Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sami Islami:PSE SHQIPTARËT I MBROJTËN HEBREJTË NGA NAZIZMI?

Shko poshtë

 Sami Islami:PSE SHQIPTARËT I MBROJTËN  HEBREJTË  NGA NAZIZMI? Empty Sami Islami:PSE SHQIPTARËT I MBROJTËN HEBREJTË NGA NAZIZMI?

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 21, 2011 11:10 pm

 Sami Islami:PSE SHQIPTARËT I MBROJTËN  HEBREJTË  NGA NAZIZMI? 401GtAttachmnt.aspx1
Sami Islami:PSE SHQIPTARËT I MBROJTËN HEBREJTË NGA NAZIZMI?

Është shkruar mjaft për shpëtimin e hebrejve në Shqipëri e Kosovë gjatë LDB, por edhe para saj. Është shkruar mjaft për sakrificën e shqiptarëve për t’i shpëtuar ata që po iknin nga plumbi nazist. Kjo gjë është e njohur, besoj , nga të gjithë. Po ajo që më shtyri të shkruaj për këtë temë është se , në revistën “Albanica” të muajit gusht-shtator të vitit të kaluar, faqe 112, lexova shkrimin: Shfaqet në Kongresin Amerikan filmi dokumentar “Besa” , ngaautori Norman H. Gershman, fotograf amerikan. Ai e kishte titulluar filmin kështu: “ Besa- myslimanët, të cilët i shpëtuan hebrejtë në LDB”(!) Që në fillim të bijnë në sy dy elemente: elementi i parë është “Besa” dhe i dyti, ”myslimanët ua shpëtuan jetën hebrejve”!
Që në fillim mund të themi se filmi që u shfaq në Kongrein Amerikan nuk përkon me realitetin shqiptar ashtu siç ishte, gjë që duket madje edhe nga vetë titulli i filmit.Është e vërtetë që shqiptarëtpara dhe gjatë LDB qenë ndër të vetmit popuj (me sa di unë edhe danezët) që u angazhuan t’i mbronin hebrejtë gjatë holokaustit. Është e vërtetë, poshtu, se edhe qeveria shqiptare (e Shqipërisë londineze) ua kishte hapur dyert t’i ndihmonte ata në mënyra të ndryshme. Po duhet të theksohet se hebrejtë nuk gjetën strehim vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë (kryesisht në Prishtinë, por edhe në qytete të tjera të Kosovës). Për këtë çështje ka shkruar edhe studiuesi Shaban Sinani, i cili thotë që, kjo gjë u realizua në sajë të marrëveshjes shqiptaro-izraelite, e cila datonte që nga viti 1930-33, kur ambasadori amerikan me origjinë hebreje Herman Bernshtajn kishte bërë marrëveshje me ambasadorin shqiptar në Uashington Faik Konicën, për grumbullimin e hebrejve në Shqipëri. Siç po shihet hebrejtë nuk ia kishin mësy rastësisht tokës shqiptare!

Një faktor pse hebrejtë erdhën në Shqipëri është se Shqipëria nuk ishte shtet i krijuar në baza fetare (edhe pse ekzistonin tri fe). Në Shqipëri dhe në të gjithë trevat shqiptare vepronte Kanuni dhe tradita, po jo feja. Këtë gjë e dëshmon edhe struktura e kreut të Mbretërisë së parë të shqiptarëve. Mbreti Ahmet Zogu ishte me përkatësi fetare, mysliman, mbretëresha Xheraldinë ( hungareze) katolike, kryeministri Kostaq Kotte ishte ortodoks. Edhe pse, pra, në Shqipëri predikoheshin tri fe, kjo nuk çonte aspak peshë kur ishte çështja e Kanunit, traditës, sidomos çështja e mikpritjes. Në malësi ekziston edhe sot thënia e njohur se “shtëpia është e zotit dhe e mikut”. Parim ky që ka funksionuar për mrekulli gjithmonë ndër shqiptarë, pa marrë parasysh përkatësinë fetare. Gjatë LDB hebrejtë ishin informuar se strehimi në Shqipëri do të ishte i sigurt, prandaj Shqipërisë ia kishin mësy shumë sish.
Besa ishte akt i lartë moral, që e kishte vetëm shqiptari ( Po them “e kishte”, sepse sot pak ka mbetë nga Besa). Tek popujt e tjerë ky fenomen nuk ekzistonte e as nuk ekziston as sot fare. Shpesh Besa krahasohet gabimisht me ‘fjalën e dhënë”, sigurisht duke mos e njohur Kanunin. Kanuni ishte një ligj i cili i rregullonte fort mirë marrëdhëniet në mes shqiptarëve. Në kuadër të këtij ligji ishte edhe Besa. Sipas Kanunit, kur jepet Besa (pra fjala e dhënë), duhej të përmbushej patjetër! Besën e “prishte” vetëm vdekja! Sot shpesh keqpërdoret kjo fjalë, me “ta jap fjalën”, ashtu siç e kanë edhe popujt e tjerë që s’kanë lidhje me Kanunin shqiptar dhe traditën shqiptare. Gjeneratat më të hershme e dinë , që nëse dikush ka qenë në gjak, për shumbull, ka qenë i detyruar të qëndrojë gjithnjë i ngujuar. Ai ka mundë të dalë jashtë shtëpisë vetëm nëse ka qenë i siguruar nga dikush tjetër, nga i cili kishte kërkuar mbrojtje. Gjatë kësaj kohe, edhe po të ishte takuar me hasmin, hasmi në asnjë mënyrë nuk ka mundë të hakmerret ndaj tij, sepse ai njeri kishte qenë në Besë të atij tjetrit.
Hebrejtë erdhën në tokat shqiptare në kohën kur, të themi, Kanuni kishte forcë juridike , më shumë se çdo ligj tjetër i shtetit (Sot Kanuni thuaja nuk funksionon, apo funksionon shumë pak edhe atë sidomos në Shqipërinë Veriore e në Kosovë). Ata që e njohin Kanunin e kanë të lehtë për ta kuptuar se, për shqiptarin, miku (se ai që trokiste në derë dhe kërkonte mbrojtje konsiderohej mik), i cili ishte në rrezik, patjetër se do ta kishte mbrojtjen e tij, sikur që e pati hebreu para dhe gjatë LDB. As regjimi shtetëror i Zogut, e as regjimi pas tij në kohën e luftës, nuk do të kishin pasë mundësi t’i mbronin hebrejtë në atë masë, po të mos ishte tradita e vjetër shqiptare bazuar në Kanun.
Sipas traditës shqiptari edhe sot e përcjell mikun deri te dera e shtëpisë, deri tek dera e oborrit. Më heret shqiptari e ka percjellë mikun jo vetëm deri tek dera e oborrit, por deri tek kufiri i fshatit të tij, aty ku territori tij kufizohet me territorin e fshatit apo fisit tjetër. Dhe arsyja ishte se, sipas Kanunit, nëse e gjen ndonjë e keqe mikun deri në kufirin ku gravitonte fshati apo vendbanimi i tij, do të ishte ligësi dhe fyrje tepër e madhe për të. Në të njëjtën kohë kjo do t’i binte hije e keqe edhe krejt fisit.
Duke e pasë parasysh Kanunin dhe traditën shqiptare, do të ndalemi pak në artikullin, të cilin e kemi marrë si referencë. Në artikull bëhet fjalë për një vlonjat i quajtur Sezan Hoxha. Ky si trashëgimtar i Nuro Hoxhës, flet se si babai i tij i kishte strehuar katër familje hebreje. Fort mirë! Sezan Hoxha më 1990, kur e kishte vizituar muzeun e holokaustit në Izrael, kishte deklaruar :”Si myslimanë të devotshëm ne u dhamë hebrejve mbrojtjen humanitare. Pse ? Sepse kështu urdhëronte miqësia, humanizmi, Besa”. Po sikur Prenk Uli, që ishte sekretar i Prefekturës në Prishtinë, dhe i cili i kishte shpëtuar 52 hebrej të kishin thënë, “si katolik i devotshëm…” , ose doktori shqiptar Spiro Lito që intervenoi të mos dërgoheshin 60 hebrej në Poloni, por në Shqipëri të prezentohej “si ortodoks i devotshëm…”, atëherë çfarë do të mbetej nga shqiparizmi? Them asgjë! A kështu duhet të na njohin të huajt, pra edhe hebrejtë, si “mysliman të devotshëm”? Ku është tradita shqiptare? Po kujt po i çonte ujë në mulli ky lloj identifikimi? Ky lloj “identifikimi” do t’i çonte ujë në mulli kujtdo tjetër, por shqiptarëve jo!
Ne edhe në fillim e thamë, se shqiptari kurrë nuk ka marrë për bazë identifikimi fenë, po kombin. E vërtetë! Po ja që nganjëherë, kur vërtetë do të duhej që të identifikoheshim vetë si shqiptarë, nuk e bëjmë këtë ( siç ndodhi me personazhin e filmit) po e bën dikush tjetër, siç ishte rasti i zonjës Shirley Cloyes Diougardi, eksperte e çështjeve të Ballkanit, e cila në një nga emisionet e “Zërit të Amerikës”, me të drejtë, pat deklaruar se “shpëtimi i hebrejve nuk ishte akt fetar, por akt shqiptar ”.
Në mbrojtjen e hebrejve gjatë kësaj kohe ishin angazhuar plot shqiptarë me funksione shteti, si Musfafa Kruja (kryeministër shqiptar i asaj kohe), i cili kishte bërë që shumë hebrej të largoheshin urgjentisht nga Kosova dhe të strehoheshin në Shqipëri. Në këtë kohë edhe prefektët e Prishtinës, Riza Drini dhe Hysen Prishtina, por edhe shumë të tjerë, ishin angazhuar me tërë qenien e tyre në këtë mision.
Se shqiptarët ishin gjithmonë të gatshëm t’i ndihmonin njerëzit në rrezik, ishte edhe rasti , kur para LDB, shkencëtari Albert Ajnshtajni (hebre) ishte paisur me pasaportë shqiptare. Kjo ka ndodhur në fillim të viteve ’30-ta, i ndihmuar drejtpërdrejt nga vetë mbreti Zog.

Pra, duke i pasë parasysh këtë e shumë fakte të tjera që, për shkak të hapësirës , nuk i kemi përmendë këtu, mund të themi se filmi “Besa , myslimanet që i shpëtuan hebrejtë në LDB” krijon një imazh jo të vërtertë për shqiptarët në përgjithësi.
Në fund, ajo që është domosdoshme të thuhet me këtë rast është se, shqiptarët këtë gjest nuk e bënë për shpërblim. Ata e bënë për arsye se kishin në vete vlera të larta njerëzore mbështeur në traditën e tyre kanunore. Nuk mendoj se akti i shpëtimit të hebrejve në tokën shqiptare është i panjohur edhe tek qeveria izraelite, e cila çuditërisht nuk e njohu, as pas tri vjetësh, pavarësine e Kosovës?
Sido që të jetë shqiptarët në një moment historik e bënë të veten, e tani topi është në taborrin e qeverisë izraelite dhe mbetet për të parë se çfarë vendimi do të marrë kjo lidhur me njohjen në të ardhmen.


Sami ISLAMI
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi