Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sahatqija: LDK uli Thaçin në tavolinë

Shko poshtë

Sahatqija: LDK uli Thaçin në tavolinë Empty Sahatqija: LDK uli Thaçin në tavolinë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 17, 2011 10:16 pm


Sahatqija: LDK uli Thaçin në tavolinë

Sahatqija: LDK uli Thaçin në tavolinë 18teuta


LDK-ja është në opozitë. Ajo i ka shkurtuar mandatin qeverisë aktuale, të drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi, thotë nënkryetarja e parë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Teuta Sahatqija.

"LDK-ja, menjëherë pas zgjedhjeve, ka thënë se zgjedhjet kanë qenë të manipuluara dhe se institucionet e dala nuk mund të kenë legjitimitet të plotë.

Duke pasur parasysh që LDK-ja është parti, e cila i çmon institucionet, kemi menduar që nuk është e udhës të dalim jashtë institucioneve, por të jemi pjesë e tyre, me kusht që sa më shpejt në Kuvendin e Kosovës të sillet reforma e ligjit zgjedhor dhe e Kushtetutës, në mënyrë që zgjedhjet e ardhshme, përmes këtij ligji dhe veprimeve të tjera, ta minimizojnë sa më shumë mundësinë e manipulimit të votave.

Duke pasur parasysh se kjo mënyrë e votimit, çfarë ka qenë edhe ky ligj, i ka mundësuar partisë që ka dalë me më së shumti vota që të vazhdojë, nuk ka qenë e pritshme që Partia Demokratike e Kosovës të jetë ajo, e cila do të kërkonte ndryshimin e këtij ligji.

Prandaj, mendojmë se në këtë mënyrë, LDK-ja është ajo e cila e uli Hashim Thaçin në tavolinë dhe filloi bisedimet për këto ndryshime", ka thënë Sahatqija.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi