Jahjaga: Kosova dhe Serbia, zgjidhje evropiane për problemet e përbashkëta
Faqja 1 e 1
Jahjaga: Kosova dhe Serbia, zgjidhje evropiane për problemet e përbashkëta
Jahjaga: Kosova dhe Serbia, zgjidhje evropiane për problemet e përbashkëta
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se marrëveshja politike me të cilën u bë edhe zgjedhja e saj në këtë post, ka krijuar qëndrueshmëri politike në vend. Presidentja Jahjaga ka shprehur bindjen se Kosova dhe Serbia do të gjejnë zgjidhje evropiane për problemet e interesit të përbashkët, por ka hedhur poshtë çfarëdo mundësie për ndarjen e veriut të Kosovës që sipas saj, është çështje e brendshme e Kosovës.
Zëri i Amerikës: Zonja Presidente, faleminderit shumë për kohën tuaj të ndarë për intervistë me Zërin e Amerikës dhe atë në ditëlindjen tuaj për të cilën ju urojmë. Zonja Presidente, janë mbushur 13 ditë që kur keni marrë këtë post. Si i vlerësoni këto ditë? Si janë dukur ato?
Atifete Jahjaga: Është një punë normale. Unë ditëve të para kryesisht jam marrë me kompletimin e stafit dhe deri më tani kam arritur që të krijojë ekipin kryesor të këshilltarëve dhe kryesisht jam duke u marrë me kryerjen e detyrave dhe aktiviteteve të mia që obligohem nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe të ligjet e aplikueshme të Kosovës. Njëherësh, jam në proces e sipër të pritjeve protokollare, të vizitave të ambasadorëve të shteteve mike, të akredituar në Republikën e Kosovës. Po ashtu, edhe të pritjeve tjera të delegacioneve të institucioneve të ndryshme ndërkombëtare e vendore, të grupeve të qytetarëve, të individëve të ndryshëm, që kryesisht vijnë që të shprehin urimet e tyre, uratat e tyre për marrjen e postit të presidentit të Republikës së Kosovës. Dhe normalisht që, gjatë këtyre vizitave, ngrihen edhe kërkesa dhe çështje të ndryshme, që kërkojnë edhe zgjidhje në korniza të mundshme ligjore.
Zëri i Amerikës: A e ka ndryshuar shumë jetën tuaj posti i presidentes?
Atifete Jahjaga: Po, sigurisht që e ka ndryshuar deri në një masë. Unë duhet pak a shumë të akomodohem me këtë mënyrën e re të jetesës. Mirëpo, unë kamë qenë kryesisht një njeri shumë energjik në punën time dhe besoj se atë energji do të mundohem ta transmetojë edhe në detyrën e re apo në obligimet e reja. Dhe besoj se me ndihmën e institucioneve vendore dhe të miqve të shtetit të Kosovës, do t’ia arrijmë që t’i përmbushim obligimet dhe synimet e shtetit të Kosovës dhe të gjitha dëshirat dhe qëllimet e qytetarëve të Kosovës.
Zëri i Amerikës: Paraqitjet tuaja gatë këtyre ditëve të para të punës suaj, kanë qenë relativist të rralla. Përse?
Atifete Jahjaga: Unë mendoj që është e kundërta. Unë mendoj që presidenti dhe pozita e presidentit nuk është aty që të prononcohet për çdo gjë. Unë e kam edhe këshilltarin për çështje mediale dhe zëdhënësin e presidencës dhe pas çdo takimi dhe pas çdo aktiviteti që kam pasur që nga momenti i caktimit tim, janë bërë komunikatat dhe ka qenë një transparencë e plotë e të gjitha aktiviteteve dhe diskutimeve që janë bërë në takimet tona. Dhe unë do të jem gjithsesi e hapur dhe gjithsesi transparente, kurdo që është nevoja dhe konform obligimeve dhe synimeve që janë të parapara konform kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Janë ditët e fillimit dhe duhet të lejojmë kohë dhe hapësirë dhe unë do të merrem edhe me aktivitetet e jashtme, që do të jetë një prej synimeve kryesore të mia gjatë përmbushjes së mandatit tim.
Zëri i Amerikës: Keni marrë postin në një periudhë kur vendi po përballet me një imazh relativisht të dëmtuar. Si po e përballoni dhe si mendoni ta përballoni këtë situatë?
Atifete Jahjaga: Politikat e brendshme, gjendja e qetësisë, stabilitetit, prosperiteti i një vendi dhe sundimi i rendit dhe ligjit, janë ndër faktorët më të rëndësishëm në imazhin e një vendi. Kosova është shtet që ka një përkrahje të fuqishme, para së gjithash nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga vendet më të mëdha të Bashkimit Evropian. Pavarësia e Kosovës është një qëllim i përbashkët apo një projekt i brendshëm i yni dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës. Por njëherësh është edhe projekt i bashkësisë ndërkombëtare, që është zbatuar edhe me intervenimin e forcave të NATO-s dhe pastaj duke u vazhduar të ndërtohet edhe me misionet civile. Fillimisht me Misionin e Kombeve të Bashkuara, pastaj me misionin e EULEX-it dhe me një prezencë të vazhdueshme të forcave të KFOR-it. Dhe angazhimi i vazhdueshëm i qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe institucioneve të Kosovës, ka bërë që kjo ndihmë të jetë edhe më e fuqishme edhe më e vazhdueshme, që besoj se shtetet e tjera nuk e kanë në nivelin qe e ka Kosova. Synimi ynë për integrimin euro atlantik do të jetë synimi qendror i zyrës sime dhe një ndër misionet e mia qendrore apo kryesore në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve të mia. Dhe kjo ndihmë e pakushtëzuar e partnerëve ndërkombëtarë, do të na ndihmojë në këtë rrugëtim drejt integrimit të Kosovës dhe ngritjes së imazhit. Por, gjithsesi Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe është i pranuar si i tillë nga të gjitha vendet e botës.
Zëri i Amerikës: Zonja Presidente, një prej çështjeve që ju presin në ditët në vazhdim është ndryshimi i kushtetutës dhe reforma e sistemit zgjedhor. Kjo nënkupton zgjedhjen e presidentit në një të ardhme të afërt me votat e drejtpërdrejta të qytetarëve të Kosovës. Kjo nënkupton edhe një shkurtim të mandatit aktual të presidentes. A ju pengon kjo?
Atifete Jahjaga: Zgjedhja ime si president konsensual dhe përfaqësim i unitetit, është bërë si një hap shumë i madh i cila ka zgjidhur një ngërç të madh politik dhe institucional në Republikën e Kosovës dhe në njëfarë mënyrë ka shmangur mundësinë e shkuarjes edhe njëherë në zgjedhje që në njëfarë mënyre apo tjetër, do të kishte ndikuar në imazhin e Republikës. Me procesin e tillë dhe zgjedhjen e tillë është realizuar edhe një marrëveshje në mes të partive të mëdha politike të Kosovës, të cilat kanë arritur një stabilitet dhe të vendosin prioritetet e shtetit tonë përpara qëllimeve të tjera, të cilat kryesisht hyjnë në kornizën apo fushën e zhvillimit ekonomik, të reformave të arsimit, të reformave të shëndetësisë, të ngritjes së zhvillimit të përgjithshëm të shtetit, luftën e vazhdueshme kundër korrupsionit dhe sundimit të rendit dhe të ligjit. Dhe besoj se një marrëveshje e tillë, ka krijuar një stabilitet në mes të partive politike dhe shteteve mike të Republikës së Kosovës. Kjo do të vazhdojë në drejtim të procesit të ndryshimit të kushtetutshmërisë që do të mundësojë zgjedhjen e presidentit të vendit nga vota e drejtpërdrejtë e popullit si fillim dhe e dyta ndryshimin e sistemit zgjedhor që do të mundësojë që të kemi zgjedhje të parakohshme presidenciale dhe parlamentare. Dhe në qoftë se një shtet i ka këto veti dhe këto elemente, atëherë unë e shoh si një sistem demokratik të udhëheqjes së një shteti.
Zëri i Amerikës: Dhe nuk ju pengon fare?
Atifete Jahjaga: Aspak.
Zëri i Amerikës: A mund ta shohim presidenten Jahjaga si kandidate edhe në votimet e drejtpërdrejta?
Atifete Jahjaga: Qëllimi im është që brenda këtij mandati sa do të jem, të kryejë të gjitha detyrat dhe obligimet e mia që mandatohen nga ana e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe njëherësh të mbrojë të gjithë interesat dhe ëndrrat e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe anëtarësimin sa më të shpejtë të Kosovës në BE dhe në OKB. Dhe nëse do të jem e suksesshme në këtë mision, që është ndër qëllimet kryesore të qytetarëve të Republikës së Kosovës, ndoshta do të ishte një ndër arsyet që do të mendoja të vazhdoja më tutje si një elan shtesë për punën dhe aktivitetet e mia.
Zëri i Amerikës: Zonja presidente, ju jeni zgjedhur në këtë post në një periudhë kur Kosova tashmë ka filluar një proces bisedimesh me Serbinë për çështjet praktike të interesit të përbashkët. Nga rrjedha e deritashme si i vlerësoni këto bisedime dhe çfarë prisni prej tyre?
Atifete Jahjaga: Procesi i dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, është një proces që është duke u mbajtur në Bruksel më ndërmjetësimin e BE-së. Kosova ka pasur gjithherë një qasje jashtëzakonisht pro aktive dhe e ka ngritur edhe nivelin me një përfaqësim më të lartë të shtetit të Kosovës në këtë proces të dialogut edhe me vet emërimin e zëvendëskryeministres së Republikës së Kosovës, zonjës Edita Tahiri si udhëheqëse të dialogut. Ky dialog, duhet të shihet si një proces normal ndërmjet dy shteteve që kanë kaluar një fazë të konfliktit dhe këto dy shtete kanë pasur të kaluarën dhe duhet të planifikojnë të ardhmen. Procesi i diskutimeve, është kryesisht një proces teknik që është duke u zhvilluar dhe se është duke u bërë në përputhje me dëshirat, vullnetin dhe interesat e qytetarëve të të dyja vendeve. Zgjidhjet që do të gjenden gjatë procesit të dialogut, do të jenë zgjidhje të pranueshme, zgjidhje evropiane, që do të duhej të ishin të pranueshme për qytetarët dhe institucioneve të të dyja vendeve, si për Republikën e Kosovës, po ashtu edhe për Republikën e Serbisë. Çdo zgjidhje që do të ishte në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve të Kosovës, nuk do të ishte e pranueshme. Përfaqësuesja në dialog ka mandatin e plotë në kompletimin e detyrave dhe obligimeve në mbështetje me kuadrin kushtetues të Republikës së Kosovës dhe ligjet e Kosovës.
Zëri i Amerikës: Sa herë flitet për bisedimet me Serbinë, veriu i vendit bëhet temë e pashmangshme. Si e shihni veriun në fund të këtyre bisedimeve?
Atifete Jahjaga: Republika e Kosovës është një shtet i pranuar ndërkombëtarisht. Dhe të gjitha ato shtetet që e kanë pranuar statusin apo pavarësinë e Kosovës, e kanë pranuar në tërësinë e saj territoriale, integritetin dhe sovranitetin e garantuar. Çështja e veriut është çështje e brendshme e Republikës së Kosovës dhe çdo aranzhim apo ri aranzhim tjetër do të ishte i papranueshëm. Tani, siç e dini kemi filluar edhe procesin e decentralizimit ku shumë komuna të reja kanë përfituar të drejtat dhe obligimet shtesë dhe në grupin e tyre ,hyjnë edhe tri komunat që janë të banuara me shumicë etnike serbe dhe kjo është një çështje e brendshme e Republikës së Kosovës, që do të zgjidhet konform ligjeve të aplikueshme dhe kushtetutës së vendit.
Zëri i Amerikës: Por, nëse ka një përpjekje, që ka pasur dhe një synim për ndarjen tokësore të veriut?
Atifete Jahjaga: Çdo aranzhim tjetër dhe çdo iniciativë e tillë do të ishte shumë e rrezikshme dhe do të ishte, ta themi, shumë e vështirë që të menaxhohet dhe kjo do të sillte edhe probleme të tjera duke filluar më dekada prapa si për çështjet etnike si për çështjet territoriale të këtij vendi.
Zëri i Amerikës: Ju vini nga fusha e sundimit të ligjit dhe pjesë e përgjegjësive tuaja si presidente janë edhe çështjet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, me drejtësinë. Si mund të zbatohet sundimi i ligjit edhe në veriun e Kosovës?
Atifete Jahjaga: Unë do të jem shumë përkushtuar duke pasur parasysh që vij nga kornizat e shërbimit të qytetarëve të Kosovës dhe sundimit të rendit e ligjit. Do të jetë një përkushtim i gjerë dhe ne do të koordinohemi dhe harmonizohemi me të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, Parlamentin e Kosovës, zyrën e Kryeministrit dhe do të mundohemi që të shtrijmë autoritetin tonë në tërë territorin e Kosovës sa i përket sundimit të rendit dhe të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit që janë parakushtet kryesore që të drejtojmë Kosovën drejt rrugëtimit që ne kemi paraparë për vendin tonë dhe për kombin tonë.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi