Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhesika Vula:Protesta drejtuar elitave pushtetare

Shko poshtë

Xhesika Vula:Protesta drejtuar elitave pushtetare  Empty Xhesika Vula:Protesta drejtuar elitave pushtetare

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 23, 2011 9:01 pm

Xhesika Vula:Protesta drejtuar elitave pushtetare  218151_1839913011108_1639025407_1770187_6094577_n
Xhesika Vula:Protesta drejtuar elitave pushtetare  41501_1639025407_3357_n

Xhesika Vula:Protesta drejtuar elitave pushtetare

•"Protesta drejtohet kundër pushtetarëve dhe elitave, të cilat kanë vënë në shërbimin e tyre personal ekonominë dhe politikën. Këta zotërinj për dekada me radhë kanë jetuar në mirëqënie në rrethin e tyre familjar, në kolltukët e rehatshëm të pushtetit, dhe pallatet u pengonin të shihnin popullin". Kjo e vërtetë e thënë në artikull është një "hartë e rrugës", në muajt e vitet në vazhdim, madje jo shume e largët. Bota do të tronditet, për të gjetur një qetësi relative pas kësaj, shkruan Leonard Qyteza nga Shqipëria.

•"Do të shtoja edhe diçka më tepër për temen në fjale se n.q.s. Hitleri (nazizmi) luftonte për hegjemoni d.m.th. kundër popujve të tjerë, komunizmi luftonte kundër popullit te tij (natyrisht këtu flitet kundër atyre që nuk e mbështesnin në vijen që ai ndiqte). Pra këtu dua të them se komunizmi është treguar më i keq për popullin e tij. Europa nuk duhet të bëjë dallim midis nazizmit dhe komunizmit, sepse janë krime që i kanë bërë që të dyja, por me përmasa të ndryshme. Si shqiptar dhe si ish i persekutuar politik (kam lindur në internim në moçalishtet e Myzeqesë pas daljes nga burgu komunist i babait tim) shpreh indinjatën time që qeveritë shqiptare këto 20 vjet nuk kanë bërë atë që duhet të bënin për demaskimin e ish persekutorëve komunistë (dhe për këtë jam i bindur se një pjesë e tyre janë akoma në karrike të ndryshme të pushtetit shqiptar). Moshapja e dosjeve e vërteton thënien time pa asnjë koment tjetër. Është pikërisht kjo që shumë nga ne ish të persekutuarit politikë e ndjejmë veten "të internuar" për së dyti, sepse rrugët tona kanë qenë të mbyllura në vendin tonë." shkruan Fiçor Hoxhaj nag Italia.

•"Sa i përket gazetarisë Kosovare ajo çka për çdo ditë lexoi mendoj se në pjesën dërrmuese të saj, është në funksion te politikës respektivisht te pushtetit. Uniteti i gazetarëve kosovarë është shumë i brishtë, për shkak të arsyes së cekur me lartë. Lëvizjet e fundit tregojnë më së miri se me çfarë gazetarë kemi të bëjmë. Shprehja e mendimit te lirë duhet të marrë pëlqimin e politikës e pastaj edhe te kryeredaksisë. fundi pyetemi cili ishte mendimi i lirë, rasti i gazetares Shala është një nga një mijë rastet, gazetarja ne fjalë ka pyetur dhe publikuar diçka që është argumentuar. kjo nuk do te duhej te kishte kurfar pasoje ne veprimtarin dhe jeten e saj, sepse ne radhë te parë brenda redaksisë ku punon nuk ka perkrahje e me pastaj as ne shoqata e unione tjera gazetareske kosovare,"

•"Në Bashkimin Evropian rregullat janë të ndryshme ose ndryshohen për vende të ndryshme. Për shembull fermerët gjermanë marrin 300 euro për çdo hektar toke të mbjelleëkurse ata nga Lituania marrin 100 euro. Një tjetër shembull ose rast padrejtësie evropiane është se grekët paguanin një interes më të lartë për kredinë e marrë nga BE-ja se sa gjermanët. Atëherë jo vetem unë por dhe shumë njerëz të tjerë janë skeptikë ndaj të ardhmes së BE-së. Jugosllavia u shkatërrua sepse shtetet anëtare nuk kishin të drejta të barabarta. Dua të them se në qoftë se shtetet anëtare të BE-së nuk trajtohen njësoj, atëhere shumë shpejt BE-ja do të ketë fatin e Jugosllavisë. Mendoj se tani për tani BE-ja funksionon vetëm për shtetet e fuqishme, ndërsa ato që janë të dobta jane mbuluar me borxhe. Mendoj se do te ishte më mirë për Shqipërinë që të priste dhe një periudhë kohe para se të bëhet anëtare e BE-së, "

"Si shkon korrupsioni në një shtet tregon se si është jetesa aty. Konkretisht unë them që në krahasim me vitet e para 2005-ës është bërë një ndryshim shumë i madh sepse në këtë pikë ndikon edhe rritja e pagave nga qeveria e shtetit shqiptar për administratën në të gjitha rangjet e saj. Fakt, i cili vërtetohet më se qartazi dhe në rast se do ketë rritj pagash sipas pretendimeve të bera atëherë edhe shkalla e korrupsionit do të jetë gjithnjë në ulje. Por unë mendoj se është një klimë krejt e ndryshme sot në krahasim me vitet para 2005-ës ku që të të kryhej një shërbim duhej të paguaje. Ka ende punë për të bërë por unë mendoj se me finalizimin e masave të marra, për hir të së vërtetës duhet kohë për përfundimin e tyre, do të ketë një jetesë shumë herë më të këndshme në Shqipëri,"

•Hapja e dosjeve sekrete të komunizmit në Shqipëri tani është e vështirë sepse plagët e lëna prej tyre janë shumë tëë thella por me kohë është mirë që edhe shqiptarët më së fundi ta dinë se çfarë na kanë

•Edhe një fakt, si të gjithë marksistët edhe Titoja nuk ka qenë aq i shkolluar. Ai nuk ka patur fakultetin e kryer dhe siç dihet pushtetin e ka mbajtuar me shantazhe, frikë, kanosje, likuidime, burgosje, internime etj,etj. Pra në mënyrë jodemokratike por në mënyrë të dhunshme. Sa për shqiptarëët i ka shtypur patriotët dhe i ka shpërblyer antikombëtarët,"

•"Mendoj se hapja e dosjeve të sigurimit në Shqipëri duhet bërë e plotë. Sot, megjithëse kanë kaluar 20 vjet nga rënia e regjimit komunist, askush nuk është i qartë se në cilat përmasa ka qenë rrjeti i sigurimit shqiptar. Spiunimi si ves dhe si akt është shumë i poshtër dhe një shoqëri që dëshiron të ecë përpara në rrugën e prosperitetit së paku duhet ta luftojë. Lufta më e mirë është që të hapen dosjet, që së paku njerëzit ta njohin njeri tjetrin dhe kontigjentet e spiunëve dhe të pinjollëve të tyre të mos kenë mundësi që të debutojnë me një "kapital" kaq të fëlliqët, veprim që aktualisht po ndodh në Shqipëri. Ky është dhe detyrimi minimal ndaj viktimave të kësaj veprimtarie që së paku të mësojnë se kush ishte instrumeti dhe personat, që u mori jetën dhe u shkaktoi këto vuajtje të tmerrshme,"

•"E lexova intervistën e ish-ambasadorit gjerman në Shqipëri në vitet 87'-90', Mr. Werner Daum, e si në një film pa ngjyra m'u kujtuan të gjitha ato ditë të mrekullushme të thyerjes së heshtjes e të guximit të një populli të shumëvuajtur për të sfiduar diktaturen më të egër, që na mori rininë, na vrau shpresen, na uli dinjitetin, na nëpërkëmbi si asnjë tjetër popull i Evropës. Çdo iluzion për atë sistem asht një marrëzi. Por sfidat për shqiptaret nuk kanë të sosur, e ardhmja jonë në Evropë asht,...fatkeqsisht ende shumë larg, shumë larg,...mjerisht," shkruan


•"Unë shpesh herë rri dhe mendohem kush mund të jetë rruga që në Shqipëri të mos ketë RYSHFET!? Dhe të gjitha mendimet më çojnë tek kultura shqiptare, ajo nuk çrrënjoset, shumë mendojnë se bëjnë të zgjuarin sepse marrin shërbimet më shpejt, por në fund të fundit të gjitha rrugët e administratës publike të çojnë tek RYSHFETI, sepse i tillë është problemi, që nuk matet dot, për t'a çuar në gjykatë!!!Bashkia Tiranë deri diku ka instaluar një sistem (përveç Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave) ku secili bën detyrën për hir të detyrës, dhe sipas meje është i vetmi institucion në Republikën e Shqipërisë që të kthen përgjigje zyrtare nëpërmjet e-mail-it, që mbaron me .gov.al. Institucionet e tjera këtë e-mail .gov.al e kanë inekzistent për publikun. Kurse çdo institucion tjetër që të të sherbeje si fillim të pyet "nga je ti!", "pse e do" "çfare të duhet" deri sa të lodhin,
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi