Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Llemadeo:Gezuar dhe per shume vjet Pashket o miqte e mi!

Shko poshtë

Llemadeo:Gezuar dhe per shume vjet Pashket o miqte e mi!  Empty Llemadeo:Gezuar dhe per shume vjet Pashket o miqte e mi!

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 22, 2011 12:32 pm

Llemadeo:Gezuar dhe per shume vjet Pashket o miqte e mi!  208812_109949389089417_100002230689630_102661_5963119_n

Llemadeo:Gezuar dhe per shume vjet Pashket o miqte e mi!
Llemadeo:Gezuar dhe per shume vjet Pashket o miqte e mi!  Llemadeo-2008
Ringjallja e Krishtit sjellte energjine hyjnore te shpreses dhe besimit ne shpirtrat tuaj, duke ju dhene ate pozitivitet qiellor, i cili na ndihmon te perballojme lodhjet, merzite, dhembjet dhe te ecim sebashku neper jete duke besuar gjithnje; se nje fuqi hyjnore sdo te na leje kurre vetem dhe se do te jete perjete prane nesh, duke na mbajte lart me shpirt e zemer drejt pafundesise, drejt pavdeksise tone!
Ringjallja e Krishtit eshte deshmia hyjnore e qiejve, me te cilin na flet qarte se ajo fuqi biuniversale ekziston dhe ka pamjen tone, dhe eshte ajo siguria qe do ta mbaje perjetesine te gjalle dhe te hyjnueshme neper ne dhe permbi ne, ketu ne kete toke si dhe boteve te tejlargme, atje tek Ati yne qiellor, atje per kah i drejtojme syte dhe shpirtin sa here ndjejme dhembje, sa here na shtyp e padrejta!
E atje ku do te jete perjete shpetimi yne, shpetimi i shpirtbardhve, i besimtarve te devotshem qe cdo gje e bejne me shpirt te paster, e ku permbi te gjitha dhurojme dashuri me zemer, falim me shpirt dhe skerkojne kurre shperblim e as hakmarrje!
Besoni sot se ka ringjallje, ka ringritje pas cdo renie, se ka shprese, ka besim, ka drite qe edhe ne erresirat e mesnatave pa yje, do te na gjendet prane gjithmone, kur Qielli, Zoti yne, Krishti yne i ndjejne lutjet tona, kur veshtrojne qarte perkushtimin tone pozitiv per jeten dhe per njeri tjetrin, tek neper lote luftojme dhembjet qe na shkakton e padrejta, ligesia e negativitet te atyre qe ushqehen tek kahu negativ qe digjet ne zjarrin e rrufeve here mbas here e tretet ne shkrum pa ringjallje!
Duajeni sot dhe ne keto dite te shenjta me shume se kurre njeri tjetrin, faleni njeri tjetrin dhe dhuroni buzeqeshje e dashuri, pikerisht ne keto dite te shenjta, qe pozitivja te rigjallet e te marre nje jete te re!
Une i kam falur sot te gjithe ata, qe pa ditur se cka po bajne, me kane shikuar me idhnim, me kane perfolur me te padrejte, me kane sulmuar prapa krahve, me kane helmuar ditet e oret e jetes, i kam falur, sic i fali Krishti ata qe e gozhduan, tek i tha Zotit;
*O Ate, fali keta gjind, se sdine gja cka jane ka bajne!*
Krishti qofte me ju e prane jush gjithmone!


Juaji e me ju Llemadeo
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi