijoja ndjenjën si asht kur njeriu feston për herë të parë në jetë ditëlindjen e vet!
M’u duk se u vonuam pak, por ma në fund, u bamë gati! Krejt vetura jonë u mbush plot me gjasende të mia! Përveç shportës, në të cilën unë ulem dhe e ndjej veten rahat kur udhëtoj me veturë, ata ngarkuan karrocën time për shëtitje, ushqimet e mia, lodrat e mia, sa një çantë e madhe mezi i zuni! Mami e ngarkoi edhe djepin, të cilin ma patën ble kur isha dimrit në Kosovë. Me thanë të vertetën unë djepin edhe nuk e dua shumë, se mami, kur po më vë në gjumë në djep, po me lidhë! E unë nuk po dua të lidhem! Prandaj edhe po qaj. Unë nuk po di s’ t’i them mamit, se unë kur kam gjumë mund të flej edhe pa më lidhë. Po mami, pa dëshirën time, po e merr djepin, kurdo herë që shkoj te gjyshi, se po thotë se unë nuk mund të fle pa më pëkundë në djep! Prandaj e mori edhe atë në veturë! Ah, si janë nganjëherë këto nanat!
U nisëm! Edhe pse kësaj radhe thashë të mos flej deri sa të shkoj te gjyshi, megjithatë fjeta. Nuk e di pse më merr gjumi aq shpejt kur më vendosin në shportë dhe kur vetura fillon të lëvizë!?
Nuk di sa kohë kisha fjetë edhe atje? Dikur zhurma e bisedave dhe i të qeshurave ma nxori gjumin! Dhe derisa ende po i fërkoja sytë, aty afër pashë tetën Vjosë, e cila, m’u duk që mezi kishte pritë që unë të zgjohesha, të më merrte në duar dhe të më uronte ditëlindjen. Ajo ma dha edhe një dhuratë. Po më erdhi çudi që s’e kisha vu re tetën Donë fare, e cila ishte mu afër meje! Kur e pashë e njoha menjëherë! Atë e njoh prej se kam lindë. Bile kur linda personin e parë që pashë në këtë botë ishte mamia dhe teta Donë! Tani edhe ajo më mori në dorë dhe ma dhuroi edhe ajo një lodër të bukur! “U sa mirë qenka ta festosh ditëlindjen!”, mendova.
Gjyshi e gjyshja festën e ditëlindjes e kishin lanë për në mbramje. Teta Vjosë dhe teta Donë nuk ndjetën deri atëherë, se thanë që kishin për të shku diku tjetër.
Ndërkohë, nuk vonoi shumë dhe erdhi daja Lab. Sa u gëzova kur e pashë se erdhi në ditëlindjen time! E pashë se edhe ai u gëzu shumë, që do ta festonim bashkë ditëlindjen! Po daja Korab mungonte! Ah sa kisha dëshirë që edhe ai të ishte prezent! Desha me pyt mamin se ku ishte, po pasi nuk di ende me folë, e lashë.
Të kthehem prapë te mbramja festive! Mami ma kishte ble një fustan të bukur për këtë natë. Ishte i kaltër me pika -pika të bardha dhe me një kurdel të kuq te qafa. Posa u zgjova, mami ma veshi. Sa i bukur ishte! Nëse doni të shikoni sa bukur më rrinte (për ju që nuk ishit në ceremoninë festive), mund t’i shikoni fotografitë që m’i bani babi, mami, gjyshi!
Pas pak erdhi edhe teta Drandafi, me teten Tinë, teten Ketë dhe teten Nilë. U sa më gëzuan që erdhën! Ato më uruan ditëlindjen dhe m’i kishin ble disa dhurata të bukura! Unë desha t’i falenderoj, por meqë nuk po di ma shumë shqip u thashë vetëm “de-de”. Se kjo fjalë imja asht edhe për “faleminderit”! Me siguri ato më kanë kuptu!
-Silleni tortën e ditëlindjes!- e dëgjova që tha gjyshi.
S’vonoi shumë dhe gjyshja hyni në dhomën e pritjes me një tortë në të cilën shkruante “URIME DITËLINDJA KLEA!” Po nuk pashë asnjë qiri të vendosur në tortë! Një herë u çudita! Si ishte e mundur që mos të ketë asnjë qiri në tortë, po pastaj thashë me vete “Sigurisht nuk ka qiri, se qirijt vendosen në ato raste kur fëmijët i mbushin, së paku një vjet”. Kurse unë po e mbushja vetëm gjysmë vjeti! Po them se kjo mund të ishte arsyeja? Ku ta dish?!
-Unë me Klejen do ta presim bashkë tortën e ditëlindjes! –tha gjyshi dhe më mori në prehën. Pastaj ai mori thikën dhe ma mori dorën time dhe bashkë me te e premë një pjesë të tortës. Se, sipas zakonit, ajo që e ka ditëlindjen duhet ta presë e para tortën! Në këtë moment të gjithë që ishin aty kënduan kangën “Shumë urime për ty”, që më kushtohej mu! Unë vetëm qeshja. Më dukej vetja se po fluturoja nga gëzimi!
Në këtë çast gëzimi e hareje hapa sytë dhe shikoja gjithandej në dhomën e pritjes, mos po e shihja aty gjyshin, gjyshen, hallat e mia të dashura dhe xhaxhin tim nga Kosova? Po ata s’ishin askund! E mora vesh se ata nuk kishin mundësi të vinin, prandaj nuk i thashë askujt. E lashë që kur të shkoj verës me babin e ma mamin t’u tregoj foto nga ditëlindja kur unë e festova gjashtëmujorin e lindjes!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi