Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Toni Bler: Rugova më kërkoi ndihmë: Po na vrasin serbët

Shko poshtë

Toni Bler: Rugova më kërkoi ndihmë: Po na vrasin serbët Empty Toni Bler: Rugova më kërkoi ndihmë: Po na vrasin serbët

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 21, 2011 10:07 pm


Toni Bler: Rugova më kërkoi ndihmë: Po na vrasin serbët

Toni Bler: Rugova më kërkoi ndihmë: Po na vrasin serbët 21bler-ibrahim-rugova
Ibrahim Rugova, duke i dhuruar një copë kristali nga Kosova, Toni Blerit, në vitin 1999.




Toni Bler: Rugova më kërkoi ndihmë: Po na vrasin serbët 208082_10150150903652210_182132672209_6458333_2374062_n

Ka qenë në shënjestër jo pak herë. Ai ishte një njeri i veprimit dhe kjo ishte e rrezikshme. Kur kthen sot kryet pas, nuk pendohet për asgjë, as për luftën në Irak e aq më pak për atë në Kosovë. Prej pak ditësh nën shqipërimin e Petraq Pojanit dhe Eduart Sulos, shtëpia botuese “55” ka nxjerrë në qarkullim librin “Një rrugëtim”, shkruar nga ish-kryeministri britanik, Toni Bler. Një libër që ofron dëshmi të rralla, aq sa ka thyer të gjitha protokollet. Ky libër është i ndaluar në Britaninë e Madhe, për shkak se ai publikon për të parën herë biseda konfidenciale mes ish-kryeministrit dhe Mbretëreshës Elisabetë. “Bëhet fjalë për një rrëfim ndryshe nga kujtimet e zakonshme politike. Bler bën një rrugëtim, duke nisur nga njerëzit e tij më të afërt, ata që takoi para se të ngjiste shkallët e karrierës politike, për të vijuar më pas me jetën e tij në krye të qeverisë britanike, vendimet e rëndësishme që iu desh të merrte gjatë këtij posti dhe ngjarje që e fokusuan Britaninë në sytë e gjithë botës… Një rrëfim për të thënë të vërtetat, ashtu siç e përcakton edhe ai librin. Bler kërkon të shtjellojë gjithçka përmes temave. Temat e tij fillojnë në thelb më 1997 dhe mbarojnë më 2007”, thotë Alda Bardhyli, drejtoreshë e botimeve “55”. Në këtë libër ai trajton tema që lidhen me Irlandën e Veriut, princeshën Diana, apo 11 shtatorin, Irakun, marrëdhëniet e tij me Gordon Braunin, Bill Klintonin etj. Një kapitull të veçantë në rrugëtimin e Bler zë Kosova. Ai ishte i pari që mbrojti tezën e ndërhyrjes ushtarake për zgjidhjen e konfliktit në vitin 1999. Ai sqaron përse mbajti këtë qëndrim, si u veprua, si dhe për takimin me Ibrahim Rugovën, i cili asokohe ishte i sëmurë.

Pjesë nga libri

Kur Kosova doli si një problem në fund të vitit 1998 dhe shpërtheu në muajt e parë të 1999-ës, ana e mprehtë e politikës së jashtme dhe vendimmarrjes u bë në fakt urgjente dhe e dhimbshme. Në thelb, problemet e shkaktuara në prag të shpërbërjes së Jugosllavisë, përfshirë rënien e Murit të Berlinit, ishin ende të pranishme. Plagët e konfliktit të Bosnjës ende nuk ishin mbyllur. Veçanërisht Serbia mbetej ende nën diktaturën e Sllobodan Millosheviçit. Tensionet fetare, etnike zgjeroheshin. Kosova – një territor i vogël në përmasat e Jorgshirit në Konektikat, me afërsisht një milion banorë, nga të cilët shumica shqiptarë kosovarë myslimanë – mbetej pjesë e Serbisë, e cila ishte një komb i krishterë ortodoks. Marrëdhëniet midis sunduesve serbë dhe shtetasve kosovarë ishin të llahtarshme.

Si rezultat i konfliktit të Bosnjës ish-Jugosllavia u nda në një numër vendesh në bazë të Marrëveshjes së Dejtonit në fund të vitit 1995, e arritur me këmbënguljen dhe zotësinë e diplomatit amerikan Riçard Hollbruk. Ndonëse u deshën dy vjet që Perëndimi më në fund të ndërhynte – kur gjatë kësaj kohe u vranë më shumë se 200.000 njerëz – ndarja pas kësaj krijoi një lloj paqeje.

Në dhjetor 1998 Padi Ashdaun (Paddy Ashdoën) më dërgoi një shënim lidhur me vizitën e tij në rajon. Ai njoftonte se në përgjithësi gjendja po përmirësohej, por lidhur me Kosovën gjendja përkeqësohej. UÇK-ja, ushtria ‘çlirimtare’ paramilitare kosovare – po armatosej përballë përgatitjes ushtarake të Serbisë për të kryer sikundër dukej një pushtim. Shqetësimet e Padit përforcoheshin nga njerëzit tanë të zbulimit në fund të vitit 1998, të cilët jepnin të dhëna të fuqishme se Millosheviçi ishte duke autorizuar një goditje të madhe serbe. Ndërkohë në muajt e mëparshëm qindra mijë civilë ishin zhvendosur dhe rreth dymijë vetë kishin vdekur. Në tetor 1998 u arrit një marrëveshje e përkohshme dhe disa civilë u kthyen me garancinë e komunitetit ndërkombëtar. Por që atëherë zhvendosjet dhe vrasjet vazhduan.

Ky ishte një spastrim etnik për më tepër ky bëhej pikërisht në kufijtë e Europës. Në dy muajt e parë të 1999-ës komuniteti ndërkombëtar filloi të lëvizte për të vepruar. U bë një konferencë në Rambuje të Francës, që u përpoq të negocionte një marrëveshje. U bënë rezoluta, fjalime dhe deklarata të përditshme që konsideronin të papranueshme natyrën e asaj që bënte Millosheviçi, por vrasjet dhe spastrimet vazhdonin. Më 15 janar u ekzekutuan dyzetepesë civilë në Raçak, një fshat i vogël në Kosovë. Vazhduan dënime të mëtejshme. Spastrimi etnik vetëm se shtohej. Me mijëra njerëz vdisnin.

Më në fund, në mars, u ndërmor veprimi ushtarak në formën e goditjeve të NATO-s kundër forcave të Millosheviçit. Kjo vazhdoi deri në qershor 1999, kur mendohej ndërhyrja me trupa tokësore – të paktën nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar – Millosheviçi u tërhoq në rrëmujë, një dështim ky që çoi në rënien e autoritetit të tij dhe pas një kohe në rrëzimin e tij nga pushteti. Rreth 750.000 refugjatë u kthyen.

Toni Bler: Rugova më kërkoi ndihmë: Po na vrasin serbët TONY-BLER

Kërkohej zgjidhje, jo paqe

Unë mësova shumë gjëra nga konflikti i Kosovës për qeverisjen, për udhëheqjen, për veten time. Kur rilexoj materialin tim tani dhe mendoj si u zhvillua situata, mahnitem. Kjo ndryshoi gjithashtu plotësisht qëndrimin tim ndaj politikës së jashtme.

Janë kaq shumë gjëra që dalin. E para është se padyshim instinkti kryesor i komunitetit ndërkombëtar ishte të ndërhynte, por në një mënyrë shumë të kufizuar. Dhe në rast se do të ishte e mundur, të arrihej një marrëveshje, praktikisht çdo lloj marrëveshjeje që ta hiqte këtë problem nga titujt e lajmeve. Kishte një dëshirë për paqe, por jo për zgjidhje të problemit.

Së dyti, që në fillim unë përkrahja jashtëzakonisht një zgjidhje ushtarake. Tani unë shoh pas se, me gjithë mërzitjen e shumë prej aleatëve tanë dhe shtangien e një pjese të mirë të sistemit tonë, unë këmbëngulja për zgjidhje dhe jo për paqësim.

Së treti, fuqia dhe dobësitë e Europës në këtë lloj situate dolën lakuriq: të shkëlqyera në deklaratat për qëllimet, të cilat atëherë avullonin kur pasojat e kuptimit të tyre bëheshin të dukshme. E gjithë kjo ngjarje më bindi për nevojën e një udhëheqjeje të fuqishme europiane dhe për një strategji të përshtatshme të mbrojtjes europiane.

Kosova ishte një problem shumë i vështirë për opinionin amerikan. Sikundër edhe konfliktet e mëvonshme në Afganistan dhe Irak, ishte e vështirë të përshkruaje interesin e drejtpërdrejtë amerikan. Nuk kishte ndonjë oreks të vërtetë në publik apo ndër politikanët për asnjë veprim, pa folur për veprime të mëdha ushtarake që përfshijnë forcat tokësore. Pikëpamja amerikane ishte pak a shumë se bëhej fjalë për probleme pak a shumë të Europës, në kufijtë e saj, mijëra milje larg nga Amerika, prandaj europianët duhet të gjenin vullnetin për ta trajtuar atë.

Në diskutimet me zyrtarët dhe ushtarakët tanë e kuptova shumë shpejt se nuk kishte mënyrë që problemi të zgjidhej vetëm me rrugë diplomatike dhe se forca ushtarake do të ishte e domosdoshme. Pas dështimit të ndërhyrjes sonë në Bosnjë dhe katastrofës në Sarajevë, Millosheviçi nuk e kuptonte – me indiferencë – se Perëndimi kishte vullnetin për veprim të fuqishëm, duke besuar se ai mund të bënte pak a shumë çfarë të donte. Si rezultat, mua më këshillonin se të paktën pa një kërcënim ushtarak – si një veprim i besueshëm – kishte pak të ngjarë që të ndaloheshin ato skena të tmerrshme egërsie dhe shtypjeje. Madje edhe atëherë, këshilla ishte se ai do të vazhdonte të testonte vendosmërinë tonë dhe të shihte nëse do t’i përdornim vërtet forcat tona.

Që nga janari, unë fillova të përpiqesha për arritjen e një konsensusi për veprim. Strategjia ime ishte qe kryesisht të ndërtoja një prirje deklaratash të fuqishme dhe të vazhdonim bisedimet diplomatike, por ta bënim të qartë se po të dështonin ato, do të ishim të detyruar të vepronim.

Toni Bler: Rugova më kërkoi ndihmë: Po na vrasin serbët Nato_flamuje1

Një problem moral

Përse isha unë kaq i interesuar për të vepruar? Unë e shihja atë kryesisht si një problem moral. Dhe në këtë kuptim ishte kjo që përcaktoi pikëpamjen time për një ndërhyrje të huaj dhe ushtarake. E shihja atë edhe si një veprim që sqaronte interesin kombëtar, sepse kisha besim se po ta linim të acarohej problemi apo të lejonim spastrimin etnik të pakontrolluar, ai do të përhapej në fakt në pjesët e tjera të Europës.

Megjithatë, motivimi im kryesor ishte zemërimi për atë që po ndodhte. Kishte civilë të zakonshëm që merreshin nga shtëpitë e tyre dhe ktheheshin në refugjatë, vriteshin, përdhunoheshin, rriheshin me egërsinë më të madhe, shpesh në mënyrë sadiste, familje të tëra poshtëroheshin apo eliminoheshin. O Zot, asgjë nuk kemi mësuar ne nga historia e Europës? Ishte e tmerrshme. Dhe në njëfarë mënyre, edhe më shqetësues ishte ndjenja e disa qarqeve se, vërtet kjo ishte tronditëse, por vallë a donim me të vërtetë të përfshiheshim?

Më vonë, kur vizitova kampet e refugjatëve në Maqedoni dhe dëgjova për historitë që të copëtonin zemrën dhe për mizerjen, u ndjeva krenar që e ne kishim bërë atë, sepse këta refugjatë do të ktheheshin në shtëpitë e tyre, por nuk u ndjeva mirë për faktin sa afër ishim nga vendimi për t’i braktisur ata.

Tani kthejmë kokën mbrapa dhe shumica e njerëzve do të thonë: sigurisht ne nuk mund t’i braktisim ata, ndonëse gati e bëmë këtë – jo sepse liderët politikë që hezitonin ishin njerëz të këqij apo udhëheqës pa peshë, apo sepse ata nuk ndienin aq shumë sa ndieja unë për vuajtjet dhe egërsinë, por sikundër e menduam se ç’mund të bëhej në fillim të vitit 1999, kjo nuk ishte gjë e thjeshtë. Kosova ishte pjesë e Serbisë. Serbia kishte një ushtri dhe njihej si një vend i fuqishëm. Të fillosh luftëra është relativisht e lehtë, t’i përfundosh ato është e vështirë. Njerëz të pafajshëm vdesin, zhvillohen ngjarje të papritura, situata të këqija mund të bëhen edhe më të këqija. Është pikërisht pasiguria, mungesa e qartësisë derisa të të vijnë mendtë pas kuvendit – tepër vonë – që e bëjnë udhëheqjen të vështirë.

Nëpërmjet Kosovës arrita në mendimin – me të drejtë ose disa mund të mendojnë në mënyrë të gabuar nga përvoja e Irakut – se në kushte të tilla pasigurie e vetmja mënyrë për të gjetur rrugën e duhur ishte të bëje fillimisht disa pyetje morale: a duhet të ndodhte apo jo? A duhej që ky regjim të qëndronte në fuqi? A duhej që këta njerëz të vazhdonin të vuanin padrejtësitë.

Toni Bler: Rugova më kërkoi ndihmë: Po na vrasin serbët Sxocqe

Takimi me Rugovën

Në fillim të vitit 1999, kur po mendoja se çfarë na duhej për të pasur sukses, kuptova se gjithçka varej nga marrëdhëniet e mia me të Bill Klintonin. Në rast se ai do të bindej, ne kishim një shans të mirë. Nëse jo, europianët nga ana e tyre nuk do të vepronin. Ne do të kishim përsëritur gabimin e Bosnjës, pa mësuar nga ai gabim.

Në janar dhe shkurt Billi dhe unë flisnin rregullisht. Ofensiva diplomatike ende vazhdonte, po ashtu edhe ofensiva e Millosheviçit kundër myslimanëve kosovarë. Përshkrimet që vinin me barbarizmat – më së shumti për Raçakun, por jo vetëm – ishin të rënda. Kjo ishte e tmerrshme: një popullsi civile e poshtëruar dhe për asnjë arsye tjetër veçse që i përkisnin një feje tjetër. Lideri i kosovarëve, Ibrahim Rugova, erdhi për të më takuar. Ai ishte një burrë i thatë, i sëmurë, me kancer në fyt. Ai lutej për ndihmë. ‘Ata po na vrasin,’ thoshte ai. Më dha një dhuratë, një copë e vogël kristali e purpurt në të bardhë nga Kosova. ‘Nuk kam gjë të madhe për të dhënë,’ shpjegoi ai. Unë e mbaja atë mbi tavolinën time në zyrën e punës në Downing Street.

Billi dhe unë ramë dakord të ndërmarrim një aksion ushtarak me anën e NATO-s me një numër goditjesh nga ajri. Në fillim, pavarësisht nga dyshimet e mia të shumta, u deklarua qartë se nuk do të kishte trupa tokësorë. Pa këtë deklaratë nuk do të kishte as aksione ajrore, prandaj vendosa se ia vlente të pranonim. Ne mund të mendonim si do ta zgjidhnim më vonë.

U bënë përgatitjet. Papritmas, në fund të marsit spastrimet dhe vrasjet e myslimanëve kosovarë u shpeshtuan. Millosheviçi po rriste fushatën që kishte paralajmëruar vazhdimisht. Tani duhet të vepronim. Filluan goditjet ajrore në të cilat morën pjesë edhe avionët tanë. Unë bëra një deklaratë në Parlament dhe ne kishim mbështetjen në të gjithë partinë. Padi, megjithëse në janar kishte deklaruar se hiqte dorë nga udhëheqja e Demokracisë Liberale, ishte akoma udhëheqës dhe mbështetës i fuqishëm. Ai më dërgoi gjithashtu një shënim, duke më paralajmëruar se forcat tokësore ishin të domosdoshme.

Fushata ime e parë ushtarake e plotë kishte filluar. Kosova tregonte kryesisht kufizimet më të rëndësishme, të pashmangshme dhe të pazëvendësueshme të një fushate të pastër ajrore kundër një kundërshtari të vendosur që nuk bëhet merak shumë për jetën. Ajo vazhdoi në rrugën që tani është e njohur për fushata të tilla. Sulmet ajrore vërtet janë të dëmshme dhe shumë të dukshme. Ato dëmtojnë infrastrukturën e armikut dhe demoralizojnë ushtrinë dhe patjetër popullsinë civile. Ato mund të frenojnë, të dëmtojnë dhe të përmbajnë – ajo që ato nuk mund të bëjnë, është pushtimi i vërtetë i tokës nga një armik që kërkon të përballojë humbjet dhe të presë.

Në fillim objektivat ishin të shumtë. Por teknologjia dhe armët moderne veprojnë shpejt. Atëherë lindte problemi: po tani? Objektivat janë më të përziera me zonat civile. ‘Dëmet anësore’ –një frazë e rëndë që unë përpiqesha ta ndaloja – rriteshin dhe gabimisht goditeshin pika të paparashikuara. (Në këtë rast, jo vetëm civilë, por edhe një aksident i tmerrshëm ishte goditja e Ambasadës Kineze në Beograd.) Armiku dëmtohej, por nuk ishte mundur. Shqetësimi rritej, si edhe një ndjenjë për diçka të padrejtë, që ekzistonte të paktën në vende perëndimore, thjesht për fushatën ajrore. ‘Aeroplanët kundër ushtarëve’ nuk është shumë e drejtë. E gjithë kjo shton presionin kundër liderëve politikë. Po të mos jesh i kujdesshëm, agresori fillon të duket si viktimë.

Akoma më keq, në këtë rast pas disa ditësh u bë e qartë se vetë NATO kishte shumë kufizime për ndërmarrjen e një fushate të tillë. Ne kishim një procedurë të komplikuar, të pashpresë, gati qesharake të grupit të pastrimit të objektivave, gjë që pengonte marrjen në kohë të vendimeve. Wes Klark, komandant suprem i forcave aleate në Evropë, i ngarkuar me operacionet ushtarake të NATO-s, ishte një njeri i mirë, i shkathët, i angazhuar, por në asnjë mënyrë ai nuk kishte infrastrukturën e nevojshme për mediat dhe komunikimet, që i nevojitej një fushate të tillë, të dominuar nga lajmet botërore. Javier Solana, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, ishte gjithashtu një njeri i klasit të parë, por i mbërthyer midis pikëpamjeve të ndryshme (për të mos thënë egove) të shefave të tij politikë.

Shkurt, kishte qindra-mijëra refugjatë që u dyndën përmes kufirit të vendeve përreth, sidomos në Maqedoni. Pas dy javësh, po mendoja se boll është boll. Puna nuk mund të shkonte më kështu. Do të bëhej një katastrofë.

Atëherë mora një vendim të qartë. Kisha qenë në pushtet vetëm tetëmbëdhjetë muaj, por tashmë mendoja se mund të më duhej të largohesha. Fola me Alastairin dhe Xhonathanin dhe pastaj thirrëm së bashku ekipin e ngushtë. Unë thashë: unë do të humbas punën me këtë gjendje, por ne do të vëmë në lojë gjithçka. Ne madje do të dalim në krye, në pozicionin drejtues dhe të rrezikojmë. Reagimi deri në ato momente ishte i llahtarshëm, një shkelje e pafalshme. Ne do të përpiqeshim ta kontrollonim atë dhe unë do të përdorja të gjitha mundësitë me Presidentin Klinton, për të arritur një angazhim për përdorimin e trupave tokësore.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi