Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Suzana Zisi:Një fjalë për…Ty…

Shko poshtë

Suzana Zisi:Një fjalë për…Ty… Empty Suzana Zisi:Një fjalë për…Ty…

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 19, 2011 9:27 pm

Suzana Zisi:Një fjalë për…Ty… 70360_100000149972946_6737333_n
Suzana Zisi:Një fjalë për…Ty…


Fjalë...
Thënë ashtu siç duhet.
Hieroglif që flet shumë.
Gërmë pas gërme bëhet varg.
Rrënjët kapen fort tek unë.
(Degët e heshtura,
të atyre që kurrë nuk i thashë,
blerojnë tek ti).
Agoninë,
që përtypin kukuvajkat rrugës,
Mos e prek!
Dimri e ngroh në muzgun e gjumit të tij…
Kur të thahen njomështirat degë,
trokit me grushta kraharorin tim.
Mund ta gjesh aty të strukur,
Atë që kurrë nuk njohu zgjim.
Shtrydhe, që të pikojë
etjen për një këngë të harruar,
apo thjesht, pikëllim…
Qumësht dëshirash,
mbetur nga shtatëzania e fundit me dritën,
Që…
çuditerisht,
kish shijen e dashurisë,
e, kurrë nuk pikoi kur duhej,
në “të zezën” e syve…
Kam frikë ti shfaqem hijes.
Veten, e mas me metrin e memecërisë...
Degë të njoma thyer nga era,
Si vargjet e mia këputen mëngjeseve të fjalës…
(Që duhet thëne së mbari,.jo së prapthi)
Hieroglif i vogël që flet shumë
e gërmë pas gërme, bëhet poezi…
Rrënjët kapen kaq fort tek unë.
Degët e heshtura,
të atyre që kurrë nuk i thashë
Blerojnë tek ti…


© Suzana Zisi



Suzana Zisi:Një fjalë për…Ty… 16744_106205686061097_100000149972946_157581_2239475_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi