CIKËL ME POEZI NGA FATOS ASHIKU
Faqja 1 e 1
CIKËL ME POEZI NGA FATOS ASHIKU
Posta jonë:
CIKËL ME POEZI NGA FATOS ASHIKU
NGRIHET KRUJA PERMBI SHKREP
Gure mbi gure,
e shkrep mi shkrep,
ngrihet mali permbi Kruje,
porsi vello e nje nuseje...
Hire plote tere hijeshi,
ngjyra ngjyra rritet shtati,
kuterbon sherbele e trumze,
tere shpateve anembane,
duke ndjelle si ere parfumi.
Lule plot bare mali,
dellenjezat kuqelonje,
pishe e tere thur kurore
panja,ilnje edhe driza.
Teje poshte ne zhurishte,
nis e ze fille qyteti,
bri me bri atij shpati,
rradhe rradhe shtepit ngrihen.
Zaharija qe pertej,
pale pale mbi bregore,
keshtjella permbi shkemb,
rreh si zemer e historise,
krenari e qytetareve.
Para tere horizonti,
e shpalos fushe e pamje,
nga Ulqini maje Tomorrit,
sa han syri breg i detit,
Gjithe ç'mbetet tej e tej,
gryke e krastes nder kodrina,
gjer ne rreze te Shemrise,
shtrihet tere nje kurore,
gjelberishte e ullinjeve.
Ere e malit e bregutdetit,
çja flladit faqet e bardha,
plot mushkrite mbushen me ajer,
frymezimi merr embel udhe,
sikur fron i 'Perendise'
i ben ndere mbare nje kombi.....
ADOLESHENCA
Qau e qau...
sa syte gjate s'ju thane
topolinon marre ja kishin
ne te femijerine kish ndryre
...ku shkoj me thuaj?
Foli nje pike e stergjatur loti
tek ra ne faqet e adoleshences..
TEK RREMON
..Nga sirtaret e kujteses,
nis e marrin udhe kujtimet,
pak nga pak e pik pas pike,
...rrjedh i tere i paqte nje krua.
Pike e lotin nis e ndrin,
tek e merr e mban ne duar,
kur e merr ne pellembe,
pike e djerses peshon rende.
mallin, kur e prek ne zemer,
nis e thur me mijra vargje,
dashuria qe ka flatra,
duke folur pikon mjalte.
...nis sheron dert e brenge,
tek ja nis serish sherrit....
Te tera tek marrin udhe,
nga nje krua...
behen dete dhe oqeane...
teksa kridhesh ne val te tyre,
udhe motivi serish merr,
qe tja nisesh serish jetes,
shteg te paqte duke pershkuar.
..'Ylli ndrin asnjehere nuk shuhet,
...kur se sheh, mbulohesh prej reve,
sy te mendjes nis punojne...
tek e sheh tejet qarte ,
ate dritez tej tunelit...!
HESHTJE KALLKANI
Ishin pare sy te perlotur
ne kulm te deshperimit,
fytyra te lodhura prej mundi,
...dore te shtrira ne skamje,
kurme njerezore ..
qe dridhen prej tmerrit...
por ajo qe e la mbrese
te pa shlyer ne kujtes,
duke shkaktu dhimbje,
ishte .....mpirja..dhe,
heshtja e nje intelektuali,
..qe sikur iriqi drizash,
ne korac te vet.....
mbeshtillet e ferfellin
nder vete,duke ju gzu,
pages qe e mori....
nder duar kallkani....!
..edhe kur ja vran
edhe kur ja blujn,
si kokrra te misrit
sikur ne mulli t'blojes
popullin e vet....
ai hesht e ben "sikur"...
..Heshtje...........!
heshtje kapak florini,
heshtje der e xhehenemit...
UDHA E LOTEVE
Kushtuar eksodit kosovar
...Zembake te bardhe,
lule ere mire,
ngado celur,
...nder, gemusha e brigje...
...çeshte,ajo dore valle,
qe me aq dashuri i vaditi..?
pyet mendueshem kalimtari...!
...Cerr, cerr,cerr,nje zogth
hipur maje nje peme prane,
flet me zerin e gezueshem:
...-'Sy te perlotur,
e shpirtera tere brenge,
ketej pari kaluan,
vargane, vargane....
...gjyrmr r tyre mbeti pas,
loti i tyre i vaditi....
andaj,jane te freskata,
ky gjelbrim e keta lule,
...kurre, mos e harro o kalimtare
kjo udhe, quhet ..'Udha e loteve'...!
HISTORIA SHKEMB E GURE......
Maje mbi maje,
Aatje, lart ne Kruje
harkojne shkembijte
nder portrete,
duke pozuar,
si ne telajo , te nje piktori...!
..me i motmi nderta
nis te kuvendoje:
- Jam i vjeter..
sa vete jeta..kam pare
derte edhe gezime....!'
...edhe Une ..ja nis tjetri:
-plot i kam sy e veshe...!'
..Ja keshtu ,
njeri pas tjetrit,
te tere nis e rrefejne,
shkemb e gure,
ne ate shpat ...
NE MURET E KRUJES
-..Mun atje, ne te larten Kruje,
taborret e ndalin vrapin,
'rrebelit' tja tregonin vendin...!'
..Te shohe, 'Cupi i shtate krojeve'
gjemen, ne çast do ja bejme,
ç'nderimin shpejt te paguaje,
me dheme do i hame,
murret e kesaj Kruje,
hale ne sy te Sulltanit
ne kembe te tij
do te bejme qe te bjere...!'
..Me tam -tame nis luftimi,
jeniçeret nis e çirren,
nje çast, nje shelkull ju behej,
topat gjemimet ja nisen,
..Maje bedenit si 'luani'
nis e flet 'Vrana Konti',
...'-Populli Krujes keshtjellare,
erdhi sot çasti qendreses,
Ne nje e Ata dhjete,
vesh te marre vete Sulltani
si lufton biri i Krutanit,
bija e bije te arberise
vatanit per zot ti dalin...!'
...gjyle topash pa pushim,
mbi keshtjelle i rrihnin muret,
porse, keshtjella ne qendres,
nis e flet, dukesokellitur:
-'Plas Sulltan prej marazit,
nje popel, dot nuk ma shqit,
se e bere nuk jam prej guri,
gatuar jam, me gjak krutanesh,
me turp do te bej te terhiqesh,
ja te bej, prej merazit te vdesesh...!'
..Skenderbeu qe prej malesh,
mbi tabore si ortek sulet
shkembenj e mure te Krujes
vrime e miut ju be tu duken
udhen nuk gjejne te shkojne,
toka zjarr nen kembe u digjej.
..Iken vane me mendje ngritur,
tjeter here te vinin ndryeshe,
pas çdo here nje deshtim,
pas çdo herenje kurore dafine,
Krujes krenare i shtohej,
..ne toke te arberise,
liria valevitej ne balle te flamurit,
Kruja simbol qendrese,
perandorise ja bente veremin...!
NE KASOLLE KA URI DHE FTOHTE!
Dimri zemerak shpalos flatrat,
me uturime qiejt bucasin,
ne kasolle ka ftohte,
ne kasolle ka uri dhe etje.
Ne kasolle ka shume dashuri,
ne kasolle ka shume urrejtje
urrejtje dhe dashuri se bashku.
E tille:amalgane shpirtrash,
qe i njollos dhe i perdhos,
kopertinat roze te bulevardeve.
Mosni,mosni,mos flisni,
per ate cfare ndodh ne kasolle
se i prishet imazhi shqiperise
se maskarenjeve!
Trak e truke te shtypeshkronjave,
tere naten nxijne faqet e bardha te fleteve,
mbi ta,nje monster vigjelon pa rreshtur.
Trak e truke ecejak ne te ftohte,
barqe qe kercasin nder tinguje,
femije qe rane per te fjetur pa ngene,
zoterinje qe per te tretur ushqimin
pijne uje te gazuare
Ne "grehina" ka tepri e bollek,
ne kasolle ka uri e ftohte,
sa dallim ka mes tyre,
sa turp e dhimbje.
Nje nate po mbyllet,
nje tjeter dite po zbardhet e njejte,
sa keq,ne kasolle serishte do kete
uri edhe ftohte...!
PLAGE
Plage, plage qe nuk paskan te sosur...
te zhuritura zemrat ne idhnim u enden
shekuj pas shekujsh.
Ende pa ju gezuar syri lotit t'hares,
zhytet dhe mbytet plot ,prej lotit
te hidherimit...!
...Po ...deri kure keshtu...?
vjen trazueshem vetedijshem pyetja,
..e pra....deri kure keshtu...?
endet gjate si nder hone jehon e saj.
Sakaq.! dy te rinj qe lere dhe rritun,
ishin ne ngujim te gjakmarrjes
krejt pafajesisht pyesin
me piskame:
-Na thoni o njerez...!
A do te mundemi ndonjehere valle,
emrin si na e thone , me doren ton
ta shkruajme...?
E pra...! paska plage e plage...
u tronditen mendjet ne meditim.
Ah, jo jojo, kjo nuk esht plag o Njerez !
bušiti nji za duke gjemuar maj krahut.
qe si i nguju ne kulle te qendreses
vigjilon diku ne cep te trurit,si maj shkrepash.
Kjo...! Nuk eshte plage o motra e vllazen,
por, nje si gurre e pashterreshme,
qe ne vend te ujit kristal te freskimit
na ushqen e shuen etjet, vecse...
me brenge e dhimbje.
-Ja se cfare eshte kjo 'Zoterinje',
qe fryma po ju zihet, duke dasht
te mbushni mendjet'-: Se po hedhim
hapa vigane....!
..O 'ZOT' ! na ruaj mendjet edhe ne,
te mos na zeje edhe ne po ajo semundje
qe e ka zene parine pa sherim.....
qe ,na don te shohim vecse andrra...
..po te lutemi , ne mundesh me na e vu mendje:
...te na e ndalesh vrullin e mos te ecim ma
ashtu kuturru, nder gjurme qe na Cojne .
drejt humbjes se sigurte!
-Ja se šfare na duhet, duke na e be halall,
se bash shpirtin ta plasem.....
Fatos Ashiku kruje 2008.
URI MES KAMJES
Ndersa uria gjallon ' themelesh ',
ka prej tyre kohrave tona,
qe u del sa u tepron...!
...Keshtu,zoterinjte ngeshem...,
rrufisin kafete e zbrazin gotat
me kapari dhe uiski nder hotele, motele,
grabdesh lluksoza..
Sakaq ,do gjindengjithji ma shume,
prej atyre,qe uria u ka shku ne asht,
sa me padurim presin te mbledhin,
kanacetqe zoterinjve u vjen,
prej qejfit ti tresin.
Ne nje prej diteve te tilla , qe
percudnisht enden nder jetet tona,
nje femije i tretun kerthije
nen tavernen e nje lokali kishte ndalur,
e po e veshtronte , nje zoteri qe krejt
me endje po pinte.
ndersa atij , me barkun krejt bosh
ne ate pisk vape, sa vinte gurmazi
i thahej,zorret si nder tinguj i kercisnin,
sa erdh nji cast syte ju treten
e u shemb perdhe...
E, mandajgjithcka u pa qarte...
dhe dobi nuk pati,
edhe nese,shpirte mire kishte qellu zoteria
sa edhe per sherbesen e fundit ...
ai ofroji pagese.
- Ai femije ende i pa rritur ra aty:
ne lokalin grand me pese yje...
ndersa nje ylle po shuhej e venitej...!
...o bote e mjerimitqe meriton :
vecse shkatrrim e shpengim,
prej "Zotash", qe pjedestalet e tyre
i kane ngrit mashtrim e vjedhje...!
Kishte dasht, me thane shum kush
qe aty u ndodh , ndersa grushtet i ngrit
ne ajri , mellefit qe po i zente frymen
rruge ti jepte...
PERSE VALLE LOTONIN ATA SY!
-Loderen qe ja kishin premtuar ,nuk ja dhane,
matheveshja i kishte munguar si e donte,
nuk kishte mundur te shkonte ne ditelindjen e
nje shoqeje a shoku,
dikush, e kishte fyer a e kishte goditur,
mesuesja nazike ta kishte qortuar, pse
kishte vajtur i pa pergatitur, apo noten
qe i takonte ate ja kishte mohuar...
E pra !-Nese asnjera prej tyre nuk ishte,
cili do te ishte shkaku, qe ata sy te shkruar
ne ngjyren e alpeve, te rridhnin rreke lotesh
si prej nje ujvare qe aty prane gurgullonte...?
Qente e kishte hak ai djale i vogel,
pse: te vinte sidikur ne shkolle nuk mundete,
as te bridhte gerxheve dhe lendinave
i shpenguar nder shoqe edhe shoke,
porsi nje bilbil i heshtur ne nje kafaz
prej kohesh qendronte.
Me dhimbje u mesua e verteta e hidhur:
ai djale ende i pa rritur gjindej i 'ngujuar'!
nje dore vrastare ne cdo cast mund tja
merrte jeten...
Ndersa ai vijonte te qante,
duke bere perpjekje te fshihte fytyren,
shum kush qe e perjetoi brengen e tij,
kuptoi,se aty ishte ndryre turpi i yne
i perbashket.
-Ai djale po qante, ne emer te te gjitheve...!
SHQIPTARE
Me ngjan, se tepermi : me ate,
qe i prin , kaluar nje kali
ku, ne hejbete ngarkuar,
mbart, hallet e dertet e kesaj
bote!
Teksa,ashtu ecen nder shekuj,
nje çap e hedh ne kenge
e nje çap e hedh ne vaj.
E kush . me mire se ti Shqipetar
ja din, vleren syut qe qan dhe
syrit qe qesh
buzes qe dridhet, e buzes qe
qe kenges ja merr?
Ja keshtu,mendoj se te kam pare,
duke udhetuar, edhe ate kohe kur s'isha.
tek kalonje,here buze honesh,
e here buze livadhesh te begata.
Por .kurre nuk te pashe,
duke u qaravitur dhe mallkuar
per ate rrisk qe te takoje.
Kurdohere pa u merzitur,punes
ja nise:
sikur me pampore kalove,
ashtu edhe kur detit ja more
me kembe.
Teksa keshtu ndodhi,
edhe nder enderren me te keqe
kurre nuk u ndjeva keq se ,
'Jam Shqipetere'.
DYZIM
Ndersa nata,kaplon gjithcka
dhe..njerezia enden ne prehje
pasi eshte bere apeli dhe del,
se,askush ,nuk mugon serisht,
kockat me rendojne dhe me dhembin!
Perse ndodh keshtu?!Them me vete.
E pasi i kaloj si ne skaner,
aresyet,qe jane shume,ashtu i mendoj
tek njera ndalem prej tyre dhe
them me bindje:
-Dyezimi.Dyezimi eshte
ai,qe,aq shume rendon!
Eshte dyezimi,ai qe na bene,
te ndihemi,vete i dyte edhe kur
nuk kemi pire e jemi esull!
Po gjer kure do endemi keshtu...?
me zen gjumi duke medituar!
DHE NATA BIE
Diku ne perendim djelli zhytet ne uje,
duke lene pas vezullimin rreze-are,
dikush ngre koken te lere agjerimin,
nje tjeter kujtohet ci mbet nga dita pa plotesuar,
te tjere plot endje plane thurin per te nesermen.
Tek shohin prokupim te njerezise
me sy ja shkelin yjet njeri-tjetrit
dhe hena dale nga dale zonje hireplote
nje cep te menges e nxjerr nder male.
Dhe nata bie..nje dite tjeter te agoje,
c'mrekulli ka mes tyre...
VUAJTJE NE ZGRIP
Se ç'vuan shpirti i nje qyteti,
ne gare me kohen ja ka nisur...
..'-Shpejt o burrani luani vendit,
ditet e jetes po na sosen..
i shkoi koha atij benxit,
duhet tjeter, nje limuzine...!'
..peshe mbi supe mban poeti,
peshe e pendes nis rendohet...
..'-Kuj tja prishe e kuj tja ndreqe,
..nis e prek nje dreq nder tela,
fergelon diku nje tjeter.....
...ja e thashe une jam me i miri,
me ty e ka ,Ti je i ziu.....!
..prek diku nje teme 'roze'
..nis e merr levdon nje bjonde,
koka nis ti dhembe nje bruneja...
..Mesi i arte , veçse llaf mbeti,
ne kete "mes" ku kemi mbetur,
nga nje furçe ne dy duar,
llustraxhiu te jep prehje...
..Ec e beje ne do mundesh....!
TRISHTIMI I PENES
..Mos, mos, mu afro...
perse kerkon te me marresh,
me thuaj ,ç'te duhem..?
..Mos qofte e thane,
te nisesh edhe Ti...
te thurresh plot endje
vargje"dashurije"....!
kur, zemra po me dhemb
e shpirti me eshte nxire,
...me lere se paku,
ne ke shpirte,
pakez kohe, nga 'koha ime'.
..lodhur jam, duke thurur,
lavde e folur ne gjuhe te 'ezopit'
...ky shekull e don ti shkosh,
mes per mes 'atij' ferri,e
ta pershkosh ne teh te se vertetes,
..e, jo ti besh bisht,a
me sy tja besh si nje lavire...!'
HISTORIA SHKEMB E GURE
Maje mbi maje,
Aatje, lart ne Kruje
harkojne shkembijte
nder portrete,
duke pozuar,
si ne telajo , te nje piktori...!
..me i motmi nderta
nis te kuvendoje:
- Jam i vjeter..
sa vete jeta..kam pare
derte edhe gezime...!'
...edhe Une ..ja nis tjetri:
-plot i kam sy e veshe...!'
..Ja keshtu ,
njeri pas tjetrit,
te tere nis e rrefejne,
shkemb e gure,
ne ate shpat mali
..si ujevara nis e rrjedhin,
malle edhe kujtime,
ngjyra ngjyra...
faqe te shkembinjve
embel nis shpalosen...
..Dhe njerezia e qytetit
sikur ne flete te nje romani,
nis lexojne histori te tyre...!
MARAZI I SULLTANIT
..Hipur kish mbi divanishte,
maje e dores ferkonte mjeker,
para tij plot mjalte haremi,
rrotull sillen oborrtaret.
..ç'ishte valle ky makth i zi,
qe perpire,kishte Mehmetin,
sa, asgje nuk ja mbushte syne?
..syte e mendjes nis rremojne,
zemer e plakut perpelitej,
..'-Ah moj,Kruje ç'me hape varre
ushtri e tabore mi grive,
udhe, nuk me hape nje pellembe
kater here ta vura rrethimin
por,s'u tunde e s'u tunde...
..gjemonte e fliste keshtu perandori
jeta kish nisur ti fikej...
Kruje e Skenderbe shkak
i marazit ishin bere...!
SINFONI E MJERIMIT
Qe pertej portes se hapur,
nje djale, me veshtrim
te perhumbur kish mbetur....
mbi supe tek mbante,
nje thes me kanaçe
prej vapes avull shkumbonte....
mbetur kish ne dileme
ne duhej te hynte brenda,
fteses se zotit te shtepise
ti pergjigjej...
Nuk mundem jo, jam per udhe,
ne te ndodhet, pak uje desha
fyti po me thahet prej etjes....
me nje fryme pergjigjet djali
fytyren duke fshehur prej turpit...
Sakaq, burri i prekur thelle,
e merr brenda duke e bindur,
...grua moj i thote se shoqes,
silli djalit shpejt te haje,
silli ç'ndodhet urine te thyeje,
mos vono, shpejt nxitohu....
-'Jo te lutem!..buke nuk dua,
sic te thashe dua pak uje,
flet nxitueshem djali
nga dor e burrit e mori
dhe e thau nje te tere
pagure te ujit pa pushuar..
edhe niset per te dale,
veshtrimi i tij qarte fliste,
'Zotin' thelle nga shpirti
falenderoji...
E..me pas qe ai shkoji,
mendja burrit atje i mbeti:
-'Vete po rrinte nene hije,
ai djele ne vape bridhte,
qe te nxirrte nje kafshate buke...
tingujt nje vaji ja nisen,
te luajne 'sinfonine e mjerimit'...
pakez shpirte te gjenim,
ku na humbi e ku na treti....!
FSHESE......
Ta kishte ditur e mjera fshese
sa zemra do dritheroheshin,
sa shpirtera do perhumbeshin,
ndersa,aq kercenueshem
u zu ajo ne goje,
'ZOTIT'do i ishte lutur,
qe ne jete mos e sillte.
Mos, mos, te lutem grua,
kur oborre me te te fshijsh,
mos e ler aty ne hyrje,
por, fshihe, fshihe diku
mos shihet...
Ndersa gruaja nuk e dinte,
çdomethenje kishte porosi e tij,
koken tund duke menduar,
mendja i kishte ikur burrit
atje tej ne emigrim tek ishte.
...Sa turp e dhimbje kur,
mendon, se çpesojme e ndjejme,
..Na fal moj fshese e uruar,
ne, shqipetareve...qe,
dime aq mire te pastrojme
shtepi e oborre,
por, pak mundesi po na jepet,
te pastrojme shpirterat
qe, nxire na jane prej hallesh.
Thote keshtu, nje dore emigranteje,
ndersa nuk din vendin ku tja vere,
si relike per ato qe shkuan,
apo, per ato qe do te perjetoje.
...He pra, a nuk me thoni,
ne ç'pjedestal ta ve kete 'fshese'
therret e ngre zene emigranti,
pa ditur kuj po i adresohesh...!
KLITHEM E SHPIRTIT
A i keni pare...
lotet qe rrjedhin krua ne sy te femijve,
po ate tmerr ne sy te ngujuarve....
po kembet zbathur qe lart e poshte
me duar leshuar per lemoshe..
ecjet e tyre te perhumbura...
ne rruget tere lluce edhe munde..
endjen trotuareve te bulevardeve
trupatte shenderruar nder zhele
trupa te shenderruar skelete
trupa nte mbetura jashte ne te ftohte,
sy te shqyer, goje te thare prej etjes
barqe te gerryre prej skamjes....
pamje zhgenjyese prej premtimesh boshe,
zemra qe thyhen prej mosmirenjohjesh...!
Pa me dyshje qe keto i keni pare...
madje shume e shume me teper
e pra qe prej aty kelthasin
shpirtetat e vetet tane , duke thene
ne menyren me shprehese...
:-'Na ndihmoni, na ndihmoni o njerez!
jemi ne pjese prej pjeses tuaj
si valle nuk na njihni me , harruar
na keni...?!
....ah ,jo,jo..zonja e zoterinj jo me
me lemosha....
mjerimi qe te zhduket e nginjet,
kerkon grushte te hekurt vendosmerie
qe prej themelesh te tronditen
e prej pjedestalesh te rrezohen
'Zotat njerez' ngaku kaperdisen.
...shume po i fyeni vetet tuaj...
merrini prej ketu ku po u zhgerryhen
mjafte me, u lodhem duke ua mbajtur
nder shekuj
ndersa shkoni e vini lart e poshte,
here duke u bere bisht e here
duke bere idiotin e te paditurin
sikur ajo qe ndodh ashtu açik
nuk ka te beje me juve ...por...!
mjaft, mjaft me ! Ne nuk e luajmeme
keteloje te peshtire...
te ngrihemi e kemi bere mendje
ju npo te doni ejani e behemi bashke
tiranise ti japim grushte fatale...
trup , mendje, shpirt edhe zemer,
bashke ti bejme , sa smerç edhe balte
te behen bashke nje me urrejtjen.....
dhe jeta e begate te ndrije e marri trajte...!
...dhe klithem e shpirtit lart u çua
prane fronit te èperendise u ndie
duke u shenderruar nje uragan....
erdhi ajo u be njesh nder njerez
dhe liria u be me flatra...!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» CIKEL ME POEZI NGA FATOS ASHIKU
» Poezi nga Fatos Ashiku Krujë - TI KE LINDUR PER KURORE...!
» POEZI NGA FATOS ASHIKU ; -PRELUD I LIRISE...!..kushtuar IsufGervalles....!
» Fatos Ashiku:'LEDINGA'...!
» Fatos Ashiku:VAJ I SHOVINIZMIT...
» Poezi nga Fatos Ashiku Krujë - TI KE LINDUR PER KURORE...!
» POEZI NGA FATOS ASHIKU ; -PRELUD I LIRISE...!..kushtuar IsufGervalles....!
» Fatos Ashiku:'LEDINGA'...!
» Fatos Ashiku:VAJ I SHOVINIZMIT...
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi