Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:KAM SHUMË FRIKË

Shko poshtë

Vullnet Mato:KAM SHUMË FRIKË Empty Vullnet Mato:KAM SHUMË FRIKË

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 20, 2011 2:31 pm

Vullnet Mato:KAM SHUMË FRIKË 216119_1613585790712_1568334934_31114568_7178880_n





Vullnet Mato:KAM SHUMË FRIKË 187117_1568334934_6843025_n
Vullnet Mato

KAM SHUMË FRIKË

Syrin ma rrëmben tezga e gazetës,
ku kronika e zezë thërret të lexohet.
Largohem nga viktima e pistoletës,
kam frikë shpirti mos më trishtohet.

Burrat rrihen, shajnë gratë nga nderi,
kur makinat në rrugë paksa fërkohen.
Nxitoj hapat për t’i bërë bisht sherrit,
kam frikë shpirti mos më trishtohet.

Policia mbulon gjakun me batanije
kufoma e aksidentit mos vështrohet.
Kthej kokën anash dhe vrapoj si hije,
kam frikë shpirti mos më trishtohet.

Çifti i ri te parku bën seks jo puthje,
pa druajtje se nga fëmijët shikohet.
Lëshoj stolin dhe shkoj diku tutje,
kam frikë shpirti mos më trishtohet.

Deputeti shan rëndë kundërshtarin,
në të gjitha rasat ku emri lakohet.
Ndërroj shpejt kanalin e ekranit,
kam frikë shpirti mos më trishtohet.

Shoh vriten, priten për flamuj partie,
duke njollosur kryeflamurin e shtetit...
Them, shkalloi kjo politikë armiqësie,
dhe kam shumë frikë nga realiteti...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi