Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gani Gërguri u zgjodh guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës

Shko poshtë

Gani Gërguri u zgjodh guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës Empty Gani Gërguri u zgjodh guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 23, 2011 1:36 am


Gani Gërguri u zgjodh guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës

Gani Gërguri u zgjodh guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës Gani%20gerguri


I mbështetur edhe nga shefi i ICO-së, Piter Feith, Gani Gërguri ka marrë mbështetjen e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës, për pjesën e mbetur të mandatit të lënë përgjysmë pas arrestimit të ish guvernatorit të kësaj banke, Hashim Rexhepi, nën dyshimin për korrupsion. Gërguri ka marrë 58 vota, përderisa kundërkandidati i tij Safet Merovci mori 15 vota të deputetëve, kurse 26 vota ishin të pavlefshme.

Mandati i guvernatorit të BQK-së do të jetë vazhdimësi e mandatit të guvernatorit të kaluar deri më 26 mars të vitit 2013. Vendimi i Kuvendit i dërgohet presidentes së vendit për ta emëruar Gërgurin në krye të BQK-së.

Para se të procedohej me votimin e fshehtë për guvernatorin e BQK-së, Komisioni për buxhet dhe financa ka vlerësuar se propozimi i kandidatëve për guvernator të BQK-së nuk ka kurrfarë pengese që këta dy kandidatë të kualifikohen që të zgjidhen guvernator të bankës.

Kryetarja e këtij komisioni, Safete Hadërgjonaj ka thënë se komisioni ka analizuar biografinë e të dy kandidatëve, Gani Gërguri dhe Safet Merovci dhe që të dy ata i plotësojnë kushtet e parapara për t’u zgjedhur në postin e guvernatorit.

Shefat e grupeve parlamentare nuk kanë folur për asnjërin prej kandidatëve, përveçse kanë thënë se do të marrin pjesë në votim, ndërkaq deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se më e mira në këtë rast do të ishte që të mos votohet për asnjërin kandidat, ngase sipas tij, asnjëri prej tyre nuk ka sjellë ndonjë vizion se çka do të bëjnë me BQK-në.

Ndërkohë, Kurti ka theksuar se duhet të jepet një raport i detajuar për secilin kandidat që është eliminuar në fillim të kësaj gare pa dhënë ndonjë arsye. Kurti ka thënë se janë 27 kandidatë të tjerë që janë eliminuar dhe nuk është dhënë asnjë sqarim pse janë eliminuar ata.

Kurse deputeti i PDK-së, Nait Hasani ka shkuar edhe më larg. Ai ka kërkuar që të anulohet konkursi dhe të shpallet konkurs i ri për guvernatorin e BQK-së, ngase sipas tij, me këta kandidatë që janë në garë, përsëri do të vazhdohet me politikat e njëjta në BQK.

Hasani madje ka bërë të ditur se deputetët kanë marrë letër nga shefi i ICO-së Piter Feith, i cili rekomandon që të votohet për Gani Gërgurin ngase vlerëson se është kandidat më i mirë për kreun e BQK-së.

“Kërkoj nga deputetët mos ta pranojnë këtë votim, por ky konkurs t’i kthehet Qeverisë dhe të hapet një konkurs i ri, nëse duam ta kemi një bankë me duar të pastra”, ka thënë Hasani.

Sidoqoftë, me shumicë votash, Kuvendi ka zgjedhur guvernatorin e ri, duke emëruar në këtë post, Gërgurin, i cili për dhjetë muaj ka ushtruar postin e guvernatorit të BQK-së.

Ndryshe, në seancën e sotme Kuvendi i Kosovës ka për shqyrtim raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Media për vitin 2010, raportin vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik për vitin 2010, raportin vjetor të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2010 dhe raportin e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për periudhën mars 2009 – dhjetor 2010.

Po ashtu, Kuvendi i Kosovës do ta shqyrtojë edhe propozimin e Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për uljen e taksës menaxhuese, propozim-programin e punës së Kuvendit për vitin 2011 dhe propozimin e Gjykatës Supreme të Kosovës për emërimin e një anëtari në Komisionin për kërkesa pronësore.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi