Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nehat Jahiu:BARKUN ME BUKË KURR NUK E NGOPA

Shko poshtë

Nehat Jahiu:BARKUN ME BUKË KURR NUK E NGOPA Empty Nehat Jahiu:BARKUN ME BUKË KURR NUK E NGOPA

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 23, 2011 2:30 pm

Nehat Jahiu:BARKUN ME BUKË KURR NUK E NGOPA 161804_1694779987_6035451_n
Nehat Jahiu:BARKUN ME BUKË KURR NUK E NGOPA

Gjakun ma thithën pakngapak
kam mbetur një zemër që pikon gjak,
një shpirtlodhur e rraskapitur
padrejtsisht ndrydhur e shtridhur.

Më kanë bërë një hije e zbehtë
pa streh varfnjak kam mbetë,
thonë se jam një mollë e ndaluar
dhembje e një shpirti të trazuar.

Kam mbetur një qiri i pandritur
si një lule në kopsht e venitur,
në ballë më kanë vu vulë ngjyre
më pështynë çdo ditë për ftyre.

Kërkojnë të ju bëjë përkulje
të ma hudhin një kafshatë buke,
shpirt e trup më kanë plagosur
lodhur, rraskapitur e sakatosur.

Në shpirt mbaj, mbaj shumë plagë
vuaj për një kore buke të thatë,
djersa e gjak ma pijnë si sorra
barkun me bukë kur nuk e ngopa.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi