OJQ-të kërkojnë largimin e kryetarëve Zharku e Xhemajli
OJQ-të kërkojnë largimin e kryetarëve Zharku e Xhemajli
OJQ-të kërkojnë largimin e kryetarëve Zharku e Xhemajli
Një grup i organizatave joqeveritare (OJQ) nëpërmjet një deklarate kanë dhënë mbështetje të plotë punës së Gjyqësorit në trajtimin e rasteve të ndjeshme që përfshinë zyrtar të lartë shtetëror, si rastet e Xhabir Zharkut, kryetar i Komunës së Kaçanikut dhe Bajrush Xhemajlit, kryetar i Komunës së Ferizajt, që të dy të shpallur fajtor për vepra penale nga Gjykatat e Republikës së Kosovës.
Sipas këtyre organizatave, përderisa gjyqësori ka bërë punën e vetë në këto dy raste, Zharku dhe Xhemajli nuk kanë dhënë shenja se do të respektojnë vendimin e Gjykatës.
“Organizatat tona i konsiderojnë të papranueshme përpjekjet për të injoruar apo shpërfillur vendimin e Gjykatës nga ana e zyrtarëve të lartë të Republikës së Kosovës.
“Sjelljet e tilla i konsiderojmë si shantazh ndaj organeve te drejtësisë dhe minim të përpjekjeve për vendosje të rendit dhe ligjit në Kosovë. Vendosja e interesit individual mbi ligjet dhe vendimet e Gjyqësorit duhet të jetë fenomen i papranueshëm për një shoqëri demokratike.
“Ne, i bëjmë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës, në mbështetje të nenit 64.1 dhe 64.3 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, që menjëherë të suspendojë dhe më pas shkarkojë Kryetarin e Komunës së Kaçanikut z. Xhabir Zharku si dhe atë të Ferizajt z. Bajrush Xhemajli nëse këta të fundit refuzojnë të japin dorëheqje”, thuhet në deklaratë.
Organizatat që kërkojnë largimin e dy kryetarëve, Zharku e Xhemajli janë: Qendra për Politika dhe Avokim (QPA), Klubi për Politikë të Jashtme, Iniciativa për Progres (INPO), Syri i Vizionit (SiV), Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR), Lëvizja FOL, Qendra e Kosovës për Bashkëpunim Ndërkombëtar (KCIC).
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi