Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poezi nga Agim Ramadani

Shko poshtë

Poezi nga Agim Ramadani Empty Poezi nga Agim Ramadani

Mesazh nga Agim Gashi Mon Apr 18, 2011 11:42 am

Poezi nga Agim Ramadani Agimramadan

Poezi nga Agim Ramadani


LIRIA

Mu shterrshin sytë nëse pushoj
Lirinë tënde me ëndërrue
mallkue qoftë gjaku im
nëse m'vrasin pa luftue


QENTË LEHIN NË DIELL

Vdekja përgjon në korridor
Para murit të djersitur
Korbi numronte pikat e gjakut

Era thyente trandofile
Një nënë ia fshin lotët

Korridorit të zi njeriu i blertë
E qentë lehin në diell


A MJAFTON PRITJA

A mjafton
Të presim vetëm
E të shikojmë
Duke larguar perdën
Për të parë si na vjen liria

DIÇKA E NEMUR PARA BJESHKËVE

Le të shkrihet terri kur marshojmë drejtë majës
Duke hapur shtigje në bjeshkë e në shpirt
Pranvera e djegur zgjohet në vargun e Nëntorit të tretë
Me plumb filluam nokturno të shkruajmë
Për gjymtyrët e mbetura në fushëbeteja me ujin e ashtit tonë
Për kohën e Skenderbeut e shuajmë etjen
Trimëria në kulnin e ëndrrave hëna u flakron
Lartësia e mendimit tejkalon breshërit e plumbave
Kokrrat e mëdyshjës kaherë u bluan
Ndërmjet shtëpive të kallura të Dukagjinit fusha të minuara
Në kurriz fëmije brrylat e kohës thyhen
Dridhet gëzhoja e lëbyrur e mendimit
Para bjeshkëve të bekuara diçka e nemur po fshihej.

ZHGËNJIMI

Askund nuk isha
Po kthehem
Me buzëqeshje të humbur
Binarve të largimit
Andej nga të kërkova
Nuk ishe
Në stacionin e fundit
Të zhgënjimit
Zbres

IDRIZ SEFERI

Oshëtima ende është gjallë
Damar i tokës vetë
Ai

PIKTURALE

Trëndafili i tharë
Në kornizë te dritares
Dhe një cep pëlhure
Që njomet
Në të paavulluarën
E gotës se kujtimeve
Në horizontalen
E matur të penelit
Më shteren ngjyrat
Në kavaletin
E së kaluarës



KUR TË KTHEHEM

Kur të kthehem
Asgjë nuk do të jetë
Siç ishte më parë

Kur të kthehem
Sa do të jem i vetes
Nuk e di
Qentë e lagjes
Në mua do vërsulen
S’do të më njohë askushë
Njerëz tjerë do të jenë
Njerëz të gjakut tim

Kur të kthehen
Edhe Unë do të jem ndoshta
Një jetë tjetër.


FTESË PËR EKSPOZITË

Unë i robëruari
Ju ftoj
Në ekspozitën time
Të pavarur!


NË MUNGESËN TIME

Tani unë jam hi dhe hije nuk kam
Se kam ndërruar jetë askush nuk e di
Më kerkojnë pyesin ku kam mbetur
Në trupin tënd të brishtë jam shkrirë
Nuk jam treutur
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi