Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku u dënua me 3 vjet burg të rëndë

Shko poshtë

Kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku u dënua me 3 vjet burg të rëndë Empty Kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku u dënua me 3 vjet burg të rëndë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 21, 2011 9:55 pm


Kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku u dënua me 3 vjet burg të rëndë



Kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku u dënua me 3 vjet burg të rëndë 22xhabir-zharku-1


Kryetari i Kaçanikut, Zhabir Zharku, është shpallur sot fajtor nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë për veprën penale, zhvatje dhe detyrim. Ai është dënuar me tre vjet burgim, ndërsa është gjobitur edhe me 1500 euro për armëmbajtje pa leje.

Po me tre vjet është dënuar edhe bashkëpunëtori i tij, Arsim Kolshi, ndërsa me nga një vit e dy muaj janë dënuar Besnik Hasani dhe Nysret Cena.

Trupi gjykues, në arsyetimin e vendimit, ka thënë se këta katër, në vitin 2006, për përfitime personale kanë kërcënuar viktimat Shefket Luri, Xhelil Suma dhe Azem Suma për t’u tërhequr nga një tender që e kishin fituar për blerjen e një ferme kafshësh në fshatin Rakaj të Ferizajt.

Derisa Besnik Hasani ndodhet në burg, tre të tjerët nuk do të nisin vuajtjen e dënimin para se vendimi të bëhet i plotfuqishëm.

Zharku dhe Kolshi janë gjobitur edhe me nga 1500 euro për armëmbajtje pa leje. Kryetarit të Kaçanikut, gjatë bastisjes së shtëpisë, policia ia kishte gjetur tre kallashnikovë, municion dhe lëndë shpërthyese.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi