Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përparim Demi:Çeku dhe Byhler vizitojnë serbët e kthyer

Shko poshtë

Përparim Demi:Çeku dhe Byhler vizitojnë serbët e kthyer Empty Përparim Demi:Çeku dhe Byhler vizitojnë serbët e kthyer

Mesazh nga Agim Gashi Mon Apr 18, 2011 1:50 pm

Përparim demi:Hurraaaa, Sërbët u kthyen në shtëpit e tyre,kur do kthehen shqiptarët e përzënë?


Përparim Demi:Çeku dhe Byhler vizitojnë serbët e kthyer 41408_1468358084_2698985_n



Përparim Demi:Çeku dhe Byhler vizitojnë serbët e kthyer Bllokada-ne-mitravice
Më bëri përshtypje njoftimi, se Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, sëbashku me Komandantin e KFOR-it, Erhard Byhler, kanë vizituar serbët e kthyer në fshatin Dragolec të Istogut. Fort bukur, më bëhet qejfi që këta zyrtar kombëtar dhe ndërkombëtar u japin kurajo dhe ndihmë serbëve, pasi ky veprim bie mire në sy për botën jashtë, nga ana tjetër edhe këta fshatarë të Kosovës janë, pamvarsisht nga etnia e tyre, kanë nevojë të hyjnë në rrugën e stabilitetit dhe normalitetit. Kujdesi i ndërkombëtarëve që të mos mbetet asnjë sërb pa u kthyer në Kosovë është për tu lavdëruar, zelli i tyre në këtë drejtim nuk mund të mos vërehet as nga një lexues i rastit, i cili rastësisht kap diçka nga lajmet për Kosovën. Me siguri ky veprim dashamiras i autoriteteve ndërkombëtare nuk shpëton pa u vënë re, as nga qeveritarëve të Beogradit, të cilët nuk i zë gjumi i natës, për fatin e hidhur të sërbëve kosovarë që u detyruan të largohen nga ”frika e hakmarrjes shqiptare”.Sipas komunikatës së shtypit, qëllimi i kësaj vizite zyrtare, ishte që serbëve të kthyer t’iu tregohet përkushtimi personal i Çekut dhe Byhlerit rreth përmirësimit të kushteve të jetesës së të kthyerve. Shumë human dhe shumë i sinqert, bravo, sikur të mos ishte bërë kjo komunikatë, fshatarët e kthyer dhe ata të Beogradit nuk do ta kuptonin dot se çfarë kërkuan këta në katundin e tyre, bile mund ta kuptonin së mbrapshti dhe hapeshin muhabete të tjera pastaj. Punë dipllomacie të dashur lexues, gjëra të komplikuara, ne, populli i thjesht, as që e marrim vesh se ku bie daullja. Shpesh habitemi kur marrim vesh diçka, që e kemi pas para syve gjithë ditën, kur në fakt ajo paskish qënë komplet tjetër gjë nga ajo që ne kishim kujtuar se ishte. Si puna e magjive të Davidit, që habit botën me marifetet e tij.Shpesh kam kaluar nëpër fshatrat e sërbëve, po nuk kam vënë re ndonjë gjë të veçant. Përveç gjuhës së tyre, të cilën nuk e marr vesh, në të cilën katundarët bërtisnin fort mes tyre nëpër rrugë, nuk pashë ndonjë sërb të trëmbur, apo të fshehur nga frika. Ata ecnin serbes në mes të rrugës së fshatit tyre, duke na penguar makinat që të kalonim. Nga njëherë bezdiseshin kur dëgjonin burin e makinës që i ftonte të hapnin rrugën, ndonjëri (nga të rinjtë) lëshonte dhe ndonjë sharje nga mbrapa. Megjithatë jam dakord se duhen ndihmuar dhe përkushtimi i autoriteteve me siguri që do jua ngrej moralin, pasi ata gjithë jetës e kanë patur përkushtimin e autoriteteve, pa të cilin as nuk vinin dot por as nuk mund të jetonin në Kosovë. Pra kur njëriu mësohet me diçka, e ka të vështirë të heqi dorë nga ajo. Në fakt, me sa di unë, ata sërb që ikën, pikërisht nga humbja e përkushtimit të autoriteteve ikën. Duke mos e ditur se si qëndronte puna me autoritetet e reja pas lufte, ata kishin frikë, se po të ktheheshin ndoshta nuk do e gëzonin përkushtimin e duhur të tyre, sic e kishin patur që nga koha e Rankoviçit e në vazhdim. Pra a e kuptoni, sa e rëndësishme ka qënë kjo vizitë zyrtare e mediatizuar e Çekës dhe Byhlerit. Kështu ata u siguruan se përkushtimi ka mbetur njësoj si më parë, janë ndruar njerëzit, por mbështetja dhe përkushtimi jo.

Ndoshta unë nuk e njoh mirë realitetin në fshatrat e Kosovës me popullsi sërbe, por kam përshtypjen se autoritetet sërbe gjatë kohërave kanë pas kujdes që këto fshatra të jenë të pastra nga ana etnike, dmth kur bëhet fjal për një fshat sërb, aty ata janë mazhoritar dhe bëjnë ligjin. Nëse në një fshat të tillë ka ndonjë familje shqiptare, e cila ka mbetur aty nuk e di se për çfarë arsye, kjo, me siguri ka pas probleme në rastet e konflikteve ndëretnike, sidomos gjatë fushatave të pastrimit të tokave nga shqiptarët. Në këto fshatra nuk janë sërbët ata që kanë nevojë për përkrahje të autoriteteve.
Megjithatë, duke u bazuar në këtë lajm të mediatizuar, u qetsova dhe unë, më në fund sërbët u kthyen në ”vatrat e tyre”, e hoqa dhe këtë merak që kisha, se më rrinte në majë të kokës. Një gjë nuk e kam marr vesh akoma, kur do kthehen shqiptarët në vatrat e tyre ? Apo për këtë autoritetet nuk kanë patur kohë të merren akoma, pasi kanë qënë shumë të zënë dhe të përkushtuar me kthimin e sërbëve. Si do bëhet me shqiptarët e Mitrovicës ? Kur do u vij dita dhe atyre që të gëzojnë dhe ata pak përkushtim nga autoritetet Kombëtare dhe Ndrërkombëtare të Kosovës.
Bukuresht, 16.04.2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi