Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Valon Beqiri:Edhe një ditë pa ty

Shko poshtë

Valon Beqiri:Edhe një ditë pa ty Empty Valon Beqiri:Edhe një ditë pa ty

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 21, 2011 1:21 am

Valon Beqiri:Edhe një ditë pa ty 215615_204895659533970_100000406115855_633504_4994942_n
Valon Beqiri:Edhe një ditë pa ty 186612_100000406115855_7562808_n
Valon Beqiri:Edhe një ditë pa ty

I heshtur, mbaj ditë zie për gjendjen e ngushtuar t'shpirtit,
qenies, mi bëjnë shoqëri mbeturinat e dhimbjes së djeshme,
aty diku, gjymtyrët i presin mysafirët e zakonshëm të mërzis,
miqt e vuajtjes m'rrin gaditur, ngase kjo është plagë e hershme.

Të gjithë t'ulur në një hapsirë me përmasat e një konzerve peshku,
grusht të bashkuar, mbase edhe emocionet e natës lotët si kursejn,
i kam quar ftesë edhe ajrit, t'merr pjesë në ahengun e vetmis,
po çmendem nën palcën e ofshamës,miliona dëshmitarë më përbejn.

Ah kjo festë, pak ndryshe nga të tjerat mbase këtu s'ngrem dolli,
si një fragment më shumë, çdo letër e bardhë diçka flet,
nën majen e lapsit të lodhur, përbetohem për vuajtjen e skajshme,
në tempullin e muzgut, front për gjumin nuk më ka mbet.

Sonte do ta urrejm mëngjesin, shtratin do ti shpallim tradhëti,
gjersa qetësia absolute flet, përmes qiellit ty do të flas,
brutalisht, eshtërat thumbojn lëkurën me ulurimën e tejskajshme,
momentin kur dhimbja mbushet plot, shpirtnisht emrin e saj thërras.

Botuar Kaltersia Hyjnore
V.B
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi