Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bajrush Morina e Marie Nikolla:Shefat e OJQ-ve, këta “fukarenj” të shoqërisë civile

Shko poshtë

Bajrush Morina e Marie Nikolla:Shefat e OJQ-ve, këta “fukarenj” të shoqërisë civile Empty Bajrush Morina e Marie Nikolla:Shefat e OJQ-ve, këta “fukarenj” të shoqërisë civile

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 16, 2011 7:30 pm



Shefat e OJQ-ve, këta “fukarenj” të shoqërisë civile!

Bajrush Morina e Marie Nikolla:Shefat e OJQ-ve, këta “fukarenj” të shoqërisë civile 41378_708934494_7057_nBajrush Morina e Marie Nikolla:Shefat e OJQ-ve, këta “fukarenj” të shoqërisë civile Marie-nikolla
Bajrush Morina e Marie Nikolla
Janë gjithsej 5603 shoqëri civile në Kosovë, po kaq drejtues të tyre dhe secili prej tyre më fukara se tjetri!


Bajrush Morina e Marie Nikolla:Shefat e OJQ-ve, këta “fukarenj” të shoqërisë civile Fol111

Derisa pasuria e politikanëve në vend mund të numërohet në shifra milionëshe, pjesëtarët e shoqërisë civili, përkatësisht udhëheqësit e OJQ-ve nuk janë edhe aq të pasur. Madje po të krahasohet pasuria e “bosave” të shoqërisë civile, të paktën ashtu siç ata e deklaruan pasurinë e tyre për gazetën tonë, me pasurinë e “bosave” politik, drejtuesit e OJQ-ve del të jenë fukarenj. Shoqëria civile madje ka ngritur aq shumë shumë zërin për pagat e deputetëve dhe për pensionet suplementare të deputetëve, derisa arritën që së paku për këto pensione të kërkojnë interpretimin e Gjykatës Kushtetuese e cila edhe e ka pezull zbatimin e Ligjit për Deputetët. Po aq të zëshëm shoqëria civile kanë qenë gjithherë edhe ndaj “pasurimit” të zyrtarëve të lartë shtetëror, derisa asnjëherë nuk kanë menduar edhe ata në njëfarë forme, duke qenë udhëheqës kanë shpërblimet e tyre për punën e bërë, mbase edhe më tepër se sa që “meritojnë”. Madje disa nga ata i mbajnë sekrete pagat e tyre, për më tepër atyre iu është dukur qesharake pyetja për pasurinë e tyre dhe pagat e tyre, duke na thënë se kjo është krejt çështje private.

Deklarimet e udhëheqësve të OJQ-ve për pasurinë dhënë gazetës “Bota Sot”, nuk konfirmojnë përfoljet në opinion se edhe këta udhëheqës janë “pasanikët” e shoqërisë sonë. Pra duke mos deklaruar pasuri të madhe, këta udhëheqës me gjasë mund t’i quajmë edhe të “varfrit” e shoqërisë.

Zogiani 50 mijë Euro, Ilazi me rrogë 700 euro, Kryeziu nuk tregon pagën!

Avni Zogjani udhëheqës i organizatës për Demokraci, Antikorrupsion dhe Dinjitet, Çohu i pyetur se sa është vlera e pasurisë së tij, tha se e gjithë pasuria që ai posedon, kap vlerën rreth 50 mijë euro. Ai tha se ka dy shtëpi, vlerën e shtëpisë në fshat nuk e përcakton, kurse sipas tij, shtëpinë në Prishtinë ai e ka blerë 37 mijë euro “Ndoshta i kam rreth 50 mijë euro me prona dhe të gjitha, por nuk kam ndonjë vlerësim të pronës por po flas afërsisht, kam një shtëpi në katund, një shtëpi të vogël në Prishtinë, nuk kam ndonjë ide se sa është vlera e saktë. Shtëpinë në Prishtinë e kam blerë 37 mijë euro, ndërsa në katund e kam shtëpinë që e kam pasur gjithmonë”, është shprehur Zogjani.

Kurse sa i takon pagës së tij mujore, ai thotë se në një të treten e vitit nuk ka pagë, ndërsa paga e tij, sillet 400 deri në 500 euro. “Nuk kam pagë fikse. Paga ime varet nga projekteve, ideve, iniciativave dhe nuk kam pagë konstante, por varet nga projektet”, ka thënë Zogjani. Ndërsa në nuk mund të mësojmë për pasurinë e tij të patundshme të trashëguar, me që ai nuk e përmendi fare.

Ndërsa Ramadan Ilazi, Drejtor ekskluziv i Lëvizjes Fol, organizatë kjo e cila ka shumë kritike ndaj të gjitha dukurive me theks të veçantë edhe në adresë të udhëheqësve të lartë shtetëror për më tepër ndaj korrupsion që nuk kanë kursyer t’i quajnë të korruptuar zyrtarët publik. Por asnjëherë, nuk i kanë bërë një kritikë vetvetes për faktin se as ata nuk janë të “shenjt”!

Ndonëse nuk e quan obligative deklarimin e pasurisë së tij, ai megjithatë në pronësi të tij paraqet se ka vetëm një veturë fiat punto, në vlerë rreth tre mijë euro, kurse pasurinë e patundshme familjare ai e quan pasuri të babës, dhe nuk e llogarit si të tijen. Por ai nuk hezitojë të bëjë publike pagën e tij mujore që merr si udhëheqës organizatës Fol, që sillet diku 700 euro.

Kurse Ismet Kryeziu, i cili është udhëheqës i bordit të Demokracia në Veprim, nuk jep asnjë detaj rreth vlerës së pasurisë së tij, por edhe pse thotë ai se posedon një shtëpi me dy ari truall, Kryeziu deklaron vetëm vlerën prej gjashtë mijë euro të makinës së tij, ndërsa pagën mujore ai nuk e deklaron, duke e vlerësuar se kjo është gjë shumë personale.

Sidoqoftë, megjithëse këta “liderë” OJQ-istë nuk janë treguar krejtësisht transparentë në deklarimin e pasurisë së tyre, krahasuar me pasurinë e liderëve politikë e institucionalë ata edhe më tutje mbesin “të varfër”, apo fukarenj!

Mbase lakmia për pasuri po i bën gjithnjë e më të zëshëm. Mbase!



(Më gjerësith mund të lexoni në numrin e sotëm të “Botës sot”)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi