Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zyrtarët e lartë të EULEX-it fyejnë përkatësinë kombëtare, flamurin dhe fenë e shqiptarëve

Shko poshtë

Zyrtarët e lartë të EULEX-it fyejnë përkatësinë kombëtare, flamurin dhe fenë e shqiptarëve Empty Zyrtarët e lartë të EULEX-it fyejnë përkatësinë kombëtare, flamurin dhe fenë e shqiptarëve

Mesazh nga Agim Gashi Mon Apr 18, 2011 12:58 am

Zyrtarët e lartë të EULEX-it fyejnë përkatësinë kombëtare, flamurin dhe fenë e shqiptarëve

Zyrtarët e lartë të EULEX-it fyejnë përkatësinë kombëtare, flamurin dhe fenë e shqiptarëve 208554_1828946976964_1639025407_1754138_1010022_n
Një zyrtar i lartë i misionit EULEX, është suspenduar nga detyra dhe disa të tjerë janë transferuar përkohësisht në vende të tjera brenda misionit për, sikur thuhet shkaqe sigurie, thuhet në një komunikatë të këtij misioni, lidhur me një skandal me përmbajtje raciste, që ka ndodhur në kreun e EULEX-it. Të gjithë këta euleksistë, racistë janë pjesë e Njësitit për mbrojtje, të ngarkuar për sigurinë fizike të Shefit të Misionit. Suspendimi dhe transferimi i këtyre zyrtarëve. që kanë shfaqur qëndrim përbuzës dhe denigrues kundër shqiptarëve, është bërë si masë mbrojtëse, pasi që aftësia e njësitit për të kryer detyrat e tij, thuhet se qenka kompromentuar. Në komunikatën e lëshuar për këtë skandal, i cili nuk është i pari i këtij lloji, thuhet se po vazhdon një hetim i veçantë i brendshëm lidhur me akuzat për keqpërdorim të postit zyrtar. Sipas burimeve brenda EULEX – it, i denoncuari më pastaj ka kërcënuar punëtorët vendorë në EULEX për të heshtur rastin. Duke raportuar për sjelljet skandaloze të zyrtarit të EULEX-it, Klan Kosova ka raportuar se ai kishte fyer punëtorët shqiptarë, ndjenjat e tyre kombëtare, simbolet kombëtare e veçmas flamurin për të cilin kishte thënë se “është një leckë e pavlerë dhe vlen vetëm për të pastruar prapanicën”. Ky është morali i misionit EULEX, i cili arreston ish pjesëtarë të UÇK-së, duke i paditur për krime lufte, në saje të deklaratave të blera nga disa shqipfolës, bashkëpunëtorë të këtij misioni antishqiptar.

Xhesika Vula
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi