PUÇRRAT E VAPËS (VAPORET)
Faqja 1 e 1
PUÇRRAT E VAPËS (VAPORET)
Çfarë janë?
• Puçrrat e vapës janë një shpërthim puçrrash të vogla (prush) në lëkurë të shkaktuara nga mbinxehja e tepërt e fëmijës. Kjo është e shpeshtë veçanërisht tek foshnjet e vitit të parë të jetës.
• Në përgjithësi shfaqet në lëkurën e fytyrës dhe në pjesët ku lëkura formon palosje, (kofshë, krahë).
Nuk është e rëndë dhe mund ta mjekoni në shtëpi.
Shenjat
• Prush në ngjyrë rozë në fytyrë dhe në palat e lëkurës.
Çfarë mund të bëni?
• Zbulojeni fëmijën nga mbulesat e rënda e të trasha që e keni mbuluar në shtrat, apo hiqini një shtresë të veshjeve. Lëreni të flejë vetëm me një kanatiere dhe mbathjet me panolina.
• Bëni banjo në ujë të vakët. Mos e fshini, por shtypeni lehtësisht me peshqir lëkurën duke e lënë pak të njomë, në mënyrë që fëmija duke u tharë të freskohet. Kur të thahet lëkura, mund të vini një krem hidratues për fëmijë.
• Masni temperaturen e fëmijës dhe trajtojeni atë sipas këshillave që keni marrë për temperaturën.
Çfarë mund të bëni për të parandaluar puçrrat e vapës
• Në stinën e nxehtë visheni fëmijën lehtë, me veshje pambuku në vend të leshit apo najlonit. Mbajeni në hije, jo në rrezet direkte të diellit.
• Këshillohuni me mjekun nëse prushi nuk zhduket brenda 12 orëve.
Çfarë mund të bëjë pediatri?
Pediatri kontrollon nëse puçrrat janë nga vapa. Në këtë rast nuk ka nevojë për asnjë mjekim. Në rast se dyshon për ndonjë problem tjetër, mjeku do t’ju kërkojë analiza dhe do t`ju këshillojë trajtimin e nevojshëm.
EKZEMA FOSHNJORE
Infektimi i lëkurës mund të shkaktohet nga trashëgimia, si edhe nga alergjia apo sëmundjet ngjitëse. Tipi i ekzemës që prek fëmijët është ekzema atopike që shfaqet në moshën 2-18 muaj.Ekzema seborroike mund po ashtu të prekë fëmijët dhe del ne lëkurën e kokës, qepalla, rreth hundës, veshëve, kanalit të veshëve etj. Në këto vende ka shumë gjëndra seborroike.
Shenjat
Lëkura e prekur nga ekzema atopike është e thatë, e kuqe, me puçrra të vogla të bardha, që plasin kur kruhen. Ekzema seborroike është e ngjashme, por nuk ka kaq shumë kruarje dhe shfaqet në vende të ndryshme. Kruarja është shenja më e rëndë e ekzemës, që shkakton shumë gërvishtje dhe pagjumësi.
Trajtimi
Nëse dyshoni për ekzemë, mjeku do t’ju japë një krem kundër infeksionit dhe qetësues për kruarjen dhe kundër alergjisë. Nëse lëkura infektohet, janë të nevojshëm antibiotikët. Lajeni sa më pak fëmijën, mos përdorni sapun dhe sigurohuni që rrobat të jenë të shplara shumë mirë.
DERMATITET
Janë infeksione të lëkurës që shfaqen si reagim ndaj stresit, alergjisë apo me raste edhe dritës. Dermatiti seborroik prek fytyrën, hundën, qepallat dhe skalpin.
Shenjat
Dermatitet janë zona të irrituara të lëkurës, me ngjyrë të kuqe, ndonjëherë me puçra të bardha mbushur
me ujë. Dermatiti nga drita shfaqet në formën e puçrrave në lëkurën që është nxjerrë në diell.
Trajtimi
Kontaktoni mjekun. Mundohuni që zona e infektuar në lëkurën e fëmijës të mbahet e pastër, që fëmija të mos e kruajë, dhe të mos përdorë sapun.
IRRITIMI I LËKURËS NGA NXEHTËSIA
Një mjedis i nxehtë, i pa ajrosur mund të shkaktojë irritimin e lëkurës. Kjo vjen ngaqë trupi djersit shumë dhe gjëndrat e djersës rriten dhe skuqen. Irritimi i lëkurës nga nxehtësia është i zakonshëm te fëmijët, ngaqë gjëndrat e tyre të djersës nuk funksionojnë ende ashtu siç duhet.
Shenjat
Puçrra të vogla të kuqe shfaqen në pjesët ku trupi është më i nxehtë, veçanërisht në qafë, fytyrë, bërryla
dhe poshtë gjunjëve.
Trajtimi
Mos e vishni fëmijën shumë trashë, lajeni me ujë të ngrohtë dhe thajeni mirë. Sigurohuni që temperatura e dhomës të mos jetë shumë e lartë dhe ajri të qarkullojë. Flisni me mjekun, nëse puçrrat
nuk janë zhdukur pas 12 orësh. Një alergji është një reagim jo normal i sistemit imunitar kundrejt një
kimikati apo substance specifike. Më e zakonshmja është alergjia nga poleni, por fëmijët mund të jenë alergjikë kundrejt shumë gjërave, si për shembull, ushqime, bimë, ilaçe, dritë etj.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi