Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ban me dor kah preron dielli

2 posters

Shko poshtë

Ban me dor kah preron dielli Empty Ban me dor kah preron dielli

Mesazh nga R-Dugolli Fri Apr 22, 2011 6:52 pm

Kam një këngë ,te cilen nuk e kam publikuar deri më sot!E shkruar nga un,por nuk pata as guxim e as mundesi tia ofroi dikujte qe do e këndonte.Jam i sigurtë çë ky portal është vendi më i qëlluar për kët tekst.
Jam mirënjohes qysh tani për ata te cilët e qmojne kët tekst, dhe ju falëminderoi paraprakisht.


Ban me dor kah prreron dielli


Rrugë e mbarë i dashur shok
e t´lutem shum mos m´shiqo n´sy
i kam syt un plot me lot
se prap sivjet sun vi me ty
të lutëm shumë mos m´lut ti kot
se prap me ty ,un sun po vi

Nanën e merzitun n´der tóborrit
perqafoje i herë për mu
por mos përmend ti emrin tem
se boll shpirtin ia kam helmu
Veq fshija lotin me i mindil
e at mindil ti ma bjen mu

At mindil ma bjen n´gyrbet
shok o dashun, t´lus edhe i herë
se veq ai mindil mërzin ma hjekë
lotëve t´nanës kur ju marr erë
se po m´djeg ky i zi gyrbet
pa shku n´shpi asnjë verë

Kur te pyesin motrat për mu
ku e kem vëllaun ku na ka mbet?
Ban me dor kah preron dielli
por mos përmend emrin gyrbet
Se u dhem zemra e nxihet qielli
se sum kan pa, qe shum vjet.
R-Dugolli
R-Dugolli

Numri i postimeve : 7
Registration date : 22/04/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ban me dor kah preron dielli Empty Re: Ban me dor kah preron dielli

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 22, 2011 7:31 pm

Rexho, ky tekst kënge bëhet një këngë e mrekullueshme. Të falemnderit!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ban me dor kah preron dielli Empty Re: Ban me dor kah preron dielli

Mesazh nga R-Dugolli Sun Apr 24, 2011 11:26 am

Falëminderit gjithëashtu .Por deshta te ju korigjoi se un nuk jam Rexha .
Sidoqofte jam mirënjohes per vlerësimin tuaj pozitiv ndaj keti teksti.
R-Dugolli
R-Dugolli

Numri i postimeve : 7
Registration date : 22/04/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ban me dor kah preron dielli Empty Re: Ban me dor kah preron dielli

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 24, 2011 11:56 am

Mos qofshit Rexha je R dhe prap i mirë jeni. Prap po ta them se kënga është e mirë e me plot mall dhe dashuri për atdheun e për gjakun tonë!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ban me dor kah preron dielli Empty Re: Ban me dor kah preron dielli

Mesazh nga R-Dugolli Sat Apr 30, 2011 2:17 pm

edhe nje text nga un



prita shum kjo dite me ardhe
m´tpa ty ne fustan t´bardhe
deshire e vetme ishte e shkoi
n´darsem tende smund te takoi
te uroi ty e veten mallkoi

e prap....

vorraxhijut nje amanet ja la
ne breg te nje lumi vorret me naj ba
hije e zez qjellin t mbuloi
valet e lumit le ti trazoi
brigjet e lumit le ti vershoi
dheun e varrev le te nai bashkoi
e atehere i qet do te dashuroi

kam frige me te than se te du
se edhe fjala e embel na ka lendu
se sonte nuse je tuj shku
e mua sme lan as me te uru
e pseeee ...pse valle eshte keshtu??

e prap....

vorraxhijut nje amanet ja la
ne breg te nje lumi vorret me naj ba
hije e zez qjellin t mbuloi
valet e lumit le ti trazoi
brigjet e lumit le ti vershoi
dheun e varrev le te nai bashkoi
e atehere i qet do te dashuroi

kam endrru per ne te dy
endrren ende e kam ne sy
isha dhenderr e te morra ty
u zhgenjeva kur hapa syt
mbet veq aroma e flokeve tua ne jastek


e prap...


vorraxhijut nje amanet ja la
ne breg te nje lumi vorret me naj ba
hije e zez qjellin t mbuloi
valet e lumit le ti trazoi
brigjet e lumit le ti vershoi
dheun e varrev le te nai bashkoi
e atehere i qet do te dashuroi
R-Dugolli
R-Dugolli

Numri i postimeve : 7
Registration date : 22/04/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ban me dor kah preron dielli Empty Re: Ban me dor kah preron dielli

Mesazh nga R-Dugolli Sat Apr 30, 2011 2:57 pm

edhe nje text nga un

Vellau i motres



mos permend vella perendimin
se malli shkret me djeg mu
se pragun thate nai la trimi
ai shkoi larg e su lajmeru

mos permend vella pasurine
se fukara jemi mbet
se pasuria ta morri rinine
e votrat tona i la shkret

mos permend rruget e Evropes
ato rruge mbeteshin shkret
se nai morri ma te mirin e votres
e rruge nga shtepia me ske gjet

ne mbramje..ne darke tepron nje luge
ven ne sofer qdo dite e shkreta nane
se ka frige se atje tka marr urija
e vjen te shpija buk me ngran

plot me lot ju kan mbush syt
deren e oborrit kah shikon
se mos po vjen ti prap naj dit
e ka frig se prap po shkon

nje ftu tan dimrin e ruan ne ark
se vjen ti e e shijon
por shum ftoi der sot u than
e shum her prap ftoni lulon

ishe ti ma i miri motres
deri ate dite kur shkove larg
bukurine ja fale Evropes
e kur te kthehesh do te jesh plak

tregoju femive te lutem per mu
thuaju halla ju ka gjan
qorap me vegza ju kam maru
por kam frig se ma sju bien taman
R-Dugolli
R-Dugolli

Numri i postimeve : 7
Registration date : 22/04/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ban me dor kah preron dielli Empty Re: Ban me dor kah preron dielli

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi